Brahim (Ibish) AVDYLI:
(Studim për veprën e veçantë poetike të Prend Ndue Buzhalës, „Pesëdhjetë oratorio për fjalët e hirshme“, SHB „LENA“, Prishtinë, 2024)
(Version i përmirësuar)
- Parafjalë e një studimi
Të marrësh në duar që të shkruash për veprën e veçantë poetike, „Pesëdhjetë oratorio për fjalët e hirshme“, SHB „LENA“, Prishtinë, 2024 dhe veprën e parë poetike, „O Amë, O Amë“, KL „Vorea Ujko“, Klinë, 1995, që përmbledhin aktualisht tërë poezinë e shkrimtarit Prend Ndue Buzhala, 28 përmbledhjet e tij poetike, është jo vetëm punë e rëndë e vlerësimeve të tij si autor i pazëvendësuar gjithëshqiptar, por do të thotë se duhet të njohësh mirë këto poezi të këtij autori, madje edhe krijimtarinë artistike të shqiptarëve dhe nuancat e përgjithshme të poezisë.
Kjo gjë është punë shumë e rëndë për një poet të madh, sado që e njeh tipologjinë e intertektualitetit të tij poetik dhe e njeh bukur personalitetin e tij letrar dhe si njeri i përkryer, prej mesit të Republikës së Kosovës, Klina, kur poezia moderne përgjithësisht i ka të përvetësuar njëmijë forma të reja të shprehjes së saj, të cilat nuk shqyrtohen ende prej kritikës letrare.
Është punë e përgjithshme për poezinë moderne shqiptare dhe mungojnë njerëz të mëdhenj, të cilët kanë potencial vlerësues e kritik.
Poetika e tekstit, intertekstit dhe kontekstit i ka shtresuar aq mirë dhe aq ndjeshem format e saja artistike, sado që ka forma të tjera, edhe klasike të vjershërimit, kur nuk ka forma të tjera të poetikës së intertekstualitetit të saj, prandaj neve na sjellë para studimeve letrare të tij dhe zërin poetik. Në përgjithësi, të gjitha poezitë moderne e postmoderne të këtij poeti kombëtar e gjithëshqiptar janë lirika të poezisë shkruar.
Teoria moderne lirike i ka të përmbledhura disa forma të saj, si p.sh. te Mario Andreotti[1], e deri te Linda Hutschon[2], prej traditës së lirikës e deri në format e saj postmoderne të subjektivitetit të saj. Linda Hutscheon, një teoricienene kanadeze dhe profesoreshë në Degën e Anglishtes në Qendrën e Letërsisë Krahasuese në Universitetin e Torontos, na thotë tekstualisht sa i përket poetikën e postmodernizmit, në pjesën e veprës së saj të historisë dhe teorisë, „Diskursi, forca, ideologjia, humanizmi dhe postmodernizmi“ :
„Përqëndrimi i postmodernizmit në kontekstin vetjak të shprehjes ka spikatur mënyrën në të cilën ne flasim e shkruajmë breda caqeve të caktuara shoqërore…“[3]
Ndërsa Mario Andreotti i stilizon konkretisht format e përdorura të lirikës në mes të lirikës tradicionale, ku dominon „unë“, e deri te posmodernja e lirikës, ku depersonalizohet „unë“. [4]
Poezia postmoderne e artit poetik të shkuar të Prend Ndue Buzhalës na e kultivon një poezi tepër të veçantë të lirikës, e këto janë lutjet para fuqisë se madhe mbinjerëzore me fjalët e tij të veçanta, nëpër fjalët e hirshme, që janë të identitetit të tij kombëtar e gjithëshqiptar, përmes përkatësisë së lindjes së tij fetare e mbifetare. Janë pesëdhjetë forma të shkrimit të artit të tij, ku nuk ka gjetur asnjë formë tjetër të shprehjes si poet kombëtar, sepse pjesa dërmuese e bashkëkombasve të tij janë kamufluar në besimin e shpërfillur të një gjuhe, të cilat nuk i kupton asnjë njeri, lere më studiuesit e mirëfilltë.
Po e themi shkurt: ato janë pesëdhjetë ligjërime në formën më adekuate, prej gjuhës së njeriut të kësaj bote. Kurdoherë ai e ka ruajtur trurin e vet nga anishqiptarizmi më i prapët kohor. Politika shkatërruese serbo-sllave është përpjekur sistematikisht t’ia shkatërrojë vetëdijen, ndërgjegjen e ndërdijen, gjatë burgosjes e ndjekjes së përgjithshme politike e paspolitike serbe, të transformuar nëpër paramendimet e sotshme turko-arabe të fesë islame, e cila e ka vetëm shpërfilljen totale të njeriut kombëtar e shqiptar.
Poezia e tij është një poezi antidemoniane, e shkruar bukur!…
- Forma e poezisë së tij dhe domethënia e oratorisë
Të shkruash në një formë të vetme të poezisë që quhet „e hirshme“, kur nuk i mbetet asnjë formë tjetër e artikullimit poetik, nga bashkëkombasit e vet, pos lutjeve të Zotit të Madh mbi çdo fe të njerëzimit, është gjë e madhe, të cilën çdo njeri i vetëdijshëm do ta ndjejë me zemër, kur nuk e ka asnjë grimcë të ndotësisë në te. Ai nuk do ta shohë e nuk do prekë si çdo gjë të materializmit, sepse ka dhe të tjera forma të domethënies.
T‘i lexosh të gjitha këto poezi të përmbledhjes së tij moderne „Pesëdhjetë oratorio për fjalët e hirshme“ dhe t‘i ndjesh realisht ato lutje të mirëfillta, të pa shkruara asnjë poezi të personalitetit të tij me „unë“, por përgjithësisht për të tjerët, që i drejtohen kryesisht një fuqie më të madhe mbinjerëzore, mbi këtë botë të përkohshme, e botën tonë mund ta konsiderojnë „botë e provave të njeriut“, të ndarë nga bota paralele dhe nga bota e përjetshme, të lë ky poet i madh gjithëshqiptar të mendosh mirë për aktualitetin e tyre.
Në radhë të parë, një poet i mirëfilltë, Prend Ndue Buzhala, i ndarë nga të tjerët prej brumit të krijimit të tij, për ta përgjuar me zemër të plastë jetën e sakrificave të tij, paralel të jetës së përgjithshme të njerëzve të vet, që i ka kamufluar forca nëntokësore negative, e identifikuar me Kryedemonin, në mbrendësi të tokës, përballë fuqisë më të madhe pozitive, në qiell, që e identifikojmë me Zotin e Madh, është shumë e gjërë. Po i cekim disa poezi: „Oratorio për mirësinë e amës hyjnore, 1“, „… për mirën e ngjizjes së jetës, 2“, „… për ringjalljen e dhuntive të braktisura, 3“, „… për ëndërrimin e dëlirë, 4“, „… për dhembjet e atdheut, 5“, „… për fjalët e perëndishme për Atdheun, 6“, „… për lulet e shndërruara në këngë, 7“, „… për harmoninë e një bukurie të paanë, 8“, „… për fjalën në mbretërinë e lirisë, 9“, „… për fjalët që shkojnë në pushkatim për lirinë, 10“, „… për një shenjtore të humbur, 11“, „… për rizgjimin e të humburës së shenjtë, 12“, „… për shtëpinë e përbashkët njerëzore, 13“, etj., të gjitha janë një pjesë e „Librit të parë/Në dyzetenëntë oratorio për fjalët e hirshme“, të cilat ndahen nga „Pjesa e dytë/Oratorio e pesëdhjetë në shtatë paradigma të flisë së përjetshme (Pjetër Budi, 1566-1622)“, dhe i lutet Zotit të Madh, energjisë së vetme pozitive mbi këtë botë, që është në „botën e përjeshme“, „në Qiell“, që ta shpëtojë anijen tonë pa timon e as me një udhëheqësi të denjë, në oqeanin më të madh të shthurjes. Ne, na udhëheqin të praptët, të kthyer nga demoni fetar me gjuhë të huaj, duke mos i përfillur aspak interesat tona kombëtare.
Ky popull, që ka bërë aq shumë sakrifica për LIRI, për PAVARËSI, për IDENTITET, mes për mes „RRUGËS SË FERRIT“ (konstrukt i tij poetik, faqet 38-40), tani ka rënë në duart demoniane, me popullin që i ka humbur sytë, vetëdijen, ndërdijen dhe ndërgjegja nuk i punon. Duhet vetëm kjo fuqi e Zotit aq e madhe, që ta nxjerrë prej këtij ferri popullin e poetit.
Një NJERI, që lutet për Zotin e Madh, Prend Ndue Buzhala, përpiqet që ta nxjerrë në dritë të shpëtimit popullin e tij, i mbetur pa ndjenja të vërteta njerëzore, pa logjikë të shëndoshë e pa e njohur vetveten.
Nga „Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe“ [5] mund të kemi një shpjegim për oratorin, si gojëtar dhe oratorinë si gojëtarinë apo oratorikën, që është për stilin e gjërë të gojëtarisë, madje është stil i veçantë, këtu të dhënë përmes gjuhës latine, e cila mbarimin e merrë sipas kësaj gjuhe, „oratorio“, e kjo fjalë e ka në etimologji orën. „Ora“, është fjalë e shqipes, koha e caktuar.
Në këtë vepër është koha e lutjeve. Ndërsa, pjesa e dytë, „tor, torë“ ( tyr, tyrë, e shqiptuar gegërisht), nga gjuha bashkëkohore, janë portat e hyrjes, më e madhe se dera e shtëpisë, janë portat e hyrjes në oborr, në qytezë të fortifikuar, të rrethuar, etj.), nga e dukshmja në të padukshmen (nga materia në i-materie). Materia është objekt dhe subjekt i studimit të fizikës, ndërsa imateria është objekt dhe subjekt i studimit të metafizikës. Është ajo që ne e shohim; është në radhë të parë njeriu. Ajo që nuk e shohim, por e ndjejmë me zemër, është Zoti, apo Zoti i Madh, Hyji, Ati jonë, që na ka falur.
„Ora-tor-ia“ ndahet sipas rregullave etimologjike moderne shqipe, por të tjerët duan të mos e njohin gjuhën shqipe, si një nënë e të gjitha gjuhëve „konceptuale e konvertuale“.[6]
Oratorio do të thotë se është art i të folurit, pra arti i njeriut të zgjedhur, këtu është poeti gjithëshqiptar, i cili nuk ka më tjetër askujt që t’i lutet, pos Zotit të Madh, sepse në të gjitha ndarjet tona adminstrative shqiptare i ka përfshirë rryma e madhe e armiqve tanë, që nuk i lënë aspak të lirë, me vetëdije të praptë, e jo tërësisht nga okupimet, sepse ende është e pakrijuar Republika e Çamërisë, por është shpopulluar tërësisht Epiri Jugor, ndërsa Epiri Verior është greqizuar tërësisht me gjuhë e kulturë „greke“, se lere më ato toka të veçanta të Shqipërisë Veriore dhe Republika e Kosovës, Ilirida e pakrijuar e Maqedonisë Veriore; e ato pjesë të tokës sonë nën Serbinë e Mal të Zi, të cilat i ka shpërfillur krejtësisht feja islame. Shpirti shqiptar është shitur lirë ndërkombëtarisht! Është tjetër po të kishin lindur në tokat arabe, Turqi e në Iran, të cilët e denatyrojnë identitetin kombëtar dhe gjuhën shqipe prej stëgjyshëve tanë të parë, të cilët e flisnin këtë gjuhë. Pjesa dërmuese e popullatës sonë nuk janë më „iliro-shqiptar“ nga prejardhja artificiale e tyre. Gjuha, në pjesën më të madhe është e shpërfillur denatyrisht.
Është një mëkat i madh të dënohen pa të drejtë këta njerëz me përkatësi „të ndërruar“ nëpër vetëdije, sepse janë shqiptar! Besimi është tjetër dhe e ndërron psiqikën e njeriut, gjuhën e sjelljen, natyrisht edhe qeverisjen e tyre, por nuk e ndërron kurrë gjakun e prejardhjen kombëtare!…
Në estetikën kroçeane, sfera letrare është e kufizuar dhe e nënshtruar ndaj një qëllimi paktik të komunikimit. Ajo është e huaj për poezinë. Prend Ndue Buzhala e bën edhe ate të jetë në poezinë shqipe dhe të mirëfilltë. Arti i tij i të folurit poetik është i drejtuar një auditoriumi më të gjerë, kombëtar e ndërkombëtar, duke e thirrur me lutje të përheshme Zotin e Madh, për tema të veçanta, të cilin nuk e përfillin mirë nga sfera e tokës sonë. Në përputhje të shpjegimit thelbësor, oratoriot e tij janë tema të mirëfillta e me plot interes të bashkëkombasve të tij, kolektivisht e jo individuale. Ato janë shndërruar në tema të përgjithme, në teknika specifike, në një lloj të poezive të kësaj gjinie letrare, të shenjta, „me fjalët e hirshme“, në poezi të përshpirtshme, pra tema politiko-njerëzore dhe dhe shqiptare.
Këto pesëdhjetë lirika janë poezi të mirëfillta me temë kryesore të lutjeve, që njerëzit i kanë harruar, si p.sh. „Oratorio për shpërnguljen e shtëpisë në parajsë, 23“, (faqet 48-51); „Oratorio për dritën e shenjtë brenda nesh, 29“, (faqe 63-65); „Oratorio për festimin e Pashkëve në mal gjatë luftës, 35“, (faqet 73-74); apo „Oratorio për psalmet tona të shpirtit, 48“, (faqet 113-119) dhe „Oratorio për Abetaren e gurit në Zym të Hasit, 49“, (faqet 120-126).
Në shumicën e këtyre poezive të lutjeve të rralla na shndërrohet poezia e poetit Prend Ndue Buzhala në një bashkëbisedim nga pozitat e njeriut të tokës para një auditoriumi më të lartë të qiellit, në artin e të folurit të tij, si zëdhënës i vetëm, për t’u lutur në emër të së përgjithshmes, i vetëm e me vetmi, në mënyrë simbolike, alegorike, me plot metafora e thënie indirekte e fjalë artistike, thjesht e kuptueshem, te Zoti i Madh, te Hyji, te Ati, Zoti, i cili në fakt është Ati jonë, p.sh. shiko faqen 46, „Të Gjithëfuqishmit“ (faqe 47), „Zotynë“ (faqe 80), Mjeshtrit Hyjnor (faqe 108), etj., që është mbi botën tonë të përkohshme, por me fjalët e tija të hirshme. Nuk është emër denatyror, por fuqi pozitive dhe i vetmi që e ka krijuar universin, i gjithëdijshmi, me durim të jashtëzakonshëm, një fuqi absolute mbi çdo gjë që është nën te. Të gjitha këto janë thënë me estetikën gjuhësore të një artisti dhe një krijuesi të denjë, i lodhur dhe i dëshpruar, me vetminë e dhembjet shpirtërore.
Po e marrim një poezi lirike me katër pjesë, e që pjesa e katër shënohet të dytën herë me numrin tre, dhe i drejtohet Zotit të Madh, Hyjit, Mjeshtrit Hyjnor, Hyjit Tejetlartë, me dhuntinë e përshpirtshme, e përjetim të poetit, i cili zotëron artin e fjalës së urtë, në një pesëdhjetë oratoritë e hirësisë, në „Oratorio për ngritjen në këmbë si mësues të dashurisë, 47“ të mirësisë njërëzore, (faqe 108-112), ku „Hyrja e Portës së Zemrës“ është e përhershme njerëzore „te dritaret e mendjes“, „aty ku hidhen si mbeturina jashtë/brigje gënjeshtrash, akuzash, mashtimesh.“ (Faqe 108):
„Jepi forcë ta dëgjojë këtë muzikë të brendshme
ta dëgjojë e ta ndjekë drejtimin e saj,
ta mësojë këtë Gjuhë të Heshtur për t’i folur zemrës.
Mësoje të shkojë me sytë e prehjes,
le ta gjëjmë forcën për të rilindur
në harkimin e një fijeje të heshtjes.
Le t’i mësojë mirë si të bëjë hapa përpara
drejtë paqes së brendshme
le t’i dëgjojë rrëfimet e gjelbra të natyrës,
poezitë e valëzuara të lumit,
për ta gjetur buzëqeshjen e prehjes.“
(Poezia „Oratorio për ngritjen në këmbë si mësues të dashurisë, 47“, Numër 2, faqe 109. )
Përkundër të gjitha të ligave, e njërën ndër to e shesin shpirtin e tyre „për një grusht miell kokaine“ (Pjesa 3, faqe 110), poeti i lutet Zotit të Madh e Mjeshtit Hyjnor, Shëruesit Tejetlartë, që ta falë këtë popull, i cili, ende e belbëzon historinë e vet nëpër gishta. Ndër të tjera thotë:
„O Mjeshtër Hyjnor
fale këtë popull, në verbërinë e tij,
fale, kur aq shumë urren, të ketë dashuri,
dhe mësoj Artin e Mençurisë
për ta bërë ndryshimin që duhet,
bëj që në vend të lëndimeve të njëri-tjetrit
të ketë falje,
fale, kur jepet pas mashtrimeve e dyshimeve
t’i shfaqet e vërteta,
bëj që aty ku ka errësirë e dëshprim
të ketë dritë dhe shpresë,
mësoje që, me praninë Tënde
ta ndjejë Qetësinë e Madhe“
( E njëjta poezi, Pjesa e 4, faqe 112. )
- Ama Hyjnore deri te të parët tanë apo nën mbretërinë e humbur të Lirisë dhe drita që kosovon
Në këtë pjesë të studimit do t‘u rrokemi në pika më domethënëse disa poezive të veçanta, që krijojmë një lidhje shpirtërore me veprën. Do të themi gjërat e vetëdijshme nëpër disa poezi dhe botën e tyre artistike.
Në radhë të parë poezia që e hapë Librin e parë apo Pjesën e parë është „Oratorio për mirësinë e amës hyjnore, I“, (faqe 7). Ne na zotëron të themi përsëri ato që i kemi thënë në këtë vepër të studimeve tona. Bota jonë e përkohshme, në tokë, është e ndarë prej botës së qiellit apo prej botës së zotrave, botës së amshuar, si botë hyjnore. Nuk mund të „flururojë“ një qenie e kësaj bote në qiell, e njeriut, sado i veçantë të jetë ai, sepse bota jonë ndahet me lindje e vdekje prej nënës së saj dhe bota hyjnore është e ndjerë me zemër dhe e paramenduar, me mendje. Lind prej Njeriut e vdes si Njeriu, në forma të ndryshme. Shpirtin e ka të falur prej Zotit të Madh, e nuk ka laboratorë apo makinë industriale që ta prodhon ketë shpirtë. Mund të ketë ndonjë robot e ta programojë prefekt, por ai nuk ka shpirtë dhe as ndërgjegje e zemër, me ndjenja të kulluara.
Ne mund të flurojmë në pafundësi të gjithësisë me anije kozmike, por prapë jemi në botën tonë materiale. Jashta kësaj bote është bota paralele, e cila është në të njëjtën diametër të botës sonë, që ndahet me limit. Bota e përkohshme nuk e sheh dhe nuk e ndjenë, dhe ajo është imaterie e kësaj bote. Shpirtat e dalur prej kësaj bote janë të shkuara në datën e caktuar, te Zoti i Madh. Ka shpirta që mbeten paralelë, si shpirta në këtë botë, e këto janë dy bota të ndara rrebtësisht prej botës së qiellit, jetës së amshuar dhe hyjnore, botës së përjetshme. Pra, bota paralele dhe bota e jonë e kanë një kufi të fuqishëm, i cili i ndanë me botën e qiellit apo me botën e Zotrave.
Kur të jetë afruar shpirti i kësaj bote që të dalë prej trupit të tij dhe ka kaluar mirë apo me përkushtim për botën hyjnore, e nuk është rob i botës së ferrit apo Kryedemonit, në mesin e tokës, energjisë negative të botës sonë të përkohshme apo të provave tona, ai e ndjenë thellësisht se e ka siguruar jetën e përjetshme, jetën e amshueshme, në altarin e shpirtave.
Poeti ynë Prend Ndue Buzhala e ndjen thellë kalimin në botën e qiellit, e botës së përjetshme dhe bënë edhe një provë të padiskutueshme të lutet para zotrave e fuqisë së tyre me forcën e tij artistike, si një njeri të miliona njerëzve të kësaj bote shqiptarësh për pranimin e tyre përkundër gabimeve të tyre të përditshme; të lutet oficielisht e artistikisht që t’i falë nga këto gabime surealiste e të pavetëdiejshme të tyre, deri në gabimet fatale për kombin e mohuar, deri në ndyshimin radikal të qenies së tyre të psikologjisë, të atdheut, të lirisë, etj. Shumica nuk e dinë se „ndryshimet“ që i bën besimi janë në psikologji, në vetëdijen e tij të kësaj bote, një shkëputje artificiale prej prejardhjes së vet prej të parëve të tij, derisa na shkon në ekstrem, në shpërfillje totale të tij, e jo në gjakun që e ka në vetvete, sepse atë e ka trashëguar prej etërve, edhe kur gjuha na ndryshohet.
Në këtë botë janë dy vetë, të cilët i llogaritim si zotra: baba dhe nëna. Janë njerëz të kësaj bote, por të rëndësieshëm dhe materiale e dialektore. Njëri e ka farën që TI të lindesh dhe tjetra të krijon me trupin e saj, të mbanë e të rritë. Nëna juaj ka rëndësi të pazëvendësueshme, sikurse babai. Në qoftë se kalon në jetën e përjetshme të qiellit, pra të parajsës, altarit të shpirtave (pa shpirtë, nuk jeton në këtë botë!), e ndjenë me ndërgjegje dhe ndërdije. Disa mund ta përcjellin edhe me vetëdije. Këtu e kemi vetëdijen artistike të poetit Prend Ndue Buzhalla, që bëhet AMË HYJNORE, të cilën e zotëron HYJI, Kryezoti, Zoti i Madh, energjia pozitive e universit. Hyji thotë:
„solla nënat në këtë botë
që të jetë ajo aty ku unë s’jam.“
( Poezia „Oratorio për mirësinë e amës hyjnore, 1“, faqe 7 )
Është një rishkrim i poezisë në formën e tanishme nga paraprakja dhe quhet „rishkrim“ i artit të fjalës së thënë nga poeti, sipas ligjërimeve hyjnore të Hyjit. Libri poetik „Pesëdhjetë oratorio për fjalët e hirshme“ është i tillë. Ai është i lidhur me botën hyjnore, i shkruar nga njeriu i vetëdijshën, e nuk lejon asnjë pikë të humbjes së vetëdijes për këtë botë, si njeri i denjë Yllir, ilir, nga Republika e Kosovës, pra gegë, gigantë, gyga, prej të parëve tanë të krijimit, nga bota e tokës, pjesëtar i denjë i artikullimit shqip e shqiptar:
Të shikojnë vetëm një pikë të padukshme të kësaj poezie:
„Një dorë për Atin,
një për të Birin
e treta E Padukshme për ne.
E Padukshmja dorë e saj rend pas nesh,
mat jetën tonë me brezin e dashurisë.“
( Po aty, e njëjta poezi, e njëjta faqe. )
Poezia tjetër është ama, nëna. Ama është shpirti i saj, shqiptarisht flet. Nëna është si një zot i kësaj bote, ku kemi lindur. Ajo e përtërinë jetën dhe është shumë e rëndësishme. Ndër të tjera, thotë:
„Na mëson
Mos e shit shpirtin
Për një kafshatë buke,…
Ajo Dorë në Lutjen e saj
ngre dhe faltoren e rrënuar nga mëkatet tona…
E kemi vërejtur
Kur vdes Nëna
Një Yll mbulon qiellin me dritë.“
( Poezia „Oratorio për mitrën e ngjizjes së jetës, 2“, faqet 8 e 9. )
Në këtë spektër të poezive të pazakonshme të poetit Prend Ndue Buzhala na shtrohen gjëra që nuk mund t‘i mendojmë, të përpirë nga jeta e ndrydhur dhe e ngushtuar fuqishëm nga demonianët, deri sa aty të na provojë për shitjen e shpirtit „për një kafshatë buke“. A ka ndërgjegje njeriu? Sigurisht po! Ajo të thotë: mos e shit aq lirë shpirtin! Jeta jonë është jetë e provave. Përkundër vetëdijes, ke rënë në duar të ndyera të kësaj bote, që të ngehin gjithnjë demonët. Shpirtin tuaj e sulmojnë shpirtat e ligjë, që nuk shihen në këtë botë, sepse syri njerëzor ka perde me botën paralele, e hijet e liga nuk i sheh dhe të vardisen ngultazi. Atëherë fryma e çmendurisë ta fut jetën në një rreth të hekurt, si na thotë kjo poezi, në pjesën e dytë. Prend Ndue Buzhala i lutet Zotit të Madh, që është në krye të botës së Lartë, të cilin e quan „Hyji Tejelartë“, me burim të shpirtit:
„O Hyj i Tejelartë,
mallkoji këta demonë ëndërrash të liga…
Bëj që e keqja të mos ketë pushtet
mbi linjën tonë të gjakut,
të shembet ajo Besëlidhje e të Keqes,
le të na bësh aradhë engjëjsh
për të na dërguar drejt Besëlidhjes së Dritës.“
( Poezia e njëjtë, rishkrime, Pjesa 3, faqe 11. )
Poeti, në tërë këtë vepër, na lutet te Hyj i Tejelartë, Zoti i Madh që të na lirojë nga demonët e ëndërrave tona, sepse nuk janë në Besëlidhjen e Dritës, por kanë sharruar të gjithë me shpirtat e tyre në thellësi të tokës, sa t’i besojnë verbër islamistëve ekstrem e vehabistë, që të pijnë edhe gjakun „e jo besimtarëve“ si ata, gjë që nuk është absolutisht e lejuar për NJERIUN. Ky është kushti i tretë i bërjes së njeriut demonian, në Besëlidhjen e të Keqes, siç kumtojnë disa legalisht nëpër xhamitë e besimtarëve të tyre, p.sh., në Gjilan. Ajo shihet qartë nëpër librat fetare, [7] edhe filma, që s‘po i ceku.
Pse janë disa poezi si rishkrime? Sepse shtrohen edhe njëherë në tryezën e ditëve para lexueve, si çështje të mëdha që po i përsëritë e Keqja. Rrugën tonë e kanë kamufluar besimet e shumta, pa i vërtetuar a janë të vërteta apo janë të vjedhura prej besimeve fetare apo në Egjypit, para erës sonë. Të dy sytë dhe vetëdijen tonë na i kanë mbyllur armiqtë e shumtë, sy dinakë e të mistershëm apo vrasës të praptë, që nuk vrasin përpara si burrat, por prapa kurrizit e të padukshëm, në luftërat e përhershme demoniane.
Të parët tanë kanë qenë katolikë. I pari i farefisit tim ka qenë Kola. Dihet se krishterimi ka filluar në Dardani.[8] Prandaj duhet të rishkruhet historia e këtij kombi, të njëhet e vërteta, të dihet se „gjaku nuk bëhet ujë“. [9]
Duhet të rishkruhet më mirë, më adekuate e në mënyre më të denjë ajo. Për këtë shkak janë të nevojshme përsëritjet e çështjeve të caktuara, e një dukurie, e një gjëje të vlershme, që tani e kemi harruar.
Vërtetë, neve na i kishte falur Zoti i Madh dhuntitë e një kombi të parë, që kanë zbritur në tokë prej Yllit të dyfishtë SIRRI, dhe të njëjten gjuhë e flasim edhe sot, prej gjenezës së parë të këtij parakombi, të shkruara me dhunë të qëllimtë dhe me alfabete të huaja e të liga. Këto alfabete të shumta përpiqen të shlyejnë origjinën tonë të Yllit, vetë origjinën tonë të madhe ndër popuj, etimologjinë e parë të emrave dhe vendeve të botës, origjinën tonë të kombit më të madh, pos indianëve të Indisë. Këto, „janë shndërruar në kufomë“, siç e thotë Prend Buzhala, në „Oratorio për ringjalljen e dhuntive të braktisurra, 3“, në fillim të saj, kur përsëri i drejtohet Zotit të Madh, për qëllime tjera.
„Në mes nesh dhe Teje
vendosëm velin e mëkatit,
së paku, sytë e tu tejet-hirshëm
të mos shohin sa poshtë kemi rënë.“
( E njëjta poezi, faqe 12. )
Na kanë braktisur dhuntitë, ka humbur brenda nesh dhurata e madhe e krijimit tonë, është rrotulluar çdo gjë së prapthi, nuk është mbretëria e Zotit të Madh në Tokë, sepse janë këputur fijet e shpirtit te „Bregu ynë i zemrës“ (faqe 12, e të njëjtës poezi), pra i botës sonë me zemër.
„Ja, po e shigjetojmë Fjalën e Keqe,
atë Gjuhë të Ligë që na i sulmon dhuntitë.
Qe, po ia mbyllim gojën Zërit të Kobit,
po ia heqim, në emrin tënd
prangat e secilës dhunti të shuar.
Amen!“
( E njëjta poezi, faqe 13. )
Këtu nuk po e fusim poezinë „Oratorio për ëndrren e dëlirë, 4“ (faqe 14 e 15), por „Oratorio për dhembjet e Atdheut, 5“ dhe „Oratorio për fjalët e perëndishme për Atdheun, 6“ (faqet 16 e 17), të cilat i kushtohen ATDHEUT, që na i la ATI, për dheun e mbijetesës, që mbeti pas të gjitha luftërave, në të gjitha drejtimet, mbi ne. Autori, me tri vargje, na e thotë këtë çështje:
„Vetëm engjëlli yt
e pati përligjjen e vuajtjes sate
duke rendur deri në ferr.“
( Pjesa e parë, faqe 16.)
Edhe këto dy poezi janë rishkrime. Na shqiptohen dhembjet e Atdheut, që ka mbetur sa një grusht malesh të larta për të shpëtuar nga ky ferr i jetës së përgjithshme. E dyta, lidhet në fjalët e perëndishme:
„Me njëqind jetë shpall borxhin tënd
ndaj Atdheut, ndaj të bukurës,
edhe po qe se asnjë gjurmë
nuk të mbetet në tokë,
qielli të bëhet dëshmitar.“
( Poezia e dytë, faqe 17. )
Pas saj, na renditet e shtata poezi, „Oratorio për lulet e shndërruara në këngë, 7“, e cila jo vetëm se numri 7 është shenjë e Zotit, por lulet janë më të bukura në botë, të cilave u përkulen edhe më të fortat gra, që kanë zemër të butë, e edhe burrat më të guximshëm, që kthehen në metaforë, sepse janë njerëz të denjë. Ato kthehen në këngë të ndjeshme e melankolike:
„Janë rrugët e jetës që na ftojnë
ta ndjejmë harmoninë e shpirtrave,
për ta ndjerë se si njerëzit bashkohen
në një lindje të re.
Është ai çast
kur në kopshtet e pikëllimit
gjethet bien si pikat e lotit,
e nga hiri i butë, nga ujërat e lotimit,
mbijnë lulet.
Është koha, kur lulet
E shndërrojnë njëra-tjetrën në këngë.
( Kjo poezi, të cilën e theksuam, faqet 18-19. )
Kjo bukuri na është një bukuri e rrallë dhe plot pikëllim, që shndërrohet në „bukurinë e paanë“, e cila „është harmonia e një bukurie të paanë“ ( vargu i parë që fillon poezia „Oratorio për harmoninë e një bukurie të paanë, 8“, faqe 20, të cilën nuk po e fusin në këtë shqyrtim), e cila kthehet në mbretërinë e zëshme të lirisë sonë:
„në Mbretërinë e Lirisë
nuk bëhen lista për zhdukjen e njerëzve…
Në atë mbretërim
nuk ngrihen Këshilla Pushteti
për gjymtime shpirti e trupi…
Fjala të shpie nëpër sfera yjore,
përtej krejt largësive.
Atje dëshiron të bekohesh e të pastrohesh
nga krejt të ligat kaq njerëzore.
Diku në një yll të largët.
Larg krejt plagëve, larg syve të të ligut.“
( Poezia „Oratorio për fjalën në mbretërinë e Lirisë, 9“, faqe 21. )
Këtu e kemi kuptuar Lirinë, e cila nuk na erdhi tërësisht siç ajo që e kemi paramenduar e dëshiruar apo ëndërruar nga vuajtjet tona të robërisë, të dhunës së shfrenuar mbi ne, për të cilën e dhamë edhe gjakun e damarëve, por edhe ëndërrat tona për këte ditë të lirë nga armiqtë e dhunshëm, madje disa e dhanë dhuntinë e shpirtit, por jo kurrë disa nga ne dhe veçanërisht poetët e vetmuar, që detyrohemi të shtegëtojnë larg prej të gjitha të ligave të tokës, në një Yll të largët. Poli (a) tika e ndërton dhe e bënë pushtetin e lirisë, ku ndërrohen strukturat e udhëheqjes, dje nga e përgjithshmja e dhunshme, e sot nga e veçanta, të prirë nga „djemtë kopil të së djeshmes“.
Në pjesën e dytë, në dy faqet e veprës, na thuhet kjo gjë:
„Emrin Tënd e njoh
edhe kur ec mbi gjarpërinj
e mbi helmet e jetës…
Tashmë engjëjt tu po i shoh
në të gjitha rrugët
për t’i larguar gurët e fatkeqësisë
nga jeta ime.
Shpërbleje këtë jetë
me ata gurët tu të urtisë
të lirimit nga e keqja,
me besimin dhe dashurinë
si thesare të pafund të kësaj jete.
( Pjesa 2, e të njëtës poezi, faqet 22 dhe 23. )
Tani, nuk po i marrim të tjerat poezi, as „Oratorio për fjalët që shkojnë në pushkatim për Lirinë, 10“, dhe as „Oratorio për të rënët, 21“, me të tri pjesët (faqet 41-43), por po e marrim njërën poezi për të parët tanë, me tri pjesë, „Oratorio për të parët tanë, 26“:
„Në anën Tjetër na qëndronte mbi kokë një djall
Me betimet për të na e marrë shpirtin në gjuhë të huaj.
Mandej, nëpër festat e Shëngjergjit shihnim historinë tonë
me nga një Gjergj në secilën kohë.
Gjergji na paraqitej me shpatën në dorë,
me harkun në sy drejtuar nga Kuçedra.
Kuçedrat ishin armiqtë e djeshëm e të sotëm
dhe fëmijve u mbushej zemra me krenari
për ta vrarë lubinë, me grushtin e ngritur lart.
Ishte zëri i Të Parëve Tanë,
ishte ai Malli ynë për Lirinë që e tradi rruzullimin.“
( Pjesa 1 nga poezia e lartëpërmendur, faqe 55. )
Nuk do të flasim për kohët e vërteta ilirishte, për botën arbërore prej ar-ban-it (ari e bëjnë me punë), dëshmorëve të shumtë e të panumër të Lirisë, që nuk erdhi asnjëherë e denjë për At-Dhenë të tkurrur gjithnjë e më të vogël, deri në një grusht malesh, „vegime për pleqnarë e urtakë“, siç thotë poeti, në pjesën 2, por shtrohen pyetjet të gjitha me radhë:
„Pyesin: çka po bën ky popull i shushatur?
Pyesin: kush na vrau, plagosi e burgosi,
pyesin: kush po u prin e kush po u tradhëton,
pyesin: kush po përçanë e kush vëllezërit i ndanë,
pyesin: kush kthen shpinën majtas e kush djathtas,
pyesin: cili shqiptar mbi shqiptarin po nge dorë?
Kush e humb shtegun kah labirintet e ëndërres?
Cila është ajo shtëpi që s’ka zot shtëpie,
cili është ai vend që po mbetka pa zot?
Cili është ai gur që s’e ka zot njeriun,
po një mollë e një lis që s’kanë emër e nishan?
Ku ka krua pa emër e ku ka arë pa emër?
( Pjesa 2, të njëjtës poezi, faqe 56. )
Këto pyetje janë e vërteta, që shihet prej së kthjellti. Pjesa 3 është shkruar në dhjetor 1997 dhe është rishkruar me 19 mars 2024. Ajo e përmbyll këtë fakt të ditur nga jeta e përkohshme në jetën e përjetshme:
„Mbete se mbete Altari ynë me shënjtorë të braktisur,
ishe Shën Mëria jonë me rrëfime tronditëse,
ishe Lutja jonë që e braktisi Hyjin,
ishe Pjalmi Ynë që doli nga Libri i Shenjtë.“
( Pjesa 3, e kësaj poezie, faqe 57. )
Duhet të marrim një poezi poashtu me tri pjesë, „Oratorio për dritën që kosovon, 40“, e cila është lënë kontradiktore në fjalët tona, në shtypin e përgjithshëm shqiptar e ndërkombëtar, të portaleve tona të FB (facebook), të artikujve tonë shkencore e publicistike. Natyrisht, lidhet kjo fjalë me fjalën shkencore e arkeologjike të një qyteti „Kassova“, jo largë prej Prishtinës, apo një kalaje lufte, të shkruar latinisht, „Cassova“, që është një kala e mburrjes apo në fund, e dështimit të luftës. Në gjuhën e përpunuar, kjo fjalë ka dalur nga fjalët e emërtimeve të shumta nëpër viset sllave pa e njohur origjinën e tyre shqipe, apo në folje artikullimesh, prej luftave tona të shumta.
Secila „Kosovë“ kosovon nëpër të gjitha kosovët, me ditë psherëtimash, e përsëritshme në një vistër historishë e të së pavërtetave, të përsëritura në një mori emërtimesh, edhe për femrat, që flasin apo nuk flasin shqip. Të gjitha i bartin me vete kosovët në Ditën e Brendshme, „lëshon rrënjë e shtet“ në një „Kosovë në qiell“. Në pjesën e parë, poeti na thotë:
„Çile një portë për shpirtin me fjalëbekime,
ato arrijnë të zbresin si rreshje melodish
mbi pikëllimet e trishtimet e botës,
dhe në mendimet tua e krijon një kopsht lulesh
që i merr përdore psherëtimat e të gjitha Kosovëve,
të një Kosove të ndrydhur mes mureve të botës,
të një Kosove që bredh nëpër ëndërra
e nëpër planetë shpërndahet si vetë e qyqes,
tjetrës të mbyllur në shtëpi, vetmon e vetmon,
një Kosovë klith, revoltohet, lëngon
kruspullosur e vrenosur.
Çile atë Portë fjalëbekimesh, mos e mbyll,
merri përdore Kosovët me dritën që kosovon.“
( Poezia „Oratorio për dritën që kosovon, 40“, faqe 81. )
Sa e trishtë dhe sa revoltuese na duket edhe kjo pjesë e poezisë, por që kosovon në përpjekje për të ndalur veten të mos shpërndahet e vetmuar, me vetminë midis mureve të botës, si vetë e qyqes, e të jetë një Portë (nuk është dera, por pika e kalimit të një hapësire, me shtylla të mëdha, prej të dukshmes në të padukshmen dhe anasjelltas!), të mbushur me fjalëbekimesh.
Pa marrë parasysh „kosovët“ që na janë ngulitur prej kohësh në ndërdijen tonë, ndonjëherë të thëna përmes dhunës së armiqve tanë e serbëve; qoftë përmes përsëritjes ultë të diskriminimit tonë nga Tirana, si kryeqytet, ku të thërrasin deri në kupë të qiellit „ju, kosovarët; o kosovarë“ etj.“[10], siç do të na thërrisnin edhe armiqtë tanë, më së pari greko-serbët, e cila quhet „fushë e mëllenjave“, tokë e mbetur bjerrë, e cila nuk është e saktë, sepse është toka jonë mijëvjeçare, prandaj të gjitha „Kosovat“, të cilat po përmenden edhe nga shtetet e ndryshme sllave, nuk është emër i tyre. [11]
Kjo është „Fushëbeteja e Kosovës“, e cila është fushëbetëjë kryesore për t’u shkëputur prej robërisë turko-osmane, edhe me pakica të etnive tjera. Kam bërë përpjekje edhe unë për ta dëshmuar të vërtetën.[12]
Për të zgjeruar konstatimin tonë, e kam cituar Elena Kocaqin, e cila na thotë në bashkëbisedim të Aref Matit, se ky emër për qyetet sllave u vendos në marrëveshje me osmanët, por me insistimin rus. [13] E kjo gjë është thënë më mirë e më saktë, sepse duhet të deshifrojnë dy veprat shkencore të Niko Stylos, e njëra prej tyre është „Etruskishte-Toskërishte“, [14] e cila dëshmon me të vërtetë se në Çamëri (pra në Epirin Jugor) i thonë „Koshovë“, e cila është SHQIP.
Në nëndialektin prevezian apo suljot u thonë njerëzve që vishen me të zeza: „u koshove“. Kjo do të thotë: „u bë fushë koçifevetë“, pra, u vesh me të zeza, mban zi. Kjo gjë përdoret edhe në një krahinë gjeografike të Filatit, që quhej KOSHOVICA, d.m.th. Koshova e vogël. ICA është për më të voglën. Analogjikisht do të thotë KOSOVA E VOGËL.
Se si i kishte mbetur ky emër atij vendi, lidhet me epideminë që e pat përfshirë atë vend, nga e cila kishin vdekur gjysma e banorëve të saj.
Sipas filologëve greko-gjermanë këtë vend e quajnë „Fusha e mëllenjave“, sepse edhe mëllenjat (sorrat) janë të zeza. [15]
Kosova jonë nuk është „fushë e mëllenjave“. Mëllenjat mblidhen pas epidemive. Fusha e braktisur e Kosovës, në mes tri qyteve ka qenë fushë e betejave. Në atë fushë është mbajtur „Beteja e Kosovës“. [16]
Si pasojë e tillë ka mbetur i tërë rajoni gjeografik me emrin e tij KOSOVË. Latinët e quanin qytetin Kassova; e shkruanin për qytetin dhe kalanë, në dy vende të ndryshme, të cilat na shkruheshin „CASSOVA“. Fusha e Mëllenjave është emërtim sllavo-grek e nuk është i shqiptarëve. Nga shqiptarët quhej Fusha e Kasovës, Fusha e Kështjellave, e jo Fusha e Mëllenjave.
Shkencëtari Qazim Namani e thotë të vërtetën. Kështjella e Siçevës është quajtur Kështjella e Kassovës. [17].
Në poezinë „Oratorio për dritën që kosovon“ Pjesa 2, Prend Ndue Buzhala i këndon me dhembje të thellë:
„Edhe zemra i ka fletët e saj si të librit
ato shpalosen ndryshe nga shkrimi i rëndomtë…
Pikërisht në ato çaste zë e lind një këngë e fshehtë,
me një të folur përtej fjalëve.
Përtej secilës Kosovë.
( Poezia në fjalë, Pjesa 2, faqe 82. )
Zemra e poetit të madh i ka fletët e saj sikur libri. Ato janë ndryshe të shkuara, të veshura me fletë të zeza e ngjyrë të tillë, që quhet prej secilës Kosovë, „po kosovon“. Ajo i shpallos të gjitha regëtimet e shpirtit të tij.
„Ka sy që dinë të shikojnë në shpirtin tënd,
dije, se njeriu i tillë edhe kur nuk flet,
ka thënë më shumë se çdo fjalë që shqiptohet…
Lum Kosovët që do të vijnë dorë për dore
me nga një Dritë, do të ulen
rreth Tryezës së Dritës, dritë që kosovon.“
Pra, Kosovët po vinë rreth tryezës së ditëve tona plot me DRITË, që është e çelët, sikurse vetë QIELLI, pranë Zotrave, pranë dritës së tyre, kur kalon i veçantë në këtë pjesë e jetës së përjetshme, si një shpirt i lartë.
Është DRITA që KOSOVON!
- Plagët e fuqishme të atdheut dhe vetmia e shenjtërisë
Në të vërtetë nuk kemi ku të kalojmë pa na vërtitur në mendje një varg i veçantë, se rruga është e lirë për në ferr (varg nga poezia „Oratorio për një fillin të ri pas rendjes nëpër rrugët e ferrrit, 20“, faqe 38-40), me tri pjesë.
Ndër të gjitha të këqijat që na kaplojnë jetën tonë e të poetit është vetmia. Na kujtohet gjithashtu thënia e veçantë e Xhonatan Kallerit, në pjesën e tretë „Letësia dhe studimet letrare“, nga vepra e përkthyer në shqip, në „Teori letrare“, se „studimet kulturore moderne kanë një origjinë të dyfishtë.“,[18] dhe për këtë na sillet edhe ky bosht i veçantë i studimit tonë të kësaj vepre.
Përgjithësisht poetët janë të sulmuar nga vetmia, e edhe unë pas kësaj plage të rëndë jam i përcjellur vetevetiu, prej që prej fëmijërisë, duke e pasur UDB-në e „ndihmëqarët“ e tyre, të lindur prej nënave shqiptare, përherë mbi kurriz. Ika prej burgjeve të UDB-së e ndjekjes së tyre në ish-Jugo-sllavi, por rashë në burgun e vetmisë e ndjekjeve të pushteteve të atëhershme dhe të sotme të bashkësisë ndërkombëtare, me përipeti të pashkëputura.
Thonjtë e vetmisë i kam të njohur mirë. Vargjet na rrjedhin nëpër këtë masë, edhe në përjetësi. Nuk thonë kot se kur të përpiqesh për ta marrë përqafe vërtetësinë e gjërave jetësore, kjo plagë nuk të ndahet kurrsesi prej krajatave tuaja. Në të vërtetë, nuk ke shumë miq.
Krijuesit janë të veçantë, edhe kur merren fjalët e përjetuara shpirtërisht. Kështu është miku im, poeti Prend Ndue Buzhala, i cili nuk më ndahet, por vetmia e secilit njeri të të vetëdijshëm më rrokë edhe atëherë kur bëhet pjesë e përjetësisë. Studimet letrare na hapen në mënyrë të dyfishtë. Rruga për në ferr është e lirë, nëse duan ta zgjedhin njerëzia.
Atdheu i vërtetë dhe Liria, për ata që e dha më të vlershmen jetë për të ardhmen e njerëzve të tij, janë dy plagët që na vrasin në jetë. Pushtetet janë konjuktura e vetme të sundimit të atyre që e kanë „zgjedhur“ këtë jetë, jetën e përkohshme, e jo pavdekësinë e vërtetë.
Jo rastësisht, nëpër fetë e ndryshme, janë klerikët ata që kanë qenë dora e djathë e pushtetit të djeshëm, gjatë dhunës serbo-sllave, që e mbajnë nëpër kthetra të lutjeve të sotme masën e gjërë të popullatës së rajoneve tona.
„Gjithçka që kërkon
qenka pa kurrfarë kuptimi.
E lirë, pra, qenka kjo rrugë!“,
thotë poeti, në pjesën e parë të kësaj poezie (po aty, e njëjta faqe). Disa i thonë se kjo rrugë “është me lule“, sepse kështu e vizatojnë ata që janë në pushtet (shqiptar apo tjetër!). „Rrugë më të lirë e më të bukur nuk ka“, thotë prapë poeti (Pjesa e dytë, e të njëjtës poezi, faqe 39).
Jemi në radhë të parë shkrimtarë e jo konjukturë e ndonjë pushteti. Pushtetet janë në tokë, e nuk janë qiell. Në tokë sundojnë ata që nuk e duan parajsën. Ata i besojnë materies, dhe jo i-materies (imateries).
„…udha drejtim s’paska,
dyshimi të ther, frika të sëmbon
në një rreth dëshprimi mendja rend.
Në rendje dallgët e humbjes
të përplasin brigjeve të panjohura.
Diçka e paska fshehur diellin,
diçka i paska fshehur hënën dhe yjet.
Bien yjet, kështu rrëzohen edhe mendimet,
shemben kujtimet
për një tjetër kohë.“
( Poezia „Oratoria për një fillim të ri pas rendjes nëpër rrugët e ferrit, 20“, Pjesa 2, e njëjta faqe. )
Koha ndërron sipas kuptimeve që ia japin asaj njerëzit. E njëta periudhë është, por varet si njerëzit e konceptojë kohën. Për disa është „normale“, e për disa të tjerë „jo normale“. Shenjtëria është e lidhur me shpirtin e madh. Poeti e kërkon përgjegjen e tij poetike në fjalët e tij të hirshme. Thekson se me të vërtetë është vonë të kërkosh që shpirti të bëjë dritë dhe kjo na është një hapësirë misteri i njeriut që mendon se ecë nëpër shtigje drite.
„E tëra ishte vetëm një sprovë
për ta kapërcyer këtë prag harrimi“.
( E njëta poezi, Pjesa 3, faqe 41. )
Harrimi është edhe kur të kalosh nga kjo botë. Po kthehemi që përpara të kësaj poezie, në një poezi tjetër, në faqen 28, „kur të dashurit na ikin pa lamtumirë“, (Poezia „Oratorio për ditën e të vdekurve, 14“), e kur qëndrojmë gaditur apo si të ulur pranë varreve të tyre. Të vdekurit, sikur pëshpërisin:
„po gaboni, ne këtu nuk flemë,
ne gjendemi te një rreze dielli që bie mbi botë,
te pikat e shiut që bien mbi drithëra e mbi barë,
te një fjalë e urtë marrim frymë,
te një emër i trashëguar ashtnie,
te zgjimet e hershme mëngjesore
të qetësisë parajsore.“
( E njëta poezi, në rishkrim, faqe 28. )
Secilën poezi mund ta marrim në disa mënyra, e kjo varet nga momenti që i vardisemi një krijimi poetik. Nga momenti në momentin tonë mund të zgjohen më së paku në dy mënyra mendimet tona. Po e themi atë që ka dashur të na e lërë pas, si nocion për studimin e letërsisë. Njëri na thotë kështu. Në tokën tonë mbesin ata shpirta që kanë harruar diçka të veçantë, të mrekullueshme apo jo të mrekullueshme; diçka të pa kryer; diçka që nuk u ka vënë re momenti i ndarjes nga jeta dhe që e ruajnë si të pakryer, etj. Pra, lidhen me botën tonë, të përkohshme apo të provave, para se të shkojnë në altarin e shpirtave.
Edhe në këtë poezi nuk na thuhet krejtësisht e vërteta, se cilat janë ata shpirta, por dihet se janë të lidhur me „një reze dielli“. Krejtësisht e vërteta nuk mund të lidhet në një poezi. E vërteta nuk mund të thuhet as me të gjitha krijimet e një shkrimtari, as prej të gjithë shkrimtarëve. E vërteta është relative. Lëviz nga njerëzit, nga kohët, nga periudhat, nga besimet e tyre, etj. E kjo është një pjesë e të së vërtetës për njerëzit e ndarë nga jeta „pa lamtumirë“.
Në radhë të parë, njerëzit nuk e dinë se shpirtat shkëputen nga trupi i kësaj bote pa pritmas, e këtu vjen „Metafizika“, jo fizika. Në këtë tokë, e cila është ATDHEU, e për disa të tjerë, një pjesë e vogël e atdheut, do të ndalet ai i cili nuk ka arritur ta përmbushë synimin e tij, për arësye që dihet. Ata do të mbeten në atë tokë që ta përmbyllin rastin, jo për ta përfillur mugullimin e vogël të jetës nga të ardhurit e tjerët, nga altari i shpirtave.
Mund të kenë qenë të lidhur nga gjaku; mund të jenë të lidhur nga gjërat shpirtërore e të përbashkët të tyre; nga mendimet e përbashkëta, etj. Kështu mbeten ata përgjithësisht në „jetën paralele“, në tokë, dhe të padukshëm.
Ka mjaft poezi, të cilat do të shqyrtoheshin këtu, si p.sh. „Oratorio për Komandantin me të vegjlit dorë për dore nëpër njëmijë beteja, 15“, faqe 29; „Oratorio për përjetësinë, 16“, faqe 30; „… për nënën me kufomën e të birit në krah, 17“, faqe 31, e cila është një tragjedi e madhe; „… për takim me Hyjin në heshtjen e thellë të shpirtit, 19“, faqe 35; „… për të rënët, 21“, me tri pjesë, faqe 41; si dhe „… me këmbanat e at Luigj Palajt, 22“, me katër pjesë, të cilat janë gjithashtu mjaft domethënëse, të cilat përmbledhin me atdheun, për të cilën nuk e kanë kursyer jetën e tyre apo kanë dashuri të madhe të atdheut, etj. Po ndalemi njëherë në „Oratorio për katër vetmi, 41“, faqe 84-87, në të cilën fillojnë kësisojit vargjet e poetit Prend Ndue Buzhala:
„Vetmia është një det i thellë
shkëputur nga bregu,
shpirti përfundon në një udhëtim të pazgjidhur
Vetmi e shenjtë, vetminë e shenjtë.“
( Poezia e përmendur, Pjesa 1, faqe 84. )
Në fillim të kësaj poezie duket se janë katër veta, të cilët i marrin vargjet e tyre me vete, në vetminë më të madhe, e „zëri brendshën që flet pa u ndalë“ atij ia ndriçon gjurmët, të cilit i duket edhe hija si një mumje që e përcillte (filimi i poezisë). Pra, cilët janë këta katër veta? Poeti dhe Dielli janë të dytë që ia shtrojnë rrugëtimin jetësor, ndërsa ai (njeriu) dhe mumja e tij janë qeniet e dukshme dhe të padukshme, që e detyrojnë të marrë me vete zërin që flet. Katër pjesë i ka poezia; katërfish i mbështillet vetmia. Numri 4 është numri bazë i Demonëve, i Kryedemonit. Nëpër duar të tyre përcillet njeriu dhe poeti lidhet me vetminë e tij të shenjtë, sepse vargjet i merr me vete dhe shpirtin e tij të shenjtë që e ka. Trupi i njeriut është trupi i tokës, është mëkatar, bënë gabime. Poeti përmblidhet në atë trup. Atij, ia ndiçon Dielli rrugët poetike, që identifikonin egjyptianët me zotin material.
„Në heshtjen e natës,
zëri yt humb
dhe vetmia të mbërthen
si një hënë e ndriçuar në qiellin e errët.
Vetmi e shenjtë, si det i thellë,
shkëputur nga bregu.“
( Po aty, Pjesa 2, faqe 85. )
Në fillin të kësaj pjese, fjalët na i zhvillojnë betejat e tyre të veçanta për të shtjelluar këtë lojë poetike apo teatër dramatik të vetmisë së thellë si deti, që zhvillohet në një natë kur edhe zëri humb nëpër errësirë, por duhet të kesh besim të plotë në vetvetë dhe nuk do të përlanë jeta e djallit. Siç na e thotë poeti, vargjet janë të shkëputura nga bregu (vargu i fundit i kësaj poezia, Pjesa 2). Shpirti i njeriut ka nevojë për besim të plotë dhe vetëm me besim të plotë shkëputet nga ai breg i djallit.
„Edhe kjo vetmi e ka shkretëtirën e vet
me ecje të përlotur shenjëtoresh.“
( E njëta poezi, Pjesa 3, faqe 86. )
Këto dy vargje na e shtjellojnë çka është poezia. Zëri del nga shpirti, kur shpirti është i shenjtë dhe ambienti nëpër të cilin hapëron është i destinuar të shpërfillet nga demonianët dhe qëllimet e tyre kundër interesave të njeriut të atij vendi, ku ka ardhur ai shpirt i shenjtë që ta shpëtoj atë katrahurë të praptë (skëterra është me katërfishë e pështjellur), por e mbanë besimi në ate që e ka dërguar përmes njeriut (nëna e baba janë zotër të kësaj jete), të shpiej me tutje zërin e tij të vargjeve të shenjta, në një ambient të natës së errët, që simbolizon të kundërtën e diellit dhe ditës, të cilat na e bëjnë ditën me dituri.
„Hiqu kësaj hije
që të përdjekë në çdo hap
dhe ta kujton
vetveten e baktisur nga bota.“
( Pjesa 4 e kësaj poezie të rishkuar, faqe 87. )
Brakitsja e madhe nga bota përrreth, e cila është zhytur në errësirën e shpirtave dhe hijeve të natës së saj, demonianët e kësaj bote, të ndjek kudo e secilin njeri, por poeti u tregon me këto fjalë artistike në oratorinë e shenjtë të botës së hirshme të mos i ndjekë cytjet e përhershme, kapjet apo lidhjet e padalura të errësirës demoniane të jetës që duhet jetuar deri në fund, sa të lirohet shpirti i shenjtë nga trupi, i ruajtur me durim të madh.
Rileximet janë të doemosdoshme të poezisë që na janë dhënë të rishkruara nga Prend Ndue Buzhala, si lexim i shenjtë.
„Leximi është kushti elementar që një poezi të përjetohet si e tillë. Ndryshe ajo rri fjetur në libra dhe bëhet inekzistente për kuptimin e shijimit, të përjetimit dhe krijimit të përvojës shpirtërore.“ [19]
Ne duhet ta lexojmë edhe njëherë poezinë, do të thotë së dyti herë apo edhe tri herë, e të kuptojnë përse na vjen nëpër këto poezi të hirshme shpirti i poetit të shenjtë, sepse të gjithë që këndojnë nuk janë të shenjtë, edhe nëse e theksojnë këtë me forcën e shtirë të vargimeve.
„… kur e lexojmë ne përjetojmë një kontakt me një stukturë gjuhësore që mund të na zgjojë befasisht diçka mbreda nesh, ose na lë të ftohtë dhe indiferent! Por, në të dyja rastet na nxitë që të mirremi edhe më tutje me të, pas atij leximi.“ [20]
Zejnullah Rrahmani na thotë se kështu na lind ideja e një leximi të dytë, për mua është kusht kryesor leximi i tretë, sepse numrat e shenjtë nuk janë parë, por tek, dhe këtë e kam theksuar mijëra herë. Numri tre është numër më i thjeshtë i Zotrave, një është më i madhi, Zoti i Madh, zot jashta kësaj bote, që na mban me besimin lart në te, te „Hyji i Tejetlartë“, siç thotë kështu vetë poeti, dhe dy të tjerë janë të kësaj bote, baba dhe nëna, që ti u linde, në këtë botë, botën e provave tona, pra në botën e përkohshme.
Poezia është shprehje artistike e botës së përjetuar nga poetët e veçantë, përmes një shpirti të caktuar e të lartë, të ardhur befasisht në botën tonë të përkohshme, që janë përpjekur ta gllabërojnë stuhitë e shumta. Në të vërtetë, duhet prapë që të potencojmë Zejnullah Rrahmanin, nga kjo vepër, „çka është poezia“, të cilën e kanë „definuar shpesh dhe në mënyra të ndryshme qysh nga kohët më të lashta“, [21] edhe poetët dhe vetë lexuesit, teoricientët e kritikët.
„Poezia është një krijim artistik shpirtëror, me vlerë të dëshmuar estetike univerzale për qytetërimin botëror… Kultura e shkruar ka bërë të mundur përcjelljen e njohurive në mënyrë më të thellë e më sistematike midis breznive të veta, përgjatë historisë së popujve, edhe njerëzimit në përgjithësi. Kjo ka bërë që edhe funkcioni i poezisë të jenë më të rëndësishme e më të mëdha.“ [22]
Shumë nga poetët u frigohen sjelljes së temave të veçanta në poezinë e tyre; kanë frigë apo kanë droe se do të jenë të kundështuar nga studiues të poezisë moderme me tema të nxjerra nga librat e shenjtë, në përputhje me realitetin jetësor, të cilin e kanë përjetuar veçanërisht me ndjenja të thella e të hirshme, nëpër kohë të stuhishme. Janë tepër të kujdeshëm nëpër këto poezi të veçanta, si këto „oratorio“ të poezisë së Prend Ndue Buzhalës, sepse kanë frigë për rrezikun e angazhimit të tyre nëpër tema të shenjta biblike nga realiteti jetësor. Poeti rrugëton nëpër tema të shtruara realitetin e hidhur shqiptar dhe realitetin e shenjtë biblik, duke i aktualizuar sistematikisht këto dy baza të realiteteve.
Të mos e njihnim shprehjen e parë të Biblës, „Nephilim“, e cila është shqip, nuk do ta besonim se origjina e popujve rrjedh prej këtij realiteti të sotëm jetësor, realitetit shqiptaro-biblik, që nga kohët e lashta e deri në kohën tonë, dhe ka këtë shtrirje, sado që përpiqen armiqtë tanë dhe njëkohësisht amiqtë e tërë njerëzimit, përmes këtyre disa etnive dhe popujve që tentojnë t‘i shndërrojnë në „kombe“ të veçanta dhe me gjuhë të ndërruara, në fakt, forcave kryeput demoniane. Prandaj, poeti e ndjen thellë të vërtetën e tij absolute dhe të hirshme, por i kthehet me lutje Zotit të Madh e ATIT, të çlirojë atdheun e kombin nga ky shkatërrim i dhunshëm.
Nëse nuk mund ta shtypin me dhunë të zhvilluar gjoja „nacionaliste“, siç janë përpjekur nga poshtë e nga lart greko-serbët, për ta pushtuar, mbajtur e shpërfillur kombin tonë, atëherë e përdorin metodën e dytë e paqësore. Ne, dalloheshim shumë nga armiqtë. Jo vetëm se e ruanim ndër mileniume origjinën e pakundërshtuar të shumë popujve të botës, por e ruanim të tërë shenjtërisë biblike të botës. Kundërshtarët më të afërt janë greko-serbët.
Në të vërtetë, një ditë do të shprishen vetë me të gjithë të tjerët. Shprehja e tyre demoniane nuk na thuhet mirëfilli, por me gënjeshtrat lakonike fetare. Armiqtë tanë e përdorin të dytën formë të shpërfilljes: me një gjuhë të huaj e besim të rrezikshëm turko-arabo-islam, sikur të mos jemi të parët, të zbritur nga qielli, giganto-arbano-shqiptarët.
I kthehemi edhe një poezie të veçantë, „Oratorio për shërimin e plagëve të Atdheut, 44“ (faqe 96-99), të shkruar në katër pjesë, katërfish, si katër forma të shpërfilljes së dhunshme të atdheut:
„Çastet e yjeve të rrallë
shfaqen në kohën e heshtur,
të ligjtë le të zhgënjehen
e ti ecën nëpër rrëmujë,
të bren e të djeg një mall
të sëmbon pareshtur,
ashtu siç ngashënjehen
netët me bujë e kujë.“
( Po në këtë poezi, Pjesa 1, faqe 96. )
Kombin e kanë tërhjekur në fund të pusit, por jo tërësisht, e njëri ndër ta është vetë poeti, nga dhjetra të tjerë. Ai na është një nga dhjetra zëra të vargjeve, por detyrohet që t’i kthehet Zotit të Madh në lutje për ta shpëtuar këtë komb nga qindra djaj, me armë të vëna prapa kurrizit, dhe me lutje të pakuptuara, të djallit të madh. Hyji duhet t‘ia nderojë fjalët e poetit:
„Shih hirin tënd si ngadhjen
drejt cakut, drejt qëllimit,
ndodh që në ferrin e një nate
lumturi parajse të shoqëron.“
( Pjesa 2, faqe 97. )
Natyrisht, është i rrethuar nga vragët e shumta apo të panumërta nga ky vend i rrallë, por i yjeve të lënduara, nëpër ferrin e një nate, e nuk qëndron si „i mallkuar i përjetshëm“, por nuk e lëshon veten nga hapësirat e vrugëta të kësaj gremine, nëpër të cilat druan se fundoset përgjithmonë atdheu, por e mbanë me dhuntinë e fjalëve të hirshme. I lutet vetëm Hyjit, Hyjniut, Zotit të Madh, pra Zotit, që ta shërojë „këtë komb nga plagët“ (fillimi i Pjesës 3) :
„Me shërimin tënd,
bëje të ri në shpirt këtë komb të plagosur,
largoja trishtimin dhe zemërimin nga zemrat
dhe sillja paqen tënde të përjetshme
me bekimet tua shpirtshëruese.“
( Pjesa 3, faqe 98. )
Nuk i mbetet atij nga shumica e njerëzve të popullit të vet, të cilët janë çnjerëzuar apo shpërfilluar dhe e sakatojnë edhe ate me mjerim, sikurse të ardhmen e sigurtë pas luftës, që t’i drejtohet e t‘i lutet Atit, Zotit, Hyjit:
„O Hyj, në dhembjen tonë, na dhuro qetësi,
në ankthin tonë nëpër kohë, na jep qetësi,
dhe le ta këndojmë lavdinë
për shërimin e shikimit tonë.“
( Pjesa 4, faqe 99. )
Këtu është e fundit dhe e këndellim shikimin tonë. Zemra është infektuar pa shpirt nga nëntoka. Plagët janë të shumëllojshme, e njëra ndër këto është plaga më e madhe e shpirtit, sepse ai plagoset pa pushim dhe nga pas, prej pusive të rrebta në çastet e ligështimit. Pushon lufta e drejtëpërdrejtë. Fillon lufta shpirtërore dhe pa shpallur si „luftë“.
Në të vërtetë, e ka fundosjen e shpirtit në pafundësi dhe kjo vepër e rrallë më shtyri në një studim mendjeprehtë.
Më shtyri edhe një thënie e veçantë e atributit gjuhësor për Zoti e Madh, që Prend Ndue Buzhala e thirrë kështu „O i Tejetbukuri i qiejve“, në oratorinë tjetër, „Oratorio për gjakimin e së bukurës, 45“, dhe në Pjesën 2, na thotë:
„Na e mbro lirinë,
që na vigjëlon mbi kokat tona,
si perëndeshë bukurie me spektër ari,
në vatra me lojën e të vegjëlve,
s’ka gjë, le të jemi pjesë e legjioneve tua,
s’ka gjë nëse e paguajmë shtrenjtë
edhe çmimin e jetës
për gjërat që i gjakojmë pafundësisht,
për bukurinë e idealeve për liri.“
( E njëjta poezi, Pjesa 2, faqe 101. )
Këtu është një nga qendrat e bukurisë; e bukurisë së artit dhe e shpirtit të shenjtë, nëpër vragat e përpjekjes së mirësisë së shenjtë, të cilën nuk po e shqyrtojnë „Oratorio për dhuratën e shenjtë të mirësisë, 46“, faqet 104-107, dhe as dhjetëra poezi në këtë vepër, sepse aty është shenja mirësisë dhe na i shpjegon kundërpeshat e saja. Po e nxjerrim këtë pjesë poetike nga poezia paraprake, Pjesa 3, që poeti na i thotë me përkushtim këto gjëra:
„Zot, na fal, pse e gjakojmë të bukurën,
është një zjarr që nuk shuhet asnjëherë,
që e mbanë pishtarin të ndezur gjithherë,
na e fal mëkatin e këtij ligështimi të virgjër
sa herë rendim pas këtij hiri,
e, jetën në tym e shndërrojmë,
ecim e ecim pas këtij dielli të padukshëm
që rend nëpër të tjera univese përjetësie,
e, njëmendësinë e shndërrojmë në neveri,
e, shëmtinë s’na e largon nga bota ku jetojmë
e, të bukurën na e largon ku s’mund të arrijmë,
e di mirë: vetëm e padukshmja na ngashënjen.“
( Pjesa 3, faqe 102. )
Të gjitha janë një pjesë nga e vërteta. E kam thënë që përpara në dhjetëra forma, se ajo është lakonike, e këtu e bukura na është e padukshme. Në jetën tonë, në këtë jetë të përkohshme asnjëherë nuk na largohet shëmtia dhe e bukura na largohet aty ku nuk mund ta arrijmë, ndonëse të gjithë jipemi me shpirt pas saj. Tërë jetën e gjakojmë të bukurën.
Këto janë të gjitha plagët tona të fuqishme të atdheut real e simbolik.
- Psalmet e veçanta të shpirtit dhe shpërgullja e shtëpisë në Parajsë, si pjesa e fundit e mirësisë
Megjithëse psalmet janë lutjet e para të mëngjezit në bibël dhe këngët kishtare të „Dhjatës së vjetër“, e cila është një dhunti e veçantë fetare, e shkruar në fjalën e parë shqip të kësaj Bible, „Nephilim“, por asnjë nga shqiptarët e mëvonshëm të historisë dhe të pseudohistorisë, me mendjen e tyre të rrotulluar, nuk ndalen të mendojnë e as „të dinë“ se kanë qenë shumë të hershëm, në fillim, dhe e kanë folur gjuhën e parë shqipe, por ipen pas trajtave të futura me dhunë dhe shumë thellë në vetëdijen e shpërfillur nga „voglushët“ e Satanait. Çdo gjë e vjedhur me qëllim është futur me dhunë, si e lindur prej „al’lah-ut“, që e personifikon Zotin. Këngët fetare dhe leximi i tillë është dhunti e të parës fé: fesë katolike.
Meqë jemi në një studim letrar dhe nuk lëshohemi më tutje në një studim të historisë dhe parahistorisë, janë dy poezitë e kësaj përmbledhje të peozive të Prend Ndue Buzhalës, „Oratorio për shpërnguljen e shtëpisë në parajsë, 23/Nga ligjërimet e Nënës për të birin e zhdukur në luftë“, faqe 48-51, me katër pjesë; dhe „Oratorio për psalmet tona të shpirtit, 48“, faqet 113-119.
Këto dy poezi na shtyjnë të ndalemi në përmbajtjen e tyre të veçantë. Pse e para quhet „Oratorio për shpërnguljen e shtëpisë në parajsë“ , ndërsa e dyta na quhet „Oratorio për psalmet tona të shpirtit“?
Në formën që ne i mendojmë, e para është quajtur „për shpërnguljen e shtëpisë në parajsë“, sepse është një ligjërim i një Nëne, që konsiderohet si një nga zotët e kësaj bote dhe është me ndjenja të përkryera të dashurisë, prandaj ka ligjëruar për të birin e zhdukur në luftë, përderisa vetëm ate e ka lindur ajo; e ka dashur si birin e saj, e nuk ka pasur asnjë detyrë më të lartë se sa përtrirja e jetës, d.m.th., me njeriun që do ta vazhdojë jetën, me brezin pasardhës. Detyra e një nëne ishte përtrirja e jetës. Ajo përtrirje u shkëput nga dhuna e pa shpirtë e të bijve të Satanait, këtu e serbëve.
Me çka do t’i besonte në këtë jetë Hyjniut, kur nuk i mbet tjetër në këtë jetë të përkohshme? Pothuajse asgjë! Qiellin nuk ka mundur ta prek asnjë dorë satanike e shkatërruese. Kaherë e kam thënë se qielli është i papekur, madje në një libër poetik, të quajtur po kështu.[23]
Pjesa 2 e kësaj poezie është e veçantë, kur nënës i del vaji e mallkimi. Kjo pjesë na futet në kllapa, por përfundon me tri pika, që do të thotë se kjo gjendje e madhe shpirtërore është e papërfunduar, sepse fjalët e saja ajo nuk mund t’i shkëputë. Në vend të këngës i dalin lot dhe vaj (shkoni këtë poezi në faqen 49). Ajo shprehet kështu:
„Nuk kam kujt t’i besoj.
Të vërtetës së armikut nuk i besoj.
O Zot, as të vërtetës sonë nuk i besoj.
Nuk e di pse nuk i besoj asnjë të vërtete.“
( Pjesa 3, faqe 50. )
Këtu mbyllet e keqja jetësore: askujt nuk mund t’i besohet tjetër herë, as armikut, as të vërtetës sonë, sepse nuk janë të vërteta, edhe pse ashtu na quhen. Këto „të vërteta“ janë satanike! Jetën tonë më shumë e sundon e padrejta dhe asnjë „të vërtete“ nuk mund t’i besohet. Kjo është jeta e provave të së keqes, në këtë jetë. Zhgënjimi jetësor është rezultat i demonëve.
Prandaj i lutet Zotit të Madh dhe Hyjit ta shpërngul me të gjithë shtëpinë e vet në parajsë dhe kjo është kulmi i ironisë së zhgënjimit.
E dyta, është psalme e vërtetë e mirësisë së përkryer të shpirtit, i cili nuk ipet e nuk dorëzohet asnjëherë para Satanait e demonëve të tij, që duan ta rrëzojnë për tokë e të mos e shohin më në këmbë; që „i tremben bukurisë së lartësisë,/kuvendimit me retë e me rrufetë,/si lisat që shtrijnë degët e jetës kah dielli/për t’u përshëndetur me dritën.“ (vargjet e para të këtyre psalmeve, Pjesa 1, faqe 113). Ata nuk duan të shohin këtë qëndrim të paepur:
„O Zot,
edhe kur i falim të ligjtë
për vuajtjet e tragjeditë që na i bëjnë,
ne e shtrojmë doren e pajtimit e të miqësisë,
dhe nuk na e pranojnë.
Na i largo,
na i largo,
na i largo ata
që tallen me faljen e dorën e shtrirë të të pajtimit,
dhe ende mendonjë si t’ia këpusin jetën një fëmije!“
( Po aty, Pjesa 1, faqe 113. )
Më qartë nuk duhet, nuk thuhet e nuk shkruhet! Me dhjetëra vite, qindra vite, me mija vite, kemi përballuar tragjeditë kësisoji të jetës sonë dhe prapë u rreshtemi armiqve tanë t’ua falim, siç e kemi thënë nëpër miliona psalmeve tona të përheshme para Zotit të Madh, porse ata prapë na robërojnë, nëpër këta zinxhirë të robërisë, nëpër qindra e mija forma të kësaj skllavërie.
„Në këtë pelegrinazh të shenjtë
psalmet e shpirtit i shkruajmë dhe i këndojmë.
Nëse dëgjohen zërat e lartë, të ngjallur e të ringjallur,
të mahnitshëm, gjithë dridhma,
janë psalmet tona për Shpirtin e Atdheut.“
( Pjesa 2, në fund, faqe 114. )
Fuqia e shpirtit është këtu, në këtë pelegrinazh të shenjtë, me flamurin e shpresës dhe këngën më të përjetshme që na i ka në vetvete ky libër i poezive të hirshme. Do të themi më vonë se pse shkruhet kështu poezia: e hirshme. E tani për tani, po mjaftohemi të themi se me metafizikë i dëgjojmë zërat nga bota paralele dhe nga bota e përjetshme, sikurse pamjet me ate të cilët na flasin në parpavijë apo në ndërdijen tonë, sepse materia bëhet imaterie, dhe jo të gjithë na e zotërojnë këtë dhunti të veçantë, por dragojtë e shtrigave i shohin dhe i mbysin edhe ato. Ka dragonj me krah, por të gjithë janë të lidhur me botën qiellore. Njëri nga këta mund të jetë shkrimtari i denjë Prend Ndue Buzhala. Edhe ai na lidhet me Zotin e Madh dhe atij i drejtohet.
Në Pjesën 3, i lutet me këto fjalë:
„E sheh, Zotiynë, se si i shtrijmë duart në psalmet që i këndojmë,
me besmin se do ta prekim dritën që shndrit nëpër lartësi,
janë psalmet e thirrjeve tona,
të galdimeve tona, të vajtimeve gulçuese,
që lulëzojnë si lule e bukur,
thirrje për dashurinë dhe për mëshirën.“
( Po aty, faqe 115. )
Secili që e ka besim të plotë në Zot të Madh dhe e di se do të kalojë një ditë në përjetësi, në amshim, sepse ata këndojnë vetëm me emrin e tij, dhe e ndien fuqishëm me zemër, pra do të kalojë në altarin e shpirtave, e jo në ferr apo në jetën paralele, e në zemër e ka dashurinë dhe jo urrejtjen. Dashuria e ka si shprehje madhore mëshirën. Disa lindin si punëmarrës, e disa të tjerë si punëdhënës. Në këtë botë punohet, në botën e qiellit nuk punohet. Në botën e punës duhet të na prijë dashuria, e si rezultat të mirë e ka mirësinë dhe mëshirën, për ata që gabojnë pa shkak, pa dije.
Deri në tri herë duhet të ulësh kokën, atyre që bëjnë përpjekje të ta marrin jetën pa arësye, sepse duan ta marrin tokën me minerale e ari nëpër duar të tyre. Ato janë duar të ndyta dhe vdekjeprurëse. Kur lakmon diçka të huaj, nuk je më në duar të Zotit të Madh. Ai të ka lëshuar prej duarve. Demoni i madh, sikur njeri, që mund të jetë edhe baba i juaj, e ndonjëri „të mëson se nuk ka të holla“. Të thotë, dil e vjedh. Ai të shtiu për të vjedhur, të fitosh diçka pa mund. Ti je pjellë e tij. Me vjedhje je berë edhe ti demon.
Gigantët, gegët, e kanë sunduar tërë botën 5000 vite para Krishtit. Prend Ndue Buzhala dhe unë, prej Republikës së Kosovës, jemi gegë, giga, deri te paraardhësit tanë, me mija vite përpara kësaj dite dhe prap po i lutemi që të falen të gjithë, pa marrë parasyshë se cilit i thonë „Zot“:
„…
fali ata që na i pikëllojnë zemrat,
kur na i bëjnë krejt bosh e krejt pehlin,
e përtej pamjes së jashtme asgjë nuk shohin,
nuk dinë të shikojnë në pafundësinë e shpirtave tanë.
Fali ata që na degdisin e na shpërndajnë si gjethe
në të katër anët e botës,
na ndihmo të qëndrojmë të fortë
të mos kthehemi në copëza të shkreta,
siç copëtohet një trup i masakruar.
E dimë që mbrojtja jote është një mur që nuk rrëzohet.
Fala ata që na duan të rrëzuar për tokë,
që na shikojnë se qen(j)e të brishta,
s’kemi si ta ndalim hapin tonë drejt dritës,
s’kemi si të ulemi pasi jemi ngritur përballë errësirës së tyre.
Fali, se nuk dinë gjë për forcën tonë të fshehur,
për shkëlqimin e shpirtrave si diell në terratisje.
Nuk duan të na shohin në këmbë,
nuk duan të na shohin krenarë.
Le ta kuptojnë: skemi si të ndërrojmë drejtim,
pse nuk duam të mbytem në pellgje zhgënjimesh,
por vazhdojnë të ecim me kokën lartë.“
( Në vazhdim, Pjesa 3, faqet 116-117. )
Lexoni dhe kujtoni të gjithë lexuesit! Është e thjeshtë dhe artistike, por e kuptueshme, me fjalë të rregulluara si shprehje gjuhësore. Sa të lexojnë, ne kuptojmë! Duhet të rilexojnë, sepse më pak i kuptojmë. Në librat e shenjtë thuhet „lexo dhe mëso!“ Më së pari ishte fjala, pastaj u shkrua. Me atë gjuhë zë fill dhe jeta të krijohet. Në këtë jetë lëshohemi dhe u lindëm me urdhërin e Zotit të Madh. Në qoftë se besojmë në TE, të gjitha i bëjnë me dashuri, me mirësi, duke e nderuar fqiun tënd më tepër se veten tënde, edhe pse ai është i ligë e i pabesë, apo i pamoralshëm, si serbët, serpentët, etj. Njerëzit tanë asgjë nuk shohin nga pamja e jashtme (shikoni edhe njëherë vargun e tretë); të padukshmen nuk e shohin, sepse janë materialistë, jo i-materialist.
Kemi mjaft të ligë brenda nesh, pjesëtarë apo udhëheqës tanë, që në vend se të punojnë janë mafie e madhe, të njohur ndërkombëtarisht, shitësh droge apo asi që janë në krye të vendit, e këtë vend, e duam më shumë se sa veten tonë. A ka arsye që të jemi më të dashur për atë që na ka vrarë e djegur, me fëmijë e pasuni, e të jemi së bashku me ate që nuk na do, armiku ynë më i rrebtë? Në radhë të parë ai nuk ka moral dhe është hemrafrodit. Kjo gjë nuk bën, që në krye të këtyre vendeve të jenë qenie të tilla demoniane! Prandaj po e lutim Zotin e Madh „të na shpëngulë në parajsë“, me të tërë familjen tonë e me shtëpi, siç e kam potencuar në krye të kësaj pjese.
„O Shërues i Tejetlartë,
na e fal pezmin e fjalëve tona
dhe sëmundjet e fjalëve na i shëro!
Na i largo ata
që nuk duan të shohin as buzëqeshjen tonë
mu atëherë kur duam të vajtojmë e të ngashërehemi në lot.
E dimë që jeta është e vështirë.
Na i largo,
na i largo,
na i largo ata
që e urrejnë buzëqeshjen tonë!“
( Pjesa 4, faqe 118. )
Nuk ka më shumë që të lutet për ne një individ që ka më tepër reputacion se sa ne dhe i lutet Zotit të Madh, shqip e kuptueshëm, edhe pse në një fé tjetër është, por të gjithë i do barabarësisht:
„… ku qielli dhe toka bashkohen në harmoninë Tënde,
kur në këto psalme mendja është e hapur dhe zemra e lirë,
e përjetojmë një prekje të veçantë të mrekullisë sate.“
( Në fund te kësaj poezie, Pjesa 4, faqe 119. )
- Paradigma e flisë së përjetshme dhe shtatë këngë për Pjetër Budin (1566-1622), numër 50
Pjesa e dytë (Libri i dytë) është pjesa e vetme që i kushtohet Pjetër Budit në një këngë që quhet e përjetshme, të një personaliteti të qenies shqiptare.
Ka mjaft të ndryshëm që iu përkushtohen Pjetër Budit, në sinkroni dhe diakroni apo për diçka, e cila është tepër e veçantë, por jo si shtatë poezitë, që janë paradigma, të poetit Prend Ndue Buzhala, në oratoriot për Pjetër Budin (1566-1622), i cili bie fli për shqiptarizëm. Janë për kryengritje, për të dhënë jetën për një ideal të shenjtë, sepse në mesjetën e atëhershme, pas robërive shekullore e mijëvjeçarëve të kombit tonë, veçanërisht të turqëve, është kurora më e rëndë e të rëndave paraprake, ku do të mbijetojë kombi shqiptarë, në mesin e mjegullave të dendura të osmanëve.
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, po të shqyrtojmë se paradigma, do të thotë se është tërësia e trajtave të saj gramatikore, të cilat na i merr fjala gjatë eptimit të saj, në gjuhësi. E dimë se oratorio apo oratoria e poetit Prend Ndue Buzhala na është një trajtë e shkruar e artit të fjalës së tij, këtu për Pjetër Budin, që është fli e mbijetesës së kombit shqiptar, në kryegritjet e tij nëpër forcat e dhunës së superfuqisë turke e skllave, për një shpirtë të kombit të dërguar në buzë greminës së përmbytjetve.
Këtu i kemi shtatë paradigma, që i ndiçojnë shtatë aspekte të jetës së një burri të mbarë kombit, e numri shtatë është numër i Zotit të Madh. Ai na vlen sa zoti ynë i përbashkët i kësaj bote, dhe u përkushtohet anëve më të mira e të dokumentuara të shprehjes sonë të besimit të Zotit të Madh, në jetën e amshimit, për njerëzit e tij, që po vuanin të shtatë të zezat e dhunës. Pjetër Budi u zgjua nëpër këto shtatë tragjedi të tij, për të shkruar një „Libër të Botës Sanë të Dashtun/aty ku shtrohet në tryezë Buka“ (vargje nga poezia e parë „Oratorio e parë e paradigmës në flinë e përjetshme/Libri i Botës Sanë të Dashtun, I“, faqe 129.). Në përgjithësi, janë shtatë forma të vetë trajtave të sintagmës poetike të përbëra në format e veta strukturore.
Dihet se Pjetër Budi është fli e përcaktimeve të shenjta, i lindur në Guri të Bardhë të Matit, mu në buzë të Malësisë, dhe dihet se Mati ka dhënë njerëz të denjë të kombit shqiptar. Edhe Gjergj Kastrioti ka qenë i Matit.
Në këtë pjesë të vargjeve të shenjta për Pjetër Budin, në „Oratorio në shtata paradigma të flisë së përjetshme, 50“, në faqet 129-143, pjesa e parë, „Oratorio e parë e paradigmës në flinë e përjetshme/Libri i Botës Sanë të Dashtun, I“, poeti Prend Ndue Buzhala na thotë tekstualisht e në përputhje të gjuhës së dialektit të tij, në gegërishte:
„…aty ku Ujit e Gjellës i jep shije Krypa
(e bëhesh njeri i Uratës së Flijimit
për të ndritur në Dhé
si në mikpritjen vllaznore të Lazrit)
atje ku kohët e rrugët e drejton Zemra,
të shkuhet Libri i Botës Sanë të Dashtun.
Libër që nuk lexohet vetëm me shkronja
le të jetë
Libër që Polemi e lexon në rrugën e tij të Flakës
le të bëhet
Libër që bardhësi si plisi
nartën e shqiptimit të fjalëve
le të nyjëtohet.“
( Kjo pjesë, në fund, faqet 129-130. )
Është e qartë në tërë botën shqipe të plisit, boshtin e saj parësor e mban Zemra, „libër që nuk lexohet vetëm me shkronja“. Është paradigmë e parë e trajtave gramatikore që i kushtohet thellë prej trajtave të Botës së Zemrës, Shpirtit e Besimit. Krypa është shija e jetës dhe urata është në përkushtimin religjioz të veçantë të „Botës Sanë“, të botës sonë shqiptare, me plis, tradita të thella të vetëdijes kombëtare, me „Buk, krip e zemër“. Kjo është urata e flijimit, e përkushtimit jetësor të Pjetër Budit.
Libër që Polemi, pra ajo që e kanë lulet më të bukura të botës sonë, lexon në rrugën e përjetshme të tij, në rrugën e flakës, që është një prej 5 materieve të krijimit të botës: Uji, Toka, Flaka dhe Ajri, që i njeh tërë bota materialiste, ndërsa e pesta, të cilës edhe Pjetër Budi ia përkushton jetën e tij deri në fli të përjetshme, është Zoti i Madh, energjia kosmike apo energjia e tërë universit, e cila është në trupin e njeriut, në qenien e tij. Latinët thonë: „Njihe vetveten, që ta njohësh botën“. Njeriu duhet që ta njohë vetveten, sepse pa i pasur këto tërësisht të njohura, ai nuk e di çka ka bota. Qenia e njeriut është e vogël e kësaj bote, por duhet të jetë i vetëdijshëm, sepse pa vetëdije nuk e njeh aspak botën. Jemi nyje e kozmosit, nyje e vogël e tij. E kemi tërë kozmosin në vetvete, që ta njohim të tërën dhe ta zgjojmë vetëdijen tonë, që ta njohim botën.
Pjesa e dytë nis me letrën e dërguar Kardinalit Gocadini, I, të imzotit të tij, të cilin e trajton si zot të tij në këtë botë të përjetshme, dhe i thot:
„Po ta nis këtë Letër më 15 shtator 1621.
Duhet tridhjetë vjet për të dhënë
Projektin e një Kryengritjeje,
për t’i mbaruar kikat e lirisë.
Fjalën e Thirrjes e presim tridhjetë mijë luftëtarë
e ta shqiptojnë në Sheshin e Nderit
përfalshëm atë fjalën e përjetshme: AT Dhé.“
( Poezia „Oratorio e dytë e paradigmës ne flinë e përjetshme/Letër Kardinal Gocadinit, I“, faqe 131. )
Goca i themi ne vajzës së dashur, ndërsa ai është „Goca-dini“, që ju duhet ta dini këtë. E dimë që ai është biri i një goce të dashur. Kjo është etimlogjia e emrit, pa e marrë në shqyrtim a e dinte apo nuk e dinte këtë çështje të emrit „Gocadini“ e nuk e dimë a ka folur gjuhën shqipe apo nuk ka ditur të flasë gjuhën që ia ka krijuar emrin. Pjetër Budi yni ia kushton një letër, në datën e caktuar, të cilit i duheshin tridhjetë vite që ta kuptonin kikën e lirisë, e kika është maja e kokës, maja e gjilpëres, e malit, e kodrës, pra është maje, sepse kombi ishte i shpërbërë krejtësisht, gjë që po bëhet edhe aktualisht, nga gjuha e huaj mbi gjuhën shqipe, e ne vend që të jemi „shqiptar… e krenar“, siç na mësoi Mitrush Kuteli, sot jeni në një rrebëtimë të shpërbërjes me të gjitha gjërat kombëtare.
Ndërsa fala e vetme që e kam përdorur gjithëherë, prej filimit të krijimtarisë sime „AT Dhé“, fjala e atit tonë për dheun që e kemi brez pas brezi, si vend të shenjtë, që quhet „atdhé“ dhe për të cilin të gjitha gjërat që janë „të lejuara“, po e themi se ato janë të mundshme, por jo kurrë tradhëtija e braktisja e vendit tonë, në të cilën kemi lindur për rritje e vdekje, me detyrë të caktuar, në dheun e atit, të babës „në Sheshin e Nderit“. Tridhjetëmijë luftërarë e presin këtë thirje: o burrani, kush është bir i këtij vendi, të ngritemi e t’i themi jo, prishjes së atdheut!
„Udhët duhet t’i kenë takimet e kryqëzimet e tyre
në bjeshkë. Fiset e shkelura e ruajnë një gjak.
I kam miq e vllazen pa dallim feje.
Shamia me lule duhet të valojë,
bari i shkelur nga kamba e turkut le të gufojë.
Malësorët në Kuç e në Lezhë, në Çemenikë e në Dibër
deri aty ku shqiptohen fjalët Buk, Kryp e Zemër
i donë afër vetes Vdekjen dhe Këngën.“ –
na thotë poeti, në faqen tjetër, 132, të kësaj pjese. Kur lindin burrat, që i thonë „BURRË“, kur t’i bëjnë 18 vite, si Pirro Burrit që e thërrasin, mbretit nga Epiri, e sot, gjysma e Epirit, Epiri Jugor, nuk është aspak e çliruar, por as Epiri Verior, i cili është bërë si „i panjohur“, e u dashka të mbulohet edhe ajo nga jorgani i leckuar i dhunës, me fjalët greke.
Në këtë pikë ne duhet të ngrihemi kundër dhunës së hapur europiane dhe turko-islame. Të mbajmë afër vetes Vdekjen, sikur Këngën, pasi shpirti ynë kurrë nuk harrohet!
„Si popull fatprerë
që i zgjohet mëria
dhe i sulmon perënditë e blasfermuara.
E shpallim Thirrjen e Jetës:
Humbjen e Madhe që nuk është kurrë disfate
– është rast i volitshëm, Imzot,
se Turku lufton me të tjerët.“
( Po e njëjta, përfundimi i saj, faqe 133. )
Duhet të themi me spikanë të kemi sy e vesh njohës, të gjithë sa e flasin shqipen. Atëherë ishte një Pjetër Budi, që ishte misionar, vjershëtor i vobtë, që do të thotë poet i varfër, përkthyes, luftëtar i madh, deri në fli (të rënies) të së përjetshmes. Tani, turqit arabo-irako-iranian, pa i lënë anash ruso-serbo-sllavët, duke i përfshirë grekët, përgjithësisht europianët franko-spanjollët e pjesërisht të tjerët, na përpijnë të gjithëve nëpër gurmazin e tyre të madh.
Mjafton të theksojmë disa gjëra në të folmen e dialektit gegë, të cilën e shkruan Pjetër Budi, si një prej dy dialekteve shqiptare, që kanë qëndruar gjallë dhe na e bëjnë dy etnitë ar-bane prej shtatë të tjerave që janë zhdukur ndër mileniume dhe nuk u qëndruan shpërfilljeve të shumta, në „Oratorinë e tretë e paradigmës në flinë e përjetshme/Libri i Botes Sanë të Dashtun, II“, „Shqip të munënj me rrëfyem“, ndonjë „kankë të re“, të pëlqyer nga Hyjniu dhe të mos e lë të „vdaret e bdruhet“ (pra të shuhet e të zhduket), sepse „jeta nuk shkohet pa vepruem gja“ e kundër „Djallit të mallkuom“, i cili i futi „leqtë nd’Arbënë“ (të ligjtë në Arbëri), faqe 134-135:
„… ashtu Zemra më gjet të lirë
për ta rikënduar Librin e Shenjtë
me gjëmët e jetës së Arbënit,
me shenjtërinë e vuajtjes,
me mundimet e mia nga fundi i shpirtit
te Kangë e moçme e vjershërisë
“këtë Libër me mbaruom”.
Vetëm jeta të mos na shuhet kurrë te Diell i Ri.“
( Po aty, faqe 135. )
Është e paevituar pyetja, pse ky Libër i Dytë apo Pjesa e Dytë me shtatë paradigma na quhet kësisojit, kur i ka Pjesa e Parë katërdhjetë e nëntë oratorio? Është e thjeshtë, një libër i jashtëzakonshëm dhe na është vepra jetësore dhe letrare e Pjetër Budit, i cili është jo vetëm vjershëtor apo poet dhe luftëtarë, që të luftojë e të veprojë me jetë e me penë, edhe me krijime të denja të oratorisë së një intelektuali të varfër të Arbërisë, e jo për vende të tjera të huaja.
Kjo e fundit, nuk është tjetër pos e gjakut të huaj e jo filistinë, dhe sot na hedh gurë mbi Kosovën, sikurse artmiqtë, të cilët përpiqen të na bëjnë tërësisht si veten:
„I vetëm me peshën e Arbënit në shpirt
e shpirti ish aq i sfilitur.
Sikur e bart peshën e kryqit në Golgotë
nën britmat armike, nën fyerjet e akuzat
e farisenjëve me shenja kryqi.
Po as mëkati as armiku sikur nuk kanë pushtet aty.“
( Poezia „Oratorio e katërt e paradigmës në flinë e përjetshme/Shembulla e Përshpirtme“, faqe 136. )
Poetët janë prijësit e parë të fatit të një populli, të ligë apo të mirë, dhe Pjetër Budi dallon nga kjo gjë. Gjithmonë ata u prijnë luftëtarëve të zjarrtë, po asnjëra palë nuk e gëzon atë fat të kenë një grimcë „pushteti“ aty, pos ata që janë klasa e tretë, e katërt apo e fundit, të cilët para luftës ishin ose të shukatur ose mirrnin pjesë në pushtetin e armiqve, e gjatë luftës rrinin të stepuar ose mirrnin pjesë në radhën që nuk i rrokte plumbi.
„Çelja e Syrit“, na është e patjetërsueshme. Përndryshe, farisenjtë „me shenja kryqi“, pra jo ata që luftojnë për një kauze të rëndësishme, por ata që shiten si „luftëtarë“ dhe krenohen shumë pastaj, janë ata që ju „mçelënë syytë të shumëve“, „T’pagoiëvet me folë/E t’shurdhëvet me ndëgjuom“, e siç na thotë Pjetër Budi e ndër të tjera Prend Ndue Buzhala, në „Oratorio e pestë e paradigmës në flinë e përjetshme/ Çelja e Syrit“, është kjo gjë:
„Shih si është kjo grigjë e bardhë plisabardhësh,
gra të veshura në të bardha,
fëmijësh si flutura të bardha.
Oh, jo! Grigja bredh nëpër pyje të errët,
bredh nëpër natë, duke kërkuar shtegun, dritën.
E ka humbur vetveten dhe tash vetveten kërkon.“
( E njëta poezi, faqe 138. )
E njëjta periudhë na zë në këtë kohë, sikur në kohën e vjershëtorit Pjetër Budi. Nuk duhet ta humbim vetveten! Ne, kot e kërkojmë „shtegun e dritës“, sepse nuk ja e jep kjo kohë Dritën, por periudhën e vuajtjeve, kur armiqtë më të mëdhenj e marrin prap „pushtetin“ e kohës sonë. Grigja e bardhë plisabardhësh dhe fëmijët, si flutura (që do të thotë se ata që nuk kanë asnjë sherr!), janë si vet pjella më e shenjtë e jona, brezat e ardhshëm, e kërkojnë kot shtegun e dritës, sepse armiqtë e tyre e kanë marrë mësheftas pushtetin në duar të veta dhe nuk e japin ate për të cilën ne kemi luftuar.
„O Hyji im, më duhet të shpejtoj, ta kaloj edhe këtë vâ,
edhe këtë lumë, këtë ditë terri nëpër Golgotë.“–
thotë poeti ynë, duke përmbledhur edhe fatin e njeriut të shenjtë, Pjetër Budi, i cili, duke ikur prej njerëzve të ligjtë e vrastarë, armiqë të përbetuar kundër lirisë e gjuhës shqipe, mbytet në lumë. Ata na e zënë udhën edhe njëherë, si gjithnjë, e poeti Prend Ndue Buzhala na e qartëson se kush janë këta „gjarpij të famakuom“, pra armiqtë, me emrat Judë, Turqi, Venedik, etj., „tradhëtorin e mallkuom“. Pastaj na e jep arësyen e alegorike:
„Ka vetëm Ujë arbëror të Drinit
dhe Gjak arbëror të Pjetrit-
ndryshe nuk do të kryhej vepra e sakramenteve
“nd’Arbënë të pagëzuom”:
andej kah parakalojnë plaga e Jesuesit
engjëjt dhe shenjtërit.“
( Poezia „Oratorio e gjashtë e paradigmës në flinë e përjetshme/Ujët dhe Gjaku i sakramenteve“, faqet 140, 142 dhe 143. )
„Nata në Golgotë duhet të zgjasë edhe disa shekuj,
me ulërimat e ujqërve e të djajve.
I dënuar në të gjitha gjyqet e të gjitha kohëve…
Kufomat arbërore mbesin të pavarrosura,
të vrarë në të gjitha luftërat e në të gjitha vendet,
të humbur në të gjitha betejat e në pax dei,
të kryqëzuar në të gjitha kryqëzatat.“
( Poezia e fundit, „Oratorio e shtatë e paradigmës në flinë e përjetshme /Pons Pilati në Gjyqin e Kallmetit“, faqe 143. )
Çdo gjë na sqarohet simbolikisht në pjesën e fundit, të shkruar në 1980, para përpëlitjes së demostatave të vitit 1981, dhe të rishkruar në vitin 2006.
Siç na e vë në fusnotë Prend Ndue Buzhala, „kjo tërësi poetike apo poemë është shkruar në dy kohë të ndryshme, e rimarrë nga autori, në shenjë të 384 vjetorit të lindjes së Pjetër Budit“. Me këtë poemë na mbyllen pesëdhjet oratorio të poetit, me fjalë të hirshme.
- Tema biblike dhe hirësia e vargjeve të shenjta
Tani, në vend të përmbylljes për këtë shqyrtim të një studimi për veprën e autorit Prend Ndue Buzhala, duke e lënë anash karakterin e tyre historik e letrar, po i marr dy teoritë letrare nga Zejnullah Rrahmanit, “Arti i peozisë“ dhe „Teoritë moderne letrare“, [24] në të cilat na sqarohen poezitë moderne dhe bashkëkohore, krahas aspektit metafizik të poezisë së mirëfilltë lirike, dhe pak vendi i sistemit politik, spektri i temave dhe rëndësia e teorisë biblike.
Çështja e shijes letrare varet nga ana e lexuesve dhe është në përputhje me vetëdijen e tyre, të ngarkuar ndonjëherë apo nuk është „shumë i zgjuar“. Do të kishim thënë në përputhje me te, se poezia postmoderne edhe tek ne hap shtigje të reja. Shqyrtuesit duhet të njohin këto gjëra të reja nga poezia postmoderne dhe të klasifikojë në përputhje me kahjen e tyre.
Jo vetëm se ajo korrigjohet nga format paraardhëse, e nga llojet e poezive paraprake, por ka edhe shtigje të reja të poezisë lirike. Kritikët tanë e njohin poezinë lirike, por nuk e njohin aspak ose shumë pak poezinë abstrakte.
Siç na thotë Zejnullah Rrahmani, në „Artin e poezisë“, poezia lirike na i kombinom fjalët e zgjedhura, shprehjet, gjuhën poetike e artistike të tyre, tingëllimin e tyre të këndshëm, për të pasur mundësi të shprehin botën e caktuar të veprës me një sistem të caktuar.[25] Ky sistem i caktuar mund të jetë i rëndësisë politike dhe jo politike apo kombëtare dhe gjithëkombëtare.
Në rastin tonë konkret kjo vepër jo vetëm se ngrihet mbi fetë të cilat i ka kombi shqiptar, me fjalë të zgjedhura poetike, me këngë të rralla si psallme e paradigma, oratorio e lutje, si një Bibël e Re për të gjithë shqiptarët, që i do pakrasimisht, edhe kur bëjnë gabime të mëdha kombëtare dhe njerëzore, por i zëvendëson një njeri i denjë dhe peshon aq rëndë në fjalët e hirshme, të cilat janë tepër të vlershme për njerëzimin dhe botën.
Sistemi i veprës së Prend Ndue Buzhalës „Pesëdhjetë oratorio për fjalët e hirshme“ na sjell një oratori të mirëfilltë biblike, me nuanca metafizike e të përshpirtshme, krahas atyre të karakterit historik dhe personal. Karakteri personal nxirret rreth autorit, edhe kur ai nuk flet fare me „unë“, sepse kjo është monotone, por duke e njohur thellë jetën e autorit. Kësaj radhe nuk do të merremi ne me karakterin personal dhe as me karakterin bibliografik e historik, sado që poema e paradigmave të jetes e flijimit të përjetshme të Pjesër Budit na zgjon këtë çështje, etj., p.sh.: edhe ajo e At Shtjefën Gjeçovit, në Zym të Hasit dhe Abetarja e tij e gurit.
Nuansat metafiko-filozofike ndjehen thellë në poezinë e këtij libri të Prend Ndue Buzhalës, edhe sa i përket dhënies së karakterit të tyre fetar e mbifetar dhe drejtimit të botës filozofiko-metafizike të besimit, prej botës së provave të njeriut tonë e deri te lutjet e hirshme para institucionit metafizik të botës së qiellit dhe Zotit të Madh, i cili ndjehet hirshëm në këto poezi dhe lartësohet me fjalë të zgjedhura e të larta, si një Bibël e zbritur në vetëdijen e tij. Kemi këtu poezi moderne nga imazhi i tyre deri te shtruarja filozofiko-biblike.
Po e marrim tekstualisht Zejnullah Rrahmanin, çka na thotë në hyrje të poezisë metafizike:
„Këtë lloj poezie nganjëherë e quajmë edhe lirikë e lartë, kurse herave të tjera e quajmë edhe poezi refleksive dhe, madje ndonjëherë edhe poezi filozofike. Duket sikur nëpër emërtimet e këtilla lirika i afrohet befas rrezi-kshëm hapësirës së thellë filozofisë, duke bartur mbrenda strukturës së vet mendime të thella e të rendësishme njerëzore. Është afruar aq shumë poezia ndanë tehut të fushës së filozofisë sa na bëhet se ka krijuar diçka që është poezi dhe filozofi njëkohësisht!“ [26]
Kjo është njëkohësisht një poezi e filozofisë së mendimeve të rëndësishme biblike, por e krijuar nga realiteti jetësor shqiptar e kosovar, që na ndërlidhet
me të vërtetat filozofike të Jezu Krishtit e Golgotës, nëpër realitetin e hidhur të tradhëtisë filozofike dhe politike të lirisë kombëtare dhe njerëzore. Ajo e bartë në përgjithësi një kulturë të thellë të mijëvjeçarëve apo qindravjeçare të lutjeve të hirshme, tradicionalisht shqiptare dhe njerëzore.
Në njëfarë dore janë kulturë botërore, sidomos shprehjes së saj gjuhësore dhe letrare të poezisë postmoderne dhe të rëndësisë primare.
Nga tërësia e temave të këtyre poezive tërësisht moderne e bashkëkohore, prej Librit të Parë e deri te Pjesa e Dytë (d.m.th. Librit të Dytë), na shtohet poetikisht Bibla e hirshme shqiptare dhe jo Bibla e Vjetër, që është edhe ajo me fjalën e parë „NePhilim“ shqipe, por e nivelit tjetër, e këto janë pesëdhjetë oratorio, me aq psalme bibliko-shqiptare dhe me shtatë paradigmat e Pjeter Budit, që e ndërlidhin Biblën poetike dhe misionin njerëzor të saj.
Teksti i këtyre poezive përmbanë një sens shentërije, të cilat na janë tepër të veçanta. Studiusve të këtyre veprave dhe veprës së cekur u mbetet një hapësirë e gjërë e interprtimit të tyre, për dallim nga teoria biblike.[27]
Hirësia e temave të poezisë së këtushme është tepër e veçantë.
Nëntor, 2024.
[1] Mario Andreotti, „Die Struktur der modernen Literatur“, 4. Auflage, Haupt Verlag, Bern-Stuttgart-Wien, 2009.
[2] Linda Hutscheon, „Poetika e postmodernizmit/Historia, Teoria, Fiksioni“, OM, Prishtinë, 2013.
[3] Linda Hutscheon, vepra më lartë e cituar, faqe 259.
[4] Shikone pjesën e veprës studimore të Mario Andreotti, cituar më lartë, pjesa 9.5, „Traditionelles vs modernes Gedicht: Gegenüberstellung ihrer Hauptmerkmalle“, faqe 326-329, edhe pse është në gjuhën gjermane.
[5] Po deshët shikone „Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe“, nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë/Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë“, Tiranë, 1980, faqe 1306.
[6] Kështu i quaj „gjuhët e tjera të botës“, të cilat duhet të krahasohen me gjuhën paraprake, e kjo është gjuha shqipe, jo „gjuhët indio-europiane“, sepse prej Indisë e në Europë, së bashku me Kontinentin e Amerikës ka shumë popuj e shumë gjuhë. Ato mund të krahasohen vetem me gjuhën e zanafilës, që është gjuha shqipe.
[7] Një prej këtyre autorëve dhe veprave të njohura po e përmend, sepse kjo vepër është e shkruar gjermanisht e nuk është e përkthyer: Fritz Schäfer, „Der Buddha sprach nicht nur für Mönsche und Nonen/Die ganze Lehre erstmals nur nach seinen Reden für Nichtasketen“, Wener Kristkeitz Verlag, 2., vollständig überarbeitete Auflage, Heidelberg-Leimen, 2002. Ajo na i ka rrafsh 880 faqe.
[8] Në të vërtetë, Kryqi i gjetur në malet e Drenicës Vuçake ruhet në Kishën e Shën Abrahamit, në Llapushnik, të Republikës së Kosovës, por nuk është ende detalisht e verifikuar. I takon periudhës historike të parahistorisë, pra para lindjes së katolicizmit romak në Vatikan.
[9] Falë e urtë popullore shqiptare.
[10] Ua ripërkujtoj poemën time“Vargje që nuk duan titull/Letër e hapur një atikombëtari“, të botuar edhe në veprën e gjashtë poetike e të tretën të botuar në Tiranë, „Gjuha e dheut tim“, Albin, Tiranë, 1999, të sabotuar në të gjitha anët, në Shqipëri e në Kosovë, nga pushteti i ri.
[11] Po ua përmendi veprën time shkencoro-publicistike, “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, Lena Grafik, Prishtinë, 2019.
[12] Shkimin publik, që e kam botuar më vonë, si shkrim, „Shpërdorimi i një date historike për qëllime të errta dhe gjakatare“ është shkruar për të qenë letër e hapur e KKIOB-së, për t’u shpërndarë si fletë volante, dedikuar opinionit të gjërë gjithëshqiptarë, me 20.06.1989. Ajo ka qenë edhe në veprën shkencore e publicistike, të mbetur sot e kësaj dite e pabotuar, në dy vëllime,”Çështja shqiptare dhe zgjidhja e drejtë e saj”, dhe ka qenë e dhënë atëherë te redaktori Akad. Prof. Dr. Bedri Dedja, e cila i kishte afërsisht 500-600 faqe A4, dhe e cila është grabitur nga 3 pjesëtar të SHIK-ut dhe e dërguar direkt në duar të Sllobodan Millosheviçit.
[13] Shikone prap veprën shkencoro-publicistike, „Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj“, faqe 39.
[14] Niko Stylos, „Etruskishte-Toskërishte“, West-Print, Mühlen a.d. Rein, 2010.
[15] Shikoni këtë vepër të Niko Stylos, faqe 253.
[16] Mund ta kërkoni për ta gjetur nëpër shkrime të shumta shkrimin tim të atëhershëm, e cila nuk doli si fletë volante e KKIOB-së.
[17] Gjëne shkrimin historik të shkencëtarit dhe mikut tim, Qazim Namani, sepse më mirë ua shpjegon ai për këtë qytet dhe për kalanë. Është i botuar edhe njëherë ky artikull shkencor, në revistën http://www.zemrashqiptare.net/news/54167/qazim-namani-gjurmet-arkeologjike–ne-qytetin-e-kassoves.html. Lexone dhe shikoni.
[18] Xhonatan Kaller, “Teori letrare/Një hyrje shumë e shkurtë”, ERA, Prishtinë, 2001, faqe 52.
[19] Zejnullah Rrahmani, „Arti i poezisë“, Faik Konica, Prishtinë, 2001, faqe 27.
[20] Po aty, e njëjta faqe.
[21] Në atë vepër, faqe 20.
[22] E njëjta vepër, faqe 12.
[23] Përmbledhja e tetë poetike quhet „Qielli i paprekur“, „Brezi ‘81“, Prishtinë, 2012, e cila e mori shpërblimin e tretë të LSHAKSH të Gjermanisë, me 01.06.2013, në Ennepetal, në konkusin letrar „Azem Shkreli“.
[24] Zejnullah Rrahmani, „Arti i poezisë“, dhe „Teoritë moderne letrare“, botuar nga SHB „Faik Konica“, Prishtinë 2001 dhe 2005.
[25] Shikoni veprën e parë „Arti i poezisë“, faqe 159.
[26] Po aty, faqe 213.
[27] Shikoni po deshët teorinë biblike, në veprën e dytë, „Teoritë moderne letrare“, faqet 80-83.