Nezir Muharrem Muharremi

0
Nezir_Muharrem Muharremi

Nezir (M )Muharremi nji strateg ,njeriu që dha shum për ngritjen e vedisimit dhe rrugtimit për qështjen kombtare, I cili  për  shkak të veprimtaris  e ndodhive  të rrugtimit të tij ai  zbulohet nga   udb-ja  e Beogradit,ku nga   represaljet e asaj kohe ai  detyrohet ta ndërrojë mbiemrin:

Në vazhdimsi ai do të marrë emrin e babëgjyshit, Ahmetit për mbiemër të vetin. Pra, do të thirrej Nezir Ahmeti.

Nezir Muharrem Ahmeti u lind më 01. 01. 1930 në fshatin Batahir të Shalës së Bajgorës. Ai ishte fëmija i tretë me radhë i Muharrem dhe Zyhra Muharremit. Shkollen fillore e vijoi në fshatin Batahir, në  vendin ku  edhe më parë ishte shkollë mejtepi. Po ashtu mësimet i vazhdoi edhe në odën e Gani Cerajës, në Cerajë, te mësuesi Tahir Doli, ndërsa pjesën tjetër  të shkollimit e vazhdoi dhe e kreu në Mitrovicë.

Neziri ishtei nxënës i shkëlqyer. Pas luftës së Dytë Botërore ai vazhdoi shkollimin e mesëm në Mitrovicë, ku si 20- vjeçar ishte edhe kryetar komune në fshatin Vllahi. Në vitin 1954 është martuar me Hajrije Miftarin, me të cilën kanë vazhduar jetën në Mitrovicë dhe kishin 5 fëmijë. Po në atë vit Neziri është punësuar si kontabilist në Fabrikën e Tjegullave në Mitrovicë. Në fillim të viteve ’60, ai e kreu Shkollën e Lartë Ekonomike në Pejë. Nga viti 1964 punoi si drejtor komercial në Fabrikën e Tjegullave. Po në atë vit e regjistroi fakultetin ekonomik në Beograd, ku në fund të viteve ‘60 diplomoi. Në vitin 1970 bëhet drejtor gjeneral (shqiptar i pari) në Falbrikën e Tjegullave.

Pasë këtij  emrimi, si duket kunder  emrimit të tij, fillojn disa pa kënaqesi, deri sa  dalin disa lojalist pro serb,dhe vet serbet  e Mitrovicës që   synonin ta mbanin atë post, dhe me direktiven që kishin serbet me Beogradin Nezirit  i bëjn nji kurthë, duke  luajt lojen e tyre që ta dërgonin në pushime  në Mal të zi,dhe me atë udhëtim edhe ta eliminonin.

E gjithë kjo  loj  e pushtetit  në Mitrovic  erdhi nga   nji mbledhje që mbahet në Beograd, ditë më par, ku  dhe që nga atje  marin vendim  që Nezirin me familje ta dërgojn në Pushime në mal të zi. E njejta loj u luajt  si  edhe me shumë  intelektual shqiptar që  në atë  koh ndiqeshin nga udbeja e Beogradit, që  ishte instalu në kosov për ndjekjen e  eliminimin e veprimtarëve    shqiptar, e sidomos ata që ishin  të shkolluar.Ky fat  i zi  e ndjek edhe Nezir Muharremin.

Më 31. 08. 1971, pas pushimeve  që ishte në Ulqinë , dhe diten  duke u kthyer për në shtepi , gjatë rrugëtimit nga Ulqini për në Mitrovicë,  Ai me familje  ndalon në qytetin e Podgoricës,  Ku pas pas darkës, në një restoran të atij qyteti  helmohet, dhe në munges të ndihmes  ai  dhe vdes në moshën 41-vjeçare.

Dita e asaj mbremje   kur  ai  hyn në  atë  hotel, mënyra e pritjes  dhe e rezervimit të tavolinës,   dhe servimi i ushqimit dhe menyja  e  ushqimit , lënë për të kuptuar se ai kishte qenë  i përcjellur  dhe çdo gjë kishte qenë e përgatitur  për ta  helmuar, ku edhe momenti për të  reaguar  ndihma e shpejt kishte qenë i  vonuar , dhe si shkak i kësaj ai edhe përfundon me fatalitet në Titogradin e  atëhershëm, që sot  quhet  Podgoricë.

E gjithë historija  e kësaj fatkeqesie len për të kuptu se Neziri ishte  nën vezhgimin e dirigjimit të armikut, e kuptuar se  në kohen kur thirret ndihma e shpejt së lajmroheshin, dhe kishte nderprerje të  sinjaleve të telefonit nga ai hotel, së kishte asnji   ndihm nga  pronari i hotelit, e aq më keq  të  tentonte dikush ta ndihmonte, deri sa  vetem e shoqja me fëmijet  mundohej t’i gjente shpetimin, tregjedia edhe ma e madhe ishte se nuk kishe nga kushë të kërkoje ndihm,

Familjarët që ishin me të, gruaja, djali dhe vajza,  ishin nën mëshiren e kohes,andaj edhe  Nezir Ahmeti  vdiq,në rrethanat  në të cilat  ishte e  kuptuashme se ishte nji atentat diplomatik.

Edhe me ardhjen   në kosov edhe pas vdekjes e varrimit të tij,familja së pat mundsin asnjiher ta  zbuloj  të vërteten përshkak të regjimit, ku  edhe pse   u dit  e vërteta  regjimi serb së lente  të hulumtohej e të dilte e vërteta në pah, edhe pse shumë   intelektualë, qytetarë  e veprimtarë të Mitrovicës  gjithnjë kanë dyshuar dhe kanë qenë të bindur  se  dora e  zgjatur  e regjimit serb  kishte qenë vrastarja e  Nezir Ahmetit.
E vërteta edhe sot e asaj dite  ësht mbet në heshtjen e institucioneve e  rrethanave që kaloj Kosova nëpër këto vite mjerimi.

Lavdi jetës e veprës së njeriut të rrugëtimit të arsimit dhe të çështjes kombëtare; njeriut të  virtytit e të sakrificës për ta ngritur vendin, duke i dhënë prioritet gjithnjë vendlindjes e Mitrovicës së minatorëve, që mbanin gjallë tërë Kosovën, që serbët  kaherë donin që  të mbetej pronë e tyre dhe e shtetit të Serbisë fashiste, kriminele dhe vrastare.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Pushoftë në paqe!

Dërgoi për publikim, Fatmir Çitaku, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.