Nëntori dhe shkrimtarët

0
Rifat Kukaj - Ymer Elshani - pulla

Skënder Karaçica

Në pullat postare të Kosovës, portreti i shkrimtarëve për fëmijë të Drenicës, Rifat Kukaj dhe Ymer Elshani

Në vegjilje të festës së Nëntorit të Flamurit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë zyrtare dhe Shqipërisë tjetër Kosovë, posta e Kosovës i nderoi dhe kujtoi në pullat postare, shkrimtarët për fëmijë të Drenicës, Rifat Kukaj dhe Ymer Elshani.

Në manifestimet për 28 Nëntorin e Flamurit të Pavarësisë, pullat postare të postës së Kosovës, e kanë begatuar programet kulturore të institucioneve të shtetit, të shkollave dhe të diasporës shqiptare nëpër botë dhe Amerikë. Përmes pullës postare, shkrimtarët dlo të udhëtojnë në të gjitha anët e atdheut, që të nisin lajmin apo shkresat tjera zyrtare me portretin e shkrimtarëve, që, përmes krijimtrisë letrare për fëmijë,ata ndërtuan një kala, një kopsht me lule, shumë libra në bibliotekë, udhë të lumtura të rritës në Kosovën e lirë.

Në nëntorin e Prishtinës së lirë të stolisur me flamujt kuq e zi të atdheut shqiptar dhe kujtesa për orën e madhe të pavarësisë së Shqipërisë dhe portreti i shkrimtarëve në pullat postare, e ka gëzuar Dren Kukaj, i cili thotë me fjalën shend e verë se ai është nipi i shkrimtarit Rifat Kukaj.

Për shkrimtarin Ymer Elshani i masakruar në mënyrën më barbare deri në shkallë të gjenocidit nga regjimi fashist i Serbisë, në Masakrën e Paklekut të Vjetër në Drenicë, vajza e tij e vetme që i shpetoi shfarosjes së familjes, Teuta Elshani, falenderon postën e Kosovës për pullën postare me portretin e shkrimtarit dhe porosia artistike për Nëntorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Nëntori dhe shkrimtarët e ka thënë kritika letrare, janë ndërgjegjja e kombit, ndërsa gjuha dhe letërsia është atdheu!

Nëntor të motit 2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.