Nënë Tereza në filateli

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Nga Prof.  Dr. Tefë Topalli

Por vepra më e madhe e filatelisë shqiptare, e përpiluar deri më tani, është përmbledhja e shkrimtarit Gjon Marku me pulla kushtuar Nënë Terezës, të botuara në 118 shtete të botës.

Ky botim akademik (siç mund ta cilësojmë), me një strukturë madhore dhe me letër luksi, i përgatitur në shqip dhe anglisht, nis me një Hyrje të gjatë, ku vihet në dukje përdorimi për herë të parë i pullës postare në vitin 1864, në revistën franceze “Collectionneur de Timbres-Poste”, një vit pas formimit të Shoqatës Londineze të Filatelistëve (1865), si dhe ekspozita e parë filatelike, e mbajtur në Londër më 1912. Ndërkohë, manuali “Bazat e koleksionimit të pullave”, me autor Fred Malville, shënon fillimin e literaturës së mirëfilltë filatelike në botë.

Dyzet faqet e para i kushtohen Shqipërisë: një paraqitje që nis nga koha osmane dhe vijon sipas periudhave, deri para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në shumë faqe është sjellë lëndë e pasur mbi personalitetin e Nënë Terezës, shërbimin e saj bamirës në Indi dhe në mbarë botën, vlerësimet e shumta që i janë bërë misionit të saj dhe Motrave të Urdhrit, kudo që ndodhen; vizitat në Shqipëri, përvjetorët e lindjes së saj dhe Lumturimi nga Papati.

Pas kësaj pjese nis shtjellimi përmes pullave postare me temën “Portreti i Nënë Terezës në Filatelinë Botërore”, duke filluar nga shteti i Angolës e duke vijuar sipas rendit alfabetik të vendeve në të gjitha kontinentet, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Gjon Marku, Nënë Tereza në pullat postare të botës (118 shtete) – botim dygjuhësh, EMAL, Tiranë, 2025, 462 faqe, format i madh.

Thënë drejt: ky album duhet parë dhe shfletuar, duke u njohur jo vetëm me dizenjot, por edhe me vetë pullat postare që përmban, duke reflektuar njëkohësisht mbi kontekstin historik në të cilin janë prodhuar dhe mbi funksionin e tyre social e bamirës, të lidhur ngushtë me figurën e Nënë Terezës. Po ashtu, lind pyetja nëse këto emetime filatelike kanë nxitur individë apo shoqëri drejt vetëdijesimit dhe veprimit në dobi të komuniteteve në nevojë.

Shënim

Kështu po e quajmë këtë segment, i cili është një shkrim i përgatitur dhe i dërguar në dy organe të shtypit tonë me rastin e përvjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe Lumturimit të saj, por që nuk u botua, pa dhënë redaksitë përkatëse asnjë shpjegim. Ne kemi dëshirë t’ia sjellim këtë material lexuesit tonë.

NËNË TEREZA

NË FILATELINË BOTËRORE

Prej vitesh, shkrimtari Gjon Marku ka tërhequr vëmendjen e lexuesve tanë me botimet e shumta që ka publikuar në poezi dhe në prozë, në eseistikë dhe studime monografike, si dhe në ridimensionimin e figurave të shquara nga fusha të ndryshme: arsimi, kultura, politika dhe letërsia.

Ai është autor i disa librave publicistikë, veçanërisht i përmbledhjeve shumë interesante me intervista për Mirditën dhe më gjerë, të cilat kanë sjellë në mënyrë të përqendruar mendimin intelektual shqiptar dhe të huaj për mirditorin dhe psikologjinë e tij, për traditën dhe trashëgiminë historike e folklorike të kësaj hapësire malore, për mënyrën e jetesës dhe qëndresën e popullatës, sidomos për vetëqeverisjen sipas normave tradicionale, të ruajtura brez pas brezi.

Nga ky autor kemi gjithashtu studime të thelluara për Gazullorët e Mesjetës – të veshur me lavdi nga Rilindja evropiane dhe ata të kohëve tona – të trajtuar tragjikisht nga vetë shqiptarët (klerikët Gjon dhe Nikollë Gazulli), pavarësisht kontributit të tyre të jashtëzakonshëm në lëmin e lëvizjeve përparimtare sociale dhe në veprat pioniere të albanologjisë.

Ditët e fundit, Gjon Marku publikoi Albumin e madh “Nënë Tereza në pullat postare të botës (118 shtete)” – “Mother Teresa on the Postage Stamps of the Ëorld (118 Countries)”, studim, Shtëpia Botuese EMAL, Tiranë, 2025, me 462 faqe.

Kjo është vepra më e madhe e filatelisë shqiptare që është përpiluar deri më tani, kushtuar kësaj Shenjtoreje. Ajo përbën një përmbledhje monumentale të shkrimtarit Gjon Marku me pulla postare kushtuar Nënë Terezës, të emetuara në 118 shtete të botës.

Ky botim akademik (siç mund ta cilësojmë), me një strukturë madhore dhe me letër luksi, i përgatitur në shqip dhe anglisht, nis me një Hyrje të gjatë, ku vihet në dukje përdorimi për herë të parë i pullës postare në vitin 1864, në revistën franceze “Collectionneur de Timbres-Poste”, një vit pas formimit të Shoqatës Londineze të Filatelistëve (1865), si dhe organizimi i ekspozitës së parë filatelike, në Londër, më 1912. Ndërkohë, manuali “Bazat e koleksionimit të pullave”, me autor Fred Malville, shënon fillimin e literaturës së mirëfilltë filatelike në botë.

Dyzet faqet e para i kushtohen Shqipërisë: një paraqitje që nis nga koha osmane dhe vijon sipas viteve, deri para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në shumë faqe është sjellë lëndë e pasur mbi personalitetin e Nënë Terezës, shërbimin e saj bamirës në Indi dhe në mbarë botën, vlerësimet që i janë bërë misionit të saj dhe Motrave të Urdhrit, kudo që ndodhen; vizitat në Shqipëri, përvjetorët e lindjes së saj dhe Lumturimi nga Papati.

Pas kësaj pjese nis shtjellimi përmes pullave postare me temën “Portreti i Nënë Terezës në Filatelinë Botërore”, duke filluar nga shteti i Angolës dhe duke vijuar, sipas rendit alfabetik të vendeve në të gjitha kontinentet, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Është pikërisht kjo pjesë që përbën thelbin studimor të veprës, e ndarë në tri periudha:

a) transmetimi i mesazheve në shoqëritë pararomake, duke nisur nga kinezët, persët, ilirët dhe grekët;

b) gjatë Perandorisë;

c) në shekujt e parë të Mesjetës e më vonë, në marrëdhëniet ndërmjet principatave të vendeve perëndimore, sidomos pas lindjes së universiteteve në Evropë.

Autori vijon me paraqitjen e vajzës angleze, veprimi i së cilës shënon lindjen e shërbimit postar modern, si dhe të njeriut që e institucionalizoi këtë veprimtari qytetare, Roëland Hill. Këtu fillojnë edhe tarifat e para postare dhe konkurset për konkretizimin e programeve dhe ravijëzimin e pullave me çmimet përkatëse, siç është projekti i Ëilliam Ëyon për gdhendje të stilizuara, të përdorura si modele të ndryshme.

Sipas këtij albumi, emetimi i një pulle postare ka kërkuar një kohë të gjatë stabilizimi dhe pranimi kombëtar e ndërkombëtar.

“Termi filateli,” shkruhet në këtë vepër, “e ka zanafillën e vet në idenë e projektimit të pullës së parë postare të botës, hedhur nga suedezi Treffenberg në vitin 1823, e emetuar më 1840, me një tirazh prej 75 milionë kopjesh.” (f. 8)

Thënë drejt: Albumi duhet parë dhe shfletuar, duke u njohur me deciturat (sipas vendeve dhe viteve të emetimit), me vetë pullat postare që përmban, si dhe duke reflektuar mbi kontekstin historik në të cilin ato janë prodhuar dhe mbi funksionin e tyre social dhe bamirës, të lidhur ngushtë me figurën e Nënë Terezës. Po ashtu, shtrohet pyetja nëse këto emetime kanë nxitur individë apo shoqëri drejt vetëdijesimit dhe veprimit në dobi të komuniteteve në nevojë, kudo në botë, përballë tragjedive, luftërave dhe krizave njerëzore.

… shteteve, grupeve etnike dhe katastrofave natyrore, etj.

Në këtë hyrje të pasur teorike tregohet se, me përhapjen dhe shtypjen e një numri gjithnjë e më të madh pullash postare, lindën edhe shoqatat e filatelistëve dhe të koleksionistëve në mbarë botën. Filatelia nisi të ushtrohej jo vetëm si pasion, por edhe si profesion, me të dhëna të rëndësishme historike dhe tipografike.

Ky zhvillim i nxiti shoqëritë e mëdha të organizonin ekspozita filatelike, që nga viti 1912 (Londër), dhe solli konsolidimin e literaturës së specializuar filatelike në shkallë evropiane dhe mbarëkontinentale. Edhe nga trajta, forma dhe madhësia, pullat postare paraqesin larmi të madhe: u shfaqën pullat me dhëmbëzim (për herë të parë), të realizuara nga irlandezi Henry Archer; ndërsa format e tyre kanë qenë dhe janë të shumëllojshme: katërkëndëshe, katrore, të rrumbullakëta, trekëndëshe (në disa shtete), ovale, në trajtë rombi, etj.

Pullat e para nisën të shënojnë edhe vlerën monetare, siç është rasti i pullës së emetuar me portretin e Mbretëreshës Viktoria të Anglisë. Të gjitha këto zhvillime janë shoqëruar dhe vijojnë të shoqërohen me katalogë dhe botime të shumta filatelike.

Për historinë tonë, autori bën një ndarje të veçantë kohore:
Shqipëria, vend i një dhunimi qindravjeçar të tejskajshëm otoman, 73 vjet pas pullës së parë të botës, sapo kishte fituar Pavarësinë Kombëtare dhe kishte nisur të krijonte institucionet shtetërore, emetoi për herë të parë pullën e saj zyrtare, dhe më 1913 kërkoi anëtarësimin në Bashkimin Postar Ndërkombëtar” (f. 12).

Gjatë kësaj kohe, përdorimi i pullave postare lidhej me qendrën e Perandorisë Osmane, ku emetimi i pullave postare nisi në vitin 1863, me të njëjtin shtyp dhe tarifa në tërë hapësirën e pushtuar osmane. Vulat e vëna në përdorim para emetimit zyrtar osman kalojnë nëpër tri faza:

– me shkrim osmanisht mbi një rreth të zi;

– me shkrim osmanisht në forma ovale, rrethore, katrore dhe katërkëndore, mbi sfond të bardhë;

– dhe faza e tretë, me alfabet osman dhe shkrim frëngjisht, në formë rrethore, me datë në mes.

Vula më e vjetër e kësaj periudhe i përket vitit 1849, e përdorur në vilajetin e Shkodrës, e shoqëruar po atë vit edhe me një zyrë postare; zyra të ngjashme u hapën edhe në Gjirokastër dhe Korçë.

Numri i këtyre zyrave, në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XIX, arriti në nëntëmbëdhjetë, deri në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Megjithatë, duhet theksuar se shërbime të tilla kanë ekzistuar edhe në bashkëpunime të ndryshme, si: austro-turkeAntivari, pa përjashtuar shërbimet serbe, italiane, malazeze dhe greke.

Kjo periudhë lidhet edhe me depërtimin e kapitalit austriak në Gadishullin Ballkanik, kur në Shkodër Perandoria Dualiste hapi përfaqësi konsullore që në vitin 1791, si dhe përfaqësi në nivel nënkonsullate në Durrës. Në fund të shekullit XIX (1887), Vatikani nënshkroi me Vjenën edhe Kultusprotektoratin, sipas të cilit Austria merrte në mbrojtje katolikët shqiptarë të Veriut.

Austria ishte vendi i parë që hapi zyra postare në Shqipëri, edhe në kohën kur vendi ndodhej nën sundimin e Portës së Lartë, që në vitin 1854. Kryesisht përdoreshin pulla postare osmane; njëkohësisht, zyra të tilla u hapën edhe nga shoqëri detare

“Lloid”, për portet e Shëngjinit, Durrësit dhe Vlorës. Për Shkodrën njihet gjithashtu se ka pasur raste kur zyrat postare të Konsullatës Austriake janë mbyllur, siç ishte rasti i vitit 1855, e cila qëndroi e mbyllur deri në rihapjen më 1901. Pullat e para të Habsburgëve mbanin prerje të portretit të Franz Josephit, të ngjashme me ato që përdoreshin edhe në hapësirën e Lombardisë, Itali, e cila qeverisej nga austriakët. Ato pulla të pakta që u emetuan nga Austria dhe Italia gjatë kësaj kohe u kundërshtuan ashpër nga Stambolli.

Një vend të veçantë autori i kushton filatelisë shqiptare në kohën e Pavarësisë, kur pak ditë pas shpalljes së saj, trupat serbe dhe malazeze shkelën vendin deri në Tiranë. Njëkohësisht, u vunë në përdorim pulla turke, serbe dhe greke, si dhe rishtypje me mbishkrimin “Administrata greke”. Por, emetimi i parë filatelik shqiptar u bë nga qeveria e Vlorës, më 1 Maj 1913 – shtypur si zarfa me vulë postare, kur ministër ishte L. Nosi.

Me mjaft interes janë edhe pullat postare të emetuara nga konsullatat e huaja në Shkodër dhe Vlorë, pasi ato mbajnë shënimin “kombëtare shqiptare” si dhe të “Ministrisë së Postave”. Këto shënime reflektojnë një formim kulturor dhe shtetëror të një kombi që po rilindte pas një robërie të gjatë, në një kohë kur rrezikohej të zhdukej nga harta e Europës.

Autori mbyll këtë hyrje të thukët të historisë së filatelisë, duke sjellë të dhëna se kjo literaturë, në disa vite, është hartuar nga studiues të huaj, si: Friedrich ËalichAlbanien und seine postverlichen, Vienë, 1941; Helmut SchapachaGeheimnisvolles Briefmarkenland Albanien, Gjermani, 1987; si dhe nga librat e fundit të Phipps. Megjithatë, ai që shfleton këtë album me vëmendje kupton se, për gjysmë shekulli, filatelia shqiptare zhvillohej ndryshe nga bota e qytetëruar e filatelisë, përcaktuar nga vetëizolimi që Shqipëria i bëri vetës në rrugën e përparimit shoqëror.

Duke vizualizuar strukturën e këtij albumi të jashtëzakonshëm, duhet vënë në dukje se ai është i radhitur me një metodikë të mirëmenduar, filluar nga faqet 23–44, jo kronologjikisht sipas jetës së Nënës së Shenjtëruar, por me ndarje studimore që ka bërë autori.

Veçanërisht tërheq karakterizimi i thellë që i bëhet kësaj Shqiptareje të Madhe:

“Nuk mund të ketë ambasador apo trupë diplomatike që me aq dinjitet të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, që të kontribuojë dhe të japë aq shumë dinjitet dhe krenari për çdo shqiptar kudo në botë, sa Nënë Tereza.” (f. 23)

Pas një CV-je të shkurtër dhe nderimeve që i janë bërë Nënë Terezës nga forumet kulturore dhe institucionet shtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare, siç është Çmimi Nobel (1999) – i cili Ajo e pranoi gjithmonë me kokën ulur dhe modestinë e pashoqe – autori na njeh edhe me vlerësimet e saj nëpër emetime pullash postare në përvjetorë të ndryshëm pas ndërrimit të jetës, deri te Lumturimi dhe Shenjtërimi i Saj.

Autori shpreh vlerësimin në radhët e mëposhtme:

“Ne, kombi shqiptar, jemi me fat të madh, fat që vetë Zoti na privilegjoi, që nga gjiri i Kombit tonë të lindte një Gonxhe, një femër, një grua, një nënë bujare me shpirt dhe zemër të pastër qelibar. Që ajo Gonxhe të shpërthente lulet e petaleve të saj me humanizmin e vet në mbarë njerëzimin. Jo të gjithë kombet e kanë një fat të tillë të madh e të rrallë, fatin që patëm ne, që nga gjaku ynë të lindte një Legjendë, fat që do ta dëshironin të gjithë kombet…” (f. 29)

Shkrimtari Gjon Marku e ka ndarë Albumin në disa rubrika emetimi të pullave postare, ku vendin e parë e zë Shqipëria, toka që e lindi këtë Nënë të mbarë Dheut.

Në rendin e parë dalin “Portretet e Nënë Terezës”, që nga numri i pullave arrijnë në 162, me portret të Nënës në gjendje emocionale mjaft të ndryshme – të emetuara nga 71 shtete, nga Argjentina, Angola, Austria… deri tek Uganda, Vatikani dhe Xhibuti.

Rendi i dytë emërtohet “Nënë Tereza dhe Papa Gjon Pali i Dytë”, i sjellë në 58 variante nga 25 shtete të botës, ku vendin e parë e zë Turkmenistani (1979), ndërsa Mali dhe Sierra Leone kanë numrin më të madh të pullave me këta të dy.

Rendi i tretë përfshin pullat postare ku Nënë Tereza është në shoqërim me Princeshën Dajana, me 33 variante nga 19 shtete; princesha e Ëells-it ishte e njohur për mbështetjen e bamirësisë, demilitarizimin tokësor dhe ndihmën ndaj të prekurve nga AIDS-i.

Së katërti, vjen titulli “Nënë Tereza me fëmijët”, ku Nëna e papërsëritshme nuk mund të ishte larg moshës së re të një brezi që jep dhe kërkon vetëm dashuri; janë 83 variante nga 34 shtete, duke i dhënë kësaj teme një dimension të ri filatelik mbarëbotëror.

Rendi i pestë mban emërtimin “Nënë Tereza me personalitete”, një atribut që ajo nuk e synonte asnjëherë si madhështi në jetën e saj të përvuajtur. Ajo ka pranuar të takohet me personalitete shtetërore si Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar, presidentë e kryetarë shtetesh, princa dhe diktatorë, si dhe me figurat e shquara: R. ReganNelson MandelaYasser ArafatMahatma GandhiJaëaharlal Nehru, dhe edhe me Gina Lolobrigidën. Janë 12 shtete që kanë emetuar pulla me portretin e saj, të shoqëruara me këta dinjitarë, me gjithsej 33 variante.

Një ndarje më vete ka bërë autori për pullat postare të emetuara në Shqipëri pas viteve 1990:

1991, 1992, 1994, 1996: “Gra të shquara – Nënë Tereza”, 11 seri dhe 33 vlera filatelike;

1997: “Homazhe për Nënë Terezën”;

1998: “Përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës dhe Princeshës Dajana” dhe “Përvjetori i vdekjes” (emision i përbashkët me Italinë);

Dhjetor 2001: “100-vjetori i Çmimit Nobel”;

2003: “Lumturimi i Nënë Terezës”;

2007: “Dhjetëvjetori i vdekjes së Nënë Terezës”;

2010: “100-vjetori i lindjes së Nënë Terezës – Gonxhe Bijaxhiut”;

2016: “Shenjtërimi i Nënë Terezës”.

Autori pasqyron gjithashtu emetimet për hapësirën e Kosovës dhe të RMV, duke i dhënë Albumit një fytyrë të plotë shkencore dhe dokumentare. Ai ka renditur edhe literaturën bibliografike të përdorur gjatë vjeljes së materialit, duke e forcuar dimensionin studimor të veprës.

Pjesa II e veprës, që zë hapësirën më të madhe të Albumit (faqet 45–359), titullohet: “Portreti i Nënë Terezës në Filatelinë Botërore”. Kjo pjesë është e renditur alfabetikisht, faqet 47–119 përmbajnë foto personale të Nënë Terezës, përgjithësisht duke buzëqeshur gjatë veprimtarisë së saj misionare, por edhe me pamje të menduara dhe rrallëherë të shqetësuara…

Problemet që ajo ka pasur, siç pohojnë biografët e saj shqiptarë dhe të huaj, shfaqen qartë në disa pulla postare; me shikim të ngrysur, ajo shfaqet në shtetet e Buriatia-s, Burkina Faso-s, Butanisë, Çadit, Republikës Domenikane, Grenadës, Guinesë, Guajanës, Gjermanisë, Irlandës, Kroacisë, Malit, Mozambikut, etj.

Në pulla të ndryshme postare, portreti i saj vjen i realizuar sipas pikturave dhe skicave, ndërsa portrete të veçanta, me pamje ekspresive dhe interpretuese psikologjike, gjenden në Shqipëri dhe Francë. Shumë tërheqëse janë portretet e pullave të Xhibutit (f. 119), ku shprehësia e fytyrës së saj mbetet e veçantë.

Duket qartë se Papa Gjon Pali II ka pasur një adhurim të veçantë për Nënë Terezën, e cila çmohej pa kufi prej tij; në pulla ajo shfaqet gjithmonë në bashkëbisedim me të, duke përfshirë edhe lëvizjet e duarve dhe vështrimin e përqendruar. Shumë shtete kanë zgjedhur të përdorin këtë bashkëpunim simbolik në filatelinë e tyre.

Një vëmendje të veçantë meritojnë edhe pullat ku Nënë Tereza shfaqet me Princeshën bamirëse Dajana; duket qartë se G. Bojaxhiu çmonte veprimtarinë sociale dhe kujdesin për fëmijët që realizonte Princesha, dhe njëkohësisht bindesh se Princesha e Ëells-it kishte Nënën e Madhe si idhull të jetës së saj. Në këto portrete, të dyja shfaqen duke buzëqeshur dhe të kënaqura nga misioni i tyre për paqe dhe shërbim njerëzor – E Vogla e Madhe dhe E Gjata e Vogël përbëjnë një unitet mirësie dhe misioni shpirtëror të përbashkët.

Biografët e shquar të Nënë Terezës, si don Lush Gjergji dhe prof. A. Berisha, të cilët kanë hartuar jetëshkrime dhe libra për veprimtarinë e saj, përshkruajnë episode të ndryshme me personalitete të fushave të ndryshme. Këtu shpjegohet qëndrimi dhe gjendja psikologjike e Nënës, shqetësimet dhe gëzimet që ajo përjetoi për institucionet që drejtoi, duke qenë një veprimtare e përulur brenda tyre, në barazi me simotrat e veta.

Kur i buzëqesh Yasser Arafatit, shikimi i saj i përqendruar tregon mendjen tek të vrarët e luftës dhe armëpushimet që vendosen për nder të saj. Po ashtu, me Mahatma Gandhin, buzëqeshja e saj shpreh shpresën për pavarësinë e një populli të madh, siç ishte India, dhe optimizmin për të përballuar urinë dhe varfërinë që prekte popullin.

Kjo është pjesa më e bukur dhe domethënëse e Albumit, shfaqur në ndarjen “Nënë Tereza me fëmijët” – hapësira më delikate për një grua të famshme, e quajtur Nënë e mbarë njerëzimit, e cila vetë nuk ka provuar mëmësinë e vërtetë. Fëmijët që ajo mban në prehër, në duar apo në gjoks, nuk janë fëmijë të shëndetshëm e të bukur, por fëmijë lebrozë, të sëmurë, paralitikë dhe të uritur, pa kujdes shëndetësor. Megjithatë, ajo shfaqet gjithmonë e qeshur dhe me shpirt të hapur, me shikim shprese dhe vizion ndryshe nga gjendja e vërtetë e tyre.

Fëmijët janë me sy të lotuar; Ajo i mbështjell në krahë, duke i mbrojtur nga vdekja, sëmundja dhe harrimi, nga braktisja dhe fatkeqësitë. Nënë Tereza nuk ngryset para tyre, hijen e zezë ata e shohin si një rrobe të përhershme, ndërsa Nëna mundohet t’i gëzojë dhe t’i veshë me dashuri dhe shpresë për të ardhmen.

Ky Album i rrallë, në gjithë treguesit e tij, është një vepër monumentale për filatelinë, kushtuar një figure aq të njohur të humanizmit dhe hyjnizimit të njeriut, mbi të gjitha ngjarjet materiale të botës: Nënë Terezës. Ai mbetet aktual edhe për ngjarjet e sotme, të mprehta dhe të mbarsura me pasoja aq të rrezikshme, kur luhet me zjarrin dhe kërcënohet vetë ekzistenca e njeriut.

Albumi përbën një histori, traditë, sakrificë dhe triumf, duke shërbyer gjithashtu si thirrje për zgjidhjen e problemeve kardinale të mbarë botës. Kjo vepër dallon nga të gjitha botimet e tjera të realizuara nga autori; është një arritje në një fushë jashtëletrare, që ka kërkuar kohë, durim, përpjekje dhe saktësi, një vizion planetar për t’u realizuar, që vetëm shkrimtari Gjon Marku, autor i mbi 30 librave, mund ta kishte përballuar me sukses.

Artikulli përpara
Artikulli tjetër

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit