Koment
Skënder MULLIQI
Kjo gjendje politike e keqe dhe e dëmshme, ka pru Kosovën në prag të një krize nervore, sepse para syve tanë po ndëgjojmë kur një gënjeshtër shndrrohet në të vërtetë, kur imoralja shpallët normale, dhe anagazhimi në politikë bëhët mundje në një ring plotë baltë, ose në garë më mut. Po e shtyjnë Kosovën grupi i politikanve interesgji në kolapsin politikë, dhe po vazhdojnë më veprimet e tyre të pështynë mbi vlerat shtetërore dhe kombëtare. I kan kapluar emocionet për pushtet, një fenomen psikologjik krejtësishtë jo normal. Duket së grupimi i një numri të madh kuvendaresh, nuk janë normalë, dhe se të qenit anormal po bëhet virtyt, dhe po e admirojnë veten se janë anormal. Nuk është normale që në Kosovë, të sundojnë shakagjinjtë e tillë si të preferuar të popullit, e që nuk janë.
A mund të pranojmë faktin që në Kosovë gënjeshtra të bëhët e vërtetë, që krenaria bëhët turp, dhe se duhet të jetojmë me këtë turp shkatërrues. Sikur po bëhët normale që përsonazhe të tilla dhe grupe tw ndryshimta, të ndikojnë ndjeshëm në rrjedhat politike. Kush do të përfitonte nga kjo, nëse jo ata që preferojnë ç’rregullimin në Kosovës, në vend të rendit, po preferojnë vullgaritetin, jo mirësjelljen, paqendrushmërinë politike dhe jo stabilitetin shtetëror. Ka mbaruar koha që të ushqejmë njerëz të tillë të dyshimtë, duke u shitur si shpëtimtarë të kombit ?
Atdhetarët dhe shpëtimtarët e vërtetë të shtetit dhe të kombit nuk krijojnë kaos politikë dhe krizë institucionale për shtatë muaj radhazi. Dhe, të tillët që veti i thonë politikan, e nuk janë, janë bërë aktorët kryesor shkatërues të të gjitha vlerave, dhe se e gjithë kjo maskaradë politike në Kuvendin e Kosovës thua se po ndodhë rastësisht! Jemi në fund të sezonit veror shumë të nxehtë, dhe këtyre kuvendarëve shumë do tu shkonte puna e turshive, se po shihet ashiqare së më së paku u takon politikëbërja. Ai apo ata që nuk mbrojnë interesat komb ëtare, veçanërisht në një situatë të tillë të keqe globale dhe kur po na rrinë mbi kokë serboqentikët e Aleksander Vuçiqit, më se paku i duhen Kosovës.
Ata që nuk përmbushin dëtyrën kushtetuese për të përfaqësuar qytetarët, po na përkeqwsojnw gjithnjë e më shumë situatën politike në vend. Këta janë duke na lënë pa fjalë. Këta janë bërë turma të njerëzve të verbër. Këta nuk po bëjnë asgjë pozitive, përveç një fushatë politike agresive. Po bëjnë një gabim historic që nuk falet. Po ishuplakojnë të gjithë ata që i dolën zot Atdheut dhe Kombit në ditët më të vështira. Po iu japin shuplaka publike fytyrës, të gjithë mbrojtësve të lirisë dhe të pavarësisë së Kososvës nga Serbia.
Pjesa e ndërgjegjshme dhe racionale e kombit, nuk do të dorëzohet, me shpresën se së shpejti do të kthejme gjendjën e normalitetit politike dhe institucional. Cili budalla në Kosovën e lirë dhe të begatë të somte do të kthehej në totalitarizëm? Gjërat domosdo duhet të fillojnë të ndryshojnë për të mirë, dhe në mënyrë të pakthyeshme në politikë dhe shoqëri… Ata që nuk i thirrën kësaj duhet të dërgohen në shtëpi.