Shkruan: Florim Zeqa, 26.12.2022
Entuziazmi i viteve të para të lirisë ishte i jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm, saqë me të drejtë shumë organizata botërore na krahsonin si populli më optimist në rruzullin tokësor. Rindërtimi i shpejtë i shtëpive të rrënuara, krijojë përshtypjen sikur nuk kishte ndodhur luftë në këto hapësira!
Pas 17 shkurtit 2008 fillon zbehja e entuziazmit
Pas ri-shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008, me kalimin e viteve, filloj të venitet entuziazmi dhe shpresa për jetë në Kosovë!
Fakultetet u shndërruan në fabrika të cilat prodhojnë vetëm diploma, por jo edhe kuadro të mirëfillëta, ndërsa fabrikat u mbyllen për të mos u hapur kurrë! Mungesa e zhvillimit ekonomik, i hapi rrugën zhvillimit të bizneseve komerciale, të cilat, përveq djersës, mundohen t’ua pinë edhe gjakun punëtorëve me orarë të stërzgjatur dhe të pandërprerë shtatë ditë në javë për një pagë të vogël, e cila as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat për jetë të dinjitetshme të një familje mesatare në Kosovë.
Për çdo ditë shkollat po zbrazen nga nxënësit, universitetet po braktisen nga studentët, po shtohet numri i shtëpive të mbyllura, po zbrazen legje e katunde, po varfërohen edhe qytetet nga të rinjët entuziast. Spitalet publike po mbeten pa mjekë dhe infermierë, pleqët dhe të sëmurët kronikë po mbeten pa përkujdesje mjekësore.
Tregu i punës pothuajse është inekzistent shkaku i ikjes së të rinjëve me të përfunduar shkollat e mesme, studimet ndërpriten akoma pa filluar!
Kohëve të fundit kemi ikje masive të të rinjëve të punësuar në sektorin publik, përkatësisht nga Policia e Kosovës dhe FSK-ja, ndërsa bartësit e institucioneve shtetërore dhe politikanët në përgjithësi bëjnë sehirë sikur nuk është ndodhur asgjë në këtë vend!
Koha e një alternative të re
Mungesa e një alternative të re politike është duke e ndihmuar imigrimin dhe zbrazjen e Kosovës nga popullata e saj. Përderisa në të kaluarën jo shumë të largët, Kosova njihej si vendi me popullatën më të re në rajon dhe më gjërë, tashmë është shndërruar në vendin me ngritjen më të lartë të moshës së pleqërisë.
Sipas statistikave të fundit, mbi 70 % e të rinjëve nga mosha 18 deri 25 vjeç synojnë largimin nga vendi, bashkë me këtë edhe ankthin se Kosova do të shpopullohet shumë shpejt nga banorët e saj autokton.
Bazuar në këto të dhëna, së shpejti do të mbyllen shumë shkolla fillore në zonat rurale dhe ato do të konvertohen në shtëpi të të moshuarve, pasi kjo kategori po projektohet të jetë e “ardhmja” e vendit në pesë vitet e ardhshme!
ADN-ja forcë kreative dhe shpresë për ndryshime pozitive
Unë po shkruaj dhe po kritikojë pa ndalur si analist dhe vrojtues i ngjarjeve nga largësia, po mundohem ta bëjë më të mirën për shtetin dhe kombin, për qytetarët dhe bashkatdhetarët në mërgatë, por, po më mungon forca që t’a ndërroj rrjedhën e lumit i cili rrëmbyeshëm po na dërgon në humnerën e pakthim!
Angazhimi im politik apo Alternativa Demokratike për ndryshim (ADN) është që ta bëjmë një Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja, për të cilën kemi punuar dhe kemi luftuar, për të cilën kanë rënë duke ëndërruar dëshmorët e lirisë.
Me dashuri për vendin, me qëllim të mirë mirë, përkushtim dhe vendosmëri, bashkëpunim reciprok dhe transparencë në veprime brenda një kohe relativisht të shkurtër mund ta bëjmë kthesen e madhe dhe epokale, me ç’rast popullatës do t’i kthehet besimi dhe shpresa për jetë në atdheun e vet.
Konrtibuti për vendlindjen dhe bashkatdhetarët duhet të jetë i pandalshëm dhe i përhershëm, me dashuri të pastër dhe pa asnjë llojë interesi personal siq e ndjejnë prindërit për fëmijët e tyre dhe anasjelltas. Dashuria prindërore dhe dashuria ndaj shtetit janë të shenjta të bekuara nga Zoti.
Mbase është momenti i fundit t’i ndalim ata pak të rinjë që kanë mbetur në Kosovë për t’i dhënë shpirtë dhe dritë atdheut tonë të shenjtë. Ata që e respektojnë vullnetin e popullit i do edhe Zoti, ndërsa ata që abuzojnë me vullnetin e tij i pret mallkimi popullit dhe ndëshkimi i Zotit!