MJERË AI QË KA HALL!

0
Dashamir Alliu

Reagim nga Dashamir Alliu, me shpresën se mund të korrigjohet shërbimi mjekësor në Spitalin Onkologjik të Prishtinës.

A është Shërbimi Shëndetësor Onkologjik në Prishtinë në shërbim korrekt, duke mos bërë selektime dhe diferencime ndaj pacientëve të sëmurë me sëmundje tumorale kancerogjene? A shërben personeli drejtues dhe ai kurues në Spitalin Onkologjik të Prishtinës sipas betimit të Hipokratit, apo sipas klasifikimit-selektimit të pacientëve në kategori të ndryshme njerëzore?

I nderuar lexues të sëmurë prekur prej sëmundjes tumorale dhe ju të afërm të këtyre të sëmurëve, unë, autori i këtij reagimi, për fatin tim të keq timin dhe fëmijëve të mi, e kam bashkëshorten time të sëmurë prej sëmundjes tumorale, e cila ka qenë e shtruar në Spitalin Onkologjik të Prishtinës për një përudh të shkurtër kohore, dhe ka kërkuar t’i kryhen shërbimet shëndetësore që i ka ofron ky spital dhe që është i obliguar ti ofrojë ndaj pacientëve të sëmurë personeli mjekësor i këtij spitali. Por, më vjen keq që detyrohem të reagoj sensibilizoj them, realiteti ka qenë shumë i hidhur. Ime shoqe ka qenë shtruar në këtë spital. Mirëpo, Ajo dhe Unë jemi ballafaquar me një realitet tejet mbresëlënës injorua jo korrekt prej administratës dhe një pjese të stafit mjekësor të këtij Spitali Onkologjik.

Konkretisht: deri tek diagnostifikimi i kësaj sëmundje për ime shoqe kemi kaluar një kalvar inkuizicioni psikik shpirtëror, ngaqë mjekë të papërgjegjshëm ndoshta të paftë në profesionin e tyre si mjek të diplomuar graduar të instaluar në ato pozita ?na kanë sorollatur dhe po na sorollasin duke na hedhur nga një derë në tjetrën të spitaleve e klinikave mjekësore në Prishtinë. Dhe, definitivisht, pothuajse gjithçka, duke filluar prej kontrolleve fillestare elementare analizave, i kemi bërë me shpenzimet tona familjare edhe pse unë jetoj vetëm me benifacionin e veteranit të UCK-së, ndërsa ime shoqe pa punë, që do të thotë: jashtë mundësive tona financiare, duke paguar nëpër klinika laboratorike private në Prishtinë.

Sepse, po të beje prisje rezultatet e analizave nga Biopsija që bëheshin në këtë spital shtetëror, koha e pritjes së daljes së analizave të Biopsis ishte ekstrimisht kohë e gjatë, duhet të prisje mbi 1 apo 2 muaj, përudh ekstremisht e gjatë kohore ku këto sëmundje tumorale avanconin në trupin e këtyre të sëmurëve dhe kur dilnin këto analiza si sëmundje ishin tashmë të pa trajtushme nga mjekësia dhe për këto arsye jo pak të sëmur të prekur nga këto sëmundje tumorale detyrohen me (Hir apo Pa Hir?) që si kontrolle analiza ti bëjnë në klinika laboratorë private brenda apo jashtë Kosovës.

Kur mbaruan analizat, menduam se mbaroi kalvari persekucioni i vuajtjeve sorollatjeve. Por nuk paska qenë e thënë, kalvari inkuzicioni sapo kishte filluar. Dardha e ka bishtin prapa!

Pasi u krye diagnostifikimi i sëmundjes, u drejtuam tek Spitali Onkologjik me shpresën se atje do të merrnim shërbimet shëndetësore që ofronte ky spital dhe do të trajtohej kurohej shërohej ime shoqe. Mirëpo, nga ballafaqimi pothuajse i përditshëm në Spitalin e Onkogjikut gjatë kësaj periudhe disa mujore, kam kuptuar më së fundi se Spitali Onkologjik i Kosovës në Prishtinë, nuk i afron si duhet dhe plotësisht shërbimet e duhura ndaj pacientëve të sëmurë me këto sëmundje tumorale kancerogjene.

Së pari, ky spital nuk i ka hapësirat e domosdoshme e të mjaftueshme si Objekt spitalor i Onkologjikut për t’i shtruar trajtuar e kuruar pacientët e sëmurë. P.sh., në katin e parë të Onkologjikut, ku pacientët marrin shërbimet kimio-terapike, vetëm tri karroca janë në dispozicion të pacientëve të sëmurë që s’munden të ecnin me këmbët e tyre(ku një nga këto tri karroca ishte e prishur). Për të marrë kimio-terapinë apo shërbimet e tjera shëndetësore, pacientët e sëmurë dhe të afërmve të tyre që duhet t’u shërbejnë, u duhet të prisnin me orë të tëra, deri sa të liroheshin shtretërit nga pacientët e tjerë të sëmurë që kanë shkuar më parë, që të mund të marrin shërbimin e domosdoshëm.

Kurse, në katin e dytë të Onkologjikut ndodheshin vetëm 10-shtretër për tu shtruar pacientët e sëmurë. 5 shtretër ishin për Meshkuj, 5 shtretër për femra. Me sa kuptova analizova, këta 10 shtretër duhet të ishin në dispozicion për pacientë të sëmurë në ekstremitet shëndetësor. Por, çuditërisht, aty nuk shtronin pacientë të tillë të sëmurë e që nuk kanë ndonjë person të njohur në atë Spital! Ata 10 shtretër ishin në dispozicion të personelit mjekësor të Onkologjikut, për të shtruar akomoduar dhe trajtuar në ta vetëm miqtë, mikeshat, të afërmit dhe të njohurit e tyre.

Pas disa ditësh konstatova se asnjë nga këta të sëmurët të hospitalizuar për kurim në ata 10 shtretër, nuk rrinin aspak aty të shtrirë në ato 10 shtretër gjatë tërë ditës apo që të flinin gjatë natës(!) Mbaheshin rezervë(!) Këtë fakt e konstatova ngaqë e kisha të shtruar bashkëshorten që e kam të sëmurë e që e pata të shtruar për një përudh të shkurtër në katin e dytë të Onkologjikut.

Ndoshta (s’është çudi dhe e pamundur?) se arsyeja që ky staf mjekësh të Onkologjikut nuk shtronin trajtonin kuronin pacient tê sëmurë rëndë në ata 10-shtretër, ka të bëjë se nuk donin ti prishnin vetvetes së tyre rehatin komoditetin taraqellikun e tyre që kishin krijuar instaluar në ato ambiente zyra të tyre. Sepse në atë objekt spitali, mesë shumti kishte hapësira ku ishin akomoduar rehatuar mjekët me zyra rezidenca,sesa kishte hapësira të mjaftueshme për tu shtruar trajtuar kuruar pacientët e sëmurë.

Edhe pse ime shoqe ka qenë e shtruar për një kohë relativisht jo të shkurtër ajo ka ngelur përsëri e sëmurë pothuajse e palëvizshme, duke mos u përmirësuar aspak nga gjendja shëndetësore. Por nuk mjaftoi me kaq. Stafi mjekësor i Onkologjikut një ditë të bukur kishte marrë vendim që bashkëshortja ime duhej të largohej nga spitali ku e kishin shtruar dhe, trajtimet e shërbimeve shëndetësore (më këshilluan sugjeruan) t’ja bëj ofroj unë personalisht dhe fëmijët e mi, në shtëpi, pa u konsultuar aspak me mua dhe pa më të voglin instruktim!por më informuan me vendimin që kishin marr se bashkëshorten duhet ta largoj nga spitali onkologjikut ku e kishin shtruar, duke mu arsyetuar se në atë gjendje shëndetësore të sëmurë që ndodhet bashkëshortja jote si spital personel mjekësh i Onkologjikut nuk kanë mundësi logjistike resurse mjekësore ta trajtojnë kurojnë shërojnë Pra, ata kishin vendosur tashmë që unë të bëhem mjek-infermier, edhe pse nuk kam asnjë lloj njohurish mjekësorë.

Dhe, të tillë pacientë të sëmurë në gjendje të rëndë shëndetësore, (identikë sikurse ime shoqe në këtë rast konkret), që nuk kanë mjekë të njohur të këtij Spitali që t’i shtrojnë e t’i kurojnë aty, ata dhe të afërmit e tyre duhet të vuajnë torturohen duke u sorollatur e duke hyrë në borxhe apo kredia për të trajtuar e kuruar të afërmit e tyre në shtëpi, duke paguar shërbimet shëndetësore mjekëve dhe infermierëve privatisht.

Ky është vallë shërbimi mjekësor falas në Republikën tonë të Kosovës? Për këtë lloj shërbimi mjekësor luftoi ky popull për t’u shkëputur nga sundimi skllavopronar i Serbisë? Kështu mendojnë vallë Presidentja, Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë dhe Parlamenti ynë, që të sëmurët të mjekohen kurohen nga pjesëtarët e familjes dhe duke paguar privatisht mjekët dhe infermierët e punësuar si në shtet apo privat?!

Konkretisht këtë kalvar shërbimesh e shpenzimesh financiare e kam kaluar dhe po e kaloj jashtë mundësive të mia financiare, duke u futur çdo ditë në borxhe, me shpresën se do të më rriten fëmijët dhe t’i shlyejnë un dhe ata. Për këtë “mrekulli” mjekësore luftuam vallë?!
Gjatë kësaj periudhe që po vuan ime shoqe dhe ne si familje, rastësisht mësuam se, me një Vendim të Këshillit të ish qeverive të kaluara, të sëmurëve me sëmundje tumorale kancerogjene që trajtohen në Spitalin Onkologjik, u afrohet takon një ndihmë vlerë sasi financiare mujore.

Mirëpo, i zoti (pra Qeveria) e jep dhe tellalli nuk e shet!konkretisht, Kërkesat që dorëzonin të sëmurët, apo të afërmit familjarët e të sëmurëve për trajtim në këtë spitalin Onkologjik , me sëmundje tumorale kancerogjene, konstatova se ky staf mjekësor dhe administrate e këtij Spitali, që e kanë për detyrë për t’i shqyrtuar e analizuar në kohën e paraparë sipas ligjit dhe VKM, i zvarrisnin pa fund, në ekstremitet, edhe pse afati i përcaktuar nga Qeveria për të kthyer përgjigjen për këto kërkesa ndaj pacientëve të sëmurë është veç 10 ditë.

Mirëpo kjo do të thotë, na lë të kuptojmë nën-kuptojmë se ky staf drejtues i këtij spitali dalin mbi Qeverinë dhe mbi Ligjin. Ja që ka ligj, por ka edhe Maliq. Prandaj familjarët e këtyre të sëmurëve hyjnë në borxhe për të blerë mjekimet nëpër farmacitë me euro në dorë. Si i thonë anglisht? Po, KESH! Po deshe; ndryshe: Vdis!

Pra nga eksperienca ime, kur u tekej miratoheshin me vonës si kërkesa (sipas fjalës së urtë popullore që thotë si Koshi pas të Korrave Vjelave, apo sipas thënies tjetër popullore që decitivisht thotë piritë Gomarë deri sa të vijë pranvera të dali bar) dhe nga ky staf mjekësh, si kërkesa të pacientëve të sëmurë për këtë ndihmë financiare që jua jep shteti ligji, ndoshta shumë pacient të sëmurë nuk e gëzojnë përfitojnë shfrytëzojnë këtë të drejt ndihmë financiare për tu kuruar shëruar sepse sëmundjet e tyre tumorale kanë evoluar dhe si të sëmur jo në pak raste mund të kenë ndërruar jetë.

A nuk mund të quhen klasifikohen këto sorrollatje injoruse antihumane antinjerëzore të qëllimshme vallë kundrejt pacientëve të sëmurë, të afërmve familjarëve të tyre? Po ministria dhe institucionet e tjera ligj-zbatuese a e kontrollojnë zbatimin e këtij VKM dhe ligji nga personeli drejtues i Spitalit Onkologjik, apo janë të afërmit e tyre?

Fenomen padrejtësi tjetër që ishte bërë rutinë si diçka normale që ju behej pacientëve tek spitali onkologjikut nga mjekët Onkolog ishte, se si të sëmur (me apo pa dëshirën e tyre) duhet t’i ndërronin zëvendësonin si mjek të tyre fillestar, sepse jo pak mjek onkolog në atë spital nuk ishin të pranishëm prezent rregullisht që ti takoje konsultoje gjatë ditëve javëve muajve.

Ndoshta? mos prania e tyre rregullisht në atë spital për t’ju shërbyer komunikuar me pacientët e sëmurë, ka të bëjë për arsye shëndetësore familjare, apo të punës obligimeve angazhimit të tyre si mjek (brenda jashtë Kosovës) në simpoziume kurse trajnime me qëllimin të informimit plotësimit të tyre si mjek me njohurit zhvillimet modern bashkëkohore shkencore mjekësore.

Pra nga kjo eksperjenc injorim sorollatje nga nje pjes staf i mjekëve të punsuarve në hirarkin udhëheqse në spitalin e onkologjikut, më la të kuptoja nënkuptoja se një pjes e personelit të këtyre mjekve, spitalin shtetëror resurset logjistike të tij i kishin vendosur në dispozicion menaxhonin përë interesat e tyre private klienteliste familjare farefisnore pse jo edhe biznesore, dhe shërbimet e tyre profesionale konsultative logjistike mjeksore si mjek, i ofronin jo për të mirën (pa selektime diskriminime) kolektive ndaj pacjentëve të sëmurë, dhe jo sipas parimit betimit që kanë bër si Mjek, por sipas parimit fjalës së urt popullore selektive diskriminuse (disa të Nënës disa të Njërkës, apo disa të Lalës, disa të Salës)

Në këtë shkrim reagim timin kurrsesi nuk dua të mohoj apo të anatemoj Linçoj paragjykoj punën përkushtimin e mjekëve apo Onkologëve Profesionist të infermierëve stafit të punësuarve në tërësi që punojnë në Spitalin Onkologjik të Prishtinës, por këtë opinion këndvështrim reagim sensibilizua denoncues rreth ofrimit të shërbimeve trajtuese kuruese ndaj personave të sëmurë në këtë spital, e kam krijuar dal në konkluzionin nga përvoja eksperienca e hidhur sorollatjet injorimi për një përudh mbi 3 -4 mujore që e kam përjetuar un me bashkëshorten e sëmurë.

Prishtinë, 29 gusht 2022.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.