PËR
1. KRYETARIN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, Z. XHOE BAJDEN
2. ESCOBAR e BLINKEN
3. BASHKËSISË EUROPIANE
4. NDËRMJETËSVE TË BE PËR BISEDIME LAJÇAK E BORELL
5. NATO-S
6. GRUPIT TË PESËSHES (KUINT-IT)
7. REPUBLIKËS SË KOSOVËS
8. REPUBLIKËS SË SERBISË
RRETH FORMIMIT TË ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE ME SHUMICË SRBE
Ne, Mërgata Shqiptare në Botë jemi shumë të angazhuar dhe të interesuar për ecurinë e mbarëvejtjes Kombëtare në mbarë trojet shqiptare dhe përcjellim ngjarjet me vëmendje.
Nga kjo, jemi tejet të pakënaqur dhe tërësisht kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, jo për diçka tjetër, por për shkak se ky Asociacion do të jetë një kancer për zhvillimin e Republikës së Kosovës, dhe kemi bindjen se do të punojë për shkëputjen nga Kosova të katër komunave në Veri të Kosovës, për çka luftojnë serbët në krijimin e tij.
Për këtë, po me 25 janar 2023, portali BOTA SOT, shkruante se këtë e kishte thënë vetë edhe kryetari i Republika Serbe e Bosnjes, Dodik, se pas pak po ky Asociacion do të bëhet Republikë Serbe brenda Kosovës, e cila do të jetë pastaj zorrë qorre për Kosovën.
Prandaj, duke qenë tepër të brengosur për të ardhmen e Repuzblikës së Kosovës nga vetë ky lloj Asociacioni, ne, Mërgata Shqiptare në Botë, kërkojmë me sa vijon:
1. Asociacioni, të mos formohet më parë se që të bëhet njohja reciproke e dy shteteve – të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë,
Sepse
Serbia është e njohur për eskivazhe, mashtrime e dredhira. Ajo, posa të fromohet Asociacioni, nuk do të nënshkruajë për asnjë çmim njohjen e Pavarësisë së Kosovës, ashtu sikur nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Konçulit me rastin e përfundimit të Luftës së Ushtrisë së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit (UÇPMB), ku kanë mbetur vetëm nënshkrimi i ndërkombëtarëve dhe ai i komandantit të UÇPMB! Pra, nuk i besohet, dhe për këtë ajo ka kërkuar që më pare të formohet Asociacioni e më pas njohja reciproke.
2. Me rastin e formimit të asociacionit, Asociacioni të mos ketë fuqi ekzekutive.
3. Meqë SHBA përmes Ekobarit thotë se nuk janë të interesuar për formimin e një republike serbe në Kosovë, vetë SHBA-të të jenë palë garantuese për këtë, se në asnjë mënyrë dhe në asnjë kohë, kurrë, nuk do të lejojnë formimin e një republike serbe brenda Kosovës,
4. Në tekstin e Marrëveshjes për Asociacion, në pikën 19, thuhet: Asociacioni/Bashkësia mund të shpërbëhet vetëm me vendim të kuvendit të tij të miratuar me shumicën e 2/3 të anëtarëve të tij.
Ne kërkojmë të ndryshohet ky tekst. Ai duhet të jetë:
Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe, mund të shpërbëhet me Vendim të Kuvendit të Kosovës të miratuar me shumicën 2/3 të anëtarëve të tij, me ose edhe pa votat e minoritetit serb, në momentin kur shihet se ky Asociacion po keqpërdoret dhe po shkon në dëm të Republikës së Kosovës: Kur insiston të preket integriteti territorial i Kosovës përmes tij dhe kur nuk përfillë institucionet qendrore, ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
5. Me Kushtetutën e Ahtisarit nuk lejohet mbajtja e Referendumit, kjo të vlejë edhe për këtë asociacion, të ndalohet referendumi i minoritetit serb për shkëputje.
6. Deri sa me kaq ngulm, në kohën kur serbët e Kosovës kanë liritë dhe të drejtat më të larta që mund t’i ketë një minoritet prej vetëm 60 mijë a 70 mijë banorësh, kërkohet edhe një Asociacion, vallë, përse bëhet një diskriminim edhe më i madh ndaj shqiptarëve në Serbi e nuk kërkohet edhe për ta formimi i njëjtë i një Asociacioni, ashtu sikur për serbët në Kosovë?
Ku është drejtësia ndërkombëtare, drejtësia e të gjithë ju që ne po ju drejtohemi? A nuk është një anashkalim aq i madh sa duket edhe nga aeroplani, siç thuhet. A vetëm pse një Edi Ramë, si kryeministër i Shqipërisë që nuk kërkon, apo, edhe po të kërkonte, pse i mungon armatimi që e ka Serbia, bëheni të shurdhër. Është momenti më i mire që të mendohet edhe për ta që janë aq të shtypur nga Serbia, ku çdp element kombëtar është anuluar nga Serbia, deri edhe gjykatat që ishin aty, Serbia i çoi në Prokuple, për shkeljen e shtypjen deri në shpërngulje të shqiptarëve, ku nuk kanë të drejtën e ngritjes së Flamurit Kombëtar në ditë festive kombëtare e familjare, Ndërkaq, shihni në komunat veriore të Ksovës, e tërë Serbia nuk ka aq flamuj serbë, sa kanë këto komuna!
Në bazë të kësaj që u tha më lart, ne kërkojmë formimin e një
ASOCIACIONI të KOMUNAVE ME SHUMICË SHQIPTARE në Serbi, të njëjtë me atë të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kjo është legjitime, logjike, e arsyeshme dhe shumë më e nevojshme se sa ai i serbëve në Kosovë, pse ata janë të shtypur, jo serbët në Kosovë.
7. Gjithashtu, kërkojmë që në bisedimet e Kosovës me Serbinë, të marrë pjesë edhe një nga Lugina e Preshevës, i cili do të kontribuonte edhe për Kosovën edhe për Prshevën, Medvegjën e Bujanocin.
Më 10 shkurt 2023
Për MSHNB, Nju-Jork
Bahri Ramadani