Më 11 mars 1981 u mbajtën demonstratat e para studentore shqiptare

0
Përpjekje për prishjen e rendit, 1981

Rilindja, 1 pill 1981, për ngjarjet e 11 e 26 marsit 1981, me 2 e 3 javë vonesë

E mërkurë, 11 mars 1981
Kanë kaluar 44 vjet nga 11 marsi i vitit 1981.

Është folur e shkruar për 11 e 26 marsin dhe 1 e 2 prillin nga pjesmarrësit e atyre ditëve të lavdishme por edhe nga të tjerët, letrarë, historianë etj.

Filluan në mbrëmjen e të mërkuerës, pasi hëngrëm darkë në mensën e studentëve, në QS (Qendrën, Qytetin e Sudentëve) në Prishtinë e vazhduan tërë natën, deri në agimin e ditës së enjte të datës 12 mars 1981.

Afër meje, në turmën e madhe ishte Gani Selman Krasniqi i Carrallukës, apo unë qëllova afër Ganiut, ish shok klase, ish i burgosur politik, ish kryetar i komunës në Malishevë dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sinan KastratiSinan Kastrati, si student i vitit të katërt, qershor 1979 në Ulpianë, Prishtinë

Ali Lajçi, ish cimeri im e shoku i studimeve fliste.
Ndoshta pse kanë kalua shumë vite, për 11 marsin në portalet tona sepse gazetat më nuk shtypën kishte shumë pakë shkrime, përkujtime e asnjë analizë.

Rilindja, gazeta zëmadhe nuk shkruante sepse për demonstratat e studentëve shqiptarë, Rilindja nuk guxonte të shkruante e Radio Prishtina nuk guxonte të folte.

Edhe nëse flitej e shkruhej, informatat, Rilindja e RP ”i merrnin” nga Tanjugu.
Edhe nëse flitej, flitej sikur kur mblidhnim sanën nëpër, dhâmb të grabujës, mbetej pa thënë shumica dhe kryesorja.

Demonstruesit quheshin prishës të rendit, të vëllazërim bashkimit, të vetëqeverisjes socialiste jugosllave ndërsa demonstratat, organet më të larta shtetërore Kryesia e KQ të LKJ-së dhe ajo e RSFJ-së, i quajtën armiqësore, nacionaliste, irrendentiste e çka jo tjetër.
Ishte kohë e vështirë për Kosovën, me dimra të gjatë e të ftohtë, vera të thata disa vjet deri në qershor të vitit 1999.

Për studentë shqiptarët të Kosovës, të Maqedonisë, për profesorët e intelektualët tjerë, filluan ndjekjet, përjashtimet nga shkolla, puna e dënimët me burg me ato nenet e famshme 133, 136 … prej 60 ditë deri në 16 vjet.

Teprimet

Edhe pse ishin fillesat e ngjarjet më të rëndësishme, jo ndër më të rëndësishmet siç është zakon të quhen, shtypi i jonë, tash ato ngjarje, padyshyshim më të rëndësishmet, shpesh i quan edhe si kryengritje popullore ndërsa ndonjë ”udhëheqës” të 11 e 26 marsit, si udhëheqës të kryengritjës.

Është koha të thuhët e vërteta shkencore, shkurt e shqip, pse jo, edhe dështimet e gabimet.

Pastaj, ende ka të tillë që mendojnë se protestat kanë fillua në mensën e studentëve më 4 mars.

Pse po ndodh kështu me neve shqiptarëve të Kosovës ku ngjarjet me rëndësi siq janë demonstratat e marsit nuk iu dihët as ditëlindja, data e saktë apo bëhen me qëllim?

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, e martë 11 mars 2025
sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.