Lutfi Coka/Monolog Në LLOGORE

0
Halit Coka

Kushtuar “Heroit të Kosovës” Halit Coka

Lutfi Coka I thotë pushkës, mos më trdhëto!
Je e sigurtë në dorën time.
Bashkë do vdesim në llogore
Bashkë do jemi në fitore!

Nëse boja më mungon
Do pres gishtin tim.
Me gjakun që pikon
Do jap një kushtrim!

Kur arma më mungon
Do bëj thirje e kushtrim,
Nga shpirti që s’duron
Do bej një mallkim!

Nëse koha më premton
Do mbaj një qëndrim,
Nga gishti që s’punon
Rris nder e jap guxim!

Kur forca më mungon
Do gjej një burim,
Nga zemra që gufon
Do thërras një mallkim!

Nëse ajri më mungon
Do ngrihem me nxitim,
Nga qielli që xixëllon
Do i jap gjoksin tim!

Nëse uji më mungon
Do gjej një burim,
Nga gjaku që pikon
Vrull do marr në lumin Drin

Kur shpirti do më dal
Prap do ngrihem malit,
Me pushkë në ballë
Si kalorës përbi kalë!

Kur fjala më mungon
Është plumbi që kërcet,
Është zemra që troket
Është forcë e fortë për jetë!

Krisi pushka në çdo anë
Kudo shkrin bora.
Një lule mbinë
Arma ra nga dora!…

Jam Shqiptar

Unë jami ri, unë jam shqiptar
Kam dimër, nuk kam verë.
Nuk njoh hënë, nuk njoh qiell
Veç natën e zezë në priell!

Ah errësirë budallaqe
Plehërinë e torollake,
Janë më mua yll e hënë
Kërkon djalin e bardha nënë.

Atje poshtë është një trim
Ai është trupi i gjakut tim.
Po ta dija se do vdes
Atje poshtë unë do zbres!

Nuk besdis s’është harruar
Etje, lot mall e zjarrë.
Je i gjallë
Je në jetë
Të kam përballë
E të don kosova vetë!

Ky është shqipja,
është një dhe,
Një shpirtë,
një gjak një fe!

Një kështjellë
Pa dallim fare,
Është bota shqiptare!
Edhe shkau bën çudi!
Këso trimi s’kemi pa,
Si bishë, lis e shkëmb,
Për liri bën hata
Sa herë gjuan
na ka vra!

Varri i trimërisë

Diku larg
Një yll i vetmuar,
Një varr madhështor
Në vetmi shekullor.

Dheu mbi varr
Digjet si zjarr,
Është robëri
Flakadan për liri!

Malli për Atdhe
E dogji si zjarri,
Jo, se harroi Kosova
E ngriti nga varri

Si një lis me kurorë,
Në rrenje i hijeshuar,
Varri i tij në pyell
Rreth e qark mbuluar

Tani yll i ndritur
Me rreze ndriçuar,
Panteon i Kosovës
Lavdia e Halit Cokës!

Qëllimi i Halitit
Liria apo vdekja.
Për këtë flet
Jeta e vepra!

Qëndroi i patundër
Në luftën pafund,
Përballë shtergatës
Me shpresë pa fund!

Jo Halit Coka!
Kosova s’të harroi,
Në prehër të mban
Pashtriku të vlerësoi!

Nukje i vetmuar
S’je pa trima të tjerë,
Por për shqiperinë
I dhurove një nder!

Të rënët e lirisë
Në zemër e shqiperisë,
Lapiarë e krenari
Për atdhe e për liri

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.