Kumrie SHALA
Erdhi pranvera me diell e shpresë,
lule mbinë kudo pa reshtur.
Fusha, male, kodra, bregore,
mbajnë aromën e blertë në gji.
Lulja-borë, e bardhë si bora,
krenare ngriti kokën lart:
“Unë e para çaj mes tokës,
dimrit të ftohtë ia mbyll derën.
Bletët e para më përshëndesin,
Nektarin tim me ëndje e mbledhin.”
Manushaqja po qeshë lehtas:
“Unë pranveren ua sjell me petale e më gjethe.
Sytë i gëzoj, zemrat i ngroh,
dimrin e lodhur e shpërndaj.”
Lule-vjollca flet me erë:
“Pse më lini pas, moj motra?
Aromën time kush s’e njeh?
Në çdo kopsht jam mbretëreshë!”
Por tulipani lëkund kokën:
“Mos u grindni, moj të bukurat,
Ne të gjitha kemi vlerë,
pa ne, pranvera s’do kishte jetë!”
Nxënësit vrapojnë në oborre,
kurora lulesh u zbukurojnë flokët.
Me manushaqe, lule-borë e vjollca,
festojnë ardhjen e pranverës!
Lulet buzëqeshin, era vallëzon,
E pranvera mbretëron me dashuri!
Dërgoi për publikim Skënder Mulliqi, gazetar