Lufta për Të Vërtetën: Zbulimi i Përpjekjeve për të Diskredituar Historinë dhe Stabilitetin e Kosovës

0
octopus

[ Shkarko dokumentin e plotë në PDF]

Dr. Gurakuç Kuçi
Instituti “OCTOPUS”
gurakuq.kuqi@octopusinstitute.org

 Abstrakt

Ky punim shqyrton dy raste të arrestimeve për spiunazh në Kosovë, të cilat përfshijnë një individ serb dhe dy shqiptarë të lidhur me Agjencinë e Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë (BIA). Qëllimi i këtyre spiunëve ishte të diskreditonin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të ndryshonin narrativen e masakrës së Reçakut, të krijonin një “shtëpi të verdhë” sikur ai në veri të Shqipërisë dhe të destabilizonin shtetin e Kosovës nëpërmjet nxitjes së konflikteve ndëretnike. Përmes analizës së rasteve konkrete dhe teorive të motivimit, ky punim hedh dritë mbi arsyet pse individët angazhohen në spiunazh kundër vendit të tyre dhe përpjekjet e Serbisë për të manipuluar historinë dhe stabilitetin e rajonit.

Fjalë kyçe: spiunazhi, BIA, AKI, UÇK, shtëpia e verdhë, Serbia, konfliktet ndëretnike

1.    Hyrje

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, në bashkëpunim me entitete të tjera të sigurisë, ka zbuluar dhe kapur me sukses tre spiunë të lidhur me Agjencinë e Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë (BIA) brenda një jave.

Arrestimet përfshinin një individ serb dhe dy shqiptarë, të cilët u kapën në dy raste të veçanta.

Objektivi parësor i dy shqiptarëve të lidhur me BIA-në ishte të dëmtonin reputacionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të diskreditonin masakrën e Reçakut, të krijonin konflikte ndëretnike e deri tek njollosja e interenimit të NATO-së në Kosovë.

Në vitin 2009, tre individë të lidhur me BIA-në u kapën në Kosovë. Më vonë, një individ tjetër u identifikua si anëtar i një grupi që synonte të fabrikonte dhe kompensonte dëshmitarë të rrejshëm në lidhje me rastin e montuar të trafikimit të organeve nga UÇK-ja.

Çuditërisht, ky individ kishte poste zyrtare brenda aparatit shtetëror të Kosovës.

Serbia vazhdimisht ka qenë e angazhuar nëpërmjet botës së spiunazhit kundër Kosovës dhe zbulimet e fundit janë vetëm një pjesë e vogël e veprimtarisë së saj. Së fundi, është zbuluar se Rusia nëpërmjet agjentëve Serbë ka ndikuar edhe tek politikanë dhe institucione të Bashkimit Evropian.

Andaj veprimet e saj janë të mirëmenduara dhe me qëllime strategjike, por për të zbuluar qëllimet e këtij shteti, ne jemi angazhuar në studimin e rasteve të fundit dhe të një rasti spiunazhi të zbuluar në vitin 2009 duke përfshi edhe kornizën teorike.

Ky studim përdor një qasje kualitative hulumtuese duke analizuar raste konkrete të arrestimeve për spiunazh dhe materialet hetimore të siguruara nga burime të hapura. Duke kombinuar analizën e burimeve të hapura, rrethanave në rajon dhe qasjen e Serbisë kundër Kosovës, studimi synon të kuptojë motivet dhe qëllimet strategjike të individëve të përfshirë në spiunazh. Teoritë e motivimit dhe faktorët psikologjikë dhe socialë janë përdorur për të interpretuar sjelljet dhe vendimet e spiunëve.

Pyetja Hulumtuese e punimit është: “Cilat janë arsyet dhe motivimet kryesore që çojnë individët të angazhohen në spiunazh kundër vendit të tyre, dhe si ndikon kjo në përpjekjet e Serbisë për të manipuluar historinë dhe stabilitetin e Kosovës?

Variabli i Varur i punimit është: “Qëllimet strategjike të Serbisë kundër Kosovës nëpërmjet spiunazhit”.

[ Shkarko dokumentin e plotë në PDF]

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.