LUFTA NË UKRAINË DREJT FUNDIT, ME HUMBJE TË MËDHA

0
Trump - Putin - Zelensky

Foto: Trumpi e trembë Ukrainën me Putinin, thonë se mesazhi e dëshpëroi Zelenskyn.

Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

Ku ta dinte i shkreti Bajram Kabashi e Zef Çuni, se lufta në Ukrainë, me idenë për të shkatërruar Rusinë, mund të vinte një ditë në humbjen e miliona jetë njerëzish, shkatërimin e Ukrainës e në fund, në humbjen e territorit? A thua e dinte Bajram Bismarku e Zef stoiku, se pasioni i tyre për luftë dhe besimi i tyre i verbër te forca e Perëndimit, ishte servilizëm, dhe mund t’i linte në baltë ata një ditë, dhe më e keqja, mund të sillte edhe një precedent të keq edhe për Kosovën, për shkëmbim territoresh?!

“Punët që duan kokë” – i thoja unë Bajramit e Zefit, “nuk bëhen me zhabë – tulin e barkut.” Por ata e dinin veten më të zgjuar e më patriota se unë, e se Platoni, i cili në kohën e tij, thoshte: “Mos ia qesh kujt gomarin, se të vjen një ditë te dera.” (Në fakt Platoni e tha disi ndryshe, “mos qesh me fatkeqësinë e tjetrit, se jetojmë në një shoqëri, dhe fatkeqësia e tjetrit, mund të bëhet edhe e jotja.) Por ata dinin me më shitë pordha mua, e me më pyetë: “Kush je ti?” – gjoja se ata të ditur e patriota, e unë i shitur te Putini. I fortë u tregova, që nuk i shava me rob shtëpie. Por e dija se leksionin e jetës ata do e merrnin me atë që do të shihnin në vitet në vijim.

E Bajrami tani në delirin e tij thotë se portali i tij drini.us, të cilin ia pata krijuar unë, është portali shqiptar më i pakorruptuar. Ngadalë Bajram, se portali im, fjala.info, është edhe më i pakorruptuar, e unë nuk po kaloj në delir, unë nuk u korruptova as nga Biden, për luftën në Ukrainë, siç bëre ti, duke besuar se Rusia është si Serbia. E unë të thoja, Serbia është pordhë para Rusisë. Rusinë ke arste plot që ta urresh, por urrejtja nuk të ndihmon për t’i zgjidhur punët! Nganjëherë urrejtja të drejton edhe drejt marrëzisë e humbet!

A po e sheh o Kolë Shkodrani mendjeshkurtësinë e atyre, që e mbajnë veten edhe për intelektualë shqiptarë? Se vjen dita, një luftë përfundon dhe duhet të bisedohet për paqen… “E kur mund ta shmangësh luftën me një shtet më të fortë se vetja “- siç rekomandon Makiaveli – “e të fillosh bisedimet pa bërë luftë, pse të bësh luftë?!” Por pasioni i madh i Bajromit, urrejtja e tij ndaj Rusisë, ia verbuan sytë si strategëve të Perëndimit, dhe jepi, i hynë luftës, pa e ditur se ku do të dalin e humbjet e mëdha, që do të shkaktonin. E përballë kësaj sipërmarrjeje të marrë, servilizmi proverbial i Bajromit e Zefit kuptohet se do e injoronte etikën dhe respektin reciprok për mendimin ndryshe.

Por unë nuk e harroj, sepse me anë të reagimit të tyre, unë kuptova narcizmin e tyre të verbër, dhe mungesën e respektit për mua. E thashë, ja ku i ke mutërit, Kolën bashkë me ta, të shitën burra të mirë, por ky është mendimi i tyre për ty, lëri në mjerimin e vet, se ata pa thyer kokën një ditë, nuk kuptojnë! Ndodhë që e thyejnë edhe kokën, e prapë nuk kuptojnë, se e mbajnë hundën lart!

Sipas komenteve të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, pas bisedës me Putin, ata e kanë lënë të takohen diku një ditë (ndoshta në Arabinë Saudite), e t’i japin fund kësaj lufte vdekjeprurëse e me humbje të mëdha. Ukraina duhet të përgatitet – tha Trump, që të japë edhe një pjesë territori se shumë ushtarë rusë vdiqën duke luftuar për të… Nuk ka dyshim, se shmangia e luftës, do i kishte favorizuar më shumë ukrainasit. Dhe Trump e theksoi se sikur të ishte ai President, kjo luftë nuk kishte ndodhur kurrë.

Ndërkohë që Bajram Bismarku i bënte elozhe luftës e unë e kundërshtoja kur ajo filloi, ai m’u hakërrye mua: “Ndale pra!” “Unë nuk mund ta ndali – i thashë, por nuk e mbështes. Por unë kujtoja se ti je intelektual, e ti nuk qenke!” Se intelektuali shikon me gjetë zgjidhje me dialog, budallai bën luftë! Bajrami e Zefi e humbën luftën e miqësinë me mua, një miqësi, që kur është false, nuk të duhet gjë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.