5.5 C
Tirana
E hënë, 6 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Lufta e Ftohtë, NATO dhe Traktati i Varshavës te pasqyruara ne filateli

Lufta e Ftohtë, NATO dhe Traktati i Varshavës te pasqyruara ne filateli

0

Besnik Fishta Besnik Fishta

Pas Luftës së Dytë Botërore, bota u gjet e ndarë në dy vizione të kundërta, dhe nga kjo ndarje lindën dy blloqe ushtarake që do të përcaktonin fatin e dekadave të ardhshme. Vendet demokratike të Perëndimit, të vetëdijshme se paqja nuk mund të mbrohej vetëm me fjalë, ndërmorën hapin e vitit 1949, duke themeluar NATO-n, një aleancë që synonte të garantonte sigurinë kolektive dhe mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe të qytetërimit perëndimor. Ishte një hap i paprecedent, sepse u ngrit një mekanizëm i ri i historise, ne te cilen vendet sovrane angazhoheshin që një sulm ndaj njërit të konsiderohej sulm ndaj të gjithëve.

E gjithë kjo përmblidhej në Kartën e Atlantikut të Veriut, e cila premtonte paqe, stabilitet dhe bashkëpunim demokratik. Në anën tjetër, Bashkimi Sovjetik dhe shtetet e Europës Lindore, të strukturuara sipas modelit komunist, krijuan Traktatin e Varshavës, duke e paraqitur atë si “përgjigje” ndaj Perëndimit, edhe pse në thelb ishte instrument kontrolli politik dhe ushtarak. Këto dy blloqe krijuan klimën që historia do ta quante Lufta e Ftohtë, një epokë tensioni, garë armatimesh, frikë civile dhe përplasje të heshtur qe u shtri nëpër gjithë kontinentet. Filatelia ben nje psqyrim të qarte të kësaj përballjeje, sepse shtetet e përdorën pullën dhe zarfin për të treguar jo vetëm realitetin, por edhe imazhin që donin t’i shfaqnin botës. Me poshte jane disa shembuj qe ka prodhuar filatelia ne gjysmen e dyte te shekullit XX-te.

Në zarfin amerikan të 1 prillit 1959, fig.1, të lëshuar për 10-vjetorin e aleancës, me pullat “United for Freedom” dhe ilustrimin e selisë së NATO-s në Palais de Chaillot, zarfi shfaq një deklaratë politike ne te cilen perëndimi e shihte veten si garant të lirisë dhe të mbrojtjes kolektive.

Fig. 1

Ne kete zarf ilustrimi paraqet selinë e NATO-s në Palais de Chaillot, Paris, duke simbolizuar qendrën e hershme të aleancës. Teksti ne anen e majte liston vendet anëtare dhe thekson rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë gjatë Luftës së Ftohtë.
Edhe zarfet përvjetorë , si ai i 30-vjetorit të traktatit më 1979 ne fig.2, me anije luftarake të vendosura në formacion, flamuj dhe simbole të aleancës, ndërtonin narrativën e sigurisë, bashkimit dhe forcës. Këto materiale postare nuk ishin vetëm dekorim.por ishin pjesë e komunikimit strategjik të Perëndimit, një mënyrë e butë por e qëndrueshme për të përforcuar idenë se demokracitë mbroheshin së bashku.

Fig. 2

Zarfi me siper është i lëshuar më 4 prill 1979 nga Shërbimi Postal i Forcave Britanike, për të shënuar 30-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut (1949–1979), perndryshe akti themelues i NATO-s. Në pjesën vizuale paraqiten flamujt e 12 shteteve themeluese, emblema e NATO-s dhe flotë detare britanike, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Royal Navy në aleancë gjatë Luftës së Ftohtë. Pullën standarde të Mbretërisë së Bashkuar e shoqëron një vulosje speciale ushtarake me datën historike 4 Prill 79 dhe simbolet e NATO-s, që e bën këtë material një dokument të veçantë të historisë postare ushtarake. Teksti shoqërues përmbledh kontributin e NATO-s në sigurinë euro-atlantike dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve anëtare.

Fig. 3

Zarfi përkujtimor ne fig.3 i vitit 1972 shënon një moment të veçantë në historinë e shpëtimit ajror britanik, duke theksuar rolin e Forcave Ajrore Mbretërore në shpëtimet detare. Helikopteri Westland Whirlwind HAR10 që ul një anëtar ekuipazhi drejt një varke shpëtimi, bashkëpunimi mes RAF dhe RNLI (Royal National Lifeboat Institution, qe do perkthehej: “Institucioni Mbretëror Kombëtar i Varkave të Shpëtimit”).

Fig. 4

Ky zarf përkujtimor i vitit 1969 nga Britania e Madhe është një First Day Cover(emetim i dites pare), duke shenuar me imazhet e pullave disa përvjetorë të rëndësishëm ndërkombëtarë si 50-vjetorin i fluturimit të parë direkt transatlantik dhe i fluturimit nga Britania në Australi., 50-vjetorin i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), 10-vjetorin e Konferencës Evropiane të Postës dhe Telekomunikacionit (CEPT) dhe se fundi 20-vjetori i NATO-s (1949–1969). Në thelb, ky zarf përmbledh arritje të mëdha në fushën e punës, komunikimit, aviacionit dhe sigurisë ndërkombëtare, duke i dhënë një pamje të gjerë të botës së vitit 1969.

Fig. 5

Zarfi përkujtimor i datës 4 prill 1952 nga Washington, D.C. është një First Day Cover (emetim ne diten e pare) kushtuar NATO-s, qe percjell si nderimin e NATO-s si aleancë e re pas Luftës së Dytë Botërore, me mesazhin “Paqe – Forcë – Liri”, me portretet e Dwight D. Eisenhower (Komandant Suprem Aleat) dhe Admiral Lynde D. McCormick (Komandant i Forcave Detare Atlantike). Zarfi ka si dekorim pëllumbin e paqes dhe kurorë dafine, që përfaqëson idealin e bashkëpunimit ndërkombëtar, dhe listimin e 14 vendeve anëtare të NATO-s në atë kohë (nga Belgjika deri te Greqia), që pasqyron optimizmin dhe propagandën e aleancës për paqe dhe siguri kolektive. Ky zarf është një artefakt historik dhe filatelik që dokumenton fillimet e NATO-s dhe simbolikën e saj si garant i paqes dhe lirisë në epokën e pasluftës.

Ndërkohë, filatelia e bllokut lindor ka një ton krejt tjetër. Pullat e Traktatit të Varshavës dominohen nga parada ushtarake, raketa balistike, tanke, avionë dhe slogane ideologjike. Ato nuk synonin të jepnin ndjenjën e lirisë, por të disiplinës dhe forcës së centralizuar. Interpretimi i zarfit polak që përkujton strukturat e komandës së Varshavës, apo zarfi sovjetik me ilustrime raketash, tregon se blloku lindor kërkonte të projektonte superioritet teknik dhe dominim ushtarak. Madje edhe në rastet tragjike të historisë, si Hungaria 1956 apo Çekosllovakia 1968, shtetet e Varshavës i përdorën pullat për të shpjeguar ndërhyrjet e tyre si “ndihmë ndërkombëtare” dhe “mbrojtje të socializmit”, edhe pse në thelb ishin shtypje të lëvizjeve popullore.

Fig. 6

Ne zarfi i fig 6, nga Gjermania Lindore (DDR), i datës 21 qershor 1975, është i lidhur me 20-vjetorin e Traktatit të Varshavës (1955–1975) dhe shfaqet se pari ne ekspozitën filatelike te organizuar në Erfurt. Imazhet pasqyrojne përkujtimin e aleancës ushtarake socialiste, te paraqitur si simbol i forcës dhe unitetit, neprmjet lustrimit me avion dhe anije luftarake, nje ushtar dhe nje grua me uniformë, që përfaqësojnë bashkëpunimin jo vetem ndërarmësh, por dhe dhe rolin e gjithe popullit ne mbrojte nga imperializmi perendimor.

Fig. 7

Ne fig.7 tregohet zarfi përkujtimor dhe njeheresh edhe i qarkulluar, nga Gjermania Lindore (DDR), i lëshuar në tetor 1970, i cili lidhet me stërvitjen ushtarake të quajtur “Waffenbrüderschaft” (Vëllazëria e Armëve). Nepermjet imazheve tregohet stërvitje e përbashkët e ushtrive të vendeve të Traktatit të Varshavës, që synonte të tregonte unitetin dhe fuqinë e aleancës socialiste. Ilustrim me tanke dhe avionë në lëvizje, shenjë e forces ae koordinimit tokësor dhe ajror.

Fig. 8

Zarfi i fig.8, i lëshuar nga posta e Çekosllovakisë më 1966, lidhet me stërvitjen ushtarake të Traktatit të Varshavës të quajtur “Vltava”, qe aleanca ushtarake e vendeve të bllokut lindor gjatë Luftës së Ftohtë, zhvillonte si kundërpeshë ndaj NATO-s. Kjo stervitje ushtarake ishte një manovër e madhe e përbashkët, ku ushtritë e vendeve anëtare testuan koordinimin dhe aftësitë e tyre.Ilustrimi në të majtë paraqet një tank që zbret me parashutë nga avionët, simbol i fuqisë dhe mobilitetit ushtarak te bllokut, me shkrim në gjuhën çeke: “Cvičení armád Varšavské smlouvy ‘Vltava’ Československá pošta” ( qe ne shqip do perkthehej: “Stërvitja e ushtrive të Traktatit të Varshavës ‘Vltava’ Posta Çekosllovake”), dhe pulla postare paraqet një raketë dhe një avion luftarak, duke nënvizuar teknologjinë moderne ushtarake.

Në të gjithë këtë analize, ne disa nga zarfat e shumte që lidhen me NATO-n dhe Traktatin e Varshavës eshte e qarte qe ato mbeten dëshmi të vogla, por të pazëvendësueshme, sepse ne teresi të gjitha krijojnë një tablo të gjerë që e bën Luftën e Ftohtë dhe pasojat e saj më të prekshme, më konkrete, më të lexueshme. Tashme eshte plotesisht evidente qe filatelia nuk është vetëm një pasion koleksionistësh, por një formë arkivi paralel. Ajo kap momente që shpesh nuk i gjen në librat e historisë: mënyrën se si shtetet donin të shiheshin, çfarë te theksonin, çfarë te fshihnin, çfarë nënvizuan dhe çfarë harruan.

Nëpërmjet pullave dhe zarfeve ku shfaqen anije, aeroplanë, flamuj, slogane, ndërhyrje humanitare, protesta, përvjetorë, dhe simbole të forcës apo të paqes, mund të lexojmë qartë se si u ndërtua bota e ndarë në dy blloqe, si u rrëzua ajo ndarje, dhe si u krijua arkitektura e re e sigurisë europiane ku edhe Shqipëria sot është pjesë e pandashme. Këto dokumente të vogla, që dikur udhëtonin nëpër botë në thjeshtësinë e një zarfi, sot bëhen dëshmia më besnike se historia nuk jeton vetëm në aktet politike, por edhe në gjurmët e përditshme që lënë shtetet, popujt dhe kohërat.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.