Ligjëratë
me rastin e 17 vjetorit
të shpalljes së pavarësisë së Kosovës
17 shkurt, 2025
DOM FROK ZEFI
LIRIA DHE MËVETËSIA
SI NJË TRASHËGIMI E PËRJETSHME
Ligjerat me rastin e 17 vjetorit
të shpalljes së pavarësisë së Kosovës
HYRJE
Kjo ndodhi në epokën e zgjimit të madh të kombit shqiptar; kjo ndodhi më shumë se një shekull më parë; kjo ditë i mblodhi bashkë gjithë trojet shqiptare nën një flamur, dhe Kosova ishte atje, Kosova që kishte derdhur aq shumë gjak për një Shqipëri të lirë, ishte atje me Isa Boletinin e trimat e tij, por edhe me korifejtë e shqiptarizmës; mirëpo pas asaj dite, kombi do të përjetonte thuajse një shekull mundimesh, copëtimesh, deri kur Kosova shqiptare të arrinte me të vërtetë në ditët e lirisë së saj.