Dr. Dritan Demiraj,
Detroit Diaspora, 2025
Shpallja e shtetasit Shqiptar Luftar Hysa, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa nga Departamenti I Thesarit duke vendosur sanksione si pjesëtarë të lidhur me kartelin ‘Sinaloa’, duke pastruar paratë e tyre në biznesin e restoranteve dhe të kazinove, ndërkohë që takohet në zyrë me KM Rama, merr një licensë për të hapur kazino dhe pastruar paratë e kokainës në Shqipëri, është vetëm një nga provat e shumta dhe të pakundërshtueshme se qeveria dhe ‘Palloshi’ i saj janë këmbë e kokë të lidhur me rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës. Trekëndëshi i tyre operacional është: Qeveria Shqiptare, Grupet e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimi i tyre në bregdet, kryeqytet kudo ku është e nevojshme që Rilindja të qëndrojë në pushtet.
Që në momentin kur erdhën në pushtet në vitin 2013, e vetmja gjë që Rilindja bëri ishte kanabizimi i të gjithë vendit. Ky kanabizim u lejuan nëpërmjet emërimit të MB Sajmir Tahiri si mbikqyrës dhe menaxher i saj (trafikut të drogës). Menjëherë ai ngriti rrjetin e drogës të cilin e kontrollonte krejtësisht duke njerëzit e tij besnik dhe drejtuesit e policisë në 12 qarqe, 61 komisariate dhe në zonat e thella, të cilët kishin për detyrë mbikqyrjen e mbjedhjes, rritjes, korrjes, përpunimit, shpërndarjes dhe kontrollin e rrugëve të transportit.
Padyshim që çdo gjë u bë edhe në bashkëpunim me MM dhe Mimi Kodhelin, e cila në të gjitha rastet kur aeroportet e Forcave të Armatosura përdoreshin për transportin e drogës dhe denoncohej me prova nga opozita, ajo në shpërblim të shumave të mëdha financiare i mohonte, duke ju mundësuar edhe përdorimin e QNOD-së e cila në shkëmbim të mijëra Eurove fikte radarët e ushtrisë (të gjitha të deklaruara nga miqtë e Tahirit në sallën e gjyqit në prokurorinë e anti-mafies në Itali) me qëllim kalimin e drogës në Itali.
Sipas mediave gjermane, italiane dhe greke e vetmja kohë kur trafiku i drogës ndaloi krejtësisht për të cilën u bënë dy dokumentarë tek Deutsche Velle (DW), përcaktonin vetëm muajt maj-gusht të vitit 2017 kohë kur MPB drejtohej nga unë. Edhe denoncimi për listën e përfshirjes të 132 oficerëve më të lartë në trafikun e drogës u bë po nga ana ime.
Në të njëjtën kohë, në cilësinë e MPB në një letër zyrtare në muajin korrik 2017 i tërhoqa vëmendjen MM Kodheli për lejimin e trafikut të drogës nëpërmjet detit duke fikur radarët. Ky trafik nuk bëri gjë tjetër por krijoi kushtet që trafikantët Shqiptarë të rrisnin oreksin duke kërkuar edhe ata pjesë në ‘tortën’ ndërkombëtare të trafikut të kokainës. Me kalimin e viteve, në rritjen e ndikimit të tyre në përfshirjen e tyre (trafikantëve) në politikë duke zgjedhur dhe financuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin Shqiptar, filloi kontrolli total i politikës të Rilindjes nga krimi. Dhe nuk është aspak e rastësishme që në të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe lokale, përfaqësues të krimit të organizuar në Shkodër, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë dhe Korcë zgjedhin vasalët e tyre në vendimmarjen politike shqiptare.
Sot Mafia Shqiptare kontrollon një pjesë të madhe të trafikut të drogës në Europë dhe treguar se nuk ka kufizime në përdorimin ekstrem të dhunës. Tashmë prej pesë vitesh ajo e ka zgjeruar rrjetin e saj të ndikimit deri në Amerikën Latine. E gjithë kjo skemë është e lidhur drejtëpërdrejtë me nivelet më të larta politike në Shqipëri. Ndërkohë nuk mund të kishte cirk, mashtrim dhe tallje më të madhe për popullin Shqiptar, kur BE-ja, Brukseli dhe Ursulat e saj tallen me të gjithë njerëzit duke e paraqitur Shqipërinë si një shembull reformash dhe stabiliteti, ndërkohë që raportet e përvitshme të DASH e paraqesin RSH njëlloj me narko-shtetet.
Sipas DASH-it, grupet kriminale të udhëhequra nga shqiptarë operojnë jo vetëm në Ballkan, por edhe në BE, SHBA, Kanada, Lindjen e Mesme, Turqi. Shqetwsimi mw i madh janw lidhjet midis krimit të organizuar dhe institucioneve më të larta shtetërore përfshirë gjykatës, prokurorë, policë, gazetarë dhe aktivistë tw cilat janë subjekt intimidimi dhe të lidhur me trafikun ndërkombëtar. Shqipëria është vend për pastrimi i parave të trafikut ndërkombëtar, përmes sektorëve si ndërtimi, real-estate, biznese fantazmë, etj.
Të gjitha sa më lartë nuk ka asnjë spjegim tjetër, pasi në asnjë rast diplomatët e huaj të korruptuar në vendin tonë nuk flasin për korrupsionin, lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar, vjedhjen e zgjedhjeve, etj por ju shesin Shqiptarëve gënjeshtra dhe mashtrime sikur jetojnë në një botë tjetër. Sigurisht që është i njohur fakti se këto diplomatë sapo vijnë me mision në Shqipëri ju ofrohen të gjitha mundësitë për të kënaqur epshet e tyre sipas kënaqësive dhe orientimit individual, duke ju ofruar party dhe çdo gjë për rekrutimin e tyre dhe për rrjedhojë mbylljen e gojës.
Sipas EUROPOL-it mafia shqiptare është një nga pesë rrjetet më të rrezikshme të kokainës në kontinent për këtë arsye njihet si ‘Kolumbia e Europës’.
Sipas SPAK-ut 16 grupe kriminale operojnë brënda Shqipërisë. Ndërkohë shumë pak është bërë për të arrestuar ata të cilët janë të përfshirë dhe ndikojnë në rrezultatin e zgjedhjeve në vend sa herë që ka zgjedhje. Sot trafikanët Shqiptarë kontrollojnë tregun më të madh të kokainës në Britaninë e Madhe, Belgjikë, Hollanda, Francë, Gjermani, Itali dhe në Spanjë dhe janë përgjegjësit kryesorë të transportit të kokainës nga Amerikan Latine në portet e BE-së me lidhje dhe rrjete operacionale në Kolumbi dhe në Ekuador.
Personalisht së bashku me patriotët Shqiptaro-Amerikanë duke mos qënë pjesë e politikës aktive në Shqipëri, në shtesë të denoncimit publik i sygjeroj opozitës Shqiptare dhe shoqërisë civile asaj që nuk është blerë nga ‘Palloshi’:
1. Të mos harxhojnë kohë me zyrtarët e korruptuar të BE-së.
2. Të investohet sa më shumë, me qëllim rritjen e bashkëpunimit me agjensitë ligjzbatuese, ligjvënësit e zgjedhur, senatin, kongresin dhe administratën e presidentit Trump, me qëllim denoncimin e të gjitha lidhjeve të paligjshme të qeverisë Shqiptare me krimin e organizuar në të gjithë botën, përfshirë këtu blerjen e zgjedhjeve, pastimin e parave të pista, lidhjen e deputetëve të zgjedhur në parlament me personat që i kanë mbështetur, korrupsionin dhe vjedhjen e Shqiptarëve nga kryehajdutët e Rilindjes.
3. Detyra e diasporës është që të informojë dhe sensibilizojë institucionet amerikane për të marrë vendimet e duhura dhe mbajtur qëndrime të forta në politikën e jashtme kundrejt narko-qeverisë Rama dhe pushtetit të tij kriminal e autokratik.
4. Mbështetja e diasporës në SHBA nuk do tju mungojë në asnjë rast në momentin kur ju të tregoni më shumë bashkëpunim, integritet, sinqeritet dhe vlerësim të rolit të saj.
5. Nuk kam asnjë dyshim, që viti 2026 do të jetë viti i ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, ku edhe pse e vogël Shqipëria do të ketë ndikimin e saj.
6. Koha nuk pret, Shqiptarët kanë nevojë për veprime aktive në terren dhe jo fjalë boshe në parlament.











