Lajmi që i gezojë shqiptarët kudo në botë

0
Asambleja Parlamentare - KE

Skënder MULLIQI

Lajm i gëzuar erdhi nga Strazburgu për të gjithë shqiptarët, ku Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në 75 vjetorin e krijimit, pranoi rekomandimin që Kosovvës t’i jipet drita jeshile për pranim në Këshillin e Evropës më 16 maj. Sipas raportueses Bakojani “Kosova është demokraci funksionale që vepron në përputhje me parimet e respektimit të të drejtave themelore dhe së aty respektohen të drejtat e njeriut, dhe më theks të veqantë për pakicat”.

Kosova në këtë organizatë ndërkombëtare shumë të rëndësishme ka aplikuar në maj të vitit 2022, kur Rusia ishte tërhequr nga Këshilli i Evropës për shkak të agresionit në Ukrainë. Edhe përkunder lobimit të Serbisë e cila edhe formuan ekip special kunder Kosovës, nga 171 deputet, 131 ishin pro, 29 kunder dhe 11 abstenuan nga 46 shtete anëtare.

Presidenti serb sigurishte shumë i merzitur deklarojë, së beteja kryesore do të bëhët më 16 maj, kur do të vendos Këshilli i Ministrave,duke mbajtur shpresa tw Franca. E dihet së rekomandimet dhe procedurat vështirë së do të kthehen mbrapa, dhe së edhe më katë datë Vuqiqi do të zhgenjët edhe më shumë. Një grusht i rëndë ishte padyshim rrëzimi i amandamenteve të Serbisë nga KiA, si kushtëzim për pranim dhe kushti për formimin e Asociacionit të Komunave më Shumicës Serbe.

Kosovës më këtë akt historik po i lëshohet rrugë pas masave ndëshkuese të pa drejta nga BE-ja, që mos të nxitohet lidhur më temen e asociacionit. Më duket së BE-ja, gjithnjë e më shumë po e kupton qëllimin final të Serbisë, e cila temen e asociacionit po e plason për qëllime të aneksimit të veriut të Kosovës. Pse nuk ka nevojë për nxitim Qeveria e Kosovës shtrohet pyetja logjike? BE-ja i ka bërë të qartë Vuqiqit së duhet të zbatohen marrveshjet e Brukselit, dhe veqmas aneks marrveshja e Ohrit.

Sipas deklarimeve të deritashme të kreut të Serbisë, nuk do të pranojnë që Kosova të bëhët pjesë e organizmave relevant të Evropës, siç dëshmoj edhe rasti i Strasburgut, si dhe deklarimet e Vuqiqit dhe Daciqit së nuk do pranojnë as inkuadrimin e Kosovës në OKB, edhe përkunder së kishte më parë në Bruksel nënshkrim të marrveshjës për mos lobim të Serbisë, kunder Kosovës. Edhe lobimi që Kosova mos të inkuadrohet në Këshillin e Evropës, tregon orjentimin politik prorus të Serbisë të Vuqiqit, i cili BE-në e sheh vetëm si trampolinë për donacione të ndryshme ekonomike.

Nuk duhet të pranohet më asnjë kusht as qështja e dinarit serb, si mjet pagese të Serbisë në Kosovë. Serbia është duke e konsederuar Kosovën pjesë përbërese të saj, e dihet që Kosova është shtet sovran dhe e pavarur.Deri sa Serbia nuk i ndryshon qëndrimet pushtuese dhe nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, nuk duhet mendoj unë të vazhdohen bisedimet për normalizim të marrdhënjeve siq po thuhet. Dihet së nuk ka paqe dhe normalizim të marrdhënjve më klikën e qetnikizmit në pushtetin e Serbisë.

Edhe diçka shumë të rëndësishme kur jemi këtu. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do ti hapte rrugë edhe dënimit të Serbisë për gjenocid, siq po deklarohet edhe vet kreu i këtij shteti. Si dhe do të bënte që më në fund të bie nga pushteti i Serbisë nomenklatura e mbetur promillosheviqiane. Për fund të theksojmë së anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës u mundëson qytetarëve, të parashtrojnë ankesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe detyron institucionet që të respektojnë vendimet e asaj gjykate, që natyrishtë është shumë e rëndësishme.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.