Kuvendarët që po duken si kamp paramilitarësh!!

0
Kuvendi Kosovë

Koment

Skënder MULLIQI

Dështoj edhe seanca e 14-të për konstituimin e organeve të Kuvendit! E shihni deri ku kemi arritur. Në vend të inkurajimit të njerëzve në këtë vend, po na servohen poshtërsitë më të mëdha të mundshme. Nuk është gjë e vogël formimi i organeve o ju të mjerë. Albulena nuk i ka bërë asnjë të keqe këtij vendi siç po e hipotekoni. Nuk po keni ndijesi, zemer dhe as nuk po gjeni forcë për të mposhtur egotë e juaja të sëmuara për pushtet, duke harruar shtetin dhe qytetarët e saj. Shteti nuk është vetëm i juaji por i të gjthëve.Mos vrani idealet e të parëve tanë, dhe mos vrani idealet për demokracinë dhe lirinë e shumë pritur! Mjaftë e zhgënjyet popullin për shumë vite më marifete të ulëta dhe më hajni.

Duket së dikush po vuan nga ndonjë sëmundeje e rëndë, që po vepron në këtë mënyrë të mohimit të shtetit! Jeni kapur fortë pas kauzave të rreme dhe rebelimit pa arsye. Njerëzit mblidhen në kuvende për të diçka madhore, e jo të shohim lojërat të shumë kuvendarëve të cilët e kan dëshmuar se nuk e kan vendin në organin më të lartë të shtetit. Madje, ata nuk meritojnë as nivelin local.Kur qëllimi i vërtetë nuk kuptohet, qka është e mundur ?

Atëherë vjen në shprehje mekanizmi i dredhisë.Ju këtë të fundit po e bëni transparent, e nuk ishte dashur.Jeni zhytyr në lakmi dhe marrëzi të habitshme. Madje kjo çka po shohim që shumë kohë, është bërë edhe qesharake. Këto sulme politike ndaj njeri-tjetrit, kan pasoja të rënda. Pushteti i takon fituesit të zgjedhjeve e jo humbësve. Keni filluar të na krijoni probleme duke krijuar situatë serioze të humbjëve financiare dhe psikologjike, duke krijuar situatë jo normale !

Po luani lojëra të hapura për pushtet, e që nuk është normale.Mos shkatërroni të ardhmen e brezave të rinj, më situata anormale shoqërore. Keni krijuar pyetje hipotetike neve ose pozita. Kjo është atmosfera e zymtë që keni krijuar në Kuvendin e Kosovës. Atmosferë turpi të pa larë. Po shkoni largë kompetencave tuaja, dhe ta dini së nuk do tu lejon populli këtë luks. Zgjedhjet e reja, mbeten e vëtmja zgjidhje, e daljës nga kjo situatë e mbrapsht. Mos i konsideroni të tjerët dhe popullin për budallanjë siq po dukeni ju. Keni filluar të dukeni si kamp paramilitarësh…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.