“KURBANI I BAJRAMIT”

0
67
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar sot Bashkësinë e Fesë Islame të Kosovës, ku i ka uruar besimtarët myslimanë për “Kurban Bajramin”.

Kurti, kujtoi momente nga fëmijëria e tij, kur festohej “Bajrami”. Ai tregoi edhe një përgjigje tejet interesante të gjyshes së tij, se: pse, “Bajrami i Madh”, apo “Fitër Bajrami” i ka tri ditë, dhe “Bajrami i vogël” i ka katër ditë.

”Bajrami i Madh”, është pas “Ramazanit” dhe nuk duhet me tepru, kurse “Bajrami i vogël”, për me nda me tjerët. Sa me shumë që e ushtrojmë. aq më mirë”, tha ai. E, aspak e besushme në Ditën e Sotshme?! Fatkeqësisht, Qeveritë Shqiptare, si në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut me tre – katër ministra shqiptar, ende me me hajdutë të Qeverisë.

Ndër të tjera me “politikë madhore”, i pari i Qeverisë foli edhe për rëndësinë e kësaj feste sidomos për solidaritetin dhe ndihmën me të varfërit. Qesharake?!

“ZEKTHI”, një revistë për humor dhe satirë, që me vite: delë kur t’i teket në Shkup, qeshi edhe me bark me deklaratën e Kryeministrit të Kosovës: E vërtetë, ka të “drejtë” politike Kryeministri i Kosovës. Pasuritë e këtyre “zeqateve” të “Kurban Bajramit” të popullit shqiptar, duhet t’i marrin politikanët, familjarët, argatët partiak, dhe hajdutët e Qeverisë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.