Kur qan zemra e mërgimtarit shterret edhe oqeani!

1
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa, 17.09.2023

Zemra e ne mërgimtarëve çdo ditë qanë për vendlindjen që e kemi lënë! Bashkë me vendlidnjen i kemi lënë familjet dhe kujtimet më të bukura të fëmijërisë dhe rritës sonë. I kemi lënë miqt dhe shoqërinë.

Me trup në dhe të huaj, me mendje në vendlindje

Gjatë periudhës së luftës çlirimtare, në vendin e punës vetëm kur e godisja me kokë ndonjë trup të fortë zgjohesha shpejtë nga meditimi për vendlindjen, familjen miqt dhe shoqërinë.

Vetëm ata që e kanë provuar, të tjerët nuk e kuptojnë dot këtë ndjenjë të thellë shpirtërore të mërgimtarëve.

Zemra e mërgimtarit çdo ditë loton e nuk pushon së qari për vendlindjen sado të katandisur nga kusarët politikë. Mërgimtarin e zë gjumi dhe zgjohet me ëndërrat për kthim në atdhe, kurse politikanin e zë gjumi dhe zgjohet nga gjumi duke ëndërruar ngritjen në karrierë politike dhe pasurim të paligjshëm.

Krahas nostalgjisë për vendlindjen dhe thyerjeve shpirtërore që përjetonim nga abuzimet e njerëzve të papërgjegjshëm, jetonim me shpresën e madhe për një të nesërme më të mirë.

Nuk ishte aspak e lehtë për neve që na duhej të punonim çdo ditë pandërprerë në vendet e punës, përderisa nuk e dinim me javë e muaj të tërë për fatin e familjeve tona në flakët e luftës.

Përkundër kësaj sikuate asnjëherë nuk jemi ndalur së vepruari për të mirën e vendit dhe bashkatdhetarëve.

Kur qan zemra syri loton

Për ta kuptuar më mirë kuptimin e fjalisë së mësiperme, po ua përshkruaj momentin kur e kam marr lajmin për masakrën e forcave serbe mbi Familjen Jashari në Prekaz.

Ishte fillimi i Marsit 1998, asokohe isha pa familje dhe banoja në një banesë kolektive me emigrant nga shtete të ndryshme ballkanike dhe aziatike. Dy vëllëzër algjerian (Gharbi) e kishin blerë një Antenë Satelitore për t’i përcjellur programet në gjuhën e tyre. Mirëpo në shenjë miqësie dhe respekti që kishin ndaj meje çdo mbrëmje në orën 18 e 30 e ndërronin vet kanalin, duke e hapur Televizionin Shqiptar, për të më mundësuar përcjelljen e lajmeve të mbrëmjes.

Në momentin e dëgjimit të lajmit dhe shikimit të pamjeve nga masakra e forcave serbe ndaj Familjes Jashari në Prekaz më kishin pa tradhtuar lotët! Në atë moment, njëri nga vëllëzërit algjerian më pyet me zë të ulët; “Janë familja jote”?

“Janë pak më shumë se familja ime, janë familja e të gjithë shqiptarëve”, dhe vazhdova me sqarimin e gjithë asaj që kishte ndodhur asokohe ndaj kësaj familje shqiptare. Algjeriani mbeti i habitur dhe i tronditur nga rrëfimi, më ngushëllojë sikur të ishin familjarët e mi!

Ndjenja e brendshme shpirtërore është reflektim i shpirtit të njeriut. Nuk janë fjalët ato që e tregojnë shpirtin e njeriut, por është ndjenja e brendshme shpirtërore e cila shpërthen nga jashtë me emocione të papërshkruara me fjalë. Kur qan zemra e mërgimtarit shterret edhe oqeani!

1 KOMENT

  1. I nderuar mergimtar, qe po te informoj per kete problem:

    Kosova u çlirua me 12 Qershor 1999, dhe prej kesaj dite ke mujt me ardhe me jetue ne KS edhe mos me i shterrr oqeanet, por nej puqille te vogel.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.