Milazim Zeqiraj
Në mendje,
kujtimi si zjarri i fikur
pushon.
Në qetësinë e pyllit,
kur vë veshin për të dëgjuar,
nga lart vjen një këngë e lehtë si frymë.
Kur ngre sytë lart,
në degën e lisit,
zogu larush lirshëm cicëron,
me këngë qetësinë e zgjon.
Ai deri në mbrëmje,
këngën s’e mbaron.
Kur lodhet,
në degë të lisit pushon,
Arionin e vogël në gjumë s’e shqetëson.
Von meinem iPhone gesendet











