11.5 C
Tirana
E hënë, 26 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi KUÇKISTAN

KUÇKISTAN

0
Agron Tufa

Agron Tufa

Kuçkërisht me kuç e maç,
kuç me kuçka e kuçkanë
kuçkërimi me kuçkashë
kuçkëron në Kuçkistan.

Ç’kuvendon kuçka me kuçkë
kuçkërisht mbi një kuçkemë:
qysh ta kuçkërojmë më ngushtë
Kuçkistanë e kuçkëremë?

Shtohen kuçkat varg e vijë
dhe kuçkojnë me kuçkanët.
Ç’kuçkëzim e ç’kuçkëri
kuçkëzojnë të gjitha anët!

Ka vallë kuçkë apo kuçkan
që shkuçkohet prej kuçkimit?
S’ka kuçkeshë e kuçkoman
të shkuçklohet kuçkëzimit.

Ti, kuçko, mos rri shkuçkueshëm –
kuçkërohu, Kuçkë e Madhe;
kuçkëzohuni kuçkëzueshëm
kuçkërisht kësaj Kuçkiade!

(2024)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.