Sylë Muja (emri artistik Sak Muji)*
Banesa e mësuesit tonë, i cili na kontaktonte dhe na shpjegonte lidhur me rrjedhat e atyre ditëve në Prishtinë dhe Kosovën tonë, na rrëfente për ndodhitë që për ne ishin dhe mbeten interesante: se si vepronin serbët duke e mbajtur nën okupim vendin tonë. Na tubonte. Na këshillonte, na studionte. Aty u bë edhe betimi ynë: në shtator 1977, nga Ibrahim Nikçi, Riza Dema dhe unë, Sylë Mujaj (sot Sak Muji).
Takimi me mësuesin tonë të parë ishte një takim i veçantë, ku edhe u bë takimi i betimit i grupit të Rugovës: nga Ibrahim Nikçi, Riza Demaj dhe nga unë, në shtator 1977.
Kishin kaluar shumë e shumë vite që mësuesi ynë, Isa Demaj, nuk shihej shpesh në qytetin tonë të Pejës, as në Rugovë.
Arsyet nisnin diku nga qyteti i Klinës, kur së bashku me një grup shokësh si Zymer Neziri, Sadri Kelmendi, Hajdar Mekaj e të tjerë, kishin bërë një protestë kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve dhe, që nga viti 1967–68, ishte i përndjekur.
Thuajse ilegalisht diku punonin e diku jepnin mësim nëpër ndonjë shkollë fshati, ku përndjekja e tyre ishte më e vështirë.
Mësuesi ynë i dashur ishte shkëputur nga komuna jonë: herë jepte mësim në anën e Lipjanit e nëpër fshatra të Ferizajt, herë në Drenicë.
Në vitin 1978–79 u pranua në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë, e prej këtu rifilloi takimi me mua, Rizën e Ibrahimin: si dhe çka mund të bënim në avancimin e çështjes sonë.
Takimet ishin të shpeshta; pajiseshim me materiale të nevojshme si libra dhe broshura të ndaluara të atyre ditëve.
Në vitin 1979 policia na e mori përsëri mësuesin tonë; e burgosën për motive politike.
Pallati i rinisë, ose pallati i “sherrit” të rinisë, quhej “25 Maji”.
Këtu bëheshin tubimet më të rrepta dhe ndeshjet më të forta të asaj kohe. Ishte vendi ku ndesheshin dy kultura: ajo shqiptare dhe ajo pushtuese, që e shtynin njëra-tjetrën për t’ia zënë vendin.
Rasti i solistit Zdravko Çoliq e ndezi Qendrën Studentore, kur në mbrëmjen e organizuar nga komuna e Prishtinës, ne si studentë u përgatitëm që, në njërin nga buqetat e luleve që do t’ia dërgonim në skenë, të ishin edhe lulet e famshme që rriten vetëm në rrethinën e Obiliqit e që era e tyre është e pakëndshme—vërtet e pakëndshme—siç e dëshmoi edhe këngëtari nga Beogradi, Zdravko Çoliq.
Sapo i mbërritën në duar, ai i hodhi lulet dhe klithi: “Šta je ovo što smrdi… ovo je govno!”
Era e tyre përngjante me atë kundërmim.
U prish atmosfera dhe mbaroi edhe koncerti “i famshëm” i asaj nate prishtinase.
Pas një jave, po në këtë sallë, pritej grupi i muzikës së lehtë nga Shqipëria, në krye me Ema Qazimin, Gaqo Qakon, si dhe Bik Ndoin, Ibrahim Tukiqin e të tjerë.
Takimi i veçantë me ardhjen e grupit nga Shqipëria u organizua në oborrin e Hotel Grandit, sepse brenda nuk lejonin njerëzit e sigurimit.
Pritja dhe përshëndetja mbetën si shenjë e mirë e njërit nga organizimet që dinë t’i bëjnë vetëm studentët.
Grumbullimi i studentëve për koncertin e lajmëruar në pallatin “25 Maji” filloi që nga pasditja; në anën tjetër rritej edhe numri i policëve dhe civilëve të policisë që përpiqeshin ta mbanin “disiplinën”.
Unë, me kënaqësi, rastisa dhe takova mësuesen time të fillores, Sonje Ibish Veselin, dhe me të përgatitëm një vajzë të vogël me një buqetë lulesh që t’ia dërgonim njërit nga më të mirët në skenë, këtij grupi të mirë nga Shqipëria.
Ne ishim ulur normalisht në vendet tona, por rreth nesh vëreheshin civilë të policisë që sillenin keq, rend më rend.
Afër nesh pamë edhe një njeri nga komuna jonë—na zgjoi dyshim: qenkësh edhe Xhaviti aty; në Pejë njihej si djalë i kafeneve, sidomos i atij lokalit të tmerrshëm të Rastovicës.
U krye koncerti, por në dalje, nën shkallët e sallës, ndodhi më e keqja: mua më ndaluan dhe një grumbull policësh me kërbaçët (pendrekat) e tyre më dëmtuan.
Kështu kaloi edhe Sonja dhe shokët e mi, Riza Demaj, Ibrahim Nikçi e Abdullah Tahiri. Në dalje, ç’të shohim: të gjithë studentët na kishin pritur; dalja jonë u përzie me klithjet e studentëve që na drejtoheshin “shqipe, shqipe!”.
Mbetet ende sot enigmë lëvizja e Xhavit Halitit, me atë qyrkun e zi e të gjatë deri në fund të këmbëve: herë shihej në këndin mbi karriget e sallës, e kur dolëm ishte afër grupit të policisë që na dërmoi atë natë të veçantë prishtinase.
Mos u harroftë ajo natë—kishte shumë gëzime, e në fund e paguam me kërbaç policie.
Në Kosovë u dha lajmi se Marshalli po vinte në Kosovë.
Studentët filluan të shqetësohen; në fytyrat e tyre lexohej diçka e zymtë: kjo pritje nuk ishte e tyre; nuk dëshironin “kësisoj Marshalli”.
Një javë më parë, nëpër Qendrën e Studentëve, shihnim fytyra të panjohura që vinin e kontrollonin si ditën ashtu natën; në konvikte u zvogëlua muzika që zakonisht në mbrëmje ishte e mirë e veçantë.
Thanë se civilët e policisë po e përgatitin terrenin e qendrës, sepse në Prishtinë po vinte Marshalli.
Të gjitha këto fytyra të reja e të panjohura ishin bashkëpunëtorë—me rrogë a pa rrogë—të policisë së “bacit” Mahmut Bakalli, i cili e hetonte gjendjen dhe përpiqej që me çdo kusht Marshalli të kalonte “mirë” në Kosovën siç e mendonte ai.
Edhe ne e bëmë tonën. Që nga mëngjesi i asaj dite filluam aktivitetin: kontaktuam të gjitha bibliotekat, me përkrahjen e thuajse të gjithëve, që të mos dilte kush në pritje të kalimit të Marshall Titos.
Ashtu u bë.
Por kishim një problem që e zgjidhëm vështirë: grumbullimin e disa qenve që, me anën e tyre, “ta përshëndesnim” Marshallin.
Pesë qentë e zënë me mundin e një dite u shpërblyen kur, në bishtat e tyre, u vendosëm tenxhere të zbrazëta të marra nga mbeturinat e mezës së studentëve.
Në kohën e caktuar, pikërisht kur mbërriti Marshalli, i liruam para kolonës së veturës së tij; qentë vraponin për mrekulli, sepse korridori ishte i përgatitur nga vizitorët.
Qeni më i “suksesshëm” fitoi një drekë të mrekullueshme të atij vrapimi prishtinas, ditën e vizitës së Marshall Titos, afër Qendrës së Studentëve.
Gjatë këtyre njerëzve të panjohur shpesh shihej edhe silueta me qyrk e zi e Xhavitit—si të tjerët, kryente punët e veta të caktuara apo vetëm si vullnetar i tyre?
Këtë as sot e kësaj dite nuk mund ta kuptoj.
Shpesh pyes veten: ç’është ky njeri që vepron sa andej, sa këndej!?
Edhe sot, kur e pyes ndonjë shok, më thotë: “E dije, Sylë, ky ka punuar e po punon shumë!”
Por shtrohet pyetja: për kë punon vazhdimisht ky njeri—sa në atë sistem të okupatorit, e tash në krye të popullit të çliruar?
Po, po, “punuaka” shumë qyrku i zi. I mbetet historisë ta dëshmojë edhe këtë “margaritar” të veçantë të përzierjes së kësaj gjallese nëpër të gjitha poret e problemet e lëvizjes shqiptare—që disa madje, nga shokët e mi të vuajtjes së burgut, më thonë: “E dimë, por Xhaviti po punon më shumë se të tjerët.”
E unë mbetem t’i pyes: për kë punon me të vërtetë Xhaviti—apo “Zeka”, si e paskan quajtur në Zvicër?
11–26 MARS 1981
Dalja jonë për përgatitjen e marshimit për në qytet ndodhi të mërkurën, më 11 mars, aty nga ora 17:00.
Thanë se i paskan thyer pjatat, dhe te grumbullimi afër semaforëve, te qebaptorja “Palma”, pritëm bukur shumë që ta kishim lëvizjen tonë të organizuar.
Një grup i ndarë prej nesh shkoi në drejtim të Institutit Albanologjik; që në fillim hasi në ndeshje me policinë e kamufluar aty afër.
Lëvizja jonë drejt qytetit, brohoritjet “Unitet!”, “Duam kushte më të mira!”, “Bashkim–bashkim!”, pas takimit me, siç më duket, Muhamet Mustafën (ishte çalaman në një këmbë), e moskuptimi i tij nga ana jonë ndezën masën e studentëve.
U nisëm drejt Hotelit Grand, ku para disa ditësh ishte i ftuari i Mahmut Bakallit, Stane Dollanci.
Në konteinerët e hedhurinave të Grandit, na thanë, ishin hedhur me qindra pula të pjekura që u paskan tepruar gjatë festës së tyre.
Këtu studentët brohoritën parulla në kurriz të Mahmut Bakallit dhe shërbëtorëve të tij.
Afër reklamave të filmave, te tre sheshet, studentët thyen pllakate të filmit pornografik që shfaqej atë mbrëmje.
Turma pranë fakulteteve dhe Institutit Albanologjik u ndal dhe filloi të kërkojë që dikush nga Kryesia e Kosovës të vinte.
Në trafo te semaforët doli miku im, Ali Lajqi, që iu drejtua masës: “Cili është qëllimi juaj?
Çka doni? Edhe unë jam me ju; nëse doni, nisemi; nëse doni, qëndrojmë.”
Masa brohoriti: dëshirojmë të shkojmë përsëri në qytet, drejt Komitetit Krahinor; nëse nuk vijnë këtu, të na presin atje.
Aliu përshëndeti iniciativën, me shpresë që pas pak kohe do të vinte dikush nga Kryesia.
Në ato momente erdhën—në ballë të tyre ishte Pajazit Nushi—dhe me interesim dëgjoi të gjitha kërkesat asaj mbrëmjeje.
Ai u shpreh mirë dhe kërkoi nga ne të caktohej një grup studentor që të shkonte në Komitetin Krahinor.
Por gjendja e krijuar nga një grup policësh që dëmtoi grupin që tentoi të kalonte pas Institutit Albanologjik e prishi fjalën e marrëveshjes, dhe masa iu drejtua Ali Lajqit: “Nisemi për në qytet!”
Aliu, pas shumë fjalëve të urta, i tha masës: “Nëse jeni dakord, jepni ‘vurmak’—edhe unë nuk po ju ndahem; nisemi.”
Në ato momente, afër Qendrës së Studentëve filluan të dukeshin vetura policie; studentët u revoltuan, brohoritjet u shtuan: “Unitet!”, “Bashkim!”, “Poshtë udhëheqësia jonë servile!”, “Na tradhtuan!”, “Na rrethuan!”
Masa filloi të lëvizte në mënyrë të çrregullt.
Pamë nga një veturë, afër mezës së studentëve, të dilnin disa policë me armë.
Nuk kaloi shumë kur afër një polici pamë mikun tonë, Ibrahim Nikçin, i cili ia mori armën; në kacafytje në veturën e tij “101”, kolegu i policit deshi ta vriste Ibrahimin; ky e vërejti dhe shtiu në drejtim të tij—polici mbeti i plagosur. I ndihmuam Ibrahimit dhe shkuam drejt veturës “101”.
Policët e lanë makinën dhe armët e ikën në drejtim të qytetit; pas pak morën edhe të plagosurin me ambulancë.
Ishte ora 12:30 kur në Qendrën e Studentëve ndryshoi çdo gjë: kush vinte e kush dilte; për çdo gjë lajmëronin studentët nga konviktet.
Atë natë u mblodhëm në mesin e konvikteve dhe ndezëm një “zjarr si shenjë”, që mbeti shenja natyrore e takimit të studentëve atdhetarë.
Nga ajo natë në Qendrën e Studentëve u bë riorganizim vullnetar: merrnim informata, të mos dorëzoheshim, të ishim të bashkuar.
Në çdo veprim e organizim ishim: Ali Lajqi, Riza Demaj, Ibrahim Nikçi, Abdullah Tahiri, Hamdi Hajdini, Bajram Kosumi; si dhe të tjerë të njohur si Xun Qetaj, Xhevat Zekaj, Kostas Mizis, Dhimiter Patituqi.
Lëvizjet tona ishin të koncentruara kryesisht në konviktin nr. 3, në katin e katërt dhe të pestë, në dhomat 401–402 dhe 503–502.
Në ditët në vazhdim situata u duk paksa e relaksuar; muzika e zakonshme rifilloi, por njerëzit civilë të sigurimit u shtuan; vinin dhe madje flinin nëpër dhomat e të njohurve të tyre.
Kjo te ne shkaktoi hutim, derisa morëm vesh nga studentët se ku qëndronin—në cilat dhoma.
E njëjta gjë ishte edhe në konviktet e vajzave.
Deri diku morëm edhe emrat e tyre; mes tyre ishte edhe emri i Xhavit Halitit.
Ndodhia ndërmjet 11.03.1981 dhe 25.03.1981: në një dalje të vetme të Ali Lajqit jashtë Qendrës së Studentëve, te vendi i quajtur “Lakërishte”, papritur pas tij qëndruan dy policë, që e kapën dhe u nisën me të drejt Sekretariatit Krahinor.
Aty afër, ish-studenti Ibish Mujaj e pa dhe u fsheh pas ndërtesave të “Lakërishtes”.
Aliu, i zënë peng, u çudit kur njëri polic ia liron pak dorën; tjetri ia shtrëngonte shumë.
Aliu u shpëtoi nga duart dhe, mes pallateve, hyri në Qendrën e Studentëve.
Rasti më eklatant dhe interesant është imi: të dielën, më 14.03.1981, u largova nga qendra dhe shkova në Pejë.
Kjo lëvizje u përdor në një kurdisje të llojit të veçantë: “Kinse paskam shkuar e kam fjetur te burri i tezes, një farë Rexhep Pasho Nikçi; dhe të nesërmen, në nisje për Rugovë, paskam hyrë në Patrikanën e Pejës dhe i paskam vënë zjarrin”!?
Ky rast do të bisedohet edhe më vonë—si u zbulua kush e përgatiti këtë shpifje të veçantë.
Që nga e hëna, 16 mars 1981, ne të gjithë: unë, Aliu, Riza, Abdullahu, Ibrahimi, ishim vazhdimisht bashkë në çdo lëvizje e veprim; dhe herë pas here na mbërrinin informata se kush hyri e doli nga qendra—kuptohet për civilët policorë, që edhe ata kontribuonin për klasën e tyre.
Gjendja në Qendrën e Studentëve përkeqësohej.
Ne nuk dilnim më nga qendra. Takimet tona u zgjeruan me Bajram Kosumin, Dhimiter Patituqin, Kostas Mizisin, Hamdi Hajdinin, Muhamet Pepshin, etj.
Flisnim për gjithë situatën—jo vetëm në qendër, por në mbarë Kosovën; flisnim për udhëheqjen, për adekuatësinë e saj dhe aftësinë për të kuptuar gjendjen e Kosovës; flisnim për ardhjen e stafetës së Titos; mendonim si do të kalohej ajo vit me të gjitha tensionet e padurueshme.
Evidentimi ynë në organet e sigurimit veç ishte bërë; tani ishim të përndjekur të sistemit.
Nuk guxonin të na merrnin në prezencën e studentëve.
Të gjithë i përsëritnin emrat tanë: Aliu, Riza, Abdullahu, Ibrahimi, unë—Sylë Mujaj.
Kjo gjendje na bënte që, deshëm s’deshëm, të na përshëndesnin të gjithë: disa me respekt, madje edhe ata civilët që i përcillnim nga dhoma në dhomë.
Ata, në çdo hap, jepnin informata diku për ne; por edhe neve na vinin informata të bollshme për ta nga të afërmit e tyre ku jetonin përkohësisht.
Kështu kalohej jeta në dy “taborë të paqes”, nga 12.03.1981 deri më 25.03.1981—sillej mirë “kolektiviteti” studentor, pritej nga të dy krahët që diçka do të ndodhte.
E mërkura, 25 marsi: në qendër ndryshoi çdo gjë—edhe “respekti i përshëndetjes” mes nesh u shua.
Ndryshoi struktura e njerëzve; u zëvendësuan; filluan të vijnë uniforma, të papranueshme nga studentët.
Nuk bënin veprime e lehtas largoheshin; në mbrëmje puna ndryshoi: në afërsi të konviktit të vajzave nr. 1 u vërejtën njerëz të tjerë; dikush i njohu dhe i tha me emra: ishin Rexhep Maqedonci dhe Abdulla Prapashtica…
Ata paskan ardhur në emër të Komitetit Krahinor: “Nesër është stafetë dhe duhet të bisedojmë që festa të kalojë mirë”, duke e lutur Ali Lajqin të shkojë me ta në Sekretariatin Krahinor.
Fjalët e tyre ndezën atmosferën në qendër; në mesin tonë nisën fjalë fyese si për ta ashtu edhe për udhëheqësit e tyre.
Atmosfera u keqësua kur lëvizja e Rexhep Maqedoncit, e rebeluar, u ndesh me ne atë mbrëmje të famshme, 25.03.1981.
Studentët e nervozuar i larguan pa mëshirë këta njerëz të sigurimit; por gjendja mes nesh u ashpërsua.
Mbajtëm raporte publike: do të përgatitemi për ditën e nesërme që të mos kemi provokime në qendër.
Ashtu u veprua.
Një grup i caktuar—Ali Lajqi, Riza Demaj, Bajram Kosumi, Hamdi Hajdini dhe unë, Sylë Mujaj—ishim së pari në organizim në dhomën time 401, ku nga një takim me tendosje të madhe, me prezencën e inspektorëve Abdulla Prapashtica dhe policit civil Rexhep Maqedonci, kaluam 50–70 veta në dhomën 401.
Pas shumë diskutimesh u zgjodh grupi organizator për të menaxhuar krejt situatën e daljes në interes të studentëve dhe popullit.
U caktuan: Riza Demaj, Bajram Kosumi, Ali Lajqi, Hamdi Hajdini dhe unë—morrëm përgjegjësinë që detyrat të kryhen me sukses.
Por, sipas disa informatave, në qendër—pikërisht në konviktin nr. 3—kishin hyrë disa inspektorë sigurimi.
Nga dhoma 401 kaluam në dhomën 402 (dhoma e kolegëve të mi të Fakultetit të Bujqësisë, Bashkim Berisha e Agim Sada).
Në dhomën time mbetën: Ibrahim Nikçi, Abdullah Tahiri (roli i Ibrahimit që nga 11 marsi dhe i Abdullahut ishte sigurimi ynë; u vërtetua: në mensën e studentëve natën e 25 marsit i kishin zënë 13 veta si spiunë të UDB-së dhe i kishin mbyllur), Malë Zekaj, Shaban Mujaj, Osman Nikçi, Shaban Nikçi, Shaban Husi, e të tjerë që s’më kujtohen.
Në këtë dhomë hyri policia civile dhe u mori të gjithëve dokumentet—letërnjoftime, pasaporta—si dhe libra e dokumente të ndryshme.
I pyetën për ne: ku jemi?
Ata u thanë se “tani kanë shkuar në konviktin nr. 4”. Menjëherë morën materialet dhe kaluan në konviktin e cekur.
Pas shkuarjes së tyre, na lajmëroi Malë Zekaj: dhoma është bastisur dhe na i kanë marrë të gjitha dokumentet.
Ora ishte 02:45.
Në grupin në dhomën përbri bënim përgatitjet organizative: si do të rridhte organizimi që nga agimi e deri sa të na përgjigjej Kryesia e Prishtinës.
Gjatë punimeve tona në dhomën 402, përpilimin e kërkesës sonë—dhëmë mendimet, e shkroi Bajram Kosumi.
U konceptuan rrjedhat për 26.03.1981; u hartua në 8 pika—kërkesa të definuara qartë—që do të lexoheshin nga Bajrami. Ramë dakord të gjithë.
Teksti tjetër njoftues për masën e përgatitur, nga grupi, do ta lexonte Riza Demaj, ndërsa fjalimi publik iu besua Ali Lajqit.
Për përpilimin e afisheve dhe parullave u ngarkuam kolektivisht: Hamdi Hajdini dhe unë; si dhe rregullimi i tyre në çarçafët e qendrës së studentëve.
Parullat që duhej të shkruheshin: “Republikë – Kushtetutë: ja me hatër, ja me luftë!”, “Unitet!”, “Bashkim!”, “Trepça punon e Beogradi ndërton!”, “Lironi shokët nga burgu!”, “Poshtë borgjezia!”, …
Të gjitha duhej të merreshin dhe të vendoseshin nëpër bele (brezat) te trupi, poshtë pantallonave të secilit; dhe, kur të jepet sinjali, të nxirren nga beli e të shfaqen publikisht.
Çarçafët i gjetëm disa në atë dhomë, të tjerët në katin sipër; por na mungonin ngjyrat (përveç njërës).
Ideja erdhi: në katin tonë jetonte artisti Ahmet Ibrahimi; shkuam në dhomën e tij.
Dikush tha se “këtu është edhe një nga civilët e famshëm” në krevatin përbri. I morëm ngjyrat; me ne erdhi edhe Ahmet Ibrahimi, dhe, si më duket, tjetri quhej “?@?
Ardhja e tyre moralizonte: të mos ishin të paktën ata të akuzuar si të dyshimtë.
Ora u bë 03:00.
E hoqëm një cep të batanijes që kishim vendosur në mbulimin e dritares së dhomës 402; nga jashtë vumë re: drejt konviktit tonë vinin një mori inspektorësh e policësh të tjerë.
Menduam mos prishej marrëveshja e organizuar: dalja në mbylljen e konvikteve në orën 05:00 të mëngjesit.
Tentuan të fshihnim materialet mbi derë, te pllaka e drurit.
Kur hynë për herë të dytë inspektorët në konviktin nr. 3, për ne ishte vendimtare: u betuam se nuk do ta ndalim organizimin edhe nëse na vrasin apo na burgosin.
I shtrënguam duart dhe u përgatitëm për më të vështirën: t’i zëjmë inspektorët nëse hynin në dhomën tonë. U pajtuam njëzëri; pritëm 10–20 minuta; fatmirësisht, askush nuk trokiti.
Erdhi Malë Zekaj: në dhomën e tyre kishin marrë shumë dokumente e leje qëndrimi; nga 401 kaluan në kontrolle të tjera; po kërkonin organizatorin apo grupin organizativ.
Me mendimin e të gjithëve e shpejtuam procesin: dolëm në kohën kur inspektorët sapo hynin në konviktin tonë.
Hamdi Hajdini shkoi në konviktin nr. 4; Bajram Kosumi në konviktin nr. 2.
Në konviktin nr. 3 mbetëm unë, Aliu dhe Riza.
Marrëveshja ishte: pas mbylljes së konviktit nr. 3, me telefon lajmëroheshin të gjitha konviktet me fjalën: “Studenti lajmëron”.
Urdhri duhej të jepej nga konvikti nr. 3. Ashtu u bë.
Ishte ora 03:55 kur, në konviktin nr. 3—ku atë mbrëmje ishte, si e quanim, “Baci” Numan Jashari—sapo iu afruam, na tha: “Revolja dhe telefoni—për hair na qoftë!”
Na i dorëzoi; nga ai moment Qendra e Studentëve ishte në duart tona.
Lajmëruam konviktin nr. 4 (Hamdiun): çdo gjë në rregull.
Po ashtu konviktin nr. 2 (Bajramin). “Studenti lajmëron”: konviktet 3–4–2 janë të mbyllura; mbetet vetëm nr. 1, ku, për arsye të panjohura—apo deri diku të njohura—mungonte personi “?”.
Shkuam në këmbë; me vullnetin e një vajze—si duket Fitore Bujupi—dhe Gani Vlahna, u zgjidh edhe ky problem.
Qëndrimi ynë nëpër konvikte ishte për të sqaruar mirë qëllimin: të mos ketë probleme, të tubohemi të organizuar në mesin e konvikteve, aty ku ishte simboli ynë—me 11.03.1981 u ndez “zjarri i parë i pranverës studentore”.
Punët shkonin siç parashikuam, edhe pse i shpejtuam dy orë për shkak të ardhjes së sigurim-cave në konviktin nr. 3.
Rreth orës 04:10 i gjetëm sigurimcat: ishin 13 veta; ua morëm dokumentet që një natë më parë i kishin marrë në dhomën time 401; materialet ua dhamë personave të kontrolluar; u tërhoqëm vërejtjen se duhet të qëndrojnë me ne deri në orën 05:00, kur të dilnim në mesin e konvikteve.
11 inspektorët e zënë brenda natës 25/26 mars 1981 ishin nën regjimin e Abdullah Tahirit dhe Ibrahim Nikçit; tregonin se, në mensën e studentëve ku ishin mbyllur, sillen mirë e të disiplinuar; dokumentet që kishin marrë natën paraprake ia dorëzuan Abdullahut e Ibrahimit në agimin e 26 marsit; personalisht i mori Malë Zekaj (pasaporta e dokumente personale të “kidnapuara” në dhomën time 401, ku atë natë ishin mbi 70 veta në dhomë e korridore, derisa u shpërndamë…).
Ishin shumë të disiplinuar; emrat e tyre mund të gjenden në dokumentet e Abdullah Tahirit dhe Ibrahim Nikçit.
Ne, grupi i dhomës 402, ishim në kontakt vetëm me këta dy persona, të cilët morën për sipër që, në orën e caktuar, të jepej lajmi që të gjithë studentët të dilnin në mesin e konvikteve—dhe, pa dyshim, të vinin edhe nga kryesia jonë që t’i shohin e prekin hallet tona.
Pas ftesës sonë, në Qendrën Studentore arritën disa profesorë: prof. Gazmend Zajmi, Pajazit Nushi.
Në orën 07:45 nisën fjalimet: Riza Demaj lexoi kërkesat tona të përpiluara; pastaj foli Ali Lajqi, i cili e preku tërë problemin jo vetëm të Qendrës Studentore, por të Kosovës—për shfrytëzimin e saj nga Serbia apo Jugosllavia.
U fol për resurset që posedojmë, e që s’na mbetet asgjë; u fol për të gjitha problemet ekzistente.
Fjalët e prof. Gazmend Zajmit dhe Pajazit Nushit ishin të sinqerta: “Tani po e kuptojmë vërtet qëllimin tuaj; është punë e vështirë—dilni faqebardhë.”
Pas këtyre fjalimeve erdhi edhe Azem Vllasi, që me atë buzëqeshjen karakteristike “jugosllave”, na pyeti: “A mos jeni kundër rrugës së Titos? Nëse mendoni kundër, gaboni dhe do të pësoni.”
Masat e ndërprenë duke i thënë: “Edhe ti je student i këtij Universiteti; si nuk të vjen keq ta përmendësh Titon këtu?”
U ashpërsua rasti.
U dëgjua: “Ti ke qenë i caktuar të kundërvihesh Limanovskit, e ti me djallëzi e ke përkrahur atë në ndërrimin e emrave shqiptarë në Maqedoni.”
Pyetësin më vonë e morëm vesh se paska qenë studenti Bardhyl Mahmuti. Pas tij foli edhe një studente nga Peja—si duket, Fate Zymberi.
Fjalimet e Azemit nuk ishin të logjikshme; pyetjet e studentëve ashpërsoheshin; Azemi filloi të djersitej; kërkoi cigare.
Sa më duket, Hamdi Hajdini i ofroi një “Drinë” (jo “Kent”, siç e ka përmendur shpesh Azemi).
Nuk më kujtohet mirë, por dikush nga studentët, pas një pyetjeje e përgjigjeje të palogjikshme të Azemit, e goditi; Azemi u shtri; disa e ndihmuan, disa e shkelmuan, disa i thanë “na prij!”, disa e shtynë, disa e ruajtën, disa e pështynë.
Azemi u zverdh kur u dha lajmi: “Hapni parullat!” Atëherë, rreth Azem Vllasit, ne nxorëm nga beli parullat e dekoruara që i kushtoheshin kësaj ngjarjeje.
Nëse qe fjala të provohej çdo gjë me marrëveshje, marrëveshja u prish dhe, bashkë me Azemin, u nisëm drejt qytetit.
Afër rrugës kryesore, tek semaforët e Qendrës së Studentëve, policia kishte kordon.
Numri ynë nuk ishte i madh; mbaj mend: Ali Lajqi me flamur në dorë, Riza Demaj, Abdullah Tahiri, Ibrahim Nikçi, Tradelina Labinishti, Bajram Kosumi, e një a dy të tjerë. Pjesa më e madhe e studentëve ishte pranë “mezës”, ku policët goditeshin me gurë, ndonëse ne u thoshim të mos i ngacmonin.
Pas pak minutash, befas u dëgjuan të shtëna të forta; në drejtimin tonë; nga ana tjetër klithje “u plagosën!”; nis gaz lotsjellës.
Ne nuk u larguam.
Para nesh pamë edhe profesorë të dërguar nga Komiteti për të ndalur turmat—secili “autoritet” përpiqej të ndalonte “të vetët”, si në rastin tonë të Rugovës—kshtu edhe të tjerët nga regjionet prej nga vinin studentët.
Tentimi ynë për të depërtuar drejt qytetit nga rruga kryesore qe i kotë. Kthyem drejtimin kah soliterët nën qendër; vërejtëm një polici tjetër: kishin shenja të bardha në duar.
Sapo morëm drejt atyre soliterëve, breshëria e armëve u shtua; u dha lajmi: “u plagos Zymer Kuqi!”
Pastaj: “u plagos Isa Bajra nga Istogu”.
Tentuan edhe drejt “Kodrës së Diellit”—kot.
U vërtetua se ishim të rrethuar, jo nga “policia jonë”, por nga njësi speciale, që (thanë) kishin ardhur nga regjioni i Nishit.
Edhe këtu u shfaq silueta e Xhavit Halitit.
U njoftuam: “Spiuni është këtu”. Ali Lajqi tërhoqi vërejtjen: “Hiquni atij; mos të kemi punë me të.”
Kjo fjali na kushtoi të gjithëve në procesin e mëvonshëm hetimor, si “kinse kemi dashur ta eliminojmë Xhavit Haliti
Rasti “Xhavit Haliti” është një vazhdimësi interesante në rrjedhat tona—nëpër burgjet dhjetëvjeçare, pas burgut dhe edhe sot, në çlirimin e Kosovës.
Por nejse—kur të gjithë, madje dhe shokë të mi të vuajtjes, më thonë “Xhaviti po punon shumë”—unë pyes: për kë po punon Xhaviti?
Deri më sot askund nuk u ndalua—të paktën ta shpjegojë sjelljen e tij në Qendrën Studentore?
Është interesante: përveç studentëve me mijëra atë ditë, pashë dhe njoha edhe ca punëtorë të “Elektromotorëve”, që më thanë se, përmes drejtorit të tyre, Adem Salihaj, kishin depërtuar me autobus herët në qendër.
Në orët e pasdites, njësitë policore filluan të afrohen në drejtim të qendrës; kishin shumë shenja të bardha në trup; në duar kërbaçë të mëdhenj.
Diku rreth orës 17:30, të enjten, 26.03.1981, ndeshja jonë “ballë për ballë” me këtë tip policësh ndodhi pranë barakave: së pari na goditën me gaz lotsjellës me sasi të mëdha; më vonë me kërbaçët e bardhë dhe pincgavera na merrnin si peshq, na ngarkonin e na dërgonin në stacionin policor të Prishtinës.
Ç’të shohë: si konserva, shumë e shumë të rinj; pashë lot, gjak, të plagosur—ç’nuk pashë atë ditë të tmerrit në korridoret e Sekretariatit të Milicisë së Prishtinës.
I binin me grupe-grupe; nuk kishin ku t’i fusnin; i vendosnin njëri mbi tjetrin. Një llahtari e veçantë.
Edhe unë—i plagosur në njërën këmbë—nuk ndjeja dhimbje; tre vetë më kapën prej flokësh: “E gjetëm!”
Më futën nëpër kanale të ndryshme; më sillnin, më rrihnin, më shanin, më dërmuan shëndetin—sa nuk e dija ku isha.
Pas sa e sa orësh, apo ditësh, e pashë veten të shtrirë në dyshemenë e stacionit.
Dikush më fliste shqip, më shante shqip, më shkelmonte shqip.
Pas këndelljes—as sot nuk e di sa zgjati—para meje ishin inspektorë shqiptarë: Muharrem Dana, Bashkim Kursani, Selim Brosha; njëfarë Saviqi; dhe një tjetër që ndihmonte lidhjet me Beogradin—materialet i shtypnin e me faks i dërgonin menjëherë në Beograd.
Fytyra e këtij njeriu—ekspert i radiolidhjeve—më kujtohet; do të më kujtohet edhe emri, se përditë e më shumë më rikthehen ato ndodhi.
Si “ekspert” i “luftës kundër armiqve” më mori në dorë Asllan Sllamniku—paska “metodë frytdhënëse”: të nxjerrë “të vërtetën” edhe aty ku nuk ekziston.
Më mori në pyetje, më shante, më lidhi, më dërmoi shëndetin, duke thënë se “duhet të pranosh se nga mesi i 11.03.1981 deri më 14–15 ke shkuar në Pejë e ke folur: ‘Keni me dëgjuar çka do të bëhet më 26 mars 1981’.
Pastaj paskam zbritur nga autobusi i Rugovës, paska hyrë në Patrikanën e Pejës dhe ia paskam vënë zjarrin.”
Nuk i besoja veshëve: të akuzohem për gjëra të pabëra!
Pak më pyeste për veprimtarinë time në Qendrën Studentore.
Pra, Asllani nga asgjëja “krijonte çudi”.
Pas disa muajsh, me të vetmen akuzë, një natë të tmerrshme—nga cingërima e telefonit në korridor e ndieja se më kërkonin—si çdo natë: pyetje, provokime, rrahje deri në alivanosje.
Kjo natë ndryshoi: para meje një njeri i madh, i veshur modern—kryeshefi i policisë, Mustafa Sefedini.
Më pyeti si jam; a po më mundojnë shumë. “Je shumë kokëfortë,” tha: “Pse nuk po e pranon veprën e bërë në Pejë? Pse nuk po e pranon shkuarjen më 14.03.1981 në Pejë?
Kemi dëshmi—kanë me të dalë përpara. Pse po e dëmton veten?
Pranoje dhe do të kalosh mirë; je i ri—duhet të jetosh.”
I dëgjoja si nëpër gjumë; nuk besoja derisa u prezantua: “Jam Mustafa Sefedini.” Më tregoi se Mahmut Bakalli kishte dhënë dorëheqje; “edhe unë do të tërhiqem,” tha.
Prapë, prisja mos fillonte si Muharremat, Bashkimat apo “djalli me brirë”—Asllan Sllamniku.
“Mos e dërmo shëndetin—kemi fakte; në gjykimin tënd do të dalë tezaku yt, Osman Nikçi.”
Kjo më bëri të dëgjoj me interesim: “Nesër do të të gjejnë në Sigurimin e Pejës; do të hetohet rasti yt me detaje.
Ne i kemi njerëzit tanë që e kanë ‘vërtetuar’ lëndën: babai i Osman Nikçit me mikun e vet, Bajram Dreshaj.”
Ishte muaji i dytë i pyetjeve të natës për “atë gjë”.
Sonte kuptova: diçka e tmerrshme po më përgatitej nga Peja ime në krye me Bajram Dreshajn.
Isha i rraskapitur; por nënvetëdija filloi të funksionojë më mirë: nga kjo natë më citoheshin emra e mbiemra individësh, nga vetë kryeshefi Sefedini.
E vetmja fjalë që i thashë: “Kam vepruar në Prishtinë; këtu mund të më akuzoni për raste që kam bërë, jo për pallavrat e njerëzve me qëllime të poshtra kundër meje dhe familjes sime.”
Të nesërmen, në aktgjykimin që ma sollën, ishte akuza e kalljes së Patrikanës dhe emri i Osman Nikçit, i cili shprehte dëshirën të dëshmonte edhe në gjyq—haptas—kundër meje.
Prapë nuk besoja, edhe pse më dërmuan fizikisht.
Mendoja se ishin lojëra të UDB-së—të trilluara—edhe pse tash emrat Osman Nikçi, Rexhep Pasho Nikçi e Bajram Dreshaj qarkullonin.
Nga një gazetë e vjetër që e gjetëm në WC-në e burgut, disa ditë më vonë, lexova se kryeshefi i sigurimit, Mustafa Sefedini, kishte dhënë dorëheqje.
Nga ai moment e ndjeva veten keq: fjalët e tij qenkan të vërteta lidhur me “rastin e Patrikanës”; fillova të dridhem për ç’mund të ndodhë para gjykimit.
Në gjykimin e grupit të studentëve të marsit 1981, fillimisht ishim katër: unë, Ali Lajqi, Riza Demaj, Bajram Kosumi. Më vonë—siç kërkonin Mahmuti e Dollanci—duhej 9 apo 11 veta.
Nuk u ndalën as këtu: i “grumbulluan” 21 studentë; dënimet—nga 6 deri në 15 vite burg.
Me aktgjykim të madh, me 125 faqe material.
* * *
Njoftim + Dëshmi (me Data) – Sylë Mujaj
Njoftim + Dëshmi (me Data) – Sak Muji (ish Sylë Mujaj)
NJOFTIM PAS EMISIONIT TË KTV — 14.09.2025
Autorët e emisionit: Veton Surroi & Faton Topalli
Data e emisionit: 14 shtator 2025
Përgatitur nga: Sylë Mujaj (Sak Muji)
TABELA E DATAVE KRYESORE
1967–1968: Përndjekja e mësuesit Isa Demaj pas protestave në Klinë.
Shtator 1977: Betimi i grupit të Rugovës (Ibrahim Nikçi, Riza Demaj, Sylë Mujaj) në Vëllusha e Epërme.
1978–1979: Isa Demaj pranohet si mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, Prishtinë.
1979: Arrestimi i Isa Demaj për motive politike.
(1979) Vizita e Marshall Titos në Kosovë: aktivitete studentore në Qendrën Studentore (data e saktë: TBD).
(TBD) Mbrëmja e koncertit të Zdravko Çolić në Pallatin e Rinisë “25 Maji”: incidenti me lulet nga Obiliqi.
(TBD) Mbrëmja e koncertit të grupit nga Shqipëria (Ema Qazimi, Gaqo Qako, Bik Ndoja, Ibrahim Tukiqi): pritja në oborrin e Hotel Grand.
11.03.1981, ~17:00: Grumbullimi pranë “Palma”-s dhe nisja e marshimit drejt qytetit; përplasjet te Instituti Albanologjik.
11/12.03.1981, ~00:30: Ngjarje në Qendrën e Studentëve; ndezja e “zjarrit” si shenjë.
14.03.1981 (e diel): Largimi i S. Mujajt nga Qendra drejt Pejës (më pas shpifja për Patrikanën e Pejës).
16.03.1981 (e hënë): Rikthimi dhe veprimtaria e koordinuar (S. Mujaj, A. Lajqi, R. Demaj, A. Tahiri, I. Nikçi).
25.03.1981 (e mërkurë): Ndryshim i klimës në Qendër; shfaqja e uniformave; prania e Rexhep Maqedonci & Abdullah Prapashtica.
25/26.03.1981, 02:45: Njoftim për bastisjen e dhomës 401.
26.03.1981, 03:55: Konvikti nr. 3 kalon në kontroll studentor (“revolja dhe telefoni”).
26.03.1981, 04:10: Kapja e 13 sigurimcave; dokumentet kthehen nën kujdes të A. Tahirit & I. Nikçit; marrja nga Malë Zekaj në agim.
26.03.1981, 07:45: Fjalimet në Qendër: R. Demaj (kërkesat), A. Lajqi (fjalimi); prani Prof. G. Zajmi & P. Nushi.
26.03.1981, para mesditës: Përplasja me Azem Vllasin në Qendër; nisja drejt qytetit.
26.03.1981, pasdite (~17:30): Ndërhyrja e njësive speciale (me shenja të bardha); arrestime masive te barakat; dërgimi në stacionin policor.
Prill–Maj 1981 (afërsisht): Hetimet/torturat; përfshirja e Asllan Sllamnikut, Muharrem Danës, Bashkim Kursanit, Selim Broshës, Saviqit.
(Pas hetimoreve): Deklarimet e kryeshefit Mustafa Sefedini; dorëheqja e tij (data: TBD nga shtypi).
Gusht 1981: Gjykimi i “Grupit të Marsit 1981” zgjat tri ditë; fillimisht 4 të pandehur (S. Mujaj, A. Lajqi, R. Demaj, B. Kosumi); më pas 21; dënime 6–15 vjet; aktgjykim 125 faqe; kryesues gjykatësi Orhan Rekathati; prokurorë Kolë Lumezi dhe një tjetër; kryetar i Gjykatës Supreme Tadei Rdiçi.
Shënim: Datat e shënuara TBD plotësohen me dokumente shoqëruese (fletë akuzë, urdhra, artikuj gazete, shënime, foto, regjistra koncertesh, etj.).
DËSHMIA E SYLË MUJAJT (E STANDARDIZUAR ME DATA)
1) Vëllusha e Epërme & Betimi (Shtator 1977)
Vendtakimi: Vëllusha e Epërme.
Pjesëmarrës: Ibrahim Nikçi, Riza Demaj, Sylë Mujaj (Sak Muji).
Ngjarja: Betimi i grupit të Rugovës dhe orientimi i veprimtarisë.
Lidhjet: Kontakti dhe këshillat e mësuesit Isa Demaj (i përndjekur që prej 1967–1968 pas protestave në Klinë).
2) Qendra Studentore & “25 Maji” (1978–1979; 1979)
1978–1979: Isa Demaj pranohet në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, Prishtinë; rifillojnë kontaktet tona.
1979: Arrestimi politik i Isa Demaj.
Pallati i Rinisë “25 Maji”:
(TBD) Koncerti i Zdravko Çolić: incidenti me buqetën me lulet nga Obiliqi → tension në Qendrën Studentore.
(TBD) Pas një jave: koncerti i grupit nga Shqipëria (Ema Qazimi, Gaqo Qako, Bik Ndoja, Ibrahim Tukiqi); pritja te Hotel Grand.
3) Vizita e Marshall Titos (1979)
Përgatitjet dhe kundër veprimet studentore; aksioni simbolik me qentë dhe tenxheret e zbrazëta (data e saktë: TBD).
4) 11–12 Mars 1981
11.03.1981, ~17:00: Grumbullim te “Palma”, lëvizje drejt Institutit Albanologjik; përplasje me policinë e kamufluar.
Parullat: “Unitet!”, “Duam kushte më të mira!”, “Bashkim–bashkim!”.
11/12.03.1981, ~00:30: “Zjarri” shenjë te konviktet; organizim vullnetar.
5) 14–16 Mars 1981
14.03.1981 (e diel): Largimi im për në Pejë; më pas fabrikohet shpifja për kalljen e Patrikanës së Pejës.
16.03.1981 (e hënë): Veprimtari e përbashkët në Qendër (S. Mujaj, A. Lajqi, R. Demaj, A. Tahiri, I. Nikçi).
6) 25–26 Mars 1981
25.03.1981 (e mërkurë): Rritje tensioni; prani e Rexhep Maqedonci & Abdullah Prapashtica; përplasje verbale; caktohet organizimi i 26 marsit.
25/26.03.1981, 02:45: Bastisja e dhomës 401 (Konvikti nr. 3).
26.03.1981, 03:55: “Revolja dhe telefoni”: Qendra nën kontroll studentor (Konvikti nr. 3).
26.03.1981, 04:10: Identifikimi i 13 sigurimcave; dokumentet kthehen nën protokollin e Abdullah Tahirit & Ibrahim Nikçit; marrja nga Malë Zekaj në agim.
26.03.1981, 07:45: Fjalimet:
Riza Demaj lexon 8 pikat e kërkesave.
Ali Lajqi mban fjalimin kryesor (shfrytëzimi i Kosovës, resurset).
Të pranishëm: prof. Gazmend Zajmi, Pajazit Nushi.
Para mesditës: Përplasje me Azem Vllasin; nisje drejt qytetit me flamur (A. Lajqi, R. Demaj, A. Tahiri, I. Nikçi, T. Labinishti, B. Kosumi, …).
26.03.1981, ~17:30: Ndërhyrja e njësive speciale (shenja të bardha); gaz lotsjellës, kërbaça të bardhë; arrestime masive te barakat; dërgim në stacionin policor.
7) Hetimet & Gjykimi (Pranverë–Gusht 1981)
Hetimet: Përfshirja e Asllan Sllamnikut, Muharrem Danës, Bashkim Kursanit, Selim Broshës, Saviqit; tortura të përsëritura.
Deklaratat e kryeshefit Mustafa Sefedini: lidhje me Pejën dhe dëshmitarët Osman Nikçi, Bajram Dreshaj; më pas dorëheqja (data TBD nga shtypi).
Gjykimi (fundi i gushtit 1981): Tri ditë proces gjyqësor; grupi tashmë i grumbulluar me 21 veta.
Kryesues: gjykatësi Orhan Rekathati.
Prokurorë: Kolë Lumezi dhe një tjetër.
Kryetar i Gjykatës Supreme: Tadei Rdiçi.
Dënimet: 6–15 vite burg.
Aktgjykimi: 125 faqe.
Në aktgjykimin tim ishte e shkruar me stilolaps:
Sylë Mujaj nuk i lejohet dalja në kolektivitet për shkak të dy veprave penale terroriste e irredentiste: kallja e Patrikanës së Pejës dhe kërcënimi ‘se do t’ua çurroj veshët spiunave: Zukë Dajakut (Drenicë), Xhavit Halitit (Novosellë e Pejës) dhe Ibish Mujaj (Nabërdan i Pejës si spiun).
DOKUMENTE / DËSHMI SHOQËRUESE NGA SYLË MUJAJ
Numra dosjesh / referenca:
Aktgjykimi: nr. TBD (125 faqe).
Procesverbale të marrjes në pyetje: datat TBD.
Objekte / prova materiale:
Lista e 13 sigurimcave të kapur (mëngjesi i 26.03.1981) – nën regjimin e A. Tahirit & I. Nikçit; dorëzimi i dokumenteve te Malë Zekaj (agimi, 26.03.1981).
Referenca audio vizuale:
Video link: https://www.youtube.com/watch?v=SNPVF3IvFmA (intervistë / material shpjegues).
UDHËZIM: Shtoni skanime (PDF/JPG) të çdo dokumenti. Emërtoni skedarët: YYYY-MM-DD_lloji_dokumentit_përshkrim.pdf.
DËSHMITARËT E GJYQIT (PËR T’U PLOTËSUAR)
Shënohen emrat e dëshmitarëve fizikë të pranishëm gjatë gjykimit të gushtit 1981.
Për secilin: emri, mbiemri, roli dhe data e dëshmisë.
LISTA E EMRAVE & ROLEVE (PËR REFERENCË)
Mësues / mentorë: Isa Demaj.
Grupi i Rugovës: Ibrahim Nikçi, Riza Demaj, Sylë Mujaj.
Organizatorë / folës kryesorë (26.03.1981): Riza Demaj, Bajram Kosumi, Ali Lajqi, Hamdi Hajdini, Sylë Mujaj – në bashkëveprim me Abdullah Tahirin & Ibrahim Nikçin për sigurinë.
Sigurim / civilë të identifikuar: Xhavit Haliti (i observuar), Rexhep Maqedonci, Abdullah Prapashtica; (13 persona të kapur – lista: TBD).
Zyrtarë / profesorë të pranishëm: Prof. Gazmend Zajmi, Pajazit Nushi, Azem Vllasi.
Hetues / policë: Asllan Sllamniku, Muharrem Dana, Bashkim Kursani, Selim Brosha, Saviqi, Mustafa Sefedini.
Dëshmitarë të përmendur nga hetuesia: Osman Nikçi, Bajram Dreshaj, Rexhep Pasho Nikçi, Shaban Mujaj, Ali Blakaj, Arif Rugova.
SHËNIME PËRFUNDIMTARE
Ky dokument është redaktuar drejtshkrimisht dhe standardizuar stilistikisht, pa ndryshuar kuptimin e dëshmisë.
Datat e pasakta janë lënë TBD për t’u plotësuar me dokumente / dëshmi të mëvonshme.
Pasi të shtohen skanimet dhe dëshmitë e dëshmitarëve të gjallë, dokumenti mund të formatohet për botim (PDF/Word) me faqe, nënkapituj, aparat shënimesh dhe indekse emrash.
* Ja disa mënyra praktike si mund ta riktheni listën e plotë të 21 të dënuarve të Gushtit 1981:
Arkivat gjyqësore në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë (ish-Gjykata e Qarkut).
Arkivi i Gjykatës Supreme të Kosovës.
Mund të ekzistojë një dosje arkivore me numër lënde (nëse ju kujtohet nr. i aktgjykimit).
Arkivi i Kosovës / Arkivi i Shqipërisë
Arkivi Shtetëror i Kosovës ruan shumë procese politike.
Një pjesë e dokumenteve të viteve ’80 janë ruajtur edhe në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë.
LISTA E 21 TË DËNUARVE (Gjykimi i Gushtit 1981)
1. Ali Lajçi
2. Bajram Kosumi
3. Musli Kosumi
4. Merxhan Avdyli
5. Januz Januzi
6. Kadri Kryeziu
7. Gani Koci
8. Hamdi Zymeri
9. Hamdi Hajdini
10. Riza Demaj
11. Ramë Demaj
12. Bedri Deliu
13. Selim Geci
14. Sylë Mujaj
15. Halit Osmani
16. Fahri Ymeri
17. Xun Çeta
18. Ramadan Dobra – Gashi
19. (TBD)
20. (TBD)
21. (TBD)
Shënim: Lista është e plotësuar deri në nr. 18; emrat e tjerë do të shtohen nga dokumentet arkivore ose dëshmitarët.
⸻
SHËNIME PËRFUNDIMTARE
• Ky dokument është redaktuar drejtshkrimisht dhe standardizuar stilistikisht, pa ndryshuar kuptimin e dëshmisë.
• Datat dhe emrat e munguar janë lënë TBD për t’u plotësuar me dokumente / dëshmi të mëvonshme.
• Pasi të shtohen skanimet dhe dëshmitë e dëshmitarëve të gjallë, dokumenti mund të formatohet për botim (PDF/Word) me faqe, nënkapituj, aparat shënimesh dhe indekse emrash.
Thirrje: Presim dëshmi dhe fakte verifikuese nga më shumë se tre persona, në mënyrë që dokumenti të konsolidohet si rekord i fëdhmitarëve ne emra…
___________________________
* Në dhomën që e banonte rugovasi Sylë Mujaj me shokë, në konviktin nr. 3 në Prishtinë, gjatë natës së 25 e 26 marsit 1981, është planifikuar organizimi i protestës së 26 marsit 1981, e mbajtur në Lagjën e konvikteve të studentëve në Prishtinë.
Kostas Mizis, Dhimiter Patituqihe????? Hera e pare po degjoj per keta student? Sigurisht ishin nga Shqiperia?