Kritikët e periudhës se qeverisjes të viteve (2000-2008) të varur nga UNMIK, dhe të pavarur 2008-2020, kritikojnë për korupcion, paligjshmëri, kapje të institucioneve shtetrore, vrasje politike, keqpërdorim të fondeve qeveritare, nepotizëm, privatizim, servilitet ndaj USA & UK, demarkacion joreal, pasurim të paligjshëm etj.
Karakteristikë e ketyre kritikuesve është se kritika fillon me kritikën e korupcionit, kapjes së shtetit, nepotizmit etj… dhe përfundon me kritikën për PASURIM të politikanëve dhe tjerëve.
Pra finalja e kritikës përfundon me: “këta janë pasurue”.
Përfundimisht rrjedh konkludimi se pasurimi i politikanëve dhe tjerëve, është problemi kryesor i këtyre qeverisjeve 2000-2020… sipas kritikuesve.
Me theksimin përfundimtar dhe kryesor se pasurimi është problemi kryesor i qeverisjeve dhe qeveritarëve, bjen në plan të dytë apo bëhen qështje irelevante të gjitha “kritikat” tjera që bëhen vetëm si maskë kritikuese.
Pra pasurimi është problem më i madh se vjedhja, vrasjet politike, vrasjet kriminale, korupcioni, nepotizmi, mos-zbatimi i ligjeve, etj!
Theksimi i pasurimit të qeveritarëve si problem përfundimtar dhe kryesor, i bënë kritikuesit lakmiqar dhe xheloz, e jo kritikues.
Lakmia dhe xhelozia e ka trajektorën e saj në projeksionin e një shoqërie të “barabart” ku mbretëron barazia sociale dhe drejtësia ligjore, si dhe konfiskimi i pasurisë të secilit çë “ligji” e vërteton se e ka fituar pasurinë në mënyrë jo-ligjore.
Deri sot sa here që kanë ardhë forcat komuniste në qeverisje, kudo qoftë ne botë, veprimet e para i kanë pasë në konfiskimin e pasurivë që tjerët i kane krijuar.
Ky konfiskim në realietet ishte plaqkitja e pronave të të tjerëve dhe shfrytëzimi i tyre nga kasta kryesore e komunistëve të privilegjuar.
Poashtu në secilin shtet me qeverisje komuniste, pas konfiskimit të pasurive të të tjerëve, nuk ka pasë krijim të mjaftueshëm të pasurisë për të gjithë, por vetëm për të privilegjuarit.
Orwell-i në veprën e tij: “Ferma e Kafshëve” e spjegon shtetin në të cilin, të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta.
Në Kosovën e periudhës fantastike të lirisë kombëtare, qytetare, lirisë se mendimit dhe veprimit ekonomik, kritikuesit më të mëdhej të kësaj lirie janë: ish kafshët më të barabarta, të kohës së okupimit komunist, si dhe kafshët e reja, të propaganduara, nga kafshët e vjetra më të barabarta, çë besojnë se “përpara ka qenë më mirë, më barabart, më drejtë…”
Besim Prishtina
Korrik 2023