Kriteret që të konsiderohesh Musliman në Kosovë

1
Xhamia, Projekti Prishtinë

Në kosovë ka debate për numrin e personave religjioz islamik. Besoj se numri i përafërt mund të caktohet në bazë të disa kriteriumeve.

Duke u bazuar në faktin se në faltoret islamike udhëheqësit apo predikuesit gjithmonë i kërcënojnë dhe frikësojnë klientët e tyre, atëhere rrjedhë se frika është kriteriumi dhe motivi kryesor çë njerëzit të praktikojnë islamin. Ky kriterium i bënë këta personasi tutimtar e jo si besimtar.

Ka dallim të madh esencial ndërmjet besimtarit dhe tutimtarit.

Në KS funksionojnë 903 faltore islamike, me kapacitete mesatare prej rreth 90 deri 100 personave, për akomodimin gjatë praktikimit të religjionit. Dmth rreth 90 000 është numri total i kapaciteteve të faltoreve islamike.

Sipas BIK-ut, rreth 442 faltore në fshatra, hapen vetëm të premteve, ndërsa rreth 25 faltore nuk hapen fare në mungesë të klientëve.
Nëse kriter kryesorë është praktikimi në faltore atëhere në KS janë rreth 40 000 praktikues (sipas BIK).

Kriteri i dytë është të besuarit në librin e shkruar arabisht të islamit i njohur si “Quran” apo në shqip: Recitimi.

Libri Recitimi është burimi kryesor i islamit sipas islamit dhe Islamistëve, të cilët besojnë se recitimet vijnë nga krijuesi apo zoti, përmes të deleguarit apo personit në tokë i njohur me emrin Mohammad, emri i të cilit i përkthyer shqip është Lavdimi ose I Lavduari.

Rreth 90% të praktikuesve në faltore nuk e kanë lexuar librin e recitimit. Pra nëse leximi i librit Recitimi është kriter atëhere janë rreth 3500 deri 4000 musliman.

Kriteriumi tjetër është kryerja e obligimeve në faltore nga 5 here në ditë.

Ky kriterium poashtu ka dallime në numrin e praktikuesve, sepse është vërtetuar se në lutjet e mëngjesit participojnë rreth 2000 deri 2200 musliman. Në lutjet e orës 12-13 ky numër rritet në afërsisht 32 000 musliman. Ndërsa të premteve numri shkon deri në 40 000 musliman.

Kriteriumi i rradhës është aplikimi i sherijatit.

Momentalisht sherijatin e aplikon pjesërisht vetëm BIK, sepse ende nuk kanë arritë të e aplikojnë sherijatin për dënimet me prerje dore për hajni, apo me hedhje të gurëve(gurëzimi) për femra ose meshkuj për thyerjen e ligjeve sherijatike islame.

Kriterium paradoksal është ndalesa e faljeve për femra në faltore, dhe mbulesa islamike për femra.
Paradoksalisht dhjetëra femra muslimanë të mbuluara sipas kodit islamik vërehen duke shetitur-bredhur rrugëve, gjatë kohës së lutjeve të orës 12.

Nuk ka gjasa çë këto muslimane të mbuluara të shetisin apo bredhin rrugëve gjatë kohës kur meshkujt musliman i kryejne ritualet e tyre në faltore, dhe çë këto muslimane të mos e kenë të ndaluar hyrjen në faltore!!!
DMTH muslimanit i lejohet të lutet në faltore, ndërsa muslimanja e mbuluar çë shetitë, dhe e cila ska kurfar obligimi në momentin e shetitjes i lejohet të lakmojë praktikimin në faltore, por jo edhe hyrjen në faltore.

Në kosovë llogaritet se janë të mbuluara rreth 1100 muslimane.

Edhepse këto nuk lejohen të luten në faltore, këto femra mund të konsiderohen Muslimane.

Vetë-identifikimi poashtu mund të konsiderohet një kriter por jo i sigurt, sepse disa njerëz janë gënjeshtarë, dhe ashtu qysh rrejnë për qfarëdo çështje, ashtu do të rrejnë edhe për përkatësinë islamike.

Prejardhja etnike është kriterium interesant, sepse për shembull në Kosovë të gjithë turqit , goranët, romët, hashkalitë, boshnjakët dhe egjiptianët janë musliman, dmth 100% të këtyre etnive janë musliman.

Ndërsa numri i Muslimanëve me prejardhje sërbe në kosovë është simbolik, dhe nuk krahasohet me numrin e muslimanëve me prejardhje sërbe në bosnje ku janë rreth 2 milion serbo-musliman.

Te shqiptart ka ndryshime kolosale, sepse shqiptarët praktikojnë religjione të ndryshme (islamin, katolicizmin, ortodoksinë, protestantizmin…etj).
Poashtu një shumicë e madhe shqiptare nuk praktikon asnjë religjion.
Sipas këtij kriteri numri i muslimanëve me prejardhje shqiptare është rreth 28 000 deri 30 000.
Muslimanët tjerë janë me prejardhje rome, turke, gorane, boshnjake, sërbe, hashkalike, egjiptiane etj.

Antarsimi në organizatën islamike BIK poashtu është një prej kritereve çë mund të ndihmojë në përcaktimin e numrit të muslimanëve. BIK asnjëhere nuk e ka publikuar numrin e antarëve të cilët paguajnë antarësine islamike.

Favorizimi i gjuhës arabe në raport me gjuhën amtare nga predikuesit poashtu mund të konsiderohet si kriter çë ndihmonë në përcaktimin e numrit të muslimanëve.
Numri i personave çë flasin me fjalorin thellësisht të ndikuar nga gjuha arabe dhe turke, mund të shfrytëzohet si përcaktues i përkatësisë islamike.

Vizita turistike obligative në Meka poashtu mund të jetë një prej kritereve kryesore të përcaktimit të numrit të muslimanëve në Kosovë.

Në 60 vitet e fundit nga Kosova për vizitë në Meka mesatarisht ishin rreth 250 musliman ose totalisht rreth 15 000 musliman për periudhën 1965- 2025. Në këtë periudhë në Kosovë ka pasë rreth 4 milion banorë të cilët kanë pasë mundësi të jenë musliman, por vetëm rreth 15 000 e kanë vërtetuar se janë musliman duke kryer vizitën gurë-hedhëse në Mekë.

Dy festat e njohura islamike: festa e flijimit, dhe festa e përfundimit të dijetës një-mujore, poashtu ndihmojnë si kriter. Numri i muslimanëve në faltore për këto dy festa nuk ndryshon nga numri i muslimanëve gjatë lutjeve në ditët tjera.

Një kriter çë ndihmonë është edhe muaji i dietës gjatë ditës, dhe ushqimit gjatë natës, çë poashtu është kriter i përkatësisë islamike.

Dieta ditore një-mujore është tregues i përkatësisë islamike por nuk ka shënimë sa musliman janë duke mbajtë dijetë ditore.

Lamtumira e fundit e organizuar në mënyrë islamike sipas sherijatit është kriter për përkatësi islamike, por i vdekuri zakonisht nuk pyetet për mënyren e lamtumirës së fundit, çë dmth nuk është kriter i saktë.

Duke i kalkuluarr të gjitha këto kritere për përkatësinë islamike, numri i muslimanëve del të jetë rreth 40 000.

Por edhe këta musliman nuk kanë mundësi reale të e praktikojnë islamin, sepse në kosovë nuk aplikohet sherijati-kalifati, dhe kjo sjellë probleme në aplikimin real të islamit.

Musliman mund të jetë dikush çë jeton në shtet islamik me qeverisje kalifatike, dhe me legjislacion sherijatik, si dhe me shkollim islamik.

Nëse nuk i ke këto organizime shtetrore, nuk mundesh me e aplikue islamin por je: kandidat për musliman, i cili kandidat lufton dhe përpjeket me i krijue rrethanat kalifatike dhe sherijatike, ashtu siç vepron secili kandidat-musliman në kosovën laike dhe demokratike.

Qëllimi përfundimtar i secilit kandidat-islamik është themelimi i shtetit islamik të njohur me emrin Kalifat me legjislacionin Sherijatik.

Bekim R. F. Krasniqi
Prishtinë
Nëntor 2025

1 KOMENT

  1. i nderuari Bekim R. F. Krasniqi!

    Lexova shkrimin e juaj dhe erdha në konkludim se NUK e njihni fjalën Islam, fé, musliman, as që keni lexuar Librin e Zotit Kur’anin, nuk keni lexuar për pejgamberin (të dërguarin) e Zotit- Muhamedin; nuk keni njohuri për THEMELET dhe SHTYLLAT e Islamit dhe poashtu nuk keni lexuar as Biblën.
    Pra në Islam NUK quhen KRITERE, por themele dhe shtyllat e Islamit. Po ju njohtoj se:
    1. Domethënia e fjalës ISLAM: përulësi, nënshtrim, dëgjueshmëri ndaj Zotit – Krijuesit.
    2. Domehtënia e fjalës Fé: njohuri, bindje, besim në Zotin.
    3. Për Islamin, fénë, për arabët, për KUR’ANIN, për Pejgamberin Muhamedin, kanë dhënë MENDIME shumë mendimtarë, historianë, filozofë – të krishterë, me famë botërore, e këtu po ua citoj mendimet e tre (3) prej tyre:

    1). Filozofi i famshëm anglez Bertrand Rasel, shkruan: “Superioriteti i Orientit nuk është vetëm lufta. Shkenca, filozofia, arti, poezia, lulëzonin në botën muslimane, kur Evropa vuante nga një barbarizëm. Evropianët, e quajtën këtë epokë “Epoka e errësirës”, por vet Evropa e krishterë ishte në errësirë, kurse Spanja muslimane, kishte kulturë brilante.”

    2). Përveç të mësipërmve, po theksojë fjalët që i ka shkruar filozofi i famshëm françez *Bernard Shaux (Bernard Sho), i cili – kur e ka fjalën për arabët dhe profetin Muhamed, veç tjerash shkruan, po citoj: “Atë që bëri Muhamedi për popullin e vet arab, gjërë më sot, nuk ka bërë asnjë historian, asnjë shkrimtar, asnjë filozof, asnjë shkencëtar, asnjë mendimtar, as një politikan, as një kryetar apo reformator shteti, e as një njeri që e njeh historia njerëzore!”(Bernard Sho);

    3) Filozofi i famshën Majkël H. Hart, i krishtërë, në Librin me titull: “100 personalitetet më të shquara në historinë njerëzore”, në VENDIN E PARË e ka radhitur MUHAMEDIN, para Shën Palit, para Budës, para Jezu Krishtit etj. dhe deri me tash asnjë njeri NUK E KA KUNDËRSHTUAR, KRITIKUAR, demantuar mendimin e tij.
    *
    Parimet Islame e pranojnë Biblën për Libër të Shënjtë dhe Jezu Krishtin për profet të Zotit – me emrin Isai.
    *
    Po e përfundoj komentin me fjalët e Jezu Krishtit, që ua ka thënë Perandorve Romak, kur e kanë “gozhduar”: O ZOT, FALI ATA SE NUK DIJNË!”
    Shpresoj se isha i kuptueshëm!?

    Respekt,
    për juve, dhe
    për admin. e FL

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.