Gani I. Mehmeti
Sa here që nuk sheh rrugdalje, bëhet sikur pranon gjithçka aty për aty. Posa të kalojë furtuna, u ikën fjalëve të tij.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe të respektojë gjithçka që ka nënshkruar dhe që është pajtuar” – thuhet në portalin “Bota Sot”
Me këto fjalë, ai bëhet sikur e ka pasur të ndaluar nga dikush për të dialoguar e për të vazjhduar me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara e të panënshkruara apo të pajtuara. Të bëhet të mendosh se Marrëveshja e Ohrit ka qenë para sa vitesh, jo në marsin e këtij viti, kur, pas pranimit të saj, posa shkoi në Beograd tha se asgjë nuk ka nënshkruar, me çka la të kuptohet se asgjë nuk do të pranojë.
Edhe tani, ai sikur ofron zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, port mbetet të shihet! Ai këto i ka vetëm fjalë, jo edhe vepra, pse nuk do të pranojë, të paktën edhe për disa ditë, deri sa të mos ketë kah të shkojë.
Natyrisht, këtu i jep krahun edhe Lajçak, i cili flet në emrin e Vuçiqit, se ai është për dialog dhe për respektim të marrëveshjeve. Kjo do të vlejë vetëm deri sa do të kthehet Lajçaku në Bruksel apo në Sllovaki, prej nga vjen. Nesër do t’i bijë pishman, nuk do të respektojë asnjë nga marrëveshjet, sepse për të zbatuar ato, duhet më parë të njohë Pavarësinë e Kosovës, për të cilën ka thënë se kurrë, kurrë nuk do ta njohë! E, pa u njohur Pavarësia e Kosovës nga Serbia, nuk do të ketë asnjë zbatim nga marrëveshjet. Nuk do të formohet as Asociacioni, për të cilin Vuçiq aq shumë ngul këmbë, sepse, po u themeluar asociacioni, Vuçiq do t’i ikë njohjes së Pavarësisë së Kosovës.
Kontraversiteti I Vuçiqit është se ndryshe flet e ndryshe vepron. Ai në tavolinë të bisedimeve sikur pranon, por posa të ikë nga aty, asnjë nuk e zbaton. Pra, nuk i besohet, bëhet gënjeshtar e manipulues i “shkathtë” mbasi ndërmjetësuesit e bisedimeve Lajçak e Borell i japin krahun. Ka gjasa, që edhe e kësjhillojnë se si të veprojë deri sa ata janë në pozicionin e ndërmjetësuesëve të bisedimeve.
Të paktën, unë nuk i besoj këtij treshi: Borell-Lajçak-Vuçiq. Nuk ka mbetur vend për t’u besuar, pse këta e kanë sulmuar Kosovën deri sa i ndërmorën edhe masat ndaj saj me pa të drejtë, se ushtarët e KFOR-it në Zveçan nga serbët u sulmuan, prej tyre u plagosën rreth 90 veta. Nuk qenë sulmuar nga shqiptarët. Pastaj, vetë ndërmjetësuesit ndërhynë tek kryetarët e zgjedhur më 23 prill që të mos punojnë në zyret e ndërtesave komunale, që shkak u bë edhe sulmi I KFOR-it nga serbët me dirigjimin e Vuçiqit.
Pra, masat do duhej të mirreshin ndaj Serbisë e jo ndj Kosovës. Dhe, edhe më shumë, edhe pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, që aq shumë u çua pluhur nga ndërkombëtarët, sërish nuk u morën masa, përkundër që Serbia u bë agresore dhe u vra rreshteri I Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kjo mund të shkojë edhe më tutje: Sikur vetë Lajçaku e Borelli të kërkonin të ndërmirreshin masa ndaj Serbisë pse nuk i vuri sanksione Rusisë, do të viheshin ato masa, por krejt këta të dy, duke e mbrojtur Vuçiqin dhe Serbinë, lënë përshtypjen se janë edhe proserbë e edhe prorusë, me siguri edhe të korruptuar.
Pra, me ndihmën e këtyre dy ndërmjetësuesëve nga BE, po mbijeton Vuçiqi dhe po luan me të gjithë, edhe me BE-në e edhe me SHBA e ndoshta edhe me NATO-n, sepse ai është armatosur për të luftuar, ndoshta edhe kundër NATO-s,me armët e furnizuara nga Rusia e Kina.
Në fund, le të mbetet të shihet se sa do të dialogojë Vuçiqi dhe sa do të respektojë e zbatojë marrëveshjet, për çka, sipas Lajçakut, ai ka pranuar sot.
“Në një njoftim për media të lëshuar nga Presidenca e Serbisë po ashtu thuhet se Vuçiç ka ripërsëritur se Serbia dëshiron shtensionim, paqe dhe stabilitet”. Këtë shtensionim, paqe e stabilitet Serbia e ka në dorën e vet. Por kërkon që ai shtensionim të bëhet ashtu siç dëshiron ajo, jo ashtu si duhet të bëhet. Kosova nuk ka bërë tensionim të veriut, ajo duhet të intersohet për vendin e vet. Veriu i kosovës nuk është tokë e Serbisë, prandaj ai të heq dorë nga tentimi për okupim të këtij vendi dhe shtenssionimi vjen vet.