Nga Binak MAXHARRAJ
/Albin Kurti i vetëm i mundi të “fortit” e Evropës/
Dje në Bruksel pas sulmit fashist-terrorist te Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës ku mbeti i vrarë polici Fatmir Bunjaku si dhe pas nderprerjes se dialogut te pasukseshëm për 12 vite ishte shterpë, filloj takimi ndaras në përbërje te zgjeruar te KE, ku moren pjesë kancelari gjerman Olaf Sholz, presidenti francez Emmanuel Marcon, kryeminstrja italiane Giorgia Meloni si dhe presidenti i keshillit te Evropes Charles Michel dhe shefi i jashtem i BE Josep Borrell.
Këto figura te fuqishme evropiane u mblodhën dje ne Bruksel ku mbajten takime te ndara me Kurtin edhe Vuçiqin lidhur me përshpejtimin dhe rifillimin e dialogut midis Koseves dhe Serbisë, pasiqe ky dialog po qalonte nga njerëz te paafte, të një anshëm dhe proserb Borrell dhe Lajçak te cilët me paftesin e tyre te ndermetesuarit dhe te njeanshmerisë se tyre ndaj Serbisë fashiste, gjenocidiale dialogu ka deshtuar.
Ishte ideja qe ky takim është me se i nevojshëm te zhvillohet ne një nivel pak më te lartë ne mbeshtetje te kethimit ne dialogme qellim qe Kosova dhe Serbia tu këtheheën menjëherë detyrimeve qe dalin nga dialogu qe ai te filloi dhe qe palet ti ulin tensioned dhe te rifilloi menjëherë dialogu.
Turp për të ”mëdhjenjtë” e Evropës, që ishin aq te pa ”shpirt” ndaj sulmit terrorist të fashisteve nga Serbia te cilet thyen sovranitetin territorial të Kosovës e vran policit Fatmir Bunjakun, erdhën me arsenal te sofistikuar te sjellur nga Serbia, për qellim te pushtimit te veriut te Kosovës. Por, u ndanë keq.Djemt trim ate policis se Kosoves i ndoqen si zagarër andej kufirtit, disa i vran dhe disa i pagosen. Këtë sulm terrorist te “mëdhenjtë” e Evropes pos qe e denuan verbalisht nuk shkuan me tej ne saksionimin e Serbisë, qe u treguan as as ata nuk janë me te mire se sa Borrel e Lajçak qe u rreshtuan prekra mbrojtjes se Serbisë edhe kur është fjala për aktet terroriste qe I benë Serbisë
Pra, ky është skandali, ky është turpi i këtyre ”të mëdhenjve”.
Pritej qe dje ti jipej qe palet te merren vesh për fillimin e dialogut, por me te njejtin njerz qe e kishin pruar ate ne këtë gjendje. Por, dje siç është pritur orvatjet për fillimin e dialogut, për mundesinë e realizimit te mareveshjeve te arrijtura deshtuan, anipse aty ishin te fortit apo te medhënjet e Evropes te cilet edhe vete janë dyfish me fatojtor qi dialogu nuk po ecë dhe mareveshjet nuk pa zbatohën, për shkak te asaj qe edhe këta të ”mëdhenjtë” e Evropesë qe sa vite poi a mbanin anën Serbisë, duke e përgdhel dhe duke i rëne në gjunjë sikur ai te ishte ndonjë Mesia.
Kjo u pa me se miri kur këto ditë derisa KE po behej gadi për këtë takim te zgjeruar, presidentit te Serbisë as qe ia ndjeu palla dhe fluturoi te takohet bash me të ”mëdhënjtë e botës” me presidentin e Rusis Putin dhe ate te Kinës XI Jingping në Peking duke i drehuar të ”mëdhenjve të Evropes” se ka është drejtimi i tij.
Ne takimet ndaras më ”të mëdhenjtë” e Evropes u diskutua për zbatimin e marrëveshjeve në fokus te te cilave ishin Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, por duke e mos lenë anash as Asociacionin e komunave me shumicë serbe që KE ua kishte derguar te qeverisve te Kosovës dhe të Serbisë. Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishe me korospantent ne bised. Fillimisht dhe realisht nuk do te ishte e mirëqenë qe te mos fillonte dialogu pa u sanksionuar Serbia për terrorizmin qe e kishte bërë me bandat e tij kriminele si me Mlan Radojçiqin e te tjerë. Por të ”mëdhenjtë e Evropës” po i mbyllin sytë dhe veshet duke e lemuar dhe ledhatuar edhe me tejë Vuçiqin, anipse ai u tredoi orientimin e rrugëtimit te tij te ardhshem me rastin kur ai këto ditë e vizitoi Kinen ku u taku me Putinin dhe Xi Jingpin.
Kryeminsti i Kosovës ne takimin më të ”mëdhenjtë” deklaroi se si ne takimet e Brukselit dhe ne ate te Ohrit, por edhe sot ketu i pranion këto marevshje te bazuar ne Planin Franko-Gjerman duke vuar kushtin e vetem se ato duhet ligjerisht te nenshkruhen nga të dy palët për te qenë edhe nderkombetarishtë te panueshme. Më këtë ne menyrën me te ndershme e kryu detyrën e vetë “Këshilli Europian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. KE dënon ashpër sulmin e dhunshëm kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023. Bashkimi Europian pret që autorët të kapen dhe të sillen me shpejtësi para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojnë plotësisht dhe të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim.
Por.ishte pikërisht Vuçiq, i cili këto marveshje nuk donte ti nenshkruante por gjoja se i pranon me gojë, për te cilat me pastaj thoshte se këto marevshje nuk i zbatoi fare pasiqe nuk i kamë neshkruar dhe këeshtu është duke vepruar pa u detyruar nga as kush bile as dje nga të ”fortit e evropes”, të cilët u treguan te të pa forte, të pafuqishëm që ta detyrojnë Vuçiqin t’i nenshkruan mareveshjet, bile haptas deklaron se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosoves dhe do ta pengojë anëtaresimin e Kosovës ne OKB dhe se do te angazhohet për çnjohje tjera.
Pandej, tashi vjenë pyetja si kanë fytyrë këta te ”fortit e evropes” te kërkojnë qe te implemntohen marevshjet e pa qena inegzistente qe Vuçiq po tallet me ta. Vuçiq siç dihet e ka ngulë qykën ne marevshjet e më parshme te bera me Hashim Thaqin dhe Isa Mustafën. Haptas Vuçiq nuk done zbatim te mreveshjve, nuk don vazhdim te dialogut, sespe kjo gjendje kështu sip është i konvenon sa me shumë me nejtë ne pushtet.
Pra, siç dihet takimi i djeshëm me të ”mëdhenjtë e Evropës” dështoi ashtu edhe siç është pritur.
Port u këthehemi konkluzioneve te publikuara sot nga KE lidhur me takimet e djeshme te ndara midis të ”mëdhenjve evropian” me kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq. Kur, njeriu i lexonë këto konkluzione ato janë te mjerushme dhe skandaloze, konkluzione te turpit duke paralejmeruar edhe pasoja ne deshtimi e tyre. Nga këto konkluzione thuhet:
Konkluzioni i parë, ”Këshilli Europian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. KE dënon ashpër sulmin e dhunshëm kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023. Bashkimi Europian pret që autorët të kapen dhe të sillen me shpejtësi para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojnë plotësisht dhe të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim”.
Tmerr, skandal dhe shumë i turpshem një konklizion i tillë. Po a leshohet për publik një konkluzion i tillë mashtrues ku thuhet:” se autoret duhët te kapen te sillën me shpejtesi para drejtesisë”. Po, mire ku po jetojnë këta te medhëlnjet e Evropes ne metropole apo ne xhungla qe nuk paskan ndegjuar fare se autori kryesor i sulmit terrorist i qujatur Milan Radojçiq është kapur.është sjell pra drejtesisë ne Serbi dhe mbrenda 24 oreve është leshuar në liri i akuzuar vetem për armë mbajtje pa leje”. Kjo konkluzë skandaloze fletë mjaftë se ne çfarë niveli janë këta ndekombetarët dhe kujtë poi a mbajë anën ne vend se te insistojnë rreptesishte te sanksionohet Serbia për këtë akt terrorist,dhe me pastaj te zhvilloi ndonjë aktivitet për fillimin e dialogur, i cili faktikisht duhet te nderpritet fare duke e pasë parasysh se në kënd bazohet.
Konklizioni i dytë, ”Dështimi për të ulur tensionet do të ketë pasoja”.
Më siguri për ate te dobëtin,pra për Kosovën sespe ajo po kërkon qe ne vendin e vetë te vejë rregull e qetesi dhe zbatimin e ligjit,kurse nuk do te denohet përseri Serbia dhe Vuçiq kur bejnë çdo te mundur qe te krijojn skandale ne veri duke I nxjerr dhunshem te gjithë serbet e veriut nga instituacinet e Kosovës,ukde nderyer kriminelet dhe banditet te bejnë protesta,te vejnë barikada,duke e dytyruar xhandarnerinte futet dhunshëm ne Kosovë ti rrembje policet dhe duke I derguar bandat dhe kriminelt qe te bëjnë sulmin terrorsit te 24 shtatoerit ne veri te Kosovës me arsenal armes te sofistikuar me qellimte pushtimit te veriut te Kosoves,etj.Për te gjitha eksese Serbia nuk sanksionohet nga këta te medhenjet qe ashiqare po rreshtohën ne krah te bandave te Serbisë.
Konkuzioni i tretë: Mungesa e zbatimit nga te dyja palët te Marrëvshjeve në rrugën e normalizimit te situates ne veri.
Por, sa për sqarim nuk mund te zbatohën mareveshjet qe nuk egzistojnë. Ju te mëdhenjtë e Evropes po ofroni marevesh e për normalizim atyre qe nuk i neshshkruajnë, dhe nuk guxoni, nuk e keni kurajon q eta detyroni Vuçiqin qe ato t’i nënshkruajë asnjë Kurti gjitheherë shpreh vullnetin për ti nenshkruar. Nuk e di a jeni frugacat apo jeni ne anën e Serbis dhe Vuçiqit si gjenerator kryesor i krejt asaj qe po ndodhë ne veri te Kosovës, ku nuk janë problem serbet e Kosovës, por vet Serbia fashiste ne kye me qentikun Vuçiq, i cili shpesh here deklaraon hapata se veriu “është problem nacional serb”, qe do te thotë se Serbia e done Veriun e Kosove te pushtoi çfarë tregoi edhe 24 shtatori.
Pra, këto janë Konkluzionet qe KE i publikoi sot.Këto nuk janë konkluzione por skandal i vertetë i sojit sui generisë. konklizione ne te cilat nuk thuhet asgje e sakët se çka ka ndodhë dje në takimin e madh në Brukseë nga i cili është pritë shumë. Konkluzione qe nuk ofrojnë asgje dhe nuk zgjidhin asgjë. Deshtoi BE edhe kësaj radhe siç ka deshtuar gjithemonë dhe historikisht duke i denuar dhe saktatuar shqiptare duke i pre dhe coptuar nepër konferenca dhe tubim, e të ndryshme.
Pra, Evopa është ajo qe deshton qellimshëm, siç ka deshtuar gjithëherë, por qe deshtoj edhe kësaj radhe duke i dale ne ndihmë fashizmit serb, i cili fatekeqesisht ka mbet i gjallë ne Serbi.