Kosova s’ka servil as vasal, por ka mundësinë e bashkëpunimit me Amerikën. Bashkëpunimi s’është obligativ. Amerika dhe Kosova bashkëpunuan me sukses të paimagjinueshëm dhe fantastik prej vitit 1989 deri me 2015, kur filluan disa mos-bashkëpunime të cilat zgjasin ende.
AMERIKA e ka çliruar francën, italinë, holandën, greqinë, gjermaninë, rusinë (të cilën e ka furnizue me armatim për tu mbrojtë nga gjermania nacional socialiste), austrinë, japoninë, suedinë, belgjikën, finlandën, etj. Amerika e bashkoi gjermaninë lindore me atë perendimore.
AMERIKA i ka çliruar shtetet më të mëdha dhe më të forta se kosova, rrjedhimisht nuk është turp të çlirohesh nga Amerika, kur ke armik Rusinë, si armiku kryesor i lirisë së kosovës, europës dhe azisë.
Pa Amerikë asnjë shtet në europë, s’mundet të mbijetojë e lirë, përveç Britanisë së Madhe. Tjerat i okupon Rusia me aleatët majtist.
Amerika bashkpunon me shtetet dhe individët, ndërsa ligjet Amerikane nuk lejojnë servil individual, ose shtetror.
Individët në Kosovë, BE, USA, UK etj. trillojnë me perfiditet duke i quajtur qeveritarët bashkpunues kosovar, si servil apo vasal, çë automatikisht e cilëson prezencën mbrojtëse Amerikane si okupim. Kjo propagandë bëhet nga personat e pakënaqur me liri dhe demokraci.
Shteti me pro-kosovar në bote është Amerika, mandej Britania e Madhe, dhe shteti i trete pro-kosovar është vetë Kosova, edhe këtu përfundon lista e shteteve pro-kosovare.
Por duhet pranuar se: të jeshë anti-amerikan, anti-shqiptar dhe anti-kosovë si shtet, është e drejtë demokratike, ligjore dhe njerëzore, sepse njerezit janë të ndryshëm dhe me shije të ndryshme.
Dikujt i pëlqen liria, dikujt robëria.
Por kur të kalkulohet:
1. Ndihma Amerikane për kombin Shqiptar në shpëtimin e Shqipërisë 1920.
2. Ndihma monumentale Amerikane me Britaninë e Madhe dhe shtetet e NATO-s, për shpëtimin nga humbja e teritorit të Kosovës, çë me planin e SR “Patkoi” parashikonte përjashtimin e shqiptarve nga Kosova (1999).
3. Mirëmbajtja e lirisë pa asnjë lobim për 26 vite.
4. Liria e shijuar për herë të parë pas 600 vjetëve, e cila gjeneratës tonë ia mundësoi të jetë më privilegjuara në historinë e njohur të kombit.
5. Liria politike, konkurenca. biznisore, liria e konkurencës së mendimeve, shkollimi i lirë, ekonomia, shkenca, sporti, argëtimi, arti, liria e të gabuarit, religjioni, kritika e lirë, siguria, mediat e lira, OJQ-të e lira, ushtria, policia, turizmi, kthimi i diasporës çë nuk guxonin të vinin as për vizita(1990-1999)…
…atëhere rezulton se ata çë janë anti-Amerikan janë anti-Amerikanët më të mëdhej në planetë, pa asnjë konkurencë, dhe janë pjesa absolutisht më e ligë, më e dobët me karakter, e kombit Shqiptar në histori.
Anti-amerikanizmi s’është kundër amerikës, por kundër rezultateve fantastike të jashtzakonshme, nga prezenca mbrojtëse VULLNETARE amerikane n’Kosovë.
Liria fizike arrihet mbrenda një dite, liria mentale arrihet më ngadalë, e në disa raste nuk arrihet kurrë.
Disa “njerëz” e urrejnë lirinë, dhe e admirojnë “të kaluarën më të mirë” të robërisë “së barabart”, në të cilën robëri dhuna, plumbi, diskriminimi, vrasjet, burgosjet, ofendimet, nënqmimet, poshtnimet…e okupatorit ishin përafërsisht të barabarta, mirëpo ndaj disave ishin më të barabarta.
Besim Prishtina











