KOMANDANTËT PRANOJNË FAJËSINË PËR VRASJET POLITIKE!

0
Thaçi - Limaj - Veseli - Haradinaj

IDRIZ ZEQIRAJ

Janë, të paktën, 4 (katër) raste faktike të pranimit të krimeve, kryesisht, të vrasjeve të kundërshtarëve politikë nga disa komandantë banditër:

Kur Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, po diskutonte afatin e mandatimit të saj, për hetimin e krimeve të luftës dhe të pas luftës, komandantët që “e kishin mizën pas veshit”, reaguan ashpër, të mos kalohej tej vitit 2000! Pse? Sepse, luftën e konsideronin si “kohë të rrëmujshme” dhe mund t`ia faturonin vrasjet pushtuesit. Dhe, arritën ta kufizojnë deri në fund-vitin 2000. Kjo është amnistim i krimeve të mëvonshme serike, nga e njëjta strukturë kriminale, e përkufizuar, mençurisht e profesionalisht, si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, nga prokurori amerikan Xhack Smith.

Reagimi kundërshtues i disa komandantëve kriminelë të PAN-it, për emërimin në poste drejtuese dhe garimin për deputetë, të fëmijëve të të vrarëve për motive politike, e quajnë provokim! Kandidatura simpatike e Fetah Rudit, u mirëprit nga populli, por i irritoi fort komandantët. Kjo tregon se kriminelët e PAN-it, nuk janë penduar për krimet e tyre. Dhe, duke e ndjerë vetën, të implikuar në vrasjet polititike, nuk e duan ballafaqimin me viktimat, përkatësisht,  trashëgimtarët e tyre.

III. TV “Dukagjini” ka një reprizë të gjithmonshme: “A është e vërtetë se Hashim Thaçi ju ka kërkuar, qoftë edhe përmes të tjerëve, të mbroheni në heshtje”,- i bënë pyetjen publike moderatori Ermal Panduri, ish-ministrit të Brendshëm, në Qeverinë e Përkohëshme, Rexhep Selimit?

“- Po, si nuk është e vërtetë”, – përgjgjet, prerazi, ministri në fjalë.

“Ata që po i vret UÇK-ja, po i vajton LDK-ja”,- shkruante fletushta anti-kombëtare “Zëri i Kosovës”, pronë e komandantëve kriminelë. Ky është pranimi ekskluziv, i një të vërtete të madhe! Çdo koment është i tepërt!

Praktikimi i heshtjes nga komandantët e akuzuar për krimet vrastare, të kundërshtarëve politikë, është bërë e zakonshme. Sepse, sipas një utrësie rumune: “Ata që gënjejnë, duhet të kenë memorie të fortë”. Sepse, përsëritja e gënjeshtrës, rrezikon t`i tradhtojë memorja!

Pra, fajësia e pranuar për krimet, tashmë, të bëra, nga disa komandantë, me bandat e tyre, është evidente. Janë të tepërta dhe bjerrje kohe hetimet të stërzgjatura. Elementet e krimit janë konsumuar katërcipërisht. Ndonëse dhuna fizike, e përdorur nga fashizmi dhe komunizmi, për ta pranuar fajësinë, konsiderohet jo njerëzore, drejtësia, në vendet demokratike, mbi bazën argumentuese, jep dënimin e plotë, sikur i pandehuri ta këtë pranuar krimin.

Mjerisht, Gjykata Ndërkombëtare, qoftë në Kosovë, qoftë në Hagë, ka bërë hetime dhe gjykime “shkel e shko”, duke anashkaluar provat dhe krimet faktike. Në vend të vendosjes së drejtësisë, Gjykata është mjaftuar me leximin e shifrave disa milionshe, të dhëna avoketërve dhe të ndara më gjyqaëtarët, duke e siguruar lirinë, por, jo edhe pafajësinë!

“Më mirë vonë se kurrë”, – thotë urtësia. Limaj ka bërë hapin e parë, duke pranuar se vrasjet politike kanë ndodhur, realisht. Dhe, jo si disa kolegë të tij kriminelë, të cilët mohojnë motivet, madje, i quajnë edhe “të vjetëruara, që duhet harruar”! Nuk është vetëm Baton Haxhiu, i cili apelon për pajtim të brendshëm dhe të jashtëm, duke i amnistuar kriminelët! Janë edhe disa “gjeneralë”, eksponentë të krimit, të haraçit dhe të korrupsionit, që duan të harrojnë të kaluarën e zezë të tyre, duke i mbuluar me “tam-temet” e “betejave” të tyre imagjinare.

Vërtet, nuk është hera e parë, që Limaj reflekton drejtë, në raport me kolegët e tij: “98 % të ushtarëve na vinin nga radhët e LDK-së”, – deklaron, përsëritshëm, Limaj. Por, kur shtrohet pyetja: A duhet të japë përgjegjësi Fatmir Limaj? Mendoj, gjithësesi po, sepse ai ka qenë dhe vazhdon të jetë njëri ndër të akuzuarit kryesor.

Mendësia se “kam kaluar në filtrin e drejtësisë vendore dhe ndërkobëtare dhe jam dëshmuar i pafajshëm”, siç pretendon Limaj, me sojin e tij, është një “përrallë dimri”! Të gjithë të akuzuarit dhe të arrestuarit, për krime vrastare apo hajnore, përgjatë tej dy dekadave, kanë qenë dhe mbetën të fajshëm. Për disa vrasje faktike, dënimet kanë qenë simbolike, sikur të kenë vjedhur apo therur ca pula!

Avokati i njohur Ben Emerson thotë se “liria e një komandanti ka kushtuar 11 milionë euro”, prej tyre ai pranon se ka marrë 5 (pesë) milionë euro. Por, kurrë nuk përmend fjalën “pafajësi”!? Haga ka arrestuar gabimisht vetëm një person dhe brenda 24 orësh e ka liruar, me kërkim falje, e ka kthyer të lirë në Kosovë, me dëmshpërblimin përkatës, ligjor.

Gjykata e Hagës kurrë nuk i ka dënuar të pafajshmit, por, ka liruar të fajshmit. Prandaj, është themeluar Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, për ta korrigjuar, tashmë, fajësinë e bërë nga Gjykata e Hagës, e cila, me vendime arbitrare politike, shkeli mbi gjakun e shumë qindra viktimave të pafajshme, kryesisht, shqiptarë, luftëtarë dhe atdhetarë, të përkushtuar për çlirimin e Kosovës.

Shkaku i vrasjeve politike – pushteti dhe paraja!

Fatmir Limaj, më në fund, duhet të flasë, sepse ai ka qenë pjesë e vendimmarrjes, përkrah Hashimit, me shokë. Janë pazarët tenderuese, që kanë prishur miqësinë e tyre.

Përndryshe, ata i lidhin të bëmat e luftës dhe pas saj, madje, pazgjidhshëm, të cilat janë tmerruese. Limaj është bërë yll i mediave vizive. Flet “për Shkup dhe për Shkodër”! Por, tani është radha dhe rasti të flasë për vrasjet politike, rast unik, kur bota demokratike luftonte për shpëtimin e popullit të Kosovës, ndërkohë, disa komandantë bastardë e hafije të Serbisë, vrisnin FARK-istët luftëbërës të Ibrahim Rugovës; luftëtarët dhe veprimtarët e LDK-së; si dhe veprimtarët e hershëm të LPK-së!

E përsërisim, Fatmir Limaj di shumë për vrasjet e kundërshtarëve politikë, sidomos në domenin e sundimit të tij, që përfshinë koxha hapësirë. Nëse nuk i njeh ekzekutorët, urdhërdhënësit i di. Përtej dy dekadave u heshtën, nuk u hetuan, sepse krimi në pushtet dhe shtet, kishte kapur sistemin e drejtësisë. Përmendja e vrasjeve politike, konsiderohej blasfemi! As Limaj kurrë nuk e ngriti zërin për hetimin e tyre. Madje, “e bëri namin”, për mbojtjen e imunitetit të deputetit, ndërkohë që, sipas shërbimeve informative prestigjioze ndërkombëtare, Parlamenti i Kosovës kishte 27 deputetë kriminelë!

Që vrasjet politike, me listimin dhe ekzekutimin e kundërshtarëve politikë kanë ndodhur, tashmë, është dëshmuar bindshëm. Sikur nuk mjaftuan jetimët numerikë të Kosovës, me prindër të vrarë nga soldateka e Millosheviçit! Numrin e jetimërve e shtuan “komandantët” shqipfolës, që thirreshin në emër të luftës. Kjo nuk ndodhi as në Kroaci dhe as në Bosnje.

Por, ka ndodhur dekada më parë në Shqipërinë hoxhiste! Enver Hoxha, luftën çlirimtare e konvertoi në luftë civile, qytetare. Prandaj, nuk gëzoi reparacionet, dëshpërblimin për luftën, edhe pse ishte në anën e koalicionit fitues. Duke shkelur mbi kufoma, arriti pushtetin. Madje, duke ushtruar dhunë dhe terror mbi shqiptarët, sundoi për afro gjysmë shekulli.

Tirana zyrtare, social-komuniste, hartoi të njëjtin plan kriminal edhe për Kosovën. Sigurimsat e Enverit, të veshur me petkun diplomatik, kishin kontaktuar me protaginistë të LPK-së, qysh në vitet `80-a, njëherësh, edhe hafije të UDB-së. Përvoja e komunistëve shqiptarë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte garantuese për marrjen e pushtetit në Kosovë.

Gjatë luftës në Kosovë, krerët zyrtarë të Tiranës, intriguan në sabotimin e luftës. Ata krijuan Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, në Hotel “Rogner”, me hafije të shumëfishtë, kryesisht, të shteteve armike të Kosovës. Ndërkohë, Sigurimsat enveristë, instruktonin kriminelët e Kosovës, për ta marrë pushtetin me dhunë.

Për të qenë krimi mirë i organizuar, Sigurimsat themeluan organizatën ilegale, kriminale SHIK. Atentatimet e para filluan në territorin e Shqipërisë, duke filluar nga ekzekutimi zyrar i Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit, në vlugun e luftës. Rast unik! Agjentët e SHIK-ut u aktivizuan edhe në Kosovë, por, me një intensitet të shtuar. Lufta favorizonte që krimet t`ua faturonte të tjerëve. Por, përzgjedhja e viktimave, zbulonte autorësinë e krimeve.

Pra, vrasjet politike u bënë për pushtet dhe para. Kjo, tashmë, është dëshmuar bindshëm. Edhe Fatmir Limaj duhet ta pranojë dhe ta pohojë zëshëm, motivin vrastar të disa komandantëve, si pjesë e Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale. Luftimi i krimit është detyrë e çdo qytetari. Kur bëhet fjalë për njerëzit publikë, ky është një obligim shtesë. Hapi i parë është bërë!

Pjesa e parë: “Limaj i dyshuar për 6 raste vrastare e korruptive”

– F u n d –

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.