KIDNAPIMI I PRESIDENTIT RUGOVA DHE DËRGIMI DHUNSHËM NË BEOGRAD (Pjesa III)

0
Ibrahim Rugova - portret
  • Gani Mehmetaj: “Rugovën, si e kam njohur” – pasqyrë e një epoke të trazuar-

IDRIZ ZEQIRAJ

Autori Mehmetaj, ishte vezhgues dhe dëshmitar okular në Tiranë. Konspiracionet për rrëzimin e Ibrahim Rugovës qarkullonin rrugëve dhe kafeneve të bollshme të Tiranës. Vazhdonte trysnia për rrëzimin e Rugovës. Dhe, për këtë ishin angazhuar jugosllavët, në bashkëpunim me enveristët e Perëndimit, të cilët silleshin, si hiena, nëpër Tiranë e gjetkë në Shqipëri, me paratë e Fondve të Mërgatës! Disa syresh ishin agjentë të hershëm të UDB-së dhe të Sigurimit Sekret të filosllavit Enver Hoxha. Rishtazi, u vunë edhe në shërbim të francezëve, duke i bërë gjemën Kosovës, për të mbyllur ura, hapë bisedime politike dhe nënshkruar marrëveshje fatale për vendin. Përflitej edhe për rënien e shpejtë të Presidentit Berisha. Dhe, “ku ka zë, nuk është pa gjë”,- thonë vëllezërit tanë jugorë.

Gazetari Mehmetaj e përshkruan me dhimbje shkërmoçjen e shtetit shqiptar. Kur u kthye nga Tirana, Rugova i mërzitur tha se “punët janë keq, lamë thiu do të bëhet në Shqipëri”. Thuhet se Rugova ishte ndërmjetësi i fundit në mes SHBA dhe Berishës, i cili nuk pranoi përsëritjen e zgjedhjeve në disa zona të dyshuara për parregullësi. Komunistët që kishin përgjakur popullin shqiptar, për afro gjysmë-shekulli, me një fashizëm klasik, donin sërishmi pushtetin. Krejt njësoj vepruan edhe “komandantët” kriminelë të LPK-së, alias PAN-it të sotëm, në Kosovë! Largimi nga puna i strukturave të Sigurimit, oficerëve të ushtrisë, policëve, të lënë me një pension qesharak, përbënin armatën e të pa kënaqurëve në Shqipërinë e asaj kohe.

Fajdet-piramidat i projektuan dhe i organizuan komunistët. Ishin më të shkolluar dhe e dinin se diçka e tillë kishte ndodhur në vitin 1920 në Angli, më vonë në Slloveni e Maqedoni, por e hetuar dhe e ndaluar me kohë. U përflakë gjithçka, pa kursyer shkollat dhe bibliotekat. U hapën dhe u grabitën magazinat ushqimore dhe të tjera, përfshi edhe armët në qindra magazina, që përdoreshin për “zbor”, stërvitje ushtarake të popullatës. Bandat grabitëse, në rivalitet për trofetë, u përgjakën mes veti, duke zënë hapësirat masive në varreza. Akuza të rënda Berishës, për këto vrasje, pothuaj se, numerike.

Burgaxhiu veteran politik, me 29 vjet të vuajtura, kryesisht, në Burgun e Vdekjes, siç njihet në Shqipëri dhe botë, Burgu politik i Burrelit, Pjetër Arbnori, qetësoi Parlamentin: “Viktimat nuk janë popull, janë banda grabitëse në rivalitet plaçkash të grabitura!” Çështja u mbyll, pa asnjë gjyq! Berisha bëri faj, kur arsyetoi paratë e futura në bankat-piramidale, se “janë djersë e shqiptarëve!” Në fakt ishin para të pista të drogës, trafikimit të njerëzve tej Adriatikut, me gomone, të prostitucionit, duke shkelur mbi shenjtërinë e kodeve të nderit e të traditës shqiptare!

Publicisti Gani Mehmetaj jetoi disa vite i dyzuar, në Tiranë dhe Zvicër, redaktor dhe drejtor i dy gazetave qendrore të Kosovës, “Rilindja” në Tiranë dhe “Bota sot” në Zvicër, njohu nga afër burra dhe djem të Kosovës dhe të Shqipërisë, përfshirë edhe mërgimtarët në Evropë.” Djemtë e çajit të rusit”, quheshin bjerrakohësi, të cilët filozofonin kafeneve të Tiranës dhe djemtë që ushtronin ushtarakisht kazermave ushtarake shqiptare dhe ushtrimorët e organizuara nga Kolonelët Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, me ushtarakët profesionistë, të cilët u larguan nga Armata Jugosllave dhe iu bashkuan luftës çlirimtare. Dhe, vetëm ata arritën ta organizojnë luftën ballore, madje të suksesshme kundër pushtuesit.

Djemtë e djeshëm, heronjtë e sotëm, Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Haxhija, me përkujdesjen e Presidentit Rugova dhe LDK-së në Mërgatë, në koordinim me Presidentin Ramiz Alinë, oficerët elitë të Ushtrisë Shqiptare, i përgaditën për luftë në fshatin Surrel të Dajtit, afër Tiranës. Një e treta e tyre hynë ilegalisht në Kosovë dhe organizuan guerilen zonale: Dukagjin, Drenicë, Llap dhe Ana Moravë. Autori shkruan “për luftën vetmitare” të Adem dhe Hamëz Jasharit, me babën Shaban e dajën Osman Geci. Sot falsifikohet, nga profiterët e luftës, të ashtuquajtur “komandantë” pa ushtarët, por me banda të organizuara, gjatë dhe pas luftës, i ekzekutuan komandantët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, për t`i përvetësuar betejat dhe luftën e tyre. Dhe, këta janë nga ata “Djemtë e çajit të rusit”, të cilët i ironizon autori Mehmetaj.

Është falsifikim grotesk, i sajuar nga profiterët, por, tashmë, i bërë falsifikim zyrtar, nën emërtesën “Epopeja e UÇK-së”. Në fillim të marsi nuk kishte -epope të UÇK-së”, sepse nuk ekzistonte. Ishte përballja e vetmuar e Familjes Jashari me pushtuesin. Kjo “UÇK-e e LPK-së”, guerilasit trima, Hamzën dhe Ademin” i quanin bashibuzukë dhe jo vetëm që i sabotuan me armë, por grabitën edhe markat e dërguara për ata nga Mërgata. Për arsye krejt politike e ndanë Hamzën nga Ademi, edhe pse ishin të barazvlefshëm. Dhe, kjo përbënë krim! Nuk e di pse e heshtë këtë ndarje kriminale shtylla e Familjes Jashari, vëllai i madh, Rifati, me djemtë e familjes?! “Secili ka të drejtë të mbrojë pragun e shtëpisë”, e thoshte dhe e përsëriste -Komandanti Rugova-, siç e quante Ademi Presidentin Rugova.

Autori i librit i jep mjaft hapësirë kidnapimit të Presidentit Rugova nga policia e Millosheviçit dhe dërgimin e dhunshëm në Beograd. LPK-ja e djeshme enveriste-staliniste, alias -PAN-i i sotëm, me ekzekutimet e kundërshtarëve politikë, u kthye në një bandë vrastare, e instruktuar nga Sigurimsat e regjimit fashizoid të Enver Hoxhës. Akuzave të rënda, sa të poshtra, aq edhe kriminale e rrugaçërore, kundër pengut Rugovë, iu bashkua edhe Tirana zyrtare, social-komuniste, Me armiqësinë dhe paturpësinë klasike, kreu i shtetit shqiptar, Rexhep Mejdani, e quajti -tradhtar-! Në mbrëmjen e së nesërmes, zëdhënësi i “UÇK-së”, Jakup Krasniqi, nga TV shqiptar, e përsëriti atë që tha shefi i tij komunist!

Forcat ushtarake të NATO-s, me urdhër të Presidentit amerikan, Bill Clinton, në mbrëmjen e 24 marsit 1999, filluan bombardimin e caqeve ushtarake dhe objekteve vitale në Serbi, Kosovë, Mal të Zi e deri Ambasadën kineze në Beograd. Bombardimi zgjati 78 ditë. Më 9 qershor 1999, me marrëveshjen e bërë në Kumanovë, në mes NATO-s dhe Serbisë, Serbia nënshkroi kapitullimin turpërues dhe filloi tërheqjen e ushtrisë dhe të policisë pushtuese nga Kosova. Me marshimin e tankut të parë të NATO-paktit, në kufirin Maqedoni-Kosovë, më 12 qershor 1999, dëbuan pushtuesin serbo-sllav dhe çliruan Kosovën.

Datimet fiktive, të rrjeshme, kinse, çliruese të komunave, nga 9 deri më 21 qershor 1999, janë organizime provokative, të disa “komandantëve” lokal, ndonëse të dështuar në luftë, duan të promovohen si çlirues në paqe. Maskaradat e tyre festive, duhet të ndalohen me ligj, si falsifikatorë të historisë dhe prishës të qetësisë, duke humbur ditë pune dhe orë mësimi të nxënësve. Mjaft është toleruar mujshia dhe rrugaçëria e “komandantëve” dhe “gjeneralëve” të vetëshpallur, shumë syresh rrast të kriminalizuar me vrasje, hajni, haraç dhe të gjithë katalogun e poshtërsive, që përmbanë fjalori i shqipës!

Kur veprimtarja unike, e paqes dhe e luftës, Donikë Gërvalla, denoncoi falsitetin e vtëgradimve të këtyre mburracakëve, u organizua e gjithë propaganda lehaqeve e opozitës servile e destruktive, në mbrojtje të falsifikimit të historisë më të re të Kosovës, sikur kjo luftë të kishte ndodhur në lashtësi! Ligji duhet të vëjë rregull. Më 12 qershor është e vetmja datë e çlirimi të Kosovës, festimin e të cilës duhet ta organizojë shteti, përmes pushtetit qendror dhe lokal.

Disa grupe guerile, pothuaj se, bashibuzuke, hidhnin ca krisma në ajër dhe iknin, por e pësonin qytetarët e pambrojtur. Rrezikonin luftë civile, siç vepruan emisarët jugosllavë më 1944-45, i grupit famëkeq Enveri-Mugosha-Milladini, me shokë. “Komandantët” vetëlavdërues zhurmonin sikur UÇK-ja e çliroi vendin!? Dhe, në emër të luftës së pabërë arsyetonin plaçkitjet, zhvatjen e pronave dhe të pasurisë kombëtare, trashigimi e brezave shqiptarë. Ata krijuan gjendje terrori me kërcënime, maltretime dhe vrasje të kundërshtarëve politikë.

Guerilja shqiptare, me siglën e UÇK-së, nuk arriti të formonte ushtri, armatë. Për këtë, grupi themelues i asaj UÇK-je të LPK-së, akuzojnë për tradhti SHTAB-istët e Rogner-it, me emër përmendin: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, sipas pozitave që mbanin në atë kohë, se sabotuan luftën, flirtuan me SHISH-in shqiptar si dhe Shërbimet Informative DGSE franceze dhe UDB-në serbe. Rrjedhimisht, UÇK-në e LPK-së së tyre, kurrë nuk arritën ta fusin në luftën e Kosovës! Këtë të vërtetë absolute e kanë bërë publike një grup nga themeluesit e -UÇK-së të LPK-së-, në gazetën “Kosova Sot”, më 2018.

E thonë dhe e faktojnë themeluesit e UÇK-së të LPK-së se Hashim Thaçi: nuk është pjesë e themelimit të UÇK-së; askush nga strukturat partiake apo ushtarake të LPK-së, nuk e zgjodhi drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së; askush nuk e zgjodhi kryesues të Delegacionit të Kosovës të Konferencës të Rambujesë. Ashtu siç nuk e caktoi skush Hashim Thaçin, për ta lexuar, dhunshëm, -Deklaratën e Shpalljes të Pavarësisë-, ndërkohë që nuk i takonte, sepse nuk po shpallej e pavarur Qeveria, por Shteti, pasi në sallën kuvendore ishin Presidenti dhe Kryetari i Parlamentit, të cilëve u takonte kjo detyrë.

Të gjitha këto “ofiçe”, grada, emërtesa, ia dha Hashimit shefi i tij Arnaud Danjear, agjent i Shërbimit Informativ DGSE franceze. Kalemxhinjtë e fletushkës kundra kombëtare, përçarëse të shqiptarëve, sabotuese të luftës, “Zëri i Kosovës”, e dominuar nga gazetarët ideologë të Shqipërisë enveriste, i plasonin gradimet e Hashimit! Që këtej, i transmetonte Radio Televizioni Shqiptar, Redaksia për Kosovën, e cila u pushtua, dhunshëm, nga komandantët banditër, të LPK-së, të cilët mrizonin nën pishat e Bllokut të Zi, në Tiranë. Dhe, ky skenar banditesk, u përsërit siku atëherë kur policia serbe pushtoi, përdhunshëm, Radio Televizionin e Prishtinës!

Ishte agjenti Danjear, i cili i ishte bërë pullë Hashimit tonë në Rambuje, dhe nuk e lejonte atë ta firmoste Marrëveshjen, duke ia faturuar këtë Demaçit dhe komandantëve lokal në Kosovë, sikur ai dhe ata nuk po e lejonin të firmoste. Edhe udhëtimi i Hashimit në Slloveni, tek Demaçi, ishte kamuflim i kësaj intrige të agjentit freng, dhendërr i Serbisë dhe në familje flasin serbisht! Për këtë dhe rekrutimin e Thaçit agjent të Francës, i thotë, në Canal + (të shënuar edhe në You Tube), kryeshefi i Shërbimit Informativ të Francës, Pierre Siramy, i cili shton:
Gjithçka çfarë duhet të dijë agjenti, është se ekziston një dosje për të, me kaq mjafton“. Dhe, Hashimi me shokë kanë dosje të bollshme

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.