KËPURDHA HELMUESE

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Natyra i ka ligjet e veta politike: Kumbulla bënë kumbulla. Rrushi, rrush. Qershia, qershia. Molla, mollë. Ftoni, ftonj. Dardha, dardha. Dardha gorrice, edhe dardha turke. Fiku, fiq. Pema, ku sipas këngës popullore shqiptare: Ra Sala nga Fiku. Ose, hëngër fiq, dhe vdiq.

Edhe, pse: lulëzon majë Peme, edhe Thana. Dëllinja. Ferra. Kërroca. Dardha gorrice e egër. Shkak, që e nxitën humoristin dhe satiristin e madh Xha Deralla me sharrë në krah t’i shartojë te “Jasakët e Tikeve”, dhe pagëzojë si dardha turke. I vetmi satirist, që asaj kohe e kishte edhe “Ҫiflikun” e vet, jo larg dardhave gorrice. Mrizeve të dhenëve, nën hije gjatë stinës verës. Sot, i mbushur me ferra si “Ҫifliku i Xha Derallës”.

Edhe, ferra: fushave dhe maleve, shpërthen ferra. Strehim i kafshëve të egra. Gjarpërinjëve helmues, dhe boave me flokë kulaç në diell. Nuk lulëzon lule molle. Ose, degë me qershia të kuqe. Që, sipas ligjeve të Natyrës, edhe Eva dhe Adami (Hava dhe Ademi), lindën kopila dhe kurva. E mbollën botën me këtë farë ferre. Kërroce, nëpër këmbë me shekuj. Përshkak, se: Zoti, gjithë jetën mbeti burrë beqar. Nuk deshi të martohet, nuk ka ende grua. Burri, që lindi Adamin dhe Evën (Ademin dhe Havën). Burrë e Grua, që e kafshuan mollën e ndaluar nën Rrap, askujt nuk i shkoi ndër mend të pyes veten: Pse, Zoti pëlqeu të jetojë me Grua Vetminë?! Nuk u martua, mori tjetër Grua. Por, e martoi Adamin me Evën (Ademin me Havën). Athua, u trembë nga Gruaja besnike, mos e tradhtojë lindi kopila. Apo…?!

Sidoqoftë, sa di unë: Zoti nuk u martua me dasëm, krushq e nuse edhe sotekësajdite, ende me lodra (tupana) e dajre. Nuk mori Grua për Nuse me këngën popullore shqiptare para koçisë të mbuluar me qilima të larmë në vek endur me këmbë arushe: Hajdeni, bini djemtë e Shalës, përmes sarajeve të pashës! Krismave të “nagëntit” Babait, para se Nusja të zbresë në lëmë, heqi vallen e cucave me dajre. Nuk deshi të ketë obligime dhe probleme martesore: fejesa, martesa, dasma familjare… Fëmijë… Tradhëti… Dhe, gjyqe maratonike. Ndarje. Dhe, bashkime qeveritare. Nuk e di, a do të martohet Nesër Zoti?!

Problem, të cilin sot, nuk e kanë partitë politike shqiptare, që bashkohen e ndahen përditë. Dhe, kur t’u teket martohen dhe bëjnë dasma partiake, dhe me muzika “tallava” nëpër restorante kokë më kokë me vëllezërit e Njerkës. Dollarë dhe euro me grushta duke u futur në gji këngëtareve. Nusja, kur e heq vallen me dhëndrrin plotë franga të verdha ari varë përqafe. Jo, si dikur: Nusja kur zbriste nga koçia me dajre, këngë e valle me veshje kombëtare. Sheqera të larmë, kur mbi kokë i hudhte vjehrra. E, ne fëmijët e katundit bythekrye turreshim pas sheqerave të larmë. Babai, kur e nxirtte mauzerrin nga hatullat.

Sot, haptas i ndërrojnë burrat dhe grate besnike. E kam fjalën për gratë plolitike. Mesdite, na lindin më këmbë pas gardhit edhe kopila e kopilesha, dhe pasmesnate na i lënë pas porte. Problem, është edhe prezentimi i Letërsisë shqipe, kur prezentohet në botë nga gjysmë analfabetë pa letërsinë e Kosovës, Maqedonosë veriut, Malit Zi, dhe botërore,

Ligje për ndryshime kushtetuese pa 20 % -in e gjuhës shqipe, që përsëriten edhe me themelimin e partive politike si këpurdhat, pas shiut. Ndonjëra, edhe helmuese. Kurva, lindë kurva. Edhe, kopila. Jo, rastësisht kemi edhe shumë kurva politike dhe kopila. Që, ua dimë nënën, por jo edhe babën. Fenomen i çuditshëm, që kohën fundit ndodhë edhe me partitë politike shqiptare. Me siguri, kjo dukuri natyrore politike e ka motivuar edhe poetin Filip Shiroka ta nxjerrë në dritë vjershën Nji andërr (Vjerrshë e kushtueme tradhtorve t’onë – 1900):
………………………………………………..
Nji natë, n’javën, rash në shtrat me fjetë,
Zembra, m’ish helmue, gjumi m’kishte tretë,
Mejtoshe ç’po vuejnë tash burrat e Shqypnisë
Prej disa halldupve n’sherbim t’qeverisë.
……………………………………………..
– Ç’ke bre bir – m’thotë – Ç’ke me mue,
Qi m’ke sha e m’ke trazue?… –
– m’ndiei, o plak – thaçë, gabim ke!-
– Nuk t’kam sha as s’di kush je!-
Nuk po m’njeh – tha – m’shiqo mirë:
Jam Adami plak, bre birë! –
……………………………………..
– Po baj çudë – tha – me t’vërtetë
S’po di, Eva ku i ka gjetë,
Kta tradhtorë të patynzonë
Qi turpnuene emnin t’onë;
E… me idhnim briti tue thanë:
“Farës s’ime kta nuk janë!”
Se… me kenë t’ont – tha – tue qa
Gruen kisha tash m’e nda!…
Por kta njerz kanë le ma vonë
Prej Kainit t’patynzonë,
Qi ka mbytun vllan e vet,
Vret mallkimi i Perëndisë,
Qi turpnon para njerzisë!

Duartrokitje poetit Rilindas shqiptar Ndre Mjeda! Ligjeve natyrore, që i pranon edhe shkenca si trashëgimi familjare fisi. Gjaku, që rrjedhë nëpër damarë te një familje shqiptare. Popull. Shoqëri. Shtet. Poqese, në një familje ka pasur lindje me të meta fizike: invalidë, shurdhëmemecë, të çmendur, të verbër, tradhëtarë, spiunë… Patjetër, pas njëqind viteve në atë familje do të përsëritet në vazhdimësi proçesi natyror trashëgimtar: lindin fëmijë me të meta fizike. Proçes natyror i ngjajshëm me partite politike shqiptare. Nëse, në gjirin e tyre me vite kanë pasur patriotë dhe spiunë brez pas brezi, çdo njëqind vite, në atë parti politike do të lindin përsëri patriotë dhe spiunë.

Ferra shpërthen ferra. E, jo mollë. Dëllinja, dëllinja. Dardha gorrice, pas shartimit të Xha Derallës, dardha turke. Aqmëpak, kumbulla të zeza në kopësht. Ose, rrush.

Fenomen natyror, që ndodhë edhe me partitë politike shqiptare. Këpurdhat, dalin pas shiut. Vetëm, se: mes tyre ka edhe këpurdha helmuese. Natyra i ka ligjet e veta në jetë. Fenomene, të cilët i pranon edhe shkenca. E, ka Pranverën, Verën, Vjeshtën dhe Dimrin. Shiun, breshërin. Dhe, borën. Stuhinë. Shtrëngatën. Vetëtimën. Dhe, Rrufenë.

Ligje, që i përsëritë me shekuj, dhe jo me brohoritje dhe pankarta demagogjike Neokomuniste: “Vetëm përpara”, “Bashkë fitojmë”! Natyra, përsëri nuk e ndryshon Kushtetutën e saj historike, edhe pse: partitë politike shqiptare për çdo vjet me fushata parazgjedhore nëpër sheshe të qyteteve dhe stadiumeve sportive shpallin gjoks më gjokës luftë partiake. Premtime dhe ndryshime politike: “Rama ik”! Përinatë, jehona u përgjigjet: Rama, rri në pushtet! Jo, se e duan shqiptarët, por e duan “demokratët” e Sali Berishës. Partia e Lirisë e Ilir Metës. E presin ndryshimin e Kushtetutës të Maqedonisë Veriut. A, do të shkojë në Evropë, apo në Shqipëri?!

Protesta, dhe brohoritje në rrugë. “Revolucione” për pushtet dhe pasuri. Korrupsion. Shpallje të “fitoreve” Piros para kamerave televizive! Megjithatë, Natyra bënë politikë madhore, nuk dalldiset hamllave si partitë politike shqiptare, natë e ditë në rrugë para fushatave parazgjedhore, vetëm për poste partiake dhe pasuri personale, familjare, klanore e partiake. Edhe, pse: vetë Natyra, herë pas here zemërohet, dhe na sulet me tërmete dhe përmbytje.

Këpurdha helmuese…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.