KË PO E PENGON EMRI I HASAN PRISHTINËS?

0
Hasan Prishtina

Në vend të reagimit

Skënder Karaçica - logo Skënder Karaçica

Në sallën e Senatit të Universitetit të Prishtinës, asnjë shenjë, asnjë fotografi dhe në emërtimin e Universitetit nuk figuron emri i intelektualit, udhëheqësit të kryengritjes së Kosovës dhe të patriotit të pashoq të kombit, HASAN PRISHTINA(!).

Me nismën e botës akademike, intelektuale, shkencore dhe të patritotëve të kombit të prirë nga Adem Demaçi, Universiteti i Prishtinës u pagëzua me emrin e intelektualit,të udhëheqësit të kryengritjes së Kosovës dhe të patriotit të pashoq:Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Ky emërtim, dikujt nuk po i fle në shpirt(sic!), më gjasë, jo i kohës në panteonin e dijes të Universitetit në Prishtinë(sic!). Këto huqe akademike u shfaqën nga afër në një mbledhje të Senatit, ku në sallën e mbledhjes nuk kishte asnjë shenjë zyrtare që ka të bëj me emërtimin zyrtar të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë(sic!).

Pse po ndodh kjo…?! Kë po e pengon emri i Hasan Prishtinës…?! A është emërtimi zyrtar: Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë me emrin e njeriut me shpirt kryengritës për Liri të Kosovës dhe për bashkim me Shqipërinë Etnike…?

Thirrje publike për Rekatoratin, Senatin, Këshillin Mësimor dhe Senatin e Studentëve të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë që të ti vëhet pikë në emërtimin zyrtar të Universitetit tonë me emrin e patriotit të kombit Hasan Prishtina!

Kë po e pengon emri i Hasan Prishtinës?!

(Prill të motit 2025)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.