Me datën 23.07.2023 rrugës për në kthimi nga plazhi i Velipojës, me kërkesë të Ajnit bëjmë devijimin e rrugës dhe nisemi për një vizitë të shkurtër në Ulëz. Ditë e bukur por temperaturat janë përvëluese. Sa më lart ngjiteshim aq më i bukur bëhej relievi malor. Temperaturat me ngjitjen në lartësi, vinin në ulje. Vinin në ulje pasi freskia e liqenit të Shkopetit e zbuste disi flladin e nxehtë të kësaj vere rraskapitëse të ndikuara edhe nga i nxehti afrikan. Me vënien në funksionim të Rrugës së Arbërit, nuk kishte shumë makina dhe rrugës dhe lëvizja qe më e lirë e pa probleme. Brenda në makinë temperarurat ishte normale dhe shpesh unë u gjenda nën “breshërinë” e pyetjeve të Ajnit…
Nuk është e lehtë me qenë mësues gjeografie – u them unë kureshtarëve të vegjël që vinin për herë të parë në kanionet e Lumit të Matit në Shkopet, dhe më pas në Liqenin e Ulzës. Unë ndërkohë që bisedoja për bukuritë e relievit të Pellgut të Matit, në heshtje më shkonte mendja tek puna heroike e rinisë dhe punëtorëve për ndërtimin e dy veprave hidrike të pasçlirimit. Edhe nga zona jonë ka patur shumë punëtor dhe aksionistë atje… Ato qenë vite të varfërisë ekstreme por dhe të vrullit të madh të masave për rindërtimin e vendit, zhvillimin e bujqësisë, zhvillimin e arsimit e kulturës dhe trasfirmimet e mëdha në fushën e industrisë. Ky qe realiteti i asaj kohe…
Sot Shkopeti dhe Ulza janë prona të firmës turke “Kurum”. Dikur këto ishin të shqiptarëve, sot nuk janë më të tilla!? Kësaj nuk mund t’i thuash “arritje”, përveçse punë e pisët. Janë bërë shumë punë të pista në këto 30 vite me privatizimet… Protagonistët e këtyre punëve kanë emra dhe mbiemra. Vetëm ndëshkime nuk kanë! Kjo është fatkeqësi kombëtare! Nuk duhej bërë kurrë privatizimi i sektorëve strategjike. Ndërmend më vjen Konica i madh i cili, tha: “E keqja e shqiptarëve janë vetë shqiptarët”. Kjo thënje e tij ka përmasa “profetike” sot, për shqiptarët. Ndjesë për këto radhë pasi nuk është ky qëllimi i shkrimit…
Pasi arrijmë në destinacion, sodisim Liqenin dhe Hidrocentralin e Ulzës, bëjmë foto dhe ulemi për të ngrënë drekë tek Bar Restorant “Shpani”. Ulemi jasht në hijen e një blini dhe mbi kokat tona në kafazin e saj cicëronte një kanarinë e bukur… Kjo i gëzoj jasht mase Ajnin dhe Ajslën… Ata filluan të merren me cicërimat e bukura të kanarinës. Ndërsa unë aty për aty u them:- Kjo kanarinë është shumë e bukur! Ajo shumë ëmbël po “këndon” këtu mbi liqen, por nuk po i këndon Liqenit. “Kanarina” më e mirë e Matit që i ka kënduar Liqenit të Ulzës, është Feride Kurti… Asgjë nuk dija më për Të, veç kujtimit të repertorit të saj në interpretimin e këngëve matjane dhe jo vetëm. Për t’i njohur me zërin brilant, unik dhe të papërsëritshëm të Ferides, hap goggle-n dhe klikoj, te: “Liqeni i Ulzës”.
Kënga ëdhtë shumë e bukur, zëri i saj melodioz, i ëmbël dhe kumbues. Kënga e kënduar nga Feridja nën shoqërimin e Orkestrës së Matit na mrekulloi këtu në vedlindjen e saj, në Mat. Pasi mbaroi kënga unë propozoj të bëjmë një vidio këtu buzë liqenit, ku në sfond do ishte kjo këngë, që mua më ka bërë përvete dekada më parë… “Kameramanja” jonë si e ndjeshme në grup e miratoj mendimin tim. Kështu u bë, videoja doli shumë e mirë. Feriden e dinim të gjallë… Por jo! Nga klikimi në internet mësova se Feridja kishte ndërruar jetë një ditë më parë, më 22 korrik 2023 në moshën 87 vjeçare. Një koincidencë e bukur me këngën e Ferides tek liqeni dhe për Liqenin, por e dhimbshme kur mësuam për vdekjen e saj. E tillë është jeta… Ndaj unë nuk mund ta mbyll këtë shkrim pa disa rreshta në formë “homazhi”, për këngëtaren e papërsëritshme matjane, Feride Kurti…
Feride Kurti lindi në Burrel më 15.02.1936. Lindi në një familje që ishin qefli të këngës popullore të Matit dhe këndonin në gëzimet familiare. Feridja u angazhua fillimisht me grupin artistik të shkollës dhe më pas me grupet artistike të Matit. Feridja është vajza e parë në Rrethin e Matit që ka dalë në skenë. Fillimet e saj në skenë datojnë në vitin 1966. Ajo ka qenë “dallëndyshja” e parë që “solli pranverën” dhe këndoi me grupin artistik të Rrethit të Matit. Kështu Feridja shërbeu si model, dhe pas saj të deputuan në skenë disa këngëtare femra, që sot janë me peshë në grupin e Matit dhe gjetkë. Jeta e Feride Kurtit ishte kënga. Ajo nuk e kuptonte dot veten e saj, jasht këngës. Ajo përgjithësisht ka kënduar këngë me motive matjane por edhe të trevave të tjera në veri,etj. Këngët e kënduara prej saj janë këngë lirike dhe edhe epike. Ajo ka rreth 60 këngë të kënduara dhe të rregjistruara. Unë si i ri i atyre viteve, jam rritur me këngët e Feride Kurtit.
Këto këngë në vitet ’70, dhe më pas na i bënte prezent Radio Tirana, Radio Prishtina, Radio Shkodra, Radio Kukësi, më vonë edhe Radio Televizioni Shqiptar, etj. Disa nga këngët e saj, janë: “Liqeni i Ulzës”, “Këngë për Vasil Laçin”, “O florini i vogël o”, “Më shkon rrugës posi era”, “Cucë e bukur moj matjane”, “Rashë në shartashi”, “Lufton Mati për liri”, A e mban mend e vogël o”, “Valëzat e liqenit”, “Ndalu mbret se k’tu s’asht Roma”, “Ditë korriku 31”, “Skuadër komandante”, ” Më ka zanë maraku me një cucë matjane”, “Laçi, Bruçi dhe Uraka”, “Cucat zenishtare”, “Këngë për Isuf Plloçin”, “Hej bre Dibër zemër madhe”, “Haxhi Zgjuni”, “Zëri i trimave të Kosovës”, “Këngë për ushtrinë”, etj. Cilësitë e saj të veçanta si këngëtare, si; zëri brilant që kishte, interpretimi me shpirt e pasion i këngës, ambicja për të arritur më të mirën e mundshme për të, dhe shoqërimi mjeshtëror i Orkestrës Popullore të Matit, e bënë Feriden shumë të njohur dhe të dashur për popullin në vite.
Ajo gjatë karierës si këngëtare këndoj në shumë fshatra të Shqipërisë, në gëzime dhe dasma familjare, në Pallatin e Kulturës së Matit, në shumë qytete të Shqipërisë dhe në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, etj. Në gjithë intrepretimet e saj, ajo ka çuar peshë zemrat e spektatorëve dhe adhuruesve të saj. Për interpretimin e saj në festival ajo është falenderuar nga udhëheqësi i kohës, Enver Hoxha. Nga populli ajo shtë vlerësuar shumë dhe është cilësuar, si: “Ikonë e muzikës”, “Bilbil i këngës popullore matjane”, “Mbretëreshë e këngës matjane”, etj. Për nga zëri melodioz që kishte, mund të them se ajo e meriton të quhet edhe “Kanarina e Matit”.
Këngëtarja e mrekullueshme e muzikës popullore, Feride Kurti është vlerësuar për së gjalli edhe nga institucionet e vendit. Ajo është shpallur “Qytetare Nderi” nga Bashkia e Matit; ka marrë titullin “Mjeshtri i Madh”, nga Presidenti i Republikës, etj. Por, siç ceka edhe më lart vlerësimi më i madh për Të kanë qenë duartrokitjet dhe vlerësimet e spektatorëve. Më pas rrugën e saj e ndoqën shumë gra dhe vajza të reja këngërare matjane. Njerëzit vdesin fizikisht por vepra e tyre mbetet. Kështu do të ndodhë edhe me Feriden si artiste. Sa më shumë do të kalojnë vitet, aqë më shumë do të përkujtohet ajo me këngët që la trashëgim për brezat që vijnë…
Ibrahim Kabili
Ulëz, më 23.07.2023
I ndeuar i te nderuar Ibrahim Kabili PENE ARTE; bir i Krahines me emer *BENDE krah TAMADHENE* – (Shpal- Shengjerg- te malesise Tirane) me te lumte me kete shkrim MODEL sjelle per Aristen e madhe te Atdheut tone Burrelasen-e mirenjohue Feride Kurti. Ju thene te gjitha, sidomos per mua 87 vjecarin, bashkemoshatar me te ne Moshe sa, me aktivitetin e saj rritur, nga Hidrocentali Selites(Koriri Tuneleve*) me te Ato te MATIT* une nis si TORNITOR aksionist ato vite ndertimi nga Suci ne Ulze (im vella DREJTOR i kantjereve te ndertimi te hidrocentraleve – Stavri qe thirej *BABAI i PUNTOREVE*, Me ate kengetare njohur ne vite une nisur Pergjegjes kuture ne Malsine e Tiranes e nj ejte MEEUEES me Artiste si Feride Kurti nje jete krenuar, krah Finete Rexhes se ndiere-me shoqert dhe shoket e saj.
Ju keni bere nje shkrim te PERSOSUR ju lumte, uroj une ish Drejtor shkolle ato vite ju Arsimuar e dale ne jete, nga ruaj kujtimet me te mira, deri ne dite e vitet e sotme nga emigracuoni ndjekur Ju, MODEL*PENE*se pari ATDHETARE. Dite NJEMIJE me gjithsa ju rrethojne e paojne. Nga toronto, gati per nisie ne atdhe. me lente shendeti, te jem mes Juve…atje ku lindur ju e UNE nis JETEN-*MONUMENT*. Ju faleminderi dhe mbrodhesite ju shoqerofshinp-familiarisht. nga Toronto sot marre TRINITRINE te rrale* me shkrimin tuaj. *87 vjecari nje jete MESUEES, tashme
*Guri NAIMIT D* (emrin si e din vene nipit Dite Njemijes… sot 20 vjecar lind e rrit ne emigracion) Toronto 29 Gusht 2023 vitet nga 1949ta – mes Malsise Tiranes e mbare fshatrave e Tiranes-kaluar. Atje me dilte shpirti. Mire ju gjeca kete Vjeshte qe presim…