Si s’u zbrazët kurrë,
ju trastat e mia,
qëkur ju njoh —
përherë të mbushura,
përplot.
Herë me kujtime dhembjesh,
herë me dhembje kujtimesh.
Sa herë
t’ju zbrazja desha,
mundi më shkoi kot —
si atëbotë,
dje dhe sot.
E në cikël
loja vazhdon…
Bekim I. Blaku
Frankfurt, 20 tetor 2025




![SHQIPTIMI POETIK I DHEMBJES SI KATARSË SHPIRTËRORE[1] Timo Mërkuri - Ëndërrime](https://fjala.info/wp-content/uploads/2025/12/timo_merkuri-enderrime-218x150.jpg)






