Islam, a ka burrë ma t`madh se Bajram Begi a?

0
Salih e Feriz Krasniqi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Edhe Hanifen dojmë me bâ synet”, 25 Mars 2024

Nga Thesari popullor i Turjakës, pjesa e tetë (8)

– Salih a pe na knon ni kâng t’burrave?
Me ni dasëm në Turjakë, Shahirat e Drenofcit*), Salihi e Feriz Krasniqi e knojnë kângen e Bajram Begit, kângë trimërie që nuk bânte vaki në dasma e tubime (festa) tjera mas mu knu kânga e Bajram Begit. Islam Maliqi*) nuk i kish pas met aty kur e kanë knue shahirat kângën e Begit të Gjakovës e kur u kryen kângën shahirat, Islami i thot Salihit:
– Salih, a po na knon ni k’ângë t’burrave?
– Islam, a ka burrë ma t’madh se Bajram Begi a?

*) Shahirat e Drenofcit, Salih dhe Feriz Krasniqi, komuna e Malishevës janë këngëtarët më të njohur të viteve 1937-1978 në Kosovë për këngë të trimërisë (historike)
*) Islam Maliqi, plak fukara por i mençur nga Turjaka

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 28 mars 2024

sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.