Institucionet shkencore si Akademia, intelektualët, njerëzit e artit dhe të kulturës, të hedhin në margjina këtë erë të keqe politike dhe të krizës institucionale

0
Kuvendi i Kosovës 39

Koment

Skënder MULLIQI

Ky helm që po nxirrët nga politika ditë pas dite, sikur doli nga laboratori për tia pa sherrin më bollëk. Dhe, aq me keq qe kjo politikë çmendurake nga njerëzit e politikës ka helmuar edhe popullin. Shumë poiltikanve ju ka dhezur truri për punë të mbrapshta, në vend për punë të mbara. Kjo nuk është punë burrash, por punë kalamajsh. Shteti dhe kombi janë madhore për secilin popull dhe për secilin drejtues të shtetit. Këto nuk janë kuptuar seriozisht, prandaj edhe po shohim gjithë këto lojëra politike. Njerëzit e menqur nuk merren më lojëra të tillë të ulëta, të cilat nuk kan asgjë të përbashkët më seriozitetin që kërkon shtetndëtimi dhe mirëqenja. Ndershmëria në politiknë e Kosovës është bërë e huaj, po të zbatohej gjithçka do të ishte ndryshe, sigurishtë më mirë.

Nuk po i japin veti mundësinë që të bëhën politikan, e jo një klub cirkusi. Kjo po godet fortë popullin si goditja nën brez që është zhargon në boks. Nuk po drejtohen nga ndërtimi. Ata nuk po janë në mesin e popullit, por janë ngritur mbi popullin! Kjo që thashë më lartë vlenë më shumë për gardën e vjetër politike në Kosovë, të cilët e kan humbur torruan pas pushtetit dhe parasë. Politikanët e rinjë nuk ishte dashur të ndjekin këtë rrugë. Këta do të duhej të dukeshin njerëz për të cilët ka ende shpresë. Mos të bëhën edhe këta rast i humbur. Kjo do të ishte fatale për të ardhmën e shtetit të Kosovës dhe popullit të saj.

Politikanët nuk janë aty për të sunduar popullin, ata janë aty të drejtojnë qytetarët. Situatës jo të mirë politike i ka parapri edhe mos dalja e më shumë se 50 përqindë ne zgjedhjet locale dhe nacionale. Po të ishin dalë për të votuar në shumë zgjedhje që i patëm, mund të kishin ndryshuar plotësisht pamjen e Kosovës në të gjitha nivelet. Dhe, mungesa e daljes në votime për arsye të ndryshme apo më mirë më thënë, për pa ndonjë arsye, ka bërë që mos të kemi të arriturat duhuara si politike dhe ekonimike në vend. Dhe tjetra. Këta ”heronjë” tanë të politikës u kënaqën në kolltuqe duke na shkatuar dëme …

Shtrirja e tyre morale, intelektuale dhe politike, u tregua në praktikë tmerrishtë e keqe.U treguan jashtëzakonisht të “talentuar” për lojëra dinake (parlamentarët), të liga pa klufij, “në favor” të sadizmit efikas, vetëknaqësisë sterile dhe egoizmit. Zhgënjimi i popullit i goditur nga mazokizmi është bërë tepër i madh. Sundimtarët “tanë” pak gjë bënë që zhgënjimi mos të jetë i madh. Ata sikur kan ushtruar trurin e tyre, për të sajuar probleme… Është interesante se si po përparon budallallëku njerëzor, mungesa e informacionit, rreth njëzet e pesë vjet me vonesë. Ajo që bota tashmë e ka braktisur, ne sapo kemi filluar, kështu që të gjithë bëjnë sikur nuk po ndodh asgjë.

Shtetet demokratike më kohë i kan eliminuar fenomenet malinje të rrezikshme për qdo shoqëri normale. Ne kemi mbetur në fazën fillestare të këtyre tensioneve ideologjike përverse. Institucionet shkencore si Akedemia, intelektualët, njerëzit e artit dhe të kulturës … duhet më në fund të thonë atë që është në natyrën e krijimit të njeriut duke hedhur këtë erë të keqe politike dhe të krizës institucionale detyrimisht në margjinat e shoqërisë tonë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.