
Arben Çokaj
– shtrojnë iftar me paratë e shtetit – GABIM –
Linda e Rama shtrojnë për çdo vit iftar me paratë e shtetit. Jo se është ndonjë shpenzim i madh, se këtra abuzojnë me shuma të mëdha, por përzierja e fesë me shtetin është e gabuar. Totalisht e gabuar. Duan të bëjnë edhe një shtet islamik në mes të Tiranës – shtetin bektashi. Ne nuk kemi fe nacionale, e po ta kishim si Greqia, do detyroheshim si ata ta heqim, nëse duam të hyjmë në BE.
Vazhdojnë traditën e Saliut e Jozefinës, e këtë e bëjnë edhe kryetarët e bashkive në gjithë Shqipërinë. Duke parë këtë shkretim fetar të shtetrarëve shqiptarë me fe e pa fe, pata shkruar shkrimin “Iftaromania e politikës shqiptare“.
Kjo histori, tashmë është kthyer në traditë. Këtë e bëjnë për politikë, e prandsj përzierja e fesë me politikën, nuk sjellë asgjë të mirë. Që të shtrosh iftar të pranueshëm, duhen plotësuar disa kushte fetare, ndër ta edhe të agjërosh. A i plotësojnë Linda e Rama këto kushte? Jo. Atëherë pse shtron iftar? Që të marrë vota? Jo. Se edhe Saliu e Jozefina shtronin iftar, por i humbën votat. Atëherë pse e bëjnë këtë veprim anti-shqiptar e anti-europian? E bëjnë se duan të lajnë mëkatet? Nuk e besoj. Unë mendoj se e bëjnë, sepse aq dinë e aq bëjnë. Duan të duken modernë, e dalin anakronikë.
Por atyre nuk ua ndien, mjafton të gënjejnë këtë popull, ose të bëjnë sikur. Se po të jenë kaq njerëzs të mirë këta, shikojnë ta bëjnë këtë vend të jetueshëm për shqiptarët, e jo të bëjnë një shtet jo funksional, ku kudo ku shkon, mbetesgh në duart e mëshirën e xhelushanit… Se asgjë nuk funksionon në këtë vend, pë të thënë: “Ju lumtë, btravo!” E shqiptarët vazhdojnë ta kenë tendencën të ikin, rrinë këtu vetëm ata, që nuk mund të ikin.
E kush e detyron shqiptarin që ta braktisë vendin e tij? Mentaliteti turqeliko-islamik në qeverisjen e vendit, eZani i naltë… Këto gjenerojnë disrespekt real të shtetarëve ngaj shtetasve, dhe i bën ata hajna e abuzues. Mosfunksionimi i ligjit, për shkak të këtij mentaliteti. Shtetarët shqiptarë, e kanë më të lehtë të merren me përralla fetare, sesa të punojnë e ta bëjnë këtë vend të jetueshëm për shqiptarët.
Shqiptarët si popull, pavarësishtë besimit fetar, shikuar historikisht gjithmonë i kanë shërbyer kombit. Edhe pse, hoxhallarë apo priftërinj, kjo nuk i pengonte dhe nuk i bënte ata që të mos mendonin dhe t’i shërbenin kombit. Ata ishin prijatorë të ideve kombëtare duke e mobilizuar popullin në shërbim të kombit. /IMH
Shënim: Po e vërtetë, i kanë shërbyer pushtuesit… Kur ishim nën pushtimin osman, vetëm se shqiptarët ishin muslimanë, donin autonomi nën Turqi, e jo pavarësi, kur Europa i kishte thënë Turqisë largohu nga Ballkani. Kjo na penalizopi ne si komb, se Greqia e shpalli pavarësinë nga vitet 1822-1830, e Serbia nga viti 1856, kurse ne, pasi na i shqyen disa territore, e shpallëm pavarësinë më 1912. Kështu që Serbia kishte universitet më 1806, e ne që ishim muslima, vetëm gjatë rergjimit komunist, më 1957. Ky është zhvillimi i madh që morëm ne nga pushtimi osman e feja islame, që e do kaq shumë.
Më 1915, në Çanakala në mbrojtje të dovletit, u vranë rreth 25 mijë arnautë (shqiptarë), në luftë kundër fuqive europiane, ndërsa trojet shqiptare ishin cunguar e ne nuk luftonim edhe aq për to, se kishim turkun një herë për me dhanë jetën për të… e shajmë Europën, pse na ndau…?!
Erdhi Italia fashiste të na pushtonte më 1939 dhe e rrëzoi mbretërinë shqiptare. Elita shqiptare, nacionalistat e fortë të të gjitha feve, që nga turku kaluan te Zogu e tani te italiani, u persekutuan më pas nga regjimi komunist si tradhëtarë, por ata shajnë Enverin edhe sot, pse i persekutoi, se ishin patriota të mëdhenj, e donin italianin më shumë se pavarësimin e vendit… Këta janë shqiptarët, që jepen pas ideologjive të tjera, e jo interesave kombëtare. Feja islanme është fe e imponuatr nga pushtimi osman, i cili na dëmtoi edhe më shumë se Serbia si popull e si komb. Por ne e duam turkun e ndihemi keq kur na e shajnë turkun e islamin, që na e la pushtimi osman…
Pse? Se na ka pushtuar, poshtëruar e shembur. Nga racë e lartë iliro-dardane që ishim, na ka kthyer në pallavër turko-arabe, që adhurojnmë zotat e racave të ulëta të mesme. Duke qenë tani të tillë të shembur nga osmani e islami, shqiptarët nuk kanë repekt për veten, që të organizohen mirë e të bëjnë shtet të rregullt e funksional, politikanët vjedhin e abuzojnë si turqeli, dhe presin nga tjerët që t’i bëjnë… Prandaj shqiptarët ikin në Perëndim, ku shohin shtete të zhvilluara e thonë, “pse të mos bëhemi edhe ne kështu?” A mos janë ato shtete të zhvilluara islame? Jo. Ku ka islam, nuk ka zhvillim e as demoktraci.
Pasi gjendja e tanishme nuk mund të ndryshohet aq lehtë, as për një kohë të shkurtër, unë – jo që e dua islamin, por jam për TOLERANCË NDËRFETARE…!
Për një frymë tolerante, krahas feve dhe përfaqësuesve të tyre ndër vite, ka ndikuar edhe trashëgimia socio-antropologjike e shqiptarëve, sistemi shoqërorë tradicional dhe ai i vlerave.
Po të nisim dhe të rendisim shembuj në lidhje me tolerancën fetare ndër shqiptarët gjatë shekujve, nuk do të mundemi t’i përmbledhim në një shkrim kaq të shkurtër. Një eveniment i randësishëm në historin e bashkëjetesës së shqiptarëve është edhe Lidhja e Prizrenit. Kështu në gjysmën dytë të muajit maj të vitit 1878, u mblodhën në Prizren rreth 300 përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, në shumicën e tyre musliman. Mbledhja e parë u mbajtë më 23 maj në Xhaminë e Bajrakut (bajrakli). Pra në këtë xhami kishte edhe përfaqësues të besimeve krishterë. Kurse më 10 qershorë të vitit 1878 mbledhja u zhvillua në Medresenë e Mehmet Pashës (sot muzeu, apo siç njihet si shtepia e Lidhjes së Prizrenit)
Një nga personalitetet shqiptar të besimit muslimanë ka qenë edhe Hoxhë Rexhep Voka nga Tetova i cili ka thënë: “Shqiptarët duhet të ngrihen mbi dasitë fetare dhe të jenë të bashkuar. Të mos themi ky është musliman dhe ai është i krishterë, jo toskë, jo gegë, sepse të gjithë jemi shqiptarë, jemi një fis e një farë”. Ndërsa, kryemyftiu i Shqipërisë, Vehbi Dibra, në Kongresin Musliman Shqiptar të mbajtur më 1923, duke u treguar delegatëve për gjendjen fetare dhe duke u treguar se vëllazërimin e bashkimin kombëtar duhet mbajtur mbi gjithçka, kishte thënë: “Musliman, Katolik dhe Ortodoks, në pikëpamje të kombësisë kemi një lidhje të plotë e të patundshme, e nuk mund të thuhet e të kuptohet asnjë send qi e tund atë vllaznie të plotë. Çështja e fesë është një çashtje e posaçme e secili është i lirë për me e sigurue forcimin e fesë së vet”.
Kurse, Sami Frashëri: “shqiptarë sa janë dhe tek janë, janë vëllezër. T’ecim të dlirë n’udhë të Perendisë, n’udhët të i kishte deklaruar “Mos vështroni besë e fe, muslimanë dhe katolikë, ortodoksë, gjithë drejtësisë….në mes shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër të gjithë; janë një trup, një mendje, një qëllim, një besë”. Pra, krahas tjerash, duhet theksuar faktin se, të qenët e shqiptarëve me shumicë të besimit musliman, tregon dy gjëra shumë me rëndësi për historinë e kombit shqiptar. E para është se, në mesin e shqiptarëve nuk ka pasur dhunë fetare me rastin e islamizimit të tyre. Dhe e dyta është se kjo tolerancë fetare te shqiptarët i ka shumë borxh besimit islam, sepse askund në histori, përveç trillimeve të ndryshme, të shqiptarët nuk haset në ndonjë dhunë ndaj besimeve të tjera të bërë nga muslimanët si shumicë.
Pra, harmonia dhe toleranca fetare e shqiptarëve si vlerë thuajse unikale kombëtare fetare, u krijua në shekuj, paralelisht me Lëvizjen Kombëtare shqiptare, nën kujdesin e veçantë të rilindësve tanë dhe në kushte specifike, të ndryshme nga kombet e tjera në Ballkan. Kemi shembuj të shumtë të tolerancës fetare në të kaluarën ndër shqiptarë të tre besimeve që nuk mund ti gjesh askund tjetër në Evropë. Shembuj që kanë lënë gjurmë edhe në ditët e sotme.
Kur më 28 Dhjetor të vitit 1913 u ngrit në Shkodër flamuri kombëtar, musliman e katolikë, këmbanoren e kishës së Gjuhadolit e lidhën përmes një konopi me minaren e xhamisë së Fushë Çelës, në të cilën valvitej flamuri kombëtar ndërmjet rreshtit të gjatë të kandilave kuq e zi. Duke karakterizuar këtë ngjarje, Fishta tha: “…..musliman e të krishterë, katolikë e ortodoksë qofshin, dijnë me u vëllaznue në idealin kombëtar. Ky vëllaznim, u shpreh edhe në këtë natë simbolikisht me drita kandilash, që si varg yjesh lidhnin minaren e Xhamisë së Fushë së Çelës me kumbanaren e kishës së Gjuhadolit….”
Pastaj ta marim rastin e vitit 1914, kur në kohën e Austro-Hungarisë, në Gjakovë, duhej të ndërtohej një kishë për nevojat e shqiptarëve të besimit katolik, Bajram Curri, i thotë konsullit austriak: “Ne shqiptarët të besimit musliman në Gjakovë, i kemi 18 xhami, zgjidhe njërën prej tyre ta bëjmë kishë”. Një rastë tjetër të ngjajshëm kemi kur disa shqiptarë të besimit katolikë deshin të djegin xhaminë e Lezhës. Këtë e merr vesh Gjergj Fishta dhe me t’u errësuar , shkonë tek xhamia. Kur ato shkuan për ta djegur, Fishta u flet në emër, dhe ato të çuditur i thonë: “Si more ti At ti edhe priftë edhe hoxhë?” Fishta ju përgjigjet thjeshtë: “Jo unë jam prift, por meqë Hoxha kishte ca punë në Shkodër, më tha mua me e rujt xhaminë se edhe kjo është shtëpia e Zotit për shqiptarët!…”
Si përfundim mund të themi se çështjet fetare në hapësirat shqiptare janë të lidhura ngushtë me sigurinë tonë kombëtare. Prandaj ruajtja e vlerave kombëtare fetare të shqiptarëve është nji obligim i shqiptarëve kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës dhe Çamëri si dhe në diasporë. Nëse, deri më tash, para botës jemi krenuar për një harmoni dhe tolerancë ndërfetare të shkëlqyrshme që kemi trashiguar nga të parët tanë, e cila ka qenë për çdo lavdatë dhe respekt, si do t’ia dalim ne , brezi ynë, ta ruajmë një status quo të tillë. Nëse për një tolerancë dhe harmoni fetare dikush ka meritë, ajo meritë i takon si shumicës ashtu edhe pakicës të cilët ditën të bashkëjetojnë pa pretendime për të mbizotruar ndaj njëri tjetrit.
*
IMH
Shënim: A e ke dëgjuar një hoxhë nga Kumanova, që shante flamurin kombëtar? Ku ndryshon ai nga një shka, që djegë flamurin shqiptar? Pse është ai ende nën sllavë/maqedonë? Se vlerësoi fenë më shumë se atdhenë.
Në Shkodër, komuniteti musliman ka dalë kundër shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në atë kohë. Se më vonë ata nuk kishin nga ia mbanin, kjo tjetër punë. ‘Toleranz kann tötlich sein’ – ‘Toleranca mund të jetë vdekjeprurëse’ – thonë gjermanët. Ne jemi tolerantë për fetë, por kur islami po kthehet në islam politik, ne duhet të mendojmë, a na shërben ne kjo gjë? Kush përfiton prej saj? Se nga toleranca jonë ne kemi shmangur konfliktet fetare, por edhe kemi mbetur të pazhvilluar. Pra, e ka një kosto. Pastaj ty që të duket normale ky iftari i Ramës, a e di ti, se në Europë, politika nuk merret me fetë? Pse merret Rama atëherë?
Tani a duhet ne si shqiptarë të zhvillohemi si vendet e Europës, e ta bëjmë vendin tonë të jetuedshëm për shqiptaret, apo të vazhdojmë kështu ‘me brekë nëpër këmbë’, të marrim rrugët e botës, duke iu përulur islamit, që na e solli pushtimi osman, e duke poshtëruar veten? Kjo mbetet për diskutim, shqiptarët le të zgjedhin, e të mos habiten, pse jemi ende në këtë prapambetje… Se me sa po shoh unë, ne po merremi më shumë me fe, se me shkollim e dije. Edhe politika jonë po merret me fe. Ka njerëz normalë sot në Shqipëri që shajnë Gjergj Kastriotin. ‘Ka vrarë muslimanë’ – thonë. Jo more Gjergji është dashtë me i lanë muslimanët për me ia pushtua vendin… e mos me i vra…
1. Sa i përket Skënderbeut dihet mirë (nga historianë) se:
– rrjedh’ nga familje ortodokse,
– është rritur si musliman (në Turqi), ku mori graden Skënderbeu,
– ka luftua si katolik,
– sa ka qene Skënderbdeu në Shqipëri ka pas xhamia dhe kisha
– turqit kanë qenë në Shqipëri edhe para edhe pas Skënderbeut,
– Kur është shpallur Mëvetësia – Pavarësia e Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, Vlora ka qenë e mushur përplot ushtri e xhandarrmëri turke:
– etj.etj…
2. Ndërsa sa i përket islamit politik dhe keqpërdorimit të tij nga një pjesë e mirë e klerikëve që dirigjohen nga jashtë për qëllime të caktura, për këtë gjendje përgjegjsi të madhe mban klasa e tanishme politike e që kanë koketuar me forca të caktuara radikale islamike para të cilave sheti ka filluar të lëshojë pe. Mbetët që shteti të veprojë në përputhje me kushtetutën, që të pengohet keqpërdorimi i lirisë fetare, si e drejtë elementare njerëzire, të cilën duhet ta gëzojë secili jashtë politizimit të saj.
*
IMH
Shënim: Atë klasë politike po kritikoj unë me shkrimin tim, që po shkreton në fe, e nuk po i jep vendit një orientim të duhur. Nëse merremi me fe, nuk bëhemi më mirë se Palestina… Atëherë, si duhet të veprojmë? A është më mirë ta lëmë fenë mënjanë e të merremi me shkollim e dije? Se Sokrati ka thënë, para se të vinte islami te ne: ‘I vetmi zot është dija, i vetmi dreq është injoranca!’