RUGOVIZMI SI VLERË
Binak Maxharraj
/Në përvjetorin e lindjes se Presidentit Ibrahim Rugova/
Ibrahim Rugova është sinonim i njeriut të urtë, njeriut vizionar, i njeriut qe don vendin e vet, i njeriut i cili e ndërton dhe nuk e shkaterron vendin e vetë, i njeriut i cili nuk e vjedhë dhe plaçkitë vendin e vetë, i njeriut i cili me plotë fuqin e vetë e mbron sovranitetin e shtetit te vetë i delë zot vendit të vetë në çdo kohë,i njeriut i cili ia rritë famën dhe namin shtetit të vete ne botë.
Të gjitha këto ishin dhe mbetën vlera që fuqishëm misherohën ne personalititin e Presidentit historik Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti bir i madh i kombit.Ai bëri historin bashkohore te shqiptareve. U lidhë me popullin ne kohet më te veshtira kur shqiptaret i ishin te shtypur nga regjimet e aremiqeve tane te cilet donin qe ta zhbinin nga faqëja e dheut, duke i keqtrajtuar, duke i shpërngulur, duke ua zapu teritorin. E mori guximin prej intelektualit, e ndau e ndau popullin shpriterisht nga shovenizmi i Millosheviqit duke e organizuar paralei jeten politike me Shqiptarë ne te gjitha sverat e jetes. Tërë jeten e vet e shkriu për pavarësinë e Kosovës. Ai i tregoi botes së ku gjendet Kosova.
I tregoi botes se ne Kosovë jeton një popull me i lashtë ne Ballkan dhe se ai është i shtypur,i keqtrajtuar dhe bota i doli në ndihmë për ta çliruar Kosovën për te cilën ishte në gjendje edhe jetën ta japë.. Ai është biri me i devotshem i cili doli nga gjiri i popullit, e udheheqi ate me menquri. Populli ate e respektonte, ia jepte votën sa her qe kishte zgjedhje. Dhe mu për kete arsye ai mbetet ikona me e çmueshme i popullit shqiptar, mbetet figura qe kurr nuk shuhet ne mendjen e popullit. Me fjale tjera Presidenti historik Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare.
Edhe pas luftës deri në momentin e fundit të jetes, e udhehoqi vendin si një lidër i pakontestuar. I fitoi te gjitha zgjedhjet e pas luftës sepse populli e donte e respektonte. Ai i vuri themelet e një qeverisje demokratike duke i formuar institucionet demokratike te Kosovës. Ai e qeverisi në mënyrë brilante Kosovën si president i parë historik. Insistonte ne sovranitetin e Kosoves dhe te pacenushmerin e kufijëve, sepse theksonte se Kosova është nje dhe së nuk ndahet. Ai kishte miqet te shumet ndërkombëtare, e gjitha bota e respektonte dhe e ndëronte, gjithund pritej si një burr i madh si një lider i pakontestueshëm.
Mirëpo, a ishin te till edhe njerëzit tjerë rreth tij. Jo nuk ishin. Njerezit rreth tij ishin si bishat e malit, ishin kriminela, hajna dhe plaçkitës dhe rrenues te shtetit. Ata nuk ia lanë vendi vendin Rugoves si ne luftë dhe në paqe. Gjatë Luftes kriminelt, rrugaqet e dikurshëm me shumë e kishin ne shnjestër Rugovën dhe njerezit e tij qe luftonin ne vijën e parë te fontit,se qe përballeshin me ushtrin dhe kriminelt serb. Ata gjatë luftes ua zunë pritat njerezve me te devotshëm te të Rugovës dhe i eleminuan ne pabesi, sepse ishin të pa besë.
Në këtë drejtim pas luftës edhe kërkohej vetë koka e Presidentit Rugova qe ta hiqnin qafe. Në këtë drejtim ndaj tij u bënë shumë atentate si ai ne Klinë, në Prishtinë gjatë fushates zgjedhore, por më i rrezikshimi ishte ai atentati i kurdisur me tritol ne veturën e tij, i cili po shkonte në takim me Havier Solanën ne Parlamentin e Kosovës. Fal fatit te tij, por edhe vetures së tij te blinduar Presidenti Rugova shpetoi si më se mire. Por një ditë ate e kapi smuarja e koncerit, i cili edhe vdiq ne vitin 2006, por vdekja e tij mund te jetë edhe dyshim sepse dyshohet se kanceri i përfshiu nga ndonjë helmim paraprak.
Të gjitha këto vrasje gjatë luftës dhe pas luftës te figurave me të njohura kombetare dhe atedhetare, shumica te LDK, sot e kesaj dite edhe pas 23 vjet ne liri nuk është zbardhë asnjë sepse nuk kishte prokurori dhe gjykata valide, sespe ato ishin te kapura nga vet porositesit e këtyre vrasjeve. Por, edhe vetë LDK ishte shumë inerte dhe jo e interesuar qe te zbardhëshin këto vresje, made ajo nuk beri asgjë edhe kur ishte ne pushtet dy here duke e udheheqë ministrin e mbrendshme.Por.nuk duhet harruar edhe një fakt mjaftë te dhembshëm kur edhe vet LDK ne njefarë menyre ishte pjesemarrse në te gjitha këto zerzelet e pasluftes.
Këtë me se miri e ilustroi roli i Isa Mustafës, i cili dhunshëm e mori LDK, Me ardhjen e tij ne krye te LDK partia përjetoi traumat me te tmershme, sespe Isa Mustafa se shpejti e “tradhetoi” rrugen e rugovizmit, i hodhim poshtë parimet dhe qendrimet me te cilat e kishte rrembyer LDK dhe tinezisht duke e tradhetuar “VLANIN” e tradhetoi edhe koalicionin me LVV dhe iku dhe iu bashkua botes se krimit Klanit Pronto anipse Rugova ia kishte lenë amanete LDK se ”mos lejoni qe Hashim Thaçi te ngjitet në pushtet, sespe është i rrezikshëm”.
Dhe si për inate te Rugoves Isa Mustafa pas koalicionit me PDK e votoi Thaqin për presient. Keshtu për 10 vite sa e sundoi LDK ai nuk beri asgjë për te, asnjë reorganizim te mirefillet, por lejoj qe PDK-iste te lozin me LDK.Këhtu ky fakir antirugovist ne zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 e rrëzoi për tokë LDK ne vetem 12%.Për te qenë ironia me e madhe LDK fare nuk u morë me shkaqez se pse LDK ra ne 12% kur dihej fajtori kryesor.
Por,Ibrahim Rugova anipse kaloi nëpër purgaturet e zgjarreta dhe nëpër stuhitë dhe furtunat për likujdimin e tij por edhe të vrasjeve te bashkëpunëtoreve ai qendroi stoikisht, i pa lekundur por me dhembje të madhe në shpirt. Ai asnjëherë nuk kërkoi hakmarrje kurr ndaj atyre qe ia vranë bashkëpunetoret dhe bënë atentate ne te. Thjeshtë ai nuk donte hakmarrje dhe gjakderdhje vellazrore. Gjithmonë thoshte, boll na kanë vra armiqet tanë dhe tani nuk duhet te vrisemi mes nesh.Kjo është vlera e tij, kjo është madheshtia e tij prej njeriu, intelekt ualit dhe udheheqesit të Kosovës te cilën ate e deshti me shumë se vehtën dhe ishte në gjendje edhe jetën ta jepte pë te.