‘Historia e Skënderbeut’ – nga Marin Barleti

0
Historia e Skënderbeut - Marin Barleti
Shkarko librin e ri në PDF: [ Historia e Skënderbeut ] nga Marin Barleti (508 faqe)
Mund të dhuroni këtu:
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Në lidhje me librin në PDF

Duke u nisur për nga rëndësia tepër e madhe, që ka patur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu për kohën e tij e më pas, dhe vlerat e tij të pakrahasueshme dhe të pabesueshme, në luftën me sukses kundër Perandorisë më të madhe të kohës, asaj osmane, librin e shkruar nga Marin Barleti në vitin 1508-1510 në latinisht “Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum principis, impressum Romae, per B.V.“, të botuar në Venecia, dhe të përkthyer në shqip nga Stefan I. Prifti, Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut. Libri u botua në vitin 1964 nga Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, dhe më pas u ribotua në Prishtinë më 1967 nga “Rilindja”, që e ka përgatitur në PDF me skanim një djalë shqiptar, para disa kohësh (lidhja më lart), e mora dhe e ktheva në tekst dinamik, e më pas e faqosa dhe e editova në gjuhën e sotme letrare, në një libër me 508 faqe (490 faqe libri gjithsejt e pjesa tjetër indeksi), duke e rregulluar nga pikëpamja gjuhësore, por duke iu përmbajtur me besnikëri e përpikmëri historisë së treguar në origjinal, thuajse edhe faqeve. Dhe jam i kënaqur se, pas një pune prej mbi 150 orësh, kam arritur të përgatis një libër, që është vepra më cilësore e Historisë së Skënderbeut në shqip, në PDF, qoftë nga pikëpamja gjuhësore apo grafike – dhe për më tepër, po e shpërndaj për lexuesit falas në lidhjen më lart [ Historia e Skënderbeut ].

Libri në fjalë, është një nga historitë më të rralla për heroin tonë kombëtar Skënderbeun, që u ribotua më pas disa herë dhe u referua në vepra të ndryshme në Europë e më gjerë. Në Shqipëri, ai pa dritën e botimit për herë të parë më 1964, dhe në Kosovë më 1967. Dhe duke qenë se nuk është askund në PDF në këtë format kaq të pastër e cilësor, sa ç’e kam bërë unë, i hyra kësaj iniciative, me dëshirën më të madhe, për të nxjerrë një produkt të lakmueshëm për lexuesin shqiptar, pasi kjo është një vepër e madhe, me të cilën krenohemi si shqiptarë.

Për të parë se kush e shkarkon librin, e kam vënë në Shitoren time online, ku mund të regjistroheni gjatë procesit të marrjes së librit, dhe çmimi i punës sime për një kopje në fakt mund të ishte 20 Euro, ashtu siç e kam vënë aty, por për ju i kam rënë me vizë, pasi kam zgjedhur t’ia dhuroj këtë libër lexuesve shqiptarë, që janë të interesuar, pasi çdo shqiptar do të ishte mirë që ta lexonte atë gjatë jetës së tij dhe të ndihej krenar për heroin tonë kombëtar dhe veprën e pashembullt të tij. Kam vënë edhe mundësinë e dhurimit këtu dhe te shitorja, për ata që kanë mundësi dhe zemrën e gjerë, që dëshirojnë të tregojnë respekt për punën time, në përgaditjen e këtij libri, si dhe të librave të tjerë, që ndodhen në shitore. Duke dhuruar diçka, ju na inkurajoni, që të bëjmë më shumë, për të sjellë aty libra të tjerë falas. Por mos dhuroni shumë, se dobësoheni… 🙂

Mund të dhuroni këtu:

Duke falënderuar nga zemra djalin, që e ka skanuar dhe ka përgatitur librin në PDF, nga i cili unë mora tekstin në fjalë, për punën e madhe që ai ka bërë në fakt, sepse më ka kursyer edhe mua shumë kohë, unë ia arrita ta përmirësoj cilësinë e librit, dhe mendoj se Historia e Skënderbeut vjen kështu për lexuesin shqiptar në formën më të mirë grafike e gjuhësore. Ju kërkoj ndjesë, nëse ka shpëtuar ndonjë gabim eventual në libër, se gabimi është njerëzor – pasi është një libër voluminoz (284 371 fjalë), dhe kërkoj nga ju, që gjatë leximit, nëse vini re ndonjë gabim eventual, mos u kurseni, më lajmëroni me email, falas është, dhe mund ta korrigjoj gabimin sa më shpejt, që të jetë e mundur.

Libri ‘Historia e Skënderbeut’

Nuk ka dyshim se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, është heroi ynë i fundit i përmasave të tilla gati hyjnore, e me famë botërore. Nuk krahasohet kush me të, prej herojve shqiptarë, të ardhur pas tij. Pasi na pushtoi turku e më pas në vazhdim, historia jonë shqiptare, nuk kishte më lavdi. U shembëm keq, e nuk jemi ngritur ende aty ku duhet, e ku mundemi. Jemi tjetërsuar dhe gjenerojmë më shumë probleme për veten e të tjerët.

Marin Barleti e tregoi Historinë e Skënderbeut me mjaft mjeshtëri, duke ndihmuar në mbajtjen gjallë të figurës së tij historike dhe të luftërave të mëdha, që ai bëri, në emër të atdheut të tij dhe të fesë së krishterë. Ishte koha kur Perandoria Osmane mori një ideologji fetare – islame – dhe të gjitha luftërat për pushtim e sundim i bënte në emër të fesë islame. Doli Skënderbeu dhe i vuri pritë trimave të sulltanit, e më pas shkodranët i thyen keq ata, derisa në fund trojet shqiptare të atëhershme, u sakrifikuan, nga hakmarrja osmane e pafuqia e mbrojtjes, duke mbrojtur fenë e krishterë, me të cilën, në shekullim e XV mendonin se mbronin edhe etninë e vatrat tyre. Dhe nuk e kishin keq, pavarësisht përfundimit. Sepse në fakt, mossuksesi në shoqërinë shqiptare prej asaj dite e deri sot, e ka gjenezën në pushtimin osman dhe tjetërsimin e racës shqiptare nga ky pushtim.

Gjergj Kastrioti e ka jetën e tij të mbushur me luftëra kundër osmanëve, me luftëra që nuk mbarojnë kurrë derisa, vdiq në moshëm 63 vjeçare, kryesisht kundër ushtrive të mëdha të sulltan Muratit, të cilin e sfidoi keq dhe që vdiq nga meraku në rrëzë të kalasë së Krujës, gjatë një rrethimi, që ai drejtonte kundër Epirit dhe forcave të Kastriotit. Luftën otomane e vazhdoi më pas i biri, sulltani Mehmeti II ose Fatihu, i cili për dekada me radhë, dërgoi në mënyrë të vazhdueshme ushtri të shumta nën komandantë të ndryshëm, për ta rrëzuar Gjergj Kastriotin nga froni i princit të Epirit dhe Arbërit, por pa sukses.

Ndonëse me një ushtri të vogël, Gjergji i fitoi të gjitha betejat me të dhe ushtritë e pamata osmane, dhe u kthye në një legjendë të gjallë. Vetëm një herë humbi ushtria e Gjergjit, kur sulmoi kalanë e Beratit, që quhej në atë kohë Belgrad. Edhe këtu humbi në mirëbesim, duke pritur një përgjigje për dorëzim nga përfaqësuesit në kala, erdhi një ushtri osmane dhe i gjeti ata të papërgatitur. Në rastet e tjera, në historitë e treguara me kaq mjeshtëri e narrativë nga Marin Barleti, Gjergj Kastrioti doli fitimtar në beteja të panumërta.

Por Gjergji e fitoi luftën edhe kundër galëve etj. në Itali, ku shkoi të ndihmonte papën e Romës, por edhe të birin e mbretit Alfons të Napolit, Ferdinandin. Me ndihmën e Gjergjit, mbreti Ferdinand, ia arriti ta kthente e mbante mbretërinë e tij.

Por sulltan Mehmeti ishte kapur me një urrejtje të madhe otomane me Gjergjin, dhe dërgonte ushtarë në mënyrtë të vazhdueshme kundër tij, nuk dinte të pushonte. Në një moment, Mehmeti vetë i propozoi paqe Skënderbeut, të cilin e njihte që të ri, kur Gjergji rritej në obotrrin e të atit, dhe kështu bënë paqe me kërkesën e vetë sulltan Mehmetit, sepse ai po e shihte se nuk mund ta mposhte dot. Por këtë marrëveshje paqeje Gjergji e prishi me të, pas kërkesës së venedikasve – për një sulm të përgjithshëm të forcave të krishtera, kundër Perandorisë Osmane, të drejtuar nga vetë papa Piu, i cili vdiq në Ankona, gjatë rrugës së tij, për të ardhur në Epir dhe për ta shpallur Gjergjin komandant të përgjithshëm të kësaj kryeqëzate kundër otomanëve. Sepse Gjergji ishte për gjithë botën e krishterë, luftëtari më i denjë i kohës. Por me vdekjen e papritur të papës Piu, kjo iniciativë kaq madhore, dështoi… dhe Gjergji mbeti në konflikt me otomanët.

Gjergj Kastrioti lindi me 6 maj 1405 dhe vdiq me 17 janar 1468 (në libër jepet 466) – pra, 63 vjeç. Pas vdekjes së Gjergjit, Kruja u dorëzua, por venedikasit e shitën edhe Shkodrën, kështu Epiri e trojet e arbërit u pushtuan. Edhe pse Gjergji ia la amanet të birit, Gjonit, se mbretërinë ai do e ruante me mbështetjen e Venedikut, ata në fakt kishin hallet e tyre dhe e shitën atë, pasi bënë një marrëveshje me sulltan Mehmetin, ata ia dhanë atij trojet e  Arbërit.

Kështu historia e arbërve – shqiptarëve të sotëm – u rrokullis me kokë poshtë, dhe shqiptarët ranë nën një errësirë 5 shekullore të pushtimit osman, nga ku u vranë, u morën robër, u poshtëruan dhe u tjetërsuan si etni e si komb (nacion). Ky ishte fati jonë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.