Dr. Ibrahim Rugova
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Mensut Ademi: Ibrahim Rugova nuk është frikësuar asnjëherë, por kjo me atentatin e kanë “MONTUAR.”
”Mendje kriminale” mirë e organizuar…eliminimi i Ibrahim Rugovës dhe të gjthë atyre që kanë qenë afër Rugovës ka qenë për shkaqe ekonomike, që t’i eliminojmë këta të Rugovës, në mënyrë që të vazhdojmë me krimin e organizuar dhe ia kanë arrijtë qëllimit. Këto grupe të krimit të oraganizuar janë grupe- jo vetëm nacionale, por edhe nderkombëtare, bile edhe ato të Serbisë, sepse, jo larg vendit të kësaj ngjarje, ka qënë nji zyre e administratës se Serbisë. Pas lufte në Kosovë kanë ardhë edhe pjestarë të luftërave përpara, dhe të nacionaliteteve tjera; metodologjia dhe mënyra e vendosjes se eksplozivit, ka qenë në mënyrën më profesionale.
Na në luftë kemi pasë “problem” me e hudhë me eksploziv ndonjé automjet të blinduar, e le jo mâ një automjet në levizje, siç ka qenë rasti me automjetin me të cilin ka lëvizur Ibrahim Rugova. Dmth, grupi i cili e ka organizuar këtë atentat ka qenë shumë profesional. Për këtë arse ky grup e ka arrit qëllimin, për qëllime ekonomike… Përçarjet që kanë qenë brenda në LDK-në, përçarja në krahun e Bujar Bukoshit, sepse Bujar Bukoshi e ka pasë tre përqindëshin, krahu në tjetrën anë krahu i Ibrahim Rugovës, ndërsa pjesa tjetër ka qenë vullnetare…atëherë as kompjuter s’kanë pas, pjesa ma e madhe e popullit kanë pasë probleme sociale, s’kanë pas ushqim, veshmbathje, s’kanë pasë ku të flejnë… jemi kah folim për një kohë kur Kosova ka pasë shumë rrezik ekonomik.
*
Refki Morina: Kur po flasim për atë kohë, na si polici e Kosovës s’kemi pasë kompetenca të plota, për arsye se UNMIK-u dhe EULEX-i kanë pasë kompetencat e plota e krejt të tjerat…. Pa dashur me prejudikuar gjërat, lënda për rastin është në UNMIK dhe në UELEX; duhet të shiqohen ato fotografi, vendi i ngjarjës, çfarë eksplozivi ka qenë, mënyra e përdorimit etj. që të gjitha janë fakte për të ditur për atentatin e organizuar nga grupi profesional. Ka pas grupe që nuk e kanë dëshiruar një Kosovë të lirë, demokratike; ka pasë grupe edhe jashtë Kosovës, që shpesh janë të lidhura në mes veti, ka pasë të interesuar për destabilizimin e Kosovës, mosformimin e institucioneve të Kosovës, që ka qënë pëngesë edhe e Serbisë demokratizimi i Kosovës, e cila (Serbia) na pengon edhe sot, por edhe elemente tjera që kanë qenë “të ushqyera” m’u nga shovenizmi serb; tash, edhe pas 25 viteve po shohim elemente të shovenizmit serb, që veprojnë brenda Kosovës, ende mundohet Serbia me e destabilizuar Kosovën.
UNMIK-ut i ka interesuar “një qetësi” e jo zbulimi; i ka përgatitë lëndët… por në mënyrë që UNMIK-u t’ia “vazhdoi jetën vetes”; pa i prejudikaur gjërat, por në bazë përvojës shumëvjeçare që kam në polici, edhe në hetime edhe në tjera, Këto grupe të organizuara nuk kanë qenë të interesuara që në Kosovë të ketë qetësi, të ketë institucione të pavarura; edhe UNMIK-u s’ka qenë i interesuar, është frikësuar që na do t’ua marrim pushtetin, dhe në krye të pushtetit të jetë shqiptar, profesionist etj. Kjo, dmth ka qenë si pengesë për UNMIK-un dhe ka qenë element destabilizues edhe brenda edhe jashtë.
Der politische Führer der Kosovo-Albaner, Ibrahim Rugova, aufgenommen …
Rrahman Sylejmani: Mua më kujtohet, 2006 apo 2007-tën, në një takim në Gërmi, unë, Sheremet Ahmeti e disa të tjerë, dhe është diskutuar për kalimin e lëndëve prej UNMIK-ut në EULEX. dhe kanë qënë 90-të lëndë; unë kam folë dhe ju kam thënë që mos te bëhet kalimi (pranim-dorëzimi) i asnjë lënde nga UNMIK-u në EULEX pa praninë e policisë se Kosovës dhe kam kërkuar që të kam prezencë edhe unë, dhe t’i shfletojmë një nga një dhe ato lëndë që janë të një rëndësie të veçantë t’i marrin ata, por ka lëndë që mund t’i zgjidhim edhe na (policia e Kosovës), apo të paktën bashkarisht, por kurrë ato lëndë nuk i kemi marrë nga ata.
UNMIK-u dhe EULEX-i, si dhe faktori ndërkombëtar, emisionet ndërkombëtare nuk kanë dashur që na te kemi një progres. Na e kemi njohur mentalitetin, logjikën, terrenin e t’i marrim ato lëndë e t’i zgjidhim më shpejt, sepse motivimi ynë ka qenë shumë më i lartë që t’i zgjidhim ato lëndë, por ata i kanë ndalur ato lëndë dhe si duket kanë marrë edhe lëndë nga Serbia e ia kanë dërguar Gjykatës speciale në Hagë, sepse UNMIK-u dhe EULEX-i kanë qënë të interesuar mos me u zgjidhë ato lëndë, në mënyrë që me ja “zgjatë jetën” vetës dhe qëndrimit të tyre në Kosovë.
*
Mensut Ademi: Unë mendoj ky rast ka qenë akt terrorist, dhe se aq profesional ka qenë përdorimi i eksplozivit, vetëm nuk e kanë përcaktuar blindimin e automjetit në të cilin ka qenë Presidenti, e automjeti ka qenë ma i blinduar sesa që ata e kanë përcaktuar! Ibrahim Rugova, mbrojtësit e vet i ka dekoruar me medale të arit, janë persona me emër e mbiemër, unë i ftojë ata që të flasin publikisht se i ka dekoruar Ibrahim Rugova për punën, angazhimin e tyre.
Prapë po theksoj se vendosja e ekzplozivit ka qenë aq profesional, sa që nuk besoj që ka shqiptar në Republikën e Kosovës, që ka dituri aq profesionale për vendosjen e eksplozivit ashtu siç e kanë vendosur ata. Nuk besoj që edhe urdhëruesi të ketë qenë shqiptar!? Për atë nuk e jep UNMIK-u lëndën. Me aktivzimin e policisë së Kosovës, është ndal kriminaliteti, është stopuar, sepse na kemi ekspert sot që nëse na jep lëndën faktori ndërkombëtar, na po e bëjmë një ekspertizë.
*
Rrahman Sylejmani: Tash po e publikoj një sekret: elementet janë dërguar në laborator për ekspertizë dhe me vërtetuar që a ka qenë prej kësaj ane a prej asaj ane, intervistat që janë zhvilluar me krejt stafin që e kanë mbrojtë Rugovën, por prej tyre nuk del se kanë dhënë ndonjë kontribut, ose të paktën me i demantuar disa pista të hetimit, tash nuk po dihet se e kanë bërë prej frikës… shumë njerëz që unë i kam intervistuar, kanë thënë: “nuk di, nuk kam njohuri” kështu që ata nuk kanë dashtë të dhënë një kontribut, kështu që krejt ato pista kanë mbetë vetëm si dyshime.
*
Ferki Morina: Unë kam qenë në vend-ngjarje, por vetëm si shiques, se UNMIK-u e ka bërë fotografimin, gjurmat etj. dmth vetëm ato për të cilat ata kanë konsideruar se janë të nevojshme. Të gjithë këto, duke filluar prej sigurimit – mbrojtjes se Presidentit Rugova, duhet të analizohën, duhet të faktizohën, të argumentohën, dmth. mund të janë disa verzione, por me metodën e eliminimit dhe vihet deri, psh. deri të tri verzionet që janë më të rëndësishme, po na nuk e kemi pasë lëndën. Lënda ka qenë të UNMIK-u dhe EULEX-i dhe na nuk e dijmë a e kanë bërë ekspertizën dhe tjerat prova relevante, përshkak se çdo gjë duhet t’i nënshtrohet një ekzaminimi, një laboratorimi dhe krejt ajo që është bërë në vendin e ngjarjës.
F U N D











