SHQIPE HASANI
Grua e bekuar njëherë vjen pranvera
Ti je ajo që zgjon lulemëngjeset
Që përplasen me botë ethesh n’shtrat pagëzimesh
Ato zgjohen me ëndrra nga rrënjë gjethesh
Barte në krahëror erërat e çmendisë
Sa herë ke qeshur je copëtuar
Sa herë ke pas lot je murosur
Në zemër ke fshehur netët e baltosura
Sa herë frymove ke sjellë drita hyjnish
Ke vesh këmishën prej liri dhe çorapë hallesh
Punuara me vek javëve të lehonisë
Që nga ti kërkonin ninullën në djep legjendash
Barte peshën më shumë se një shekull prej zjarresh
Pas shumë rrënojave kujtimesh e brengash
Gotës me ujin e dremitjes i vjen fundi
Përqafon ëndrrat e diellit në kepin e dashurisë
Aty ku perëndia zgjat dorën mbi krahë stinësh
Ti vetem lutu te jesh me engjujt që rrit
Në fronin e mundit dhe djersës për at që ia vlen.
Poezi e shkruar më stil mjaft të lartë poetik. Vargjet e poezisë janë të shkrura mjaft mirë me një lidhmëri poetike duke treguar vujtjet e femrës shqiptare nëpër epoka të ndryshme. Poezia tregon epokën ku femra shqiptare i barti shekujt e dhunës mbi supe. Tregon forcën e saj, që pa fuqinë e saj as që ishim ne sot ketu ku jemi.
Femra shqiptare ishte pararojë e familjws, shtëpisë dhe luftës. Ajo në luftën e fundit në Kosovë ishte pararojë e atdheut dhe ishte kategorija më e pervujtja.
Edhe pas lufte deri sot kontributi i saj është i jashtëzakonshëm në ngritjën dhe zhvillimin e vendit.