4.5 C
Tirana
E enjte, 19 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

GONXHE BOJAXHIUT

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Ari Ukimeri

GONXHE BOJAXHIUT

Pa ty jetës s’i vie era
Pa ty as dielli s’rrezon
Aromên tande e sjellë pranvera
Në nji komb që na bashkon

Shên Anjezë moj e bekueme
Ku çdo gja n’ty sjellë veç uratë
Edhe n’qiell Ti je e lumnueme
Na ban jetên tonë të begatë

Gonxhja jonë lulja je e stolisun
Që na mbushë zemrat plotë mirësi
Asnjiherë Ti s’na ke braktisun
Shên Terezë plotë me hirësi

Mrekullitë tua që shpirtin na ngrohë
Edhe në netët ku frynë acari
Fytyrën tande engjullore kur e shohë
Je identitet i çdo Shqiptari

Argjiro UkimeriPrizren

Më shumë shkrime

1 KOMENT

  1. E nderuara Argjiro Ukimeri!

    Këtu më lart’ lexova poezinë kushtuar Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, dhe më bëri përshtypje të thella, ndaj vendosa të jap koment.

    Nga poezia veçova këto vagje, po citoj:

    Gonxhja jonë lulja je e stolisun
    Që na mbushë zemrat plotë mirësi
    Asnjiherë Ti s’na ke braktisun
    Shên Terezë plotë me hirësi
    *
    Kjo poezi kaq e mirë më përkujtojë fjalët që ia tha baba Nikolla, bijës se tij, Gonxhes kur ajo ishte 18-të vjeçare:
    “Bija ime bani bamirëse! Bamirësia asht si nji guralec të cilin ti e hudh’ thellë në ujë, e ti ma nuk e sheh kurrë, por ai guralec aty qëndron dhe kurrë nuk humbë!”(Nikollë Bojaxhiu)
    *
    me nderime,
    Ismet M. Hasani, Suedi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit