GJUHA SHQIPE SA E MIRË, SA E DLIRË

0
Vepra 5 - gjuha shqipe

Fjala e redaktorit të librit, z. Shaqir Foniqit,[1] në vend të parathënies. 

Gjuha shqipe, sa e mirë, sa e dlirë…

Sipas statistikave të vitit 2015, në botë fliteshin rreth 7100 gjuhë!

Gjuha është ajo që i dallon kombet dhe është elementi kryesor i një kombi të lashtë me kulturë e identitet!

Prandaj, jo më kot rilindësit tanë gjuhën shqipe e kanë quajtur “gjuhë zonjë” (Fishta), ndërsa poeti tjetër kombëtar, Naim Frashëri, gjuhën shqipe e quan «gjuhë të Perëndisë»!

Studiuesit e pasionuar gjuhën shqipe e cilësojnë si bazë të të gjitha gjuhëve të botës.

Hysen Ibrahimi ka gjetur një metodë të re për ta vlerësuar gjuhën tonë, duke botuar librin e tij të radhës me titull domethënës dhe apelues «Duaje gjuhën tënde», përmes të cilit apelon që kjo gjuhë të kultivohet e të dashurohet kudo ku ka shqiptarë!Autori Hysen Ibrahimi  duke jetuar jashtë e din më së miri se nga i vjen rreziku gjuhës shqipe, prandaj ka marrë këtë veprim, të cilin duhet përkrahur dhe përshëndetur me zell të madh, uroj që libri ta arrijë misionin e vet parësor: dashurinë për gjuhën shqipe, si një nga gjuhët më të vjetra indo-evropiane.

Autorin e përgëzoj për librin e dobishëm dhe shumë të rëndësishëm, mesazhi i të cilit përherë mbetet aktual, si një areal kombëtar.

Shaqir Foniqi, publicist


[1]U lind më 27 tetor 1952 në fshatin Bujan (ish-Llazicë), komuna e Klinës, ku edhe mbaroi gjimnazin «Luigj Gurakuqi». Më pas kreu Fakultetin Juridik, dega Gazetari-Diplomaci në Prishtinë. Meqë ishte bursist, filloi punën në TVP (Televizioni i Prishtinës), e më pas në RTK (Radio Televizioni i Kosovës), ku punoi për dyzet vjet. Foniqi ka përcjellë kryesisht sferën e kulturës, ku ka lënë gjurmë të thella. Ai është cilësuar edhe «Maestro» i gazetarisë, si dhe është laureat i shumë mirënjohjeve kombëtare.

Shaqir Foniqi, ndër të tjera, është edhe Ambasador i Paqes, anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Anëtar Nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë «Papa Klementi XI Albani» në Suedi. Ka botuar gjithsej 24 libra të zhanreve të ndryshme.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Dërgoi për publikim, Hysen Ibrahimi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.