Gjithçka shkon mirë, është paqe.
Ju them paqe problemeve që paraqiten,
paqe atyre sëmundjeve që shfaqen,
paqe kujtimeve negative!
Gjithçka shkon mirë. Gjithçka shkon mirë.
Paqe. Ju them paqe vështirësive.
Ju them paqe streseve që ngrenë krye;
paqe ju them dhimbjeve;
paqe tensioneve të jetës!
Gjithçka shkon mirë, sepse kam Atin.
Paqe. Gjithçka shkon mirë,
sepse jam i rrethuar nga kjo Dashuri e pafund e Atit Qiellor.
Gjithçka shkon mirë. Është paqe e madhe,
sepse Ati di gjithçka dhe më kupton në gjithçka.
Paqe, gjithçka shkon mirë,
sepse Ati im i dashur kujdeset për të gjitha gjërat e mia
dhe nuk më braktis për asnjë arsye.
Gjithçka shkon mirë dhe është paqe e madhe,
sepse Babai im më do dhe bën më të mirën për mua.
Gjithçka shkon mirë,
sepse, Ati më përkrah dhe e kthen çdo gjë në favorin tim.
Gjithçka shkon mirë,
sepse kam njohur Dashurinë e Tij.
Gjithçka shkon mirë,
sepse Ati është me mua.
Paqe, paqe e madhe!
Gjithçka shkon mirë, gjithçka është paqe,
sepse e di se ku jam mbështetur:
Mbështetem tek Ti, o Atë!
Prandaj, gjithçka shkon mirë!
Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkodër, më 06.07.2024