Gjinoja i vogël dhe BE

0
Pass - Zimbabve

Arben Çokaj

tregim satirik

Gjinoja i vogël beson në Zot, por beson edhe Edi Ramën, e pasaportën europiane, që ai premtoi. E kështu Gjinoja si Helena e re, me gjithë energjinë e rinisë bëri fushatë për PS-në, për xhaxhi Edin, me shpresë se në vitin 2027 deri në 2030, Shqipëria do të hyjë në BE, e ne më në fund do të jemi edhe me letra Europianë.

Spitalet në Shqipëri nuk na marrin në dotë pa para nën dorë, kështu që xhaxhi Rama tha se ne mund të kurohemi ku të duam në BE, se sapo shkon atje dhe i tregon pasaportën europiane të Shqipërisë, ata do të na marrin në dorë…

– Kështu tha xhaxhi Rama – i tha Gjinoje Helenës, vajzës simpatike, që është trajnuar në shkollën politike të Flogertit…
– Eh sa mirë – tha Helena, e cila ka rënë në dashuri me krietarin e suksesshëm e trendy të PS-së.

Dhe fushata eci mjaft bukur, u shpërndanë para votuesve dhe u morën votat, PS fitoi më në fund mandatin e 4-rt, OSBE e ODHIR nuk i njohën zgjedhjet si të lira e demokratike, po ashtu edhe DASH u shpreh për zgjedhje të manipuluara, por kujt po ia ndien, ne kemi xhaxhi Ramën, thanë me vete Ginoja dhe Helena e bukur, që mbante gjatë gjithë fushatës yllin e Ramës në bluzën e saj të zezë.

Vitet kaluan e të rinjtë e PS-së, petalet më të ndritshme të kësaj partie po vyshkeshin duke pritur pasaportën europiane si shumë të tjerë, që e besonin Ramën si Zot, por pasaporta nuk po vinte. Ramën e kishin bllokuar SHBA e BE, për manipulimin e zgjedhjeve që kishte bërë. I kishin thënë, po të duam edhe ne e përdorim administratën për të ndikuar zgjedhjet, pse nuk e bëjmë?! Pra, nuk duhet ta bëni as ju!

Një ditë Gjinoja, para fushatës së vitit 2029, e takoi krietarin, Helena ishte fejuar me një çun nga Londra dhe nuk erdhi. Gjinoja mori guximin dhe e pyeti krietarin për pasaportën europiane:

Rama në atë stilin e tij unik, me syze sexy, ia ktheu:
Pasaportën ja ku e ke, për në Zimbabve

Gjinoja i shkretë pa yllin aty në majë të pasoshit, e mendoi:
– Rama na e paska futur, nuk e paska patur yllin për në Europë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.