GJERGJ ELEZ ALIA ME DHJETË PLAGË

0
Kalosh Çeliku

Nga KALOSH ÇELIKU

Moti kohë nuk kisha qenë në vendlindje, Katundin Cërvicë të Kërçovës. Edhe, atë: Djep, i strukur me vite rrëzë “Çuke” me lisat kokëmëkokë. “Gurin e Zi” me Dy Lisa binjak me dy palë rrënjë e një Trung me rrënjët thellë në tokë, e degët në Qiell. Spital, ku nënat tona i përshkonin fëmijët. Vite të fëmijërisë, kur mua pasmesnate xhindet më merrnin mes Nanës dhe Babait, dhe me hudhnin dorë me dorë majë lisve. Pak para Agimit më kthenin mes Nanës dhe Babait në shtrat, Mezi u shëptova nga duart me ikjen time në Shkup dhe Prishtinë. Përsëri, erdha në Shkup, duke i humbur gjurmët. Vetëmse, jo edhe Tollosunit, që ende është gjallë në- Kërcovë, dhe i godet njerëzit me tokmak në kokë.

Thirrja e Date Koçit me një poezi satirike në stilin e Luigj Gurakuqit, pas poezisë time satirike të publikuar në stilin e Filip Shirokës: Shko ministër në Katunditn tim, më ballafaqoi ballë për ballë me Tollosunin. Date Koçi, poashtu përmejdani më doli në dyluftim me një poezi satirike në stilin e Luigj Gurauqit: përgjigje, poetit Date Kalosh Çeliku:

MINISTRI U KTHYE

Ti ministrin e ke porositun
Vendin t’and me shkue me t’pa!
Nëpër Kërçovë me shetitun,
Mbi vorr t’Xha Derallës me qa!
N’mrize t’Cërvicës ‘i herë m’u ndalë
Me delet e tua m’u përfalë.
Erdh njimend, e nëpër Kërçovë
Shum kërkoi tue fluturue.
Rrugës, n’livadhe, n’mal e n’Berikovë
Me kangë t’vet na ka gazmue;
N’fush’ të Cërvicës asht ndalue
E, mbi vorrin e Xha Derallës ka vajtue.
Në Cërvicë ktej porsa mrrini
Deleve t’uej i u fal me shndet.
Nëpër vathë, nëpër dele hini,
Me t’a hjekë at kasavet.
E n’shpi t’vjetër ku ke le
ka goditë Vathën e re.
Por kur kthej, me t’thanë a diti
Barinjt, katundin, pun’t si i la?
Para sysh Kërçovën a t’qiti,
A e harroi ndoj send belda?
A t’kallxoi gjithshka kish pamun
Si mes deleve kishte qamun?…
Mirë po shoh se ke shum mall,
Për mue u gjetë nji herë n’Kërçovë;
Ik, pra e eja për të gjallë!
Me miq t’u m’u knaq, m’u ngi
Eja vetë Kërçovën m’e pa,
Eja vetë n’Cërvicë me qa!…

Sipas poezisë satirike, të Date Koçit në stilin e Luigj Gurakuqit, erdha në vendlindje – Kërçovën “me e pa”?! E gjeta me pak banorë, pa fëmijë, mes luleve livadheve duke lozur me qengja. Verës, pa u zhytyr kryemëshehtas te Lumi i Zajasit. Dimrit, duke mos ndërtuar dordolecë livadheve, që lepuri ua lakmonte karrotën. Nateditë, pa rrëshqitur me saja e ski te “Përroni i Thanës”. E, gjatë Vapës madhe, t’i mjelin dhentë nën dardhat gorrice dhe turke te “Çifligu i Xha Derallës”. Tollosuni, ende na i trembëte fëmijët.

Vetëm, lotë nuk kisha me qa. Delet e Agait Çelike po i hante Ujku Delengrënës. Mëkot, përpiqeshte t’i shpetojë Xhaxhi Bali fushës Cërvicës me librin e tij më të ri: Kaçakët e Kërçovës. Ujqërit delengrënës, veç më kishin hyrë në vathë. I hanin qengjat mesdite para syve të Bariut maleve. Edhe, më zi sesa te rrëfimi i Abetares: gjoja se, Qengji po ia turbullon ujin Ujkut nën Urë te Lumi i Zajazit, i cili pinte ujë mbi rrjedhën e Lumit të Zajazit.

Ujku, kur e pa “armikun” i tha qengjit që pinte ujë nën Urë: – Pse, ma turbullon ujin?
E, kur qengji iu përgjigjë me urtësi: Unë nuk ta turbullojë ujin nën Urë. Po, ti pi ujë mbi mua, matanë Ure, në rrjedhën e Lumit Zajazit!

Ujku, iu përgjigjë me egërsi: Atëherë, babai yt vitin e kaluar ma ka turbulluar ujin.

Shkak, që Gjergj Elez Alia, hyri në Kërçovë. Dhe, doli me dhjetë plagë në trup. E, nuk pati një Motër, plagët t’ia lajë me lotë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.