10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Fushatë e hershme dhe e ashpër!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Shkruan: Florim Zeqa, 12.10.2024

Është hera e parë në Kosovën e pas luftës kur një qeveri i shkon deri në fund mandatit politik, por është edhe hera e parë njëkohësisht që kemi një parafushatë kaq të gjatë dhe të ashpër elektorale siç është kjo e tanishmja.

Diçka nuk është në rregull me ndërgjegjën e deputetëve

Pra, është hera e parë që e kemi një fushatë me tendencë të rritjes së ashpërsimit të gjuhës fyese dhe denigruese mes rivalëve politik. Përdorimi i elementeve audio-vizive për të sulmuar kundërshtarët politik ishte edhe më parë, po jo në këto përmasa, sa të cenohet integriteti personal i deputetit apo liderit partiak.

Siq e ceka në fillim, është hera e parë që një subjekt politik në pushtet me mbi 50 % të votave i shkon deri në fund mandatit politik, por është edhe hera e parë njëkohësisht që një mazhorance politike në Kuvend i ikin deputetët në fund të mandatit politik!

Sa i përket largimit të deputetëve të mazhorancës, respekt për secilin, por largimi në fund të mandatit politik bëhet vetëm për shkaqe elektorale e jo parimore, gjegjësisht e nuhatjes së mos përshirjes në listë për deputet apo të tejkonsumimit në partinë në pushtet, me qëllim të rikthimit në kuvend përmes një subjekti tjetër politik!

Këtu diçka nuk është në rregull me ndërgjegjën e deputetëve në radhë të parë, por edhe të subjekteve që i pranojnë!

Deri dje rival politik, nga sot në listë për deputet dhe në hierarki të lartë patiake!

Deputetët karkaleca që i ndërrojnë partitë në fund të mandatit politik u ngjajnë “kalorësve” të cilët me të njëjtën shalë i kalërojnë disa kuaj (parti)!?

Thënë ndryshe në gjuhën puro politike, aderimet nga fillimi deri në fund të mandatit politik të deputetëve janë kontrabandim i vullnetit të elektoratit partiak, prej të cilëve e kanë marrë postin e deputetit!

Të dinjitetshëm janë ata deputet që largohen nga cili do subjekt për çështje parimore, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë si deputet të pavarur deri në fund të mandatit politik.

Për largimin e deputetëve përgjegjësia bie mbi liderët partiakë

Vetëvetiu shtrohet pyetja, si është e mundur që një qeveri e suksesshme siq pretenton të jetë LVV-ja, i largohen deputetët dhe i bashkangjiten partive opozitare në fund të mandatit politik!?

Si është e mundur një qeverie të suksseshme t’i ndodhin kaq shumë skandale dhe afera korruptive në fund të mandatit politik!

Por, akoma më e habitshme është indiferenca e aleatëve polititik të LVV-së, në këtë rast të ashtuqajturit “GUXO”, të cilët nuk e marrin dot guximin ta ngrisin zërin kundër aferave korruptive në qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti!

Nuk po kuptohet arsyeja e heshtjes së aleatëve politik të LVV-së ndaj kritikave të opozitës, në këtë rast e GUXO, a është në koordinim me opozitën apo kanë frikë nga përfshirja e tyre në afera korruptive!?

Një këtë rast po vërtetohet se, në politikë nuk ka moral, ndershmëri dhe as sinqeritet, ka vetëm ndërlidhje të interesave personale dhe grupore mes aleatëve të poleve të kundërta politike!

Kurse përgjigja e LVV-së ndaj akuzave të opozitës është tepër e ashpër, duke e cilësuar atë si “luftë hibride në koordinim me Serbinë”!

Me çështjen e “koordinimit” të pushtetit apo të opozitës me Serbinë duhet të merret Prokuroria Speciale e jo deputetët në Kuvend, e aq më pak analistët nëpër studiot televizive.

Traumatizimi i qytetarëve

Me fushatën e hershme, të ashpër dhe të paparë deri më tani janë duke i traumatizuar edhe ata pak qytetar të mbetur në Republikën e Kosovës, shumica prej të cilëve nuk do ta presin afatin zgjedhor, do të emigrojnë para 9 shkurtit 2025!

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit