Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore e nam ndërkombëtar, na doli edhe si njohëse e fjalëve të urta e shprehjeve popullore shqiptare. Ajo i vjeli disa shprehje nga yndyra e pasurisë shpirtërore.
Arnord Von Harfi, kalorësi gjerman, me Fjalorthin mbetet një hga më të njohurit për dokumentimin e shqipës së shkruar.
Këngë Shqiptare (Arnautske Pjesme), Vuk Karaxhiq (Vuk Karadžić).
Vuku ia bëri të njohur publikut serb disa këngë historike e legjendare shqiptare.
Dhe nuk munda pa e përmendur me dy, tri fjalë librin me poezi të kusheririt tim, Shpend Rukiqit ”Krejt mbrapsht”.
Po kush nuk do të dëshironte të ishte si Dua Lipa?
Nuk mu dhimbt koha, dje pasdreke e mbrëmë që kërkova ate që munda të gjej për Dua Lipën. Thirra një studjues, historian, ish koleg të gjyshit të Duas, Seit Lipës, profesor Muhamet Shatrin që të mësoj më shumë për rrënjët e degët e lisit bung të Familjes Lipa.
Ia vlen të shkruash për Dua Lipën më shumë se për shumë të tjerë, aktorë teatri e filmi, balerina, valltarë e këngëtarë. Për Duan foli edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken. Ai gjatë vizitës në Shqipëri për këngëtaren Dua Lipa tha se amerikanët kërcejnë gjithë natën me këngët e saj.
Muzikë, jo rastësisht e gjejmë para mijëra vjetësh, bashkë me poezinë, teatrin e … atletikën.
Duke i dëgjuar këngët e Duas, mendova:
– Sikur të kishim pasur 10 Dua, 1 në çdo 100 vjet nuk do të kishim pasur nevojë që të shërbehemi në Arnord Von Harfin e aq më pakë në Vuk Karagjiqin të cilit nuk ia qet goja me e thënë fjalën shqiptar por ”arnaut” na quan. Megjithate është për ti përshëndetur sidomos fjalorthin i Arnord Harfit, që është një nga tri dokumentet e para të shqipës së shkruar, nga një i huaj bashkë me Formulën e Pagëzimit (1462) dhe Perikopeja e Ungjillit të Pashkës
Formulën e Pagëzimit (1462) dhe Perikopeja e Ungjillit të Pashkës
Formula e pagëzimit (1462) është dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe. Është një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht në vitin 1462 nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli,[1] bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Perikopeja e Ungjillit të Pashkës (fundi i shek. XV – fillimi shek. XVI)
Perikopeja e Ungjillit të Pashkës është një dokument i shkruar shqip me shkronja greke, gjetur brenda një kodiku greqisht të shek. XIV. Vetë dokumenti datohet si i shekullit XVI. Ështe dokumenti më i hershëm në shqip me shkronja greqisht, dhe përbëhet nga një fletë e gjetur brenda kodikut, që u gjend në Bibliotekën Ambroziane të Milanos. (Eqrem Çabej (1977). Studime gjuhësore: Gjon Buzuku dhe gjuha e tij. Rilindja. fq. 344)
Shikoja një film serik televiziv turk në televizionin suedez, ”Golden Boy” (titulli në origjinal ”Yali Çapkini”, ”Djalë flori”, ”djalë dukat” apo, ”djalë çapkën”) një avanturier si Sokol Halil i këngëve të kreshnikëve dhe e dëgjoja Dua Lipën se si televizionet e huaja e njerëzit me famë e dëgjojnë ndihen krenarë kur janë me Duan.
Dua e jonë, në emisonin që unë e pash dhe lexova në disa portale, përdori disa shprehje të rralla, shumë të qëlluara që kanë një domethënie të shumëfisht e të thellë te shqiptarët, në gjuhën shqipe e Jimmy Kimmel lexonte para saj shprehjet në një shqipe të lezetshme, fjalë të urta popullore. Dua Lipa, e madhja Dua e jonë ia përkthente dhe i shpjegonte në anglisht kuptimin e tyre.
Moderatori i famshëm, Jimmy Kimmeli në bisedë me Dua Lipën, si mësuese e mirë, e mësoi shqipen t’i shqiptoj e flas shqip:
“E kish një dërrasë mangu”,
“I ka bosh rrush e kumbulla”
”Sa për sy e faqe”,
“Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”.
”Kap njanin e mshoj tjetrit”.
Asnjë nga këto fjalë të urta, shprehje të mençura popullore shqiptare, që përdorën edhe sot, në Veriun e Shqipërisë dhe në Kosovë nuk do t’i përdorte askush më mirë se Dua jonë. Edhe studjuesit më të mirë që kishim ne shqiptarët nuk do të mund të gjenin shprehje më të bukura e nuk do të iu hiçnin as shtonin asnjë fjalë këtyre shprehjeve të rralla, sepse do të prishin si pasuli pa ose me shumë kripë, nuk hahet.
Askush nuk kishte me i gjetur këto shprehje kaq të mira për një televiziom të huaj e program me shikueshmëri disa milionëshe në kohën e duhur, nga artisja padyshim më e madhja shqiptare në botë. Në Kosovë po edhe në Shqipëri kasta politike “e bân rrush e kumbulla” vendin.
Nuk dihet se cili nga ish idhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë punoi më keq se tjetri, i pari apo i mbrami, ”kap njanin e mshoj tjetrit”.
-A e kanë të gjithë “nga një dërrasë mangut”? Kjo është një pyetje hamletiane (”To be, or not to be”, anglisht, “Att vara eller inte vara”, suedisht) ”Te jesh apo te mos jesh”.
Se janë të mangët, kjo s`ka dyshim por sa janë dhe sa ”dërrasa” iu mungojnë?
Politikanët e Kosovës, kryetarë qeverie, ministra e deputetë, të zezat që i sollën atdheut,”të këqijat, gurit e drunit mas i rafshin”, janë të shumta, të gjata e të rënda.
Dua, edhe Agolli, poeti më i madh i kohës iu këndoi politikanëve në vjershën satirike Nepotizëm, gomarit që u bë ministër.
“Është parë s’është parë
Vunë ministër një gomar
Gjindja tha: Goxha ministër
Me samar e me kapistër
Ç’iu qep mezi, ç’iu qep kali…
Eh, gomar, ç’të polli halli!”
Ama Dritëroin tonë nëse e lexuam 100.000 lexues, nuk dua ta nënçmoj fjalën e gdhendur të poetit, përkundrazi. Por, Duan brenda javës e dëgjojnë miliona e miliona të huai. Ajo e thot hapur: Jam shqiptare.
Dikur shprehjet popullore që na i kujtoi Dua dhe ia prezentoi publikut të botës, përdoreshin në rrethe të gushtë, në oda kur një mashkull i shtëpisë fliste pa i matur fjalët. Atij, i zoti i shtëpisë ose ndonjë plak tjetër, që të mos preken mysafirët thontr ”e ka ni drrasë mangut”.
Sot kur nuk ka oda e burrat rrinë bashkë me fëmi e gra, këto shprehje e kanë humbur kuptimin dhe porosinë që kishin.
Shprehjet e ka ni drrasë mangut e të tjerat, me shumicë i gjejmë në Kuvend, jo në Kuvendin e burrave por në Parlament e në qeveri me ministra e deputetë e drejtorë hajna.
Mjerisht edhe në Universitet ka të tillë, ”profesorë” plagiatorë, dekanë fakultetsh e rektorë të universiteteve publike e private.
Dua më fal por me qëllimin më të mirë po të them: Ti, unë, ai e ajo, ne, ju, ata e ato le të flasin/m, sa të duan/m, ata e vazhdojnë me të vetën e të vjetrën. Është njëjtë sikur të thuhët ”Fol e rruj voe”. Sllobodan Millosheviq për gazetat e revistat që shkruanin (”Bujku”) në gjuhën shqipe, në fillim të viteve 1990 krekosej me krenari të rrejshme para të huajve se shqiptarët askush s`i pengon të flasin, flasin e shkruajnë edhe kundër meje. Shikojini çka shkruajnë! E vërteta ishte se ai e kishte mbyllur me dhunë policore RTP-në, programin në gjuhën shqipe dhe e kishte ndalua të vetmen gazetë të përditshme në gjuhën shqipe, Rilindjen.
Dua Lipa me siguri ka mendua ndryshe kur i ka përdorur këto shprehje, nuk ka mendua si unë por mua ma muar mendja se këto shprehje e kanë vendin edhe në politikën e ditës dhe ia pafshin hajrin politikanët e profesorët apo jo Dua?
Dua Lipa, më beso se aq shumë pëlqyen shprehjet popullore që i ke përdorur sa nuk dija cilën ta qes të parën, ta zgjedh e ta titulloj.
Dua Lipa, ”Ku t`dhem dhâmi, shkon guha”. Mua më preku gjendja e rënduar në Kosovë. Dhe prandaj, ti sikur na zgjove nga një gjumë.
Kush është Dua Lipa?
( Vazhdon )
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 15, 16 shkurt 2024
sinankastrati09@hotmail.com