“Femra kur dashuron, dashuron vërtet”

0
Ilir Muharremi - Ti

Vazhduam të putheshim, zhurma e buzëve ushtonte nga muret e hyrjes, jepte një tingull monoton. Unë e ndieja Marinë. Çdo pjesë e trupit tim ishte e lindur për të. “Ndoshta duhet të martohemi.”, – më propozoi ajo. “Është vendim i mirë. Ta lëmë martesën, pasi të kthehem nga lufta e Kosovës, zemër?”, – i thashë. Ajo disi nuk ishte komplet dakord, por e pashë që ishte në gjendje të më priste mua.

Mendja më shkonte tek ai djaloshi, te Mario, por nuk e besoj se Maria ndien gjë për të. Femra kur dashuron, dashuron vërtet, ndërsa ne meshkujt jemi sikur qentë, kryejmë punë aty për aty dhe e luajmë rolin e Don Zhuanit. Luftojmë për numra grash, e jo për ndjenjat e tyre. Femra është pushtuese e ndjenjave dhe luftëtare e zonja, sepse të përvetëson, të shkrin sikur qiriun. Në fakt, femra është zjarri e ti qiriu, të dy lozin bashkë drejt përjetësisë së dashurisë…”

Fragment nga romani “Ti” i shkrimtarit Ilir Muharremi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.