Fëmijët në pullat postare të Kosovës

0
Fëmijët e Kosovës - pulla

Besnik Fishta Besnik Fishta

Fëmijët nuk janë thjesht e ardhmja, sepse ata janë e tashmja që duhet kuptuar dhe udhëzuar me kujdes.” – Maria Montessori

Figura e fëmijeve zë një vend të veçantë ndër tematikat filatelike për disa arsye themelore. Ajo e pasqyron boten e femijeve si përfaqësim i së ardhmes, zhvillimit dhe kontinuitetit shoqëror. Ne situata paqeje,e ne vecanti në periudha pasluftrash dhe traumash kolektive, imazhet e fëmijëve janë përdorur për të komunikuar rikthimin e normalitetit dhe vijimësinë e jetës. Paqja, dashuria, edukimi, siguria dhe mirëqenia janë vlera të përbashkëta ndërkombëtare, të cilat gjejnë përfaqësim të qartë përmes figurës së fëmijëve. Këto vlera kuptohen globalisht, pavarësisht gjuhës apo kulturës. Imazhi i fëmijëve krijon identifikim të gjerë emocional dhe perceptohet si figurë neutrale, që i tejkalon dallimet ideologjike, shoqërore dhe politike.

Shumë shtete kanë përfshirë vizatimet e fëmijëve në emisione postare, duke promovuar krijimtarinë e tyre dhe duke krijuar një hapësirë dialogu kulturor të natyrshëm ndërkombëtar. Në nivel nderkombetar, tematika e fëmijëve është përdorur gjerësisht nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare për të promovuar të drejtat e fëmijëve, shëndetin dhe arsimimin e tyre. UNICEF, Kombet e Bashkuara dhe shumë institucione të tjera kanë realizuar emisione të posaçme që fokusohen në mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve. Veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, figurat e fëmijëve u adoptuan si simbole të paqes dhe rindërtimit shoqëror. Në Europë, tematika e fëmijëve ka marrë një karakter të konsoliduar dhe të institucionalizuar.

Shumë vende europiane organizojnë konkurse vjetore të vizatimeve të fëmijëve, të cilat shpesh përfundojnë të përfshira në pullat postare. Kjo praktikë nuk ka vetëm vlerë artistike, por edhe edukative, pasi stimulon pjesëmarrjen e brezit të ri në proceset e krijimit kulturor dhe në përfaqësimin vizual të identitetit kombëtar. Në Ballkan, tematika e fëmijëve ne filateli ka marrë shpesh një ngarkesë më të thellë emocionale dhe historike, për shkak të realiteteve të konfliktit, tranzicionit dhe transformimeve shoqërore. Përmes pullave kushtuar fëmijëve, vendet e rajonit tone perpiqen te artikulojne mesazhe për paqen, ripërtëritjen dhe pajtimin. Me poshte, nje pasqyrim nga galeria e emisioneve filatelike te Republikes Kosoves me temen e femijve,qe per hire te vertetes ka vemendje te shtuar, dhe numer jo te paket emetimesh brenda nje kohe te shkurter te zhvillimit te filatelise Kosoves.

Fëmijët e Kosovës - pulla2006, Tema: “Fëmijët e Kosovës”

Kjo faqe paraqet një emision filatelik të UNMIK-ut (Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë) kushtuar temës “Fëmijët e Kosovës / Children of Kosova”. Emisioni ka karakter human dhe promovon botën e fëmijërisë pas luftës, duke theksuar shpresën, dritën dhe të ardhmen. Kjo seri përfaqëson katër momente të ndryshme të jetës së fëmijëve të Kosovës, lindjen, edukimin, artin dhe lojën, duke treguar katër simbole të zhvillimit njerëzor.

Konkretisht pulla e pare, paraqet dy foshnja të shtrira në shtrat, të veshura me rroba të bardha, duke dhene simbolin e fillimit te jetës, pastërtinë, pafajësinë dhe vazhdimësinë e shoqërisë. Ne pullen e dyte paraqiten dy fëmijë ulur, që po ngjyrosin, vizatojnë dhe mësojnë, nepermjet te ciles theksohet qe arsimimi do te jete themel i rindërtimit të Kosovës. Pulla e trete përfshin tre vajza të veshura me kostume baleti, në pozicion të elegante artistik. Tema këtu është arti, kultura dhe edukimi estetik,ne shprehje te harmonisë, disiplinës, ëndrrave dhe aspiratave artistike. Pulla e fundit ne imazh paraqet një djalë të vogël me kapele, buzëqeshur dhe i ulur pranë një topi në breg të ujit,duke ideuar lojën, pushimin, gëzimin dhe shëndetin.

2007, Tema: “1 Qershori – Dita fëmijëve”

Këto katër pulla postare i përkasin perseri një emisioni të UNMIK-ut kushtuar “Ditës së Fëmijëve”, ku fëmijët e Kosovës janë paraqitur përmes vizatimeve fëminore dhe simbolikës së mbrojtjes, gëzimit dhe paqes. Emisioni përshkon temën e fëmijërisë në mënyrë artistike dhe optimiste, duke e parë atë si një hap drejt një të ardhmeje më të mirë.Ne pullen e pare paraqiten dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, të vizatuar me stil të pastër fëminor, me ngjyra të forta e të gëzueshme. Vizatimi flet për shoqërinë, paqen dhe barazinë, duke treguar se fëmijët e Kosovës shikojnë drejt një bote të re pas sfidave të konfliktit.

Pulla e dyte paraqet një portret të stilizuar të një fëmije me veshje të kuqe, nepermjet nje vizatimi te thjeshtë, simbolizon identitetin, dinjitetin dhe ndjeshmërinë së fëmijëve. Pulla e trete ka karakter më modern dhe abstrakt, e cila nepermjet tekstit ne tre gjuhe: “Dita e Fëmijëve – Children’s Day – Dan Djece” e vendos pullën në kuadrin e një ngjarjeje ndërkombëtare, dhe perfaqeson nje shenjë te unitetit kulturor, tolerancës dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Ne pullen e fundit paraqiten disa fëmijë të vizatuar, të kapur për dore dhe të vendosur nën një qiell të hapur,duke nenkuptuar bashkimin, miqësinë dhe paqen.

2009, Tema: “1 Qershori”

Këto katër pulla postare përbëjnë një emision të Republikës së Kosovës kushtuar 1 Qershorit, “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”, ku çdo pullë paraqet një vizatim fëminor me simbolikë të qartë: gëzim, barazi, mbrojtje dhe shpresë. Pulla e pare paraqet dy figura fëminore të vizatuara me vija të thjeshta, një djalë dhe një vajzë të buzëqeshur,kapja për dore simbolizon miqësi, bashkim dhe ndjenjën e sigurisë. Pulla e dyte është shumë dinamike dhe plot ngjyra të gjalla. Figurat e stilizuara paraqesin lojën në natyrë, një nga aktivitetet më të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve.

Mesazhi i pullës është liria, kreativiteti dhe e drejta e çdo fëmije për të luajtur. Pulla e trete mbart simbolikë të thellë. Një dorë e madhe (adulti) dhe një dorë e vogël (fëmije) takohen në qendër,duke treguar mbrojtjen, kujdesin dhe përgjegjësine shoqërore ndaj fëmijëve. Pulla e fundit ka një karakter solemn dhe ndërkombëtar, ne te cilen dallohet silueta e një fëmije me duar të ngritura drejt qiellit, mbi të janë 12 yje, që referojnë simbolikën evropiane, lirinë, gëzimin dhe vizionin për të ardhmen.

2016, Tema: “Teatri i kukullave”

Këto dy pulla postare të Kosovës i përkasin serisë “Teatri i Kukullave”, dhe janë krijuar për të nderuar traditën e teatrit për fëmijë në Kosovë, një pjesë e rëndësishme e kulturës dhe edukimit artistik. Pulla e pare paraqet një kukull vajzë, e veshur me rroba tradicionale të ngjashme me personazhet klasikë të përrallave, duke mbajtur një shportë në dorë. Sfondi është një shtëpi e vogël e përrallës, që jep ndjesinë e një skene teatrale intime dhe të ngrohtë. Pulla e dyte paraqet një skene teatrale më dinamike, me kukulla të ndryshme, kalorës mbi kuaj prej kukullash, figurina të tjera në sfond dhe një dekor teatral që evokon atmosferë shfaqjeje. Të dyja pullat nderojnë Teatrin e Kukullave të Kosovës, një institucion që ka edukuar breza të tërë fëmijësh. Për filatelinë, këto pulla theksojnë rolin e artit dhe teatrit në identitetin kulturor kombëtar, duke qene tërheqëse për koleksionistët që mbledhin tema si kultura, fëmijëria, arti skenik dhe përrallat.

2019, Tema: “20 Nëntori – Dita ndërkombëtare e fëmijëve”

Ne kete emetim pamja përmban katër pulla postare të Kosovës, secila me motive të ndryshme kulturore dhe shoqërore. Pulla e pare paraqet dy fëmijë që qëndrojnë mbi një hartë stilizuar të Kosovës, duke nenkuptuar qe fëmijët jane simbol i së ardhmes së vendit, bashkëpunim, rritje dhe shpresë. Pulla e dyte paraqitet një nënë me fëmijë, të vendosur mbi një sfond me yje e re të artë, duke dhene kuptimin e mbrojtjes, familjes dhe dashurise prindërore ose dhe simbolike feste. Pulla e trete tregon një familjen, babai, nëna dhe fëmija, me kuptimin e rendesise familjes dhe edukimit. Pulla e fundit me elemente futuriste,me motiv imagjinaten,shkencen dhe teknologjine e se ardhmes, dhe mbeshtetja e femijve ne enderrimet e tyre.

2020, Tema “Dita fëmijëve”

Pulla e parë pasqyron fëmijët që vrapojnë të gëzuar në natyrë, duke mbajtur balona, tullumbace, dhe një aeroplan letre, të cilat krijojnë ndjesi lumturie dhe lirie.Kjo pullë promovon idenë se fëmijët e lumtur rriten në një shoqëri të shëndetshme.Pulla e dytë shfaq fëmijët në një anije duke luajtur apo duke u hidhur në ujë,fëmijët janë në fazën e aventurës dhe zbulimit,dhe ne shfaqjen e guximit dhe kreativitetit. Emisioni i pullave sugjeron qe shoqëria ka detyrë t’i mbrojë dhe t’u krijojë hapësirë femijeve për t’u zhvilluar me gëzim.

2023, Tema: “Çerdhet dhe Kopshtet e fëmijëve”

Këto tre pulla postare nga Kosova i përkasin serisë “Çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve”, një tematikë që paraqet rëndësinë e edukimit të hershëm, lojës dhe zhvillimit të fëmijëve. Ne pullen e pare shfaqen ne sfond vizatime fëminore, lule, shtëpi, diell, re dhe forma të thjeshta, dhe përpara shihen katër fëmijë në formë siluetash të errëta, me duart lart duke simbolizuar triumfin, gëzimin dhe pjesëmarrjen aktive në mjedisin edukativ dhe duke shprehur idenë se çerdhja dhe kopshti janë vend ku fëmijët shprehen lirshëm.

Ne pullen e dytë shfaqen katër fëmijë qe kërcejnë ose hidhen në ajër me gëzim, rreth tyre ka zogj, lule, dhe poshtë një ylber.Kercimi simbolizon lirinë, energjinë dhe zhvillimin fizik. Ne pullen e trete shfaqen disa shtepiza te numeruara me 3,4 dhe 5, duke simbolizuar ndoshta grupmoshat e cerdhes dhe kopshtit. Të tria pullat theksojnë lojën, imagjinatën, edukimin e hershëm dhe rëndësinë e një ambienti të gëzuar për zhvillimin e fëmijëve.

Ne perfundim te pasqyrimit te tematikes se femive ne filateline e Kosoves shprehemi qe, pavarësisht konteksteve të ndryshme, global, europian apo ballkanik, fëmijët jane dhe do te mbeten një nga temat më të qëndrueshme dhe më të fuqishme të filatelisë. Figura e tyre përmban dimensione simbolike, edukative, emocionale dhe kulturore, duke e shndërruar pullën postare në një mjet komunikimi që tejkalon kufijtë dhe kohën.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.